Tuesday, December 12, 2006

Transparence e grafikut te erresires

Data e Publikimit: 09/12/2006 (Zeri popullit)

Autori i Lajmit:
Hamdi Jupe
Më në fund, KESH-i e dha sihari
qin për popullin: u publikuan
grafikët e fikjes së dritave në qytete dhe krahina të ndryshme të vendit. Tani qytetarët nuk do të anktohen më se dritat ikin orar e pa orar. Jo, tani ata do të jenë të lumtur, se e dine se kur do të ikin dritat, pavarësisht nga zgjatja e errësirës, pavarësisht se për Tiranën, për shembull, grafiku është dhënë me dy variante! Bile për këtë transparencë të plotë të errësirës para publikut, mund t'i jepet një fletë lavdërimi KESH-it nga ana e qeverise! Kjo është ironia therëse e deklarimit të grafikëve të fikjes së dritave nga ana e KESH-it. Kjo është me të vërtetë për të vënë ulërimën. Në vitin e dytë të qeverisjes së saj, Partia Demokratike ngriti duart lart përpara paaftësisë së plotë të saj, për të zgjidhur, apo për të lehtësuar, krizën e energjisë elektrike në vend. .....

No comments: