Wednesday, December 13, 2006

BASTARDET !




Kam shkruar shpesh here per shkrimtarin tone te shquar Ismail Kadare e, kohet e fundit kam heshtur, sepse kam gjykuar se eshte e kote te "luftosh" me njerez te pafytyre te cilet jetojne me obsesionin e sharjes se çdo gjeje te vyer kombetare. Por, kohet e fundit, kjo fushate e paskrupullt e ndermarre kunder njeriut tone te shquar te letrave, po kalon çdo cak te "lirise se shtypit" e po kthehet ne nje gare te ulet sharjesh e shpifjesh pa limit e cila po merr permasa vertet shqetesuese. Njerez anonime, shqiptare e te huaj, natyrisht me nje objektiv te caktuar qarte, kane ndermarre me plot perkushtim e pa njohur lodhje, sulme te njepasnjeshme e frontale gje e cila, natyrisht ka nje qellim te qarte e te menduar mire.
Dikush, nje here me pat shkruar ne nje mesazh privat, se:"Ka popuj qe s'kane idhuj e i krijojne ato nga hiçi. Ne, shqiptaret, i kemi ato e me perbuzje u hedhim balte". Pse te ndodhe valle kjo? Padyshim qellimet jane te caktuara e jo te rastesishme. Te shahet e te diskreditohet, me ç'te mundet çdo gje e vyer shqiptare, te perflitet me plot gjak, egersi e vrer sidomos per njerezit e saj te kultures e artit, kjo sjell per pasoje qe emri Shqiperi te barazohet ne boten e jashtme, vetem me antivlera: pra me mafien, drogen, kriminalitetin e me konkluzionin se, shqiptaret, perbejne nje rrezik per Evropen dhe qyteterimin e saj. Pra, qe shqiptaret jane "brigante" te lindur e si te tille, s'kane vend ne kete kontinent e po deshen te shohin gjetke, le t'a hedhin bie fjala, shikimin larg, nga Shkretetirat e Orientit e Gobit.
Per fat te keq, kete propagande te shemtuar e vrastare per ne, femijet tane e kombin tone, me se shumti e bejne vete disa qarqe shqiptare ( te lidhur, shpesh here, me anonime bastarde, njerez pa gjak e fytyre, kufoma perverse, plehra e pseduo "intelektuale" shqiptare e te huaj ). Njerez te tille, siç eshte rasti i San -Franciscos & Co, vertet qe duhet te kene arsye te forta qe ta bejne kete gje. Duhet te kene, pra, motive te forta qe te germojne me zell "donkishotesk" e te nxjerrin nga llagemet e se shkuares, me nje perkushtim e skrupolozitet qe kerkon kohe e teper "mundim", gjithfare mbetjesh kuterbuese, per te perjargur keshtu mjaft figura te ndritura te kultures sone. Ne kete kategori njerezish, bejne pjese shpesh, disa lloje individesh me vese nga me perverset e te ultat. Te semure mendore, narcizomane, deshtake letrash e jo vetem kaq por, them se mund te jete edhe diçka tjeter me e "frikeshme".
Pra, qe ata te jene individe te paguar mire, per te bere nje nga punet me te lashta te shoqerise njerezore : ate te "mitomanise", te shpifjes e spiunimit. Njerez, pse jo, edhe te financuar nga qarqe te caktuara antishqiptare, te cilet s'i kursejne te hollat per mercenare te tille. Kemi te bejme keshtu, pra, me zedhenes segmentesh te nje fryme e kulture ekstremisto - fashiste e cila, pak nga pak po profilizohet qarte ( si kudo ne bote ) edhe ne Shqiperi e trojet shqiptare jashte saj. Ky lloj ekstremi i djathte,eshte gati te beje pakt edhe me djallin e shpesh, per t'u bere i besueshem e per te patur kredo politike, ai i fsheh qellimet e tij antikombetare e antishqiptare, nen' flamurin e zellin e antikomunizmit te perbetuar. Por, do te thoshja se e keqja me e madhe e kesaj histerie anti Kadare, ka nje prapavije te tmerreshme kuptimplote: diskreditimin e mbare shqiptareve e vlerave te tyre, te tilla si historia e traditat e vyera e, mbi te gjitha vete aftesia per te ndertuar shtet e shoqeri te shendeteshme.
E, kjo gje behet jo rastesisht e teper intensive, ne nje kontekst te caktuar politik, pra pikerisht ne prag te vendosjes se Statusit Perfundimtar te Kosoves. Ajo perkon e eshte ne unison te perkryer me kreret gjakatare te Boegradit si edhe te gjithe qarqeve antishqiptare ne Europe te cilet prej vitesh po punojne, flasin e shkruajne se shqiptaret nuk merritojne pavaresi, shtet e vend ne bashkesine e qyteteruar europiane. Medet ! Kjo gje te rrenqeth mishte! Por, nderkohe, te mos harrojme diçka te rendesishme. Historia jone tragjike nga e cila duhet te nxjerrim mesime, per fat te keq na meson se per armiqte e pushtuesit ne shekuj jo rastesisht, spiunet me te zellshem e pa kurrfare pagese, kane qene vazhdimisht shqiptare te tille pa identitet, pa emer e pa nishane, bastarde e te neveriteshem qe i ndeshime perdite perreth nesh ...
Simbae


BLOG
www.simbadi.com

1 comment:

Anonymous said...

Mendoj se padashur i bejme keq Kadarese duke perdoruar argumenta patetike dhe nacionaliste sikur eshte ndonje armik i jashtem qe kordinon keto gjera.
Pse te mos perdorim argumenta konkrete. Psh Myftaraj ne analizen e vet ne gazeten "Sot" thote se eshte qeveria franceze ajo qe ka pompuar botimin e "gjeneralit.." ne frengjisht si kunderpegjigje e "cocares" se Moravise. Po ashtu i njejti autor thote ne analizen e vet se vjersha e Kadarese "u mblodh komiteti qendror.. apo dicka e tille, Kadareja ishte ai qe shkonte tej ekstremizmit te E. Hoxhes duke bere thirrje per denimin e intelektualeve.
Apo dikush tjeter thote se "pallati i endrrave" ishte per te ngritur idhuj sistemit te E. Hoxhes.
Pra ndaj ketyre argumentave qe bazohen ne nje fare llogjike sofizmi te autoreve tip Myftaraj apo Blendi Kraja mund nje kritik letrar te beje te kunderten.
Idololatria si ajo e Alma Gjikondit eshte po aq e demeshme sa dhe "llaspo-latria".

Mertiko