Thursday, December 07, 2006

Pseudohistoria dhe Foto Bixhili

note-koment: Po riaktivizohet fushata e anti-traditave himariote dhe kete here e ka marre persiper ta beje kete nje dherminjas i quajtur Foto Bixhili. Nuk disponojme librin e tij por sipas artikullit te publikuar ne shtypin shqiptar autori rimer dhe mbeshtet tezen e Akademise se Shkencave Shqiptare qe "ne Himare para shekullit 18 eshte folur shqip dhe gjuha greke ne kete rajon eshte futur si rezultat i tregetise me Korfuzin".
Bile autori avancon me teper duke thene se vetem ne Dhermi e Palase eshte folur me heret greqisht.
Dhe autori pretendon se ka te dhena bindese per kete duke cituar nder te tjera dhe prosine e Shen Kozmait i cili "ju rekomandon himarjoteve qe te mesojne greqisht". Ne te vertete Himara si rajoni autonom ne perandorine turke ishte bere strehe e vazhdueshme te krishtereve te ardhur nga zonat shqipfolese ne musilmanizim e siper (ashtu sic ndodh edhe sot per shkak te zhvillimit ekonomik te Himares)por autori i librit nuk para i "di" keto gjera. Ashtu sic nuk di se edhe ne Qeparo jane ende muret e limanit dhe anijet kishin destinacion per ne Korfuz, aq me afer Korfuzit eshte Lukova , Piqerasi dhe Nivica dhe Kakomeja ishte qender zbarkimi per gjithe anijet duke perfshire dhe ato kontrabande, por nuk flasin greqisht. Biles mundesite me te medha ishin qe ne Himare te futej gjuha italiane si rezultat i pjesemarjes masive te banoreve ne sherbim te mbreterve te Napolit po te behej fjale per importim gjuhe.
Gjithashtu toponimite ne gjthe rajonin himarjot pa perjashtim jane fakt i pakundershtueshem se banoret qe i kane vene keto emra kane qene greqisht-foles.
Por autori rreshqet ne fabrikime skandaloze kur thote se "Spiro Milo mesoi si autodidakt greqishten".
Mjafton te kujtojme se libri i tij promovohet nga shoqata "Laberia" e cila me synim te qarte politik kontribon per te krijuar nje realitet tjeter historik.
Autori pasi kujton se rrezon bazat dhjetra-shekullore te gjuhes greke ne Himare, ben thirrje qe te mos harrohet kjo gjuhe qe eshte "privilegj". Sarkazma e autorit ka permasa te paimagjinueshme. Lexuesit himarjote ne se do te kete te tille ju duhet nje stomak i forte.

Jipet e Iperit - Himarjotet”, rrenjet e greqishtes ne fshatrat e bregut

E Enjte, 23 Nentor 2006
Librat do te udhetojne ne jug kete fundjave, me nje sere veprimtarish dhe promovimesh te botimeve qe rrefejne per rrenjet e Shqiperise. Vec paraqitjes se neserme ne Gjirokaster te librit “Kanuni i Laberise”, kodifikuar dhe pergatitur per botim nga prof. dr. Ismet Elezi, veprimtaria do te vije edhe ne Tepelene e Himare. Ajo qe perflitet se do te ngjalle reagime tek himarjotet, eshte promovimi i vepres se studiuesit Foto Bixhili, “Jipet e Iperit - Himarjotet”. Kjo pasi ai rrefen rrenjet se prej ku dhe kur ka filluar te belbezohet greqisht ne keto vise, si ne Himare, ashtu edhe ne Dhrimadhe (Dhermi) e Palase. Sic shkruhet edhe ne nje pjese te librit per Himaren, i cili botohet sot ne gazete, “te dhena, qe na jepen nga vete shkrimet greke per kete kohe, si dhe per vepren e te shenjtit Kozma, jane te mjaftueshme per te na bindur se edhe ne Himare, ku sot flitet ne mase gjuha greke, kjo gjuhe ka hyre vone ne perdorim. Por edhe per Dhrimadhet dhe Palasen, ku greqishtja kishte kohe qe kishte nisur te shtrinte perdorimin e saj, gojedhenat vendase ruajne nenkuptimin se ajo nuk kishte gjetur akoma nder gjithe folesit perdorim”. Veprimtarite e paraqitjes se librave do te vijojne neser ne Tepelene, dhe diten e shtune ne Himare, ku vec “Jipet e Iperit - Himarjotet” e “Kanunit te Laberise”, do te promovohen edhe “Kenget e Akroqeranit”, “Kenga qe tret lotin” dhe “Kenget e Ruzanes” te poetit Lefter Cipa.

Pse greqishtja flitet vetem ne fshatrat Himare, Dhrimadhe dhe Palase?

E Enjte, 23 Nentor 2006
Eshte krim ndaj historise dhe ndaj vetes, por edhe mohim i gjakut dhe i prindit, jo vetem te degjosh sot ndonje iliatas, vunjotas, piluriot, kudhesiot dhe qeparotas, shqipfoles ne shekuj e shekuj te te gjithe viteve te jetes mbi toke, sa dhe disa himarjote, dhrimadhiote e palasikote, qe ketyre dy-tre shekujt e fundit jane bere gradualisht greqishtfoles, te thone se jane greke, se keshtu duan dhe e ndiejne veten.

Nga Foto Bixhili
Midis himarjoteve, vitet e fundit eshte duke u kultivuar mendimi e bindja, se fshatrat Himare, Dhirmadhe (Dhermi) dhe Palase perbejne “apominarin (mbetjen) e elementit autokton grek, i cili ka dominuar dikur gjithe Epirin e Veriut e jo vetem. Bile, nder keto fshatra, Dhrimadhet perbejne rrenjet e ketij apominari, ku ruhet e paster dhe e mirefillte vecantia idiomatike e greqishtes se vjeter, shume pak, deri aspak e injektuar nga elemente te huaj te gjuheve latine, sllave, turke dhe te “shqipes bastarde”!!! Megjithese historia e ka thene e po e thote fjalen e saj mbi mjegullen helene te lashtesise dhe me kohen, shume ceshtje te erreta te atribuuara te helenizimit, ajo po i zbardh dhe po u vendos vendit qe u takon, megjithese ne ceshtje te meparshme kemi analizuar gjithcka per krahinen mbi bazen e te dhenave e deshmive historike, e quajtem te nevojshme te trajtojme faktoret qe ndikuan ne krijimin e nje ishulli te greqishtes ne brigjet e oqeanit arberor. Ne historine himarjote, ate qe reflekton trashegimia gojore vendase dhe shenimet e mjaft kalimtareve te huaj ne kohe te ndryshme, evropiane e bizantine, permendim si limane e porte, nga hynin e dilnin me boten tjeter evropiane e lindore, himarjotet: Himaren dhe Dhrimadhen. Ne keto limande vinin e iknin dhe shume johimarjote, te cilet ishin greke te ishujve joniane, por edhe kretas e qipriote. Dhe kjo, sepse keto dy fshatra plotesonin kushtet per qendrim e ankorim te anijeve e te mallrave qe sillnin e merrnin ato. Kaculi i Dhrimadhes ishte dalja natyrore ne det, ku anijet hidhnin spirancen dhe litaret. Rreth 50 metra me tej, ne veri te tij, ishte vendosur Tabori, trupa e doganes dhe njesia ushtarake e antikontrabandes.

Toponimi Tabor eshte kujtimi me i fresket i emertimit te funksionit qe realizonte kjo njesi shekullore ne kete vend, qe me Justinianin. Kete pike e riaktivizoi me menyren e tij alipashiane, Ali Pashe Tepelena, kur e sundoi krahinen. Gojedhena ruan pershtypjen se emrin Tabor ia dha ky sundimtar. Por e verteta eshte se Ali Pashe Tepelena riaktivizoi traditen turke, kur vuri nen kontroll te plote te gjitha brigjet dhe limanet e Jonit, qe nga Gjiri i Ambrakise, Preveza e deri ne Dhrimadhe. Tabori, krahas sherbimit antikontrabande, ishte edhe repart ushtarak per ruajtjen e kufijve perendimore te Perandorise, funksion qe e ruajti deri ne vitin 1912. Tabor eshte fjale turke, qe do te thote repart ushtarak, njesi, por edhe pike e vend ku eshte vendosur kjo njesi ose reparti. Dhe eshte e natyrshme qe te kete humbur ne thellesi te shekujve, emri ne gjuhen e vendasve, ai i tradites se hershme, pas nje periudhe kaq te gjate peseshekullore te sundimit perandorak turk. Por shkembi aty prane, qe del si Kacul-e nga faqja e bregut ne brendesi te detit, qe ka sherbyer per te gjitha koherat si vend cengelhedhes (spirance hedhes) i anijeve qe ankoronin, per te shkarkuar e marre mallrat e njerezit qe sillnin e merrnin ato, e ruajti dhe nuk e humbi emrin e tij te rrenjes, Kacul. E ruajti e nuk e humbi, ndoshta sepse nuk ishte objekt administrate, por i tradites popullore e njerezore, qe u sherbente vendasve per sherbesat qe thame, nga i dhane dhe emrin. Kacul quhet pjesa e dale mbi nje siperfaqe, si xhufka, qe kane disa zogj mbi krye (lauresha, gjeli etj.), kapuci mbi gune e berruc etj. Keshtu eshte dhe shkembi i vogel qe hyn thelle ne brendesi te detit nga bregu i reret i Gjirit te Dhrimadhes, ndaj dhe vendasit e lashte e quajten keshtu. Kete pune ka bere edhe njera ane e kodres ne veriperendim te Spillese, qe puth embel detin e qe pret ererat e veriut, per te mos e tallazuar ate, ne gjirin me te njejtin emer te Himares. Stacioni i pare dhe i fundit, para se te mberrinin ne destinacion, anijet qe dilnin dhe hynin ne Himare dhe Dhrimadhe, ishte Korfuzi. Ne Himare dhe Dhrimadhe vinin vetem anije te vogla te detareve vendas, por dhe korfuqiote, levkadhiote etj., qe sillnin e merrnin mallra e njerez, te cilat vinin e shkonin ne qytetet evropiane e lindore te Triestes, Ankones, Venecias, Patras, Pireut, Selanikut etj. Ne bregun e Dhrimadhes e te Spillese ndodheshin godina magazinimi te ketyre mallrave, ku behej shkembimi me tregtaret vendas e greke. Fshatrat qe nuk e kishin kete “privilegj natyror”, nuk mund te kishin edhe kete kontakt e nuk u ndikuan, keshtu qe ne to vijoi panderprere te flitet gjuha e vendit, jo vetem nga te padalet cobane e bujq, por dhe nga te shkolluarit, tregtaret dhe prifterinjte vendas. Te shkolluarit, tregtaret dhe prifterinjte e ketyre fshatrave, ne magazinat e Spillese e te Dhrimadhes, komunikonin greqisht me tregtaret greke, ashtu si dhe ne Korfuz, Patre, Selanik, Stamboll, Trieste, Ankone etj. Ndersa ne dyqanet e tyre te fshatrave, midis tyre e me bleresit bashkefshatare, jepnin e merrnin ne gjuhen e tyre shqipe. Me kete gjuhe, gjuhen e memes, komunikonin me njeri-tjetrin edhe ne qytetet e huaja, ku gjenin mallrat e jepnin prodhimet e tyre. Me dhrimadhiotet, palasikotet dhe himarjotet nuk ndodh keshtu, se si banore te fshatrave -liman, ishin ne mase, ne kontakt direkt e te perditshem me tregun e tregtaret greke, gje qe nuk mund te ndodh me iliatesit, vunjotet, piluriotet, kudhesiotet e qeparotasit, te cilet ishin larg bregut e limaneve.

Si rrjedhoje, mund te themi bindshem se ky kontakt i perditshem me faktorin grek, ka luajtur rol determinant per tjetersimin gjuhesor te ketyre tre fshatrave. Me bindes e konkret e ben kete tregues, fakti qe ne fund te shek. XVIII e deri ne dhjetevjecarin e dyte te shek. XIX, himarjotet flasin vetem shqip, kur ne Dhrimadhe greqishtja kishte kohe qe kishte hyre e po behej thuajse gjuha e perditshme. Keshtu e gjeti Dhrimadhen i shenjti Kozma, sidomos familjet e klerit, te tregut kaq te zhvilluar, te kafeneve kaq te shumta dhe te shkolles ku mesonin greqisht djem nga gjithe krahina e deri ne Nivice e Dukat. Vetem ne Himare, te cilen i shenjti e dinte per greqishtfolese, nga informacionet kishtare qe kishte marre ne Patriarkane, dhe e gjeti shqipfolese, u be “éksal”; mori vete kazmen dhe sqeparin dhe i hipi catise se nje kishe dhe e prishi, duke dhene shembullin e vet. Kete e beri, pasi kreret e besimtaret shqipfoles himarjote nuk e kishin kryer porosine e tij te lene nje vit me pare (1778), qe te prishnin kishat e shumta e te ndertonin vetem nje per te gjithe shenjtoret. Ndersa me materialet e tyre te ndertonin shkolle, per te mesuar ata dhe femijet e tyre “gjuhen e Zotit Tone, Jezu Krishtit”, e cila flitej e kendohej ne kishe.

Rreth 40 vjet me vone, komandanti himarjot i luftetareve shqiptare te Laberise e te Himares i Poliorkise se Mesolongjit, Spiro Spiromilo, ne vitet 1810 do te mesoje greqishten autodidakt, sepse i duhej te kalonte neper Epir e te krijonte Harten Topografike te kesaj hapesire, per te mbrojtur diplomen e oficerit xhenier ne Akademine Ushtarake te Napolit. Keto te dhena qe na jepen nga vete shkrimet greke per kete kohe, si dhe per vepren e te shenjtit Kozma, jane te mjaftueshme per te na bindur se edhe ne Himare, ku sot flitet ne mase gjuha greke, kjo gjuhe ka hyre vone ne perdorim. Por edhe per Dhrimadhen dhe Palasen, ku greqishtja kishte kohe qe kishte nisur te shtrinte perdorimin e saj, gojedhenat vendase ruajne nenkuptimin se ajo nuk kishte gjetur akoma nder gjithe folesit perdorim. Ne Strongli, ne sheshin e njeres nder kishat me te vjetra te ketij fshati, qe ishte dhe pjace e lagjes se poshtme (katomerateve) te tij, i shenjti Kozma, ndermjet shume profecive e porosive, dhrimadhioteve greqishtfoles u la edhe kete: “T’u mesoni gjuhen e Zotit tone, Jezu Krishtit, edhe atyre qe nuk e flasin, qe ta flasin dhe ta shkruajne ate. Pra, kjo porosi e te shenjtit na thote se ne vitet 1778 dhe 1779, vite kur kaloi dy here nga keto fshatra, greqishtja nuk flitej nga te gjithe banoret e Dhrimadhes. Me nje fjale, dhe ne kete fshat kemi mjaft shqipfoles e qe nuk dinin fare greqisht.

Nga sa thame e parashtruam me lart, perfundojme ne konkluzionin se, fenomeni i grekofonise ne keto tre fshatra te krahines se Himares, perben nje rast te izoluar me stacion kohor te vone dhe jo i lashtesise. Sic kemi theksuar edhe ne rast tjeter, ky privilegj gjuhesor i ketyre tre fshatrave nuk duhet te humbe, ashtu si dhe nuk duhet tjetersuar ne fshatrat e tjere te krahines, gjuha amtare e tradites gjitheshekullore, gjuha shqipe.

Eshte krim ndaj historise dhe ndaj vetes, por dhe mohim i gjakut dhe i prindit, jo vetem te degjosh sot ndonje iliatas, vunjotas, piluriot, kudhesiot dhe qeparotas, shqipfoles ne shekuj e shekuj te te gjithe viteve te jetes mbi toke, sa dhe disa himarjote, dhrimadhiote e palasikote, qe keta dy-tre shekujt e fundit jane bere gradualisht greqishtfoles, te thone se jane greke, se keshtu duan dhe e ndiejne veten. Deshirat dhe ndjenjat jane vetjake dhe respektohen. Ky eshte parim i demokracise. Te njejten gje duhet te bejne edhe keta “ndonjete” me ata himarjote, dhrimadhiote e palasikote, iliatas e vunjotas, piluriote, kudhesiote e qeparotas, te cilet mbrojne ndjenjat e tyre jo me deshiren, por me ato qe u tregon historia. Te abuzoje me deshirat, interesat dhe ndjenjat e tij eshte e drejte e cilitdo, por te abuzoje e te tjetersoje historine nuk i lejohet askujt. Autori i ketyre radheve, ne vitet e para te eksodit qe filluan te duken dhe shenjat e gjendjes qe po krijohej, si Kasandra trojane, me thirrje patetike prej prindi qe i prisheshin femijet, ne nje gazete lokale paralajmeronte: “KUJDES BIJ, NUK ESHTE KJO TRASHEGIMIA E GJAKUT TONE!”. Marre nga libri, “Jipet e Iperit - Himarjotet”.

E dergoi per blogger K. Jorgji

No comments: