Saturday, December 02, 2006

Për emigrantët, harresë dhe përçmim

note: artikulli i Jazaj per Himaren ndoshta do te prekthehej: a nuk ka mundesi per te propozuar per zgjedhjet lokale ne Himare nga kontigjenti i himarjoteve ne emigacion?



Nga Agim Jazaj
Emigrantët shqiptarë, të endur në gjithë botën, votojnë në të 100 zonat elektorale dhe zgjedhin të 140 përfaqësuesit, më të lartë të shtetit shqiptar, deputetët e vendit. Emigrantët zënë mbi një të tretën e numrit të popullsisë dhe, duke votuar përcaktojnë, gjithashtu edhe të gjithë përfaqësuesit e pushtet vendor. Kjo nuk është një fjalë goje, e nxjerrë nga një emigrant i thjeshtë, qoftë ai në Athinë, Romë, Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj, por ka dhe arsyetimin e vet bindës.




Pavarësisht prej kësaj si edhe pse u kanë premtuar deputet të ndryshëm nga të gjithë forcave politike, emigrantët janë harruar. Eedhe ndonjë interpelancë parlametare e premtuar dhe kaq shumë e pritur prej tyre, nuk është zhvilluar. Vota e emigrantëve, për shumë arsye të përligjura, ka orientuar zgjedhësit dhe ka përcaktuar të zgjedhurit, sepse:

Kontributi
Së pari, emigrantët shqiptarë japin kontribut në "skemën e kafshatës" dhe si është pohuar me zërin e ngritur "Shqipërinë e mban gjallë emigracioni". Ky është një përfundim i nxjerrë dhe i prekur nga qytetarët në shumicë, nga përfundimet mediatike të publikuara, si dhe nga politika që e ka pranuar, ndoshta, me gjysmë zëri.

Së dyti, emigrantët ose diaspora e re, përveç përfitimit më shumë të të ardhurave, sjell nga jashtë vendit edhe më shumë qytetërim, kulturë e civilizim, një pasuri e pakosto dhe mjaft dobiprurëse për emancipimin dhe civilizimin e shoqërisë sonë, shoqëri e cila aspiron përfshirjen në Bashkimin Evropian. Pra, vjen nga vende më të pasura ekonomikisht si dhe të pasura me qyterim.

Shumtë individë evidencohen dhe nga radhët e emigrantëve shqiptarë, të përfshirë e të integruar në jetën shoqërore vendase, të politikave emigratore europiane e botërore, por dhe të biznesit vendas. Madje, në Itali një emigrant shqiptar drejton, bashkinë e Sardenjës! Ndërsa në Shqipëri nuk evidencohet asnjë rast kur t'i jetë ofruar një shqiptari të mirëformuar në emigracion nga politika për të garuar për kreun e një komune.

Asnjë nuk shënohet i ofruar në administratën shtetërore e deri në përfshirjen e përfaqësimit në organet vendore dhe, pse jo, në parlamentin shqiptar, kur në emigracion ka me bollëk njerëz, kapacitete, edhe mbi mesataren e përbërjes reale të më të mirëve në Shqipëri.

Harresa
Politika aktuale shqiptare për 15 vjet emigracionin (ose mbi një e tretën e kombit) e ka kaluar në harresë e deri me përçmim. Konstatohet edhe frikësimi ndaj kësaj pjesëze, e cila është vështirë dhe e pamundur të futet në rrjetat klienteliste të politikës. Lëvizjet e shumta të komuntetit të emigracionit shqiptar kanë dhënë efektin e tyre edhe për ndryshimin e legjislacionit të emigracionit vendas në Greqi, duke ardhur në demokratizimin e shpeshtë të tij, dhe me tendencën e përafrimit me standardet e ligjeve europiane.

Por emigrantët ndihen më të diskriminimit edhe nga ligjet e vendit të tyre, taksat e larta dhe procedurat rraskapitëse të legalizimit. Këto gjëra emigrantët i kanë ngritur shpesh edhe përpara politikanëve që kanë zbritur në emigracion dhe kanë komunikuar me këtë pjesë të kombit. Përpara tyre nuk kanë munguar premtimet e shpeshta, të pashoqëruara me zbatimin e tyre.

Në muajin shtator të këtij viti, edhe kryeministri Berisha u premtoi emigrantëve të shumtë në Athinë dhe udhëzoi në sallën e takimit ndryshimin e proceduarave dhe thjeshtimin e tyre. Taksat e larta të emigrantëve nuk pësuan asnjë ndryshim ashtu si ndodhi me taksat e biznesit të vogël. Një rrotullim vule, thjeshtë për të vërtetuar një çertifikatë i kushton emigrantit 20 euro, pra 10 fishi më e kripur se taksa për të njëjtin shërbim në vend.

Të papërfshirë
Edhe pas një viti të qeverisë aktuale, e ardhur në pushtet edhe nga vota dhe kontributi i emigrantëve, kjo pjesë e kombit mbetet e papërfshirë në programin e qeverisë (!?). Ende nuk është futur në paketën fiskale ulja e taksës konsullore, thjeshtimi i procedurës së legalizimit të dokumenteve, etj. Përderisa qytetarët janë pajisur me pasaporta 10 vjeçare "me elementë të lartë sigurie", përse duhet të shoqërohet ai dokument me çertifikatat e gjashtë muajve pas, here pas here, sikur njeriu të lind çdo gjashtë muaj?!

A duhen të legalizohen çertifikatat "me element të lartë sigurie" si deri më tani nga prefekturat, kur poseduesi ka në përdorim pasaportën e sigurisë së lartë?! Ende barrierat, burokracia dhe kalvari i padrejtësive mbeten ndaj kësaj pjese të kombit, të (pa)përfshirë në programin e qeverisë! Harresë dhe përçmim!

E Shtune :02/12/2006 (Koha Jone)

No comments: