Tuesday, January 02, 2007

Eurozoni

Hyrja ne Bashkimin Monetar Monetar ne vitin 2001,nuk u shoqerua me
reformat e duhura qe kishte nevoje ekonomia.

02/01/2007 10:01 (ERT)

Ne intervisten e tij per gazeten “Vima”, Ministri i Ekonomise dhe Financave, Jorgos Alogoskufis, flet ne pergjithesi per hyrjen e Greqise ne Bashkimin Monetar Europian dhe per perspektivat e Euro-se.
Euro behet tani ne Janar 5-vjec.Tashme kemi shume te dhena, per te nxjerre disa konkluzione te rendesishme.Ne radhe te pare, thote ai, mund te themi me siguri, se euro kontribuoi ne arritjen e efektivitetit me te madh ekonomik ne Greqi dhe ne vende te tjera qe e perdorin, sepse uli konsiderueshem koston e shkembimeve te familjeve dhe ndermarjeve. Paralelisht ka drejtuar ne nje stabilitet kembimi dhe monetar, me jehone pozitive ne stabilitetin e cmimeve, por edhe ne disiplinimin e rritur financiar ne vendet e zones se Euro-s, me aplikimin e Paktit te Stabilitetit dhe Zhvillimit.
Megjith avantazhet,vazhdon ai, nderkohe rivleresimi i menjehershem i sherbimeve dhe i te mirave materiale, gjate kalimit nga monedhat kombetare ne euro ne vitin 2002,krijuan tek qytetaret e shteteve anetare te B.E., ndjenjen se hyrja e euro-s,drejtoi ne rritjen e nivelit te cmimeve.Gjithashtu ne disa vende u ul konkurenca, per shkak te politikes se perbashket monetare, e cila ne realitet nuk mund te ndjeke nevojat e vecanta te cdo shteti anetar te tij.
Per Greqine, thekson Ministri i Ekonomise, hyrja ne Bashkimin Monetar Europian, ishte nje zhvillim shume i rrendesishem.
Zhvillimi i ekonomise sone nga viti 2000 deri ne vitin 2004, ne pjesen me te madhe erdhi nga shpenzimet publike dhe jo nga sektori privat.Si rezultat konkurenca e vendit u rrit.
Paralelisht problemi financiar i vendit nuk ishte perballuar me efektivitet dhe deficitet financiare pas hyrjes ne B.E. arriten ne 7,8% te Produktit Kombetar Bruto ne vitin 2004, borxhi shteteror mbeti ne nivele te larta dhe kohezioni shoqeror u ul.
Kjo gjendje duhej te perballohej.Keshtu me masat qe mori qeveria jone, insiston z.Jorgos Alogoskufis, papunesia u ul nga 11,3% ne muajin mars te 2004-s ne 8,3% ne 2006-n.
Investimet rriten me nje rritem 9,5 % ne vitin 2006.
Pjesmarja e vendit tone, perfundon intervisten e tij, Ministri i Ekonomise Jorgos Alogoskufis, ne zonen e euro-s, eshte nje rast i madh, ne menyre qe brenda reformave te pershtatshme, te kete nje ekonomi antagoniste dhe dinamike.Politika e qeverise sone ecen ne kete rruge dhe siguron perspektivat per permiresimin e nivelit jetik te te gjithe qytetareve.