Wednesday, December 06, 2006

Pyetja "rrufe" me pergjigje te skontuar

Derguar per Himara.eu Blogger nga E. Qirici


“Cfare e ndjen veten ti, grek apo shqiptar?”

Per sa e thjeshte mund te jete pergjigja e kesaj pyetje, eshte e paevitueshme mos te nxehesh, kur ne momentin e pare qe prezantohesh me nje shqiptar si himarjot, para se te thote: “gezohem qe u njohem”, te hedh para kembeve kete pyetje, pa munguar te mare ate pamjen sfiduese sikur te ka hedhur nje doreze per duel. Ne rastin me te mire, nese ke fatin te prezantohesh me nje person emotivisht me te prmbajtur, kjo pyetje mund te vonoje disi po gjithnje nuk shtyhet kurre per ne takimin e dyte. Tashme kam nje jete qe perballem me kete pyetje. Nga njehere me duket vetja sikur jam brenda nje „Truman show“ dhe nga nje moment ne tjetrin, pres te dale dikush duke qeshur dhe te me tregoje se ku ndodhen kamerat. Tani ve bast me veten time per te kapur me saktesi momentin kur dikush do te me beje pyetjen e famshme, ne baze te karakteristikave qe ky person paraqet ne pamje te pare. Rezultatet shpesh me entuziazmojne, po deri tani nuk kam arritur akoma ne formulen finale. Me besoni nuk eshte e lehte per ti dhene nje formulim te sakte, pasi parametrat e kesaj teoreme jane shume te randomizuar.

Jam perpjekur te kap si parameter kryesore inteligjencen e personave qe me drejtojne kete pyetje. Rezultati??!! Ska asnje lidhje me inteligjencen. Mund te ta beje kete pyetje si nje person shume i shkolluar ashtu edhe 30 vjecari qe maksimumi di te numeroje deri ne 30.

Kam futur ne mes parametrin kulture, po pa asnje ndryshim ne rezultat, te pyet si akademiku i shkencave ashtu edhe ai qe nuk dallon dot nje WC nga nje BIDE.

Seksi mendova dhe u hodha perpjete nga gezimi sikur kisha rishpikur rroten. Mendova; nje femer qe eshte interesuar per mua pasi une jam djale i lezetshem, me humor, i shkolluar, i mirevendosur ne shoqeri, me karakter te bukur, romantik dhe kush me teper ka le ti fuse ketu, nuk mund ti interesoje se cfare e ndjej veten une grek apo shqiptar. Deluzion total! Edhe totalisht e dehur ose gjate nje akti seksual, ne momentin qe une per te jam nje himarjot, pyetja eshte e pashmangshme.

Besimi fetar ka disa luhatje. Ne pergjithesi shqiptaret e besimit islamik, nuk durojne dot me shume se 30 sekonda per te te hedhur dorashken e duelit. Kristjanet kerkojne te tregohen disi me moskokecares po pa evituar dot pyetjen e “famshme”.

Shoqeria (ajo personale) mund te thote dikush nga ju. Supozimi eshte mese i drejte dhe me vend. C’rendesi mund te kete per shokun me te cilin je ritur, i je gjendur dhe te eshte gjendur prane kur eshte dashur, ke ndare te mire dhe te keqe, se cfare ndihesh ti? Po “jo”! edhe shoku ta ben kete pyetje, madje eshte ai qe i mbetet me teper qejfi nga te gjithe kur degjon pergjigjen.

E vetmja kategori personash qe nuk me ka bere kete pyetje, eshte ajo e cameve inteligjente, po e theksoj vetem pjesa inteligjente e cameve se pjesa qe mbetet futet tek ajo e besimit fetar. Ky fakt me ka goditur mjaft. Kam edhe nje shokun tim cam qe njihemi prej vitesh, dhe nuk ma ka bere kure kete pyetje. Madje ne nje rast, kur nga pergjigja ime, ne nje tavoline feste tonet e debatit u forcuan disi, ishte pikerisht ky person qe me nje urtesi dhe inteligjence per tu admiruar, e rifuti situaten ne normalitetin qe kishte edhe me pare. Eshte i vetmi qe per krishtlindje dhe pashke, me mer rregullisht ne telefon per te me bere urimet e rastit edhe ne greqisht ndonjehere.

Pra te gjithe shqiptaret, pavaresisht inteligjences, kultures, seksit, besimit fetar apo mardhenieve personale me nje himarjot, e kane te pamundur ti permbahen kesaj pyetje dhe te gjithe, kush me shume e kush me pak, mer pamjen e atij qe te ka kapur mat me kete levizje.

Zoterinj te dashur, nuk kapet mat nje himarjot se nuk eshte futur kurre ne fushen e luftes dhe te paqes i paqarte dhe i trubullt. Himarjoti nuk ka luftuar kurre lufterat e te tjereve dhe mbi te gjitha kurre ato te cilat nuk i ka besuar. Historia e te pareve tane na tregon gjithnje fitimtare dhe na ka veshur me lavdi. Historia jone nuk ka pasur kurre nje hap te gabuar. Ne jemi ata qe ndihemi dhe jo ajo qe mendojme se jemi. Ju kerkoni te hiqeni si patriote te flakte, po koncepti i patriotizmit per ju bazohet plotesisht ne indoktrinimin tuaj qe ne djep. Patriotizmi juaj fillon dhe mbaron tek pushka. Patriot i vertete shqiptar eshte shoku im cam qe di se c’eshte bashkejetesa midis kombesive, qe me respekton per ate cka jam dhe e ben veten te respektohet per ate cka eshte. Himarjotet nuk i ka ndaluar asnjehere askush ne ate qe ata besojne dhe patjeter qe nuk do te ngurojne ndonjehere ti pergjigjen pyetjeve tuaja. Ju mund te vazhdoni ta beni pyetjen tuaj po mendoj se eshte ndjenje inferioriteti te besh nje pyetje kur e dini sakte pergjigjen qe do merni.

No comments: