Thursday, December 07, 2006

Koherenca politike e PBDNJ

Ne gazeten shqiptare te dates 22 tetor, nen rubriken „te pathenat“(mbi te cilen nuk pashe kurre nje emer), eshte shkruajtur nje "e pathene e madhe“ me tutullin: “QENGJI I MIRE PI DY NENA” qe per ke nuk e ka lexuar po e risjell me poshte:

“Vendimi i PBDNJ-së për të dalë vetëm në zgjedhje vendore dhe për të bashkëpunuar vetëm mbi bazë aleancash lokale, nuk përbën ndonjë surprizë. Ky vendim duket qartë se është një taktikë elektorale, e cila ka prodhuar jo pak produktivitet. PBDNJ-ja ka influencën e vet në Jug të vendit, aty ku dhe PS-ja ka edhe “thesin më të madh të votave”. Një marrëveshje paraelektorale e PBDNJ-së me PD-në, automatikisht do ta përjashtonte PBDNJ-në nga mundësia për të arritur aleanca lokale me PS-në. PBDNJ-ja përpiqet të “pijë qumësht nga dy nëna”. Dule duket se është politikani më i përkëdhelur i politikës shqiptare, thjesht për faktin se krerëve të PD-së dhe të PS-së, nuk ua mban ta “kruajnë” me Greqinë. Luksi që një forcë politike të bëjë koalicion si me pozitën ashtu edhe me opozitën, është një fenomen tipik i politikës shqiptare, që shpreh në realitet mjerimin e saj. PBDNJ-ja është talente në këtë drejtim.”

Pseudo-analize mjerane ! PPDNJ-ja eshte nje parti qe perfaqeson popullsine helene ne Shqiperi. Per nje parti qe mbron interesat e nje minoriteti, ne kushtet e politikes shqiptare do te ishte vetvrasje dhe driteshkurtesi nese skierohej ne te majte apo ne te djathte te politikes. Nje formacion i tille, nese ka vertete ne zemer interesat e atyre qe perfaqeson, nuk mund te bazohet ne politiken e se majtes apo se djathtes shqiptare, qe ne kete pike, pra ne minoritetin, politikat e tyre kane nje ndryshim relativisht zero, madje nuk ekziston fare nje politike per minoritetin, nuk eshte degjuar kurre te flitet ne fushata zgjedhore per minoritetin ne programet e tyre. Menyra e vetme qe kane perdorur partite e medha per te fituar votat ne minoritet, ka qene vjedhja ose manipulimi i tyre deri ne pika qesharake. Qesharake te tipit qe numri i atyre qe kishin votuar per partite jo minoritare(militant te organizuar me autobusa) dilte me i madh se numri total i zgjedhesve.

E vetmja menyre per te mbrojtur dhe kerkuar te drejtat e pakices qe perfaqeson per PPDNJ, eshte te jete prezent ne qeveri, nga cilado ane sepse vetem keshtu do mund te kete ze ne kapitull. Dhe kjo eshte tejet e kuptueshme dhe e pranueshme per nje parti minoritare dhe per me teper ne kushtet e asaj cka mund ti ofroje politika shqiptare.

PPDNJ mund te jete e vetmja parti qe eshte per tu admiruar per faktin se ka vertete nje elektorat te prekshem fizikisht dhe qe con perpara dhe mbron me te vertete interesat e tyre, interesat e atyre qe i kane zgjedhur dhe qe perfaqeson. Kush mund te me thote se cili eshte elektorati i PAA-se dhe i Xhuvelit? Nese arrini ti jepni pergjigje kesaj pyetjeje (e pamundur se eshte ekuacion pa zgjidhje), mund te thote dikush se cfare ka bere Xhuveli per ta? Cili eshte elektorati i Pollos dhe cfare ka bere ai per ta? Ke perfaqeson Neritan Ceka? Cfare ka bere Lesi per elektoratin e vet? Kercenon vetem per poste ne qeveri dhe asgje tjeter. Te gjithe keta jane aty vetem per veten dhe fisin e tyre dhe nuk dihet se ke perfaqesojne. E dine per ta ditur po nuk e thone kurre. Perfaqesojne ate qe quhet dushk. PBDNJ eshte partia politike me koherente ne Shqiperi, dhe shkon ne parlament me vota njerezisht te cilet i perfaqeson denjesisht. Sikur te silleshin ne kete menyre dhe partite e medha, sikur te repsektonin dhe ato elektoratin e vet ashtu sikurse ben PPDNJ, sikur te kishin edhe ato etiken parlamentare qe ka PPDNJ,Shqiperia nuk do ishte ne kete gjendje te mjeruar qe eshte sot dhe qe nuk eshte gje tjeter vecse frut i nje politike te papastert nga politikane te perfolur.

Ε. Qirici (Edvin@fastwebnet.it)

No comments: