Wednesday, December 06, 2006

Dy projektligje per amnistine

Pyetje: A do kete amnisti per 5 himarjotet e denuar nga gjykata e rethit Vlore?
Ju lutemi juristeve qe e lexojne kete site te na japin nje pergjigje

Laureta RRYÇI, Aulona KADILLARI (Tirana Observer 6-12-2006)

Projektligji për amnistinë duket se do t'iu dhurojë lirinë edhe të dënuarve që janë ekstraduar nga burgjet greke. Kështu, ndoshta për herë të parë, kjo kategori të burgosurish do të përfitojnë nga amnistia. Burime nga Ministria e Drejtësisë pohuan dje për "Tirana Observer", se sapo Kuvendi të miratojë projektligjin do të nisë menjëherë hartimi i listës me emrat e të dënuarve që përfitojnë. Të njëjtat burime shpjeguan se, në këtë listë do të përfshihen të gjithë ata shqiptarë që janë dënuar nga gjykatat greke, por plotësojnë kriteret që janë në projektligj. Por nuk përfitojnë ata të dënuar të cilët kanë bërë kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë, por ende kërkesa e tyre nuk është pranuar.
Kategoritë që përfitojnë
Sipas të dy projektligjeve, amnisti do të kenë të gjithë ata persona të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe që brenda afatit ligjor nuk kanë bërë ankim ose apel në Gjykatën e Apelit si dhe personat e dënuar nga Gjykata e Apelit. Po kështu, në projektligj thuhet se pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara nga gjykatat si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe dhe në organet e rendit publik, për veprat penale të kryera deri në datën 1 shtator 2006, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 3 vjet ose për çdo lloj dënimi tjetër më të butë. Ndërkohë në nene të veçantë janë përcaktuar qartë të gjithë ata të dënuar që nuk përfitojnë. Sipas specialistëve që kanë hartuar këtë projektligj, është menduar se të burgosurit që kanë marrë një dënim për vepra penale si vrasje, shfrytëzim prostitucioni, financim terrorizmi, rrëmbim personi, vjedhje me dhunë e disa të tjera që përbëjnë rrezik për shoqërinë, nuk duhet të përfshihen në këtë amnisti.

No comments: