Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Tuesday, January 02, 2007

Faqe nga ndeshja e Himares kristjane me komunizmin

Edvin Qirici(edvin@fastwebnet.it)

Shresoj te me falni per relativitetin e datave te ngjarjeve qe po u paraqis, po nuk e di kush mund te jete ne djeni te sakte te tyre pasi kjo eshte nje histori e paregjistruar ne librat e historise. Kete te fundit cilido prej jush mund ta kuptoj me se mire pa u shfrenuar shume me fantazine.

Himare viti 1943.

Deri ne kete kohe, Himara nuk ka bere pjese ne asnje formacion qofte luftarak, qofte politik te Shqiperise. Me pak fjale nuk ishte pleksur as me ballin dhe as me partizanet.



Me nismen e partise komuniste shqiptare te asaj kohe, persona te caktuar, shkonin ne cdo cep te vendit per te krijuar keshillat nacional-çlirimtar, gje e cila krijonte mbeshtetjen politike ne luften e tensionuar per zonat e influences midis komunisteve dhe nacionalisteve. Me afrimin e fundit te luftes se dyte boterore, ky tension ne „politiken“ Shqiptare sa vinte dhe rritej pasi akoma nuk ishte e qarte se si do te ishte e ardhmja politike e vendit pas luftes.



Ishin te pakta zonat qe nuk ishin perfshire me luften, ne nje ane apo ne tjetern. Them ishin te pakta pasi nuk kam informacionin e duhur historik per te thene qe ishte vetem Himara.

Partia komuniste shqiptare dergon gjeneral doktor Ibraim Dervishin me kete detyre ne Himare.

Ibrahim Dervishi ishte i laureuar per mjeksi ne Itali dhe ishte nga te paktet qe kishte “tradhetuar” klasen e tij (borgjezine shqiptare te asaj kohe) per te mbeshtetur luften nacional çlirimtare(nuk dua ta komentoj kete veprim). Ishte person shume afer liderve komunste dhe si i tille me shume influence ne kete kamp. Pas luftes do te behej minister i shendetesise per disa kohe.



Qellimi i doktorit ishte te ngrinte keshillat nacional çlirimtare ne Himare dhe ne Pilur, te vetmet vende keto qe nuk pranonin te perziheshin me luften. Kete e kishin te perbashket edhe pse arsyet per kete zgjedhje ishin absolutisht te ndryshme(nuk po i komentoj as keto).

Doktori ishte interesuar te merte kontokt me personat me influence ne Himare per te patur mundesine tu fliste himarjoteve dhe tu mbushte mendjen se sa i mire ishte komunizmi. Kontakti ishte i domosdoshem pasi siç thashe me lart, ne Himare ndodhej garnizoni gjerman dhe gjithçka duhet te ndodhte ne fshehtesi dhe siguri. Personi i kontaktit ne fjale, ishte i madhi Jorgji Bollano (me lejoni te them “i madhi” per simpati dhe respekt personal) qe ishte pak a shume ne figuren e kryeplakut te vendit(me korrigjoni nese gabohem). Ky i fundit i dergoi fjale se do ta priste, do ta strehonte pa asnje problem dhe do ta degjonte per problemet qe kishte.

Ishte nate kur doktori pasi shperndahu per te bere roje ata pak partizane qe kishte mare me vete, u fut ne shtepine e Jorgji Bollanos. Nuk do ndalohem ne detajet e mikpritjes qe njihet per fisnikerine e himarjoteve. Doktori filloi ti shpjegonte Bollanos arsyen e ardhjes se tij ne Himare dhe kerkesa e tij ishte qe ti jepej mundesia tu fliste himarjoteve.

Ne nje moment te darkes, nje prej partizaneve qe benin roje, hyn i alarmuar ne shtepi dhe thote se shtepia eshte e rrethuar nga njerez te armatosur. Doktori ngrihet vrullshem ne kembe, menjehere shterngon automatikun qe mbante ne preher dhe ja drejton Bollanos duke i thene: “Jorgji nese na ke shitur, ne kete moment do vdesim te dy.” I madhi Jorgji, pa e ngritur koken fare, i thote “ulu dhe thuaju dhe njerezve qe ke jashte te vijne brenda te hane se po te jete per keta(partizanet qe e ruanin) ty do te te kishin vrare qe ne Qafe te Vishes, se qe aty te kane shoqeruar njerezit e mi per ne Himare, ata qe shikon te armatosur jashte.”

Jorgji, pasi diskutoi gjithe naten me doktorin per fatin e Himares ne perfundim te luftes, ku pika kryesore ne te cilen meshonte ishte pavaresia e Himares, i thote se te nesermen ne mengjes, do ti jepte mundesine tu fliste himarjoteve me kushtin qe pasi te fliste ai, do fliste dhe nje njeriu i tij. Doktori pranoi pa hezitim edhe pse nuk eshte se kishte mundesi te tjera.

Te nesermen, Jorgji mblodhi himarjotet ne kishe(pasi ishte i vetmi vend ku gjermanet nuk mund te priteshin) dhe u tha se kishte ardhur nje mik i tij(e kishte fjalen per doktorin) dhe donte tu fliste per dicka. Doktori mori fjalen dhe pasi u beri te njohur himarjoteve qe vete ai kishte lene pasurite e tij per tiu bashkuar idealit, filloi te fliste per te mirat qe do u sillte komunizmi, ku te gjithe do ishin te barabarte(pike kjo qe vetem ne Himare nuk mund te shkonte se ne Himare te gjithe kane qene pothuajse te barabarte nga ana e pronesise dhe respektit), ku nuk do te kishte me te varfer(ne Himare nuk njihej varferia, gjithnje ne ato kushte) etj..etj..etj…

Pasi mbaroi doktori, ngrihet personi vendas qe Jorgji kishte mare per tu folur(e kuptoni cfare sensi demokrazie dhe civilizimi? Do te flasesh? Fol, po kam te drejten e replikes pas teje. Doktori sa e pa i erdhi nje buzeqeshje dhe i dha doren. I fundit njeri qe mund te priste aty ishte ai. Nje himarjot (te me falni por nuk e di emrin) me te cilin doktori kishte studiuar bashke ne Itali dhe qe njiheshin shume mire po kishin vite pa u pare. Ky ishte i laureuar per jurisprudence po ne Itali.

Me te mare fjalen avocati (po e quaj keshtu meqe nuk ia di emrin), u thote : “Une e njoh doktorin dhe eshte njeri vertete per tu respektuar. Te gjitha ato qe ju tha jane mese te verteta dhe reale. Te jeni te sigurte qe ai nuk genjen. Une nuk do bej gje tjeter vecse tu ilustroj juve njerezve te mite me disa shembuj me konkrete ato qe sapo tha doktori. Doktori thote qe ketu te behet sic e ka bere Lenini ne Rusi. Te mblidhet e gjithe prona dhe pasuria juaj ne nje te perbashket, te mos keni me asgje tuajen por gjithcka te jete e te gjitheve dhe keta te gjithe, mund te mos jemi vetem ne qe jemi sot ketu. Une kaq kam per tiu thene.“

Nderkohe qe shikonte fytyrat e himarjoteve qe shtremberoheshin, doktori e kutpoi se s’kishte rezultuar „fort bindes“. Po nuk e dinte qe kjo nuk ishte goditja e fundit qe ai po merte pasi ngrihet ne kembe Jorgji dhe duke iu drejtuar doktorit i thote:

- Ke keni te parin tuaj?

- Enver Hoxhen – perjigjet doktori

- Po te tjere udheheqes keni?

- Po – i thote doktori pa ditur akoma se ku donte te dilte Jorgji

- Me thuaj ndonje tjeter – vazhdon Jorgji

- Mehmet Shehu

- Tjeter – thote Jorgji

- Manush Myftiu – pergjigjet doktori



Degjo doktor, ne te pritem, te respektuam, te dhame fjalen dhe fole. Po ju paskeni ne krye nje hoxhe, nje sheh, nje myfti, zotrote je dervish si kerkon te terheqesh pas Himaren?

Ne ato momente, doktori e kuptoi se asgje tjeter skishte me kutpim pasi keta njerez ishin prekur ne piken e tyre me te forte dhe me te dobet njekohesisht, ne identitetin e tyre, ne KRISTJANIZMIN.


Menjehere pas daljes nga kisha, Jorgji i mbushi mushkat e doktorit dhe njerezve te tij me ushqime, dhe i percolli deri ne te hyre te Pilurit ku doktori kishte piken tjeter te takimit. Historine e takimit te Pilurit, mund ta shkruaj nje here tjeter.


P.S.

Himara do te kishte partizanet e saj te pare vetem ne fund te luftes kur gjermanet kishin pothuajse ikur totalisht nga jugu. Gjithjsesi keta partizane nuk shkuan kurre me vullnetin e tyre po partia komuniste nxorri ligjin qe cdo familje qe kishte me shume se nje djale, njeri merrej partizan.

Komunizmi nuk e harroi dhe nuk ia fali te madhit Jorgji Bollano. E kane vrare me snajper duke pire kafe ne ballkonin e tij. Hiamrjotet e dine kush eshte vrasesi.


Kjo histori, te gjitha faktet e pershkruara prej meje dhe te gjitha personazhet jane terresisht reale. I eshte e treguar personalisht nga goja e gjeneral doktor Ibrahim Dervishit, babait tim ne vitin 1973 ne spitalin e Bratit(vlore) ku punonin se bashku.



p.s

12 comments:

Anonymous said...

Lidhur me perhapjen e komunizmit ne periudhen gjer ne 44 ne Himare, pamvaresisht kudershtimit qe ju be nga forcat qe permenden ne kete artikull, te dhenat tregojne se nuk eshte aq e thjeshte ceshtja sa e paraqet z. Edvin

Anonymous said...

Ishte gazetari Grek, Takis Michas, ai qe na tregoi te gjitheve qe Greku nuk eshte Perendimor...pos-kristian. Samuel Huntigton ne fakt e pat deklaruar me pare kete ne librin e tij "Perplasja e Qyteterimeve"

Edvini, Kristodulla & grekofilet Himariote vazhdojne te provojne qe Michas dhe Huntigton kane patur te drejte

Edvin said...

I dashur anonim(1)!
Une nuk po perpiqem ta thjeshtoj, por "thjeshtesisht" te tregoj fakte historike reale dhe te garantuara deri me detaje. Jane pikerisht keto fakte qe e bejne te thjeshte per dike dhe te komplikuar per dike tjeter "ceshtjen" dhe jo Edvini. Nese ka dicka te thjeshte ketu, ajo eshte pergjigja juaj, madje i kalon kufijte e thjeshtesise deri ne nivel z'bythes (me falni per banalitetin qe mund te mbart kjo fjale, po eshte pikerisht ajo e duhura ne kete moment). Nese ju z.anonim(1), keni te dhena qe e "komplikojne" ceshtjen ne fjale, jeni i lutur te na i sillni dhe ti diskutojme.

I dashur anonim(2)!
Deshperimin qe shpreh pergjigja jote, qe nuk ka te beje fare as me ngjyren dhe as me thelbin e shkrimit tim, me kujton ate nxenesin qe ngrihet ne mesim dhe i pergjigjet nje pyetjeje kimie me nje argument gjografie, pasi vetem ate ka mesuar (keq gjithsesi). Ky lloj deshperimi, tek e fundit mund edhe te jete i kurueshem. Kam pershtypjen se kuren e nevojshme, mund ta gjesh pikerisht tek "Perplasja e Qyteterimeve", dhe ne rast se nuk te del gje, provo edhe me "Cufoja dhe Bubi Kacurrel".

Edvin said...

Te dashur anonime(1)&(2)!
Ju trasmetoni sentimentin e te ndjerit te huaj ne shtepine tuaj. Ndoshta jeni vertete te tille.

Anonymous said...

Perhapja e ideve komuniste ne Himare, pamvaresisht nga rezultatet negative qe solli zbatimi praktik i tij, nuk eshte kaq i thjeshte sa e pershkruan z. Edvin. Ka pasur shume njerez qe e kane besuar verberisht ate sitem idesh per barazi dhe drejtesi.

Anonymous said...

Gazetari Takis Mixas vertet ka bere nje kritike te ashper per politiken qeveritare greke. Por dihet se cdo sistem qeveritar ka nje oponence opozitare. Kjo provon te kunderten e asaj qe thote anonimi i bezdishmem i cili vazhdon te hedhe copa mendimesh pa lidhje te thelle llogjike.
Pamvaresisht se ky anonym i bezdisshem nuk e di kuptimin e fjales grego-fil(apo filogrek) po i tregoj nje histori nga diktatura: gjykohet nje dherminjas per agjitacion e propagande me akuzen nder te tjera si "filogrek" (qe fjale per fjale dmth mik i Greqise dhe Greqia ka miq ne gjithe boten dhe ky emertim ata i nderon). I akuzuari i thote "filogrek je vete, une jam grek". Rezultati: 8 vjet agjitacion e propagande.
Po ti o anonimus i nderuar nuk na thua se cilat jane te metat e artikullit per te cilin diskutohet?

te fala nga Kostaqi

Edvin said...

I dashur anonim(3)!
Ke shume te drejte kur thua se edhe ne Himare ka pasur persona te cilet e perqafuan verberisht komunizmin, ashtu sic pati persona te tille ne gjithe Greqine. Une kam shume miq te mite grek dhe italiane qe jane komuniste te betuar edhe sot e kesaj dite.

Anonymous said...

An Open Letter to Samuel P. Huntington

By Emanuel Anthony Martínez

Dear Mr. Huntington,
As you are likely aware, expertise is a quality granted an author by its audience for his or her wisdom -- not a quality exacted through the force of status by any individual. In this regard, despite your credentials, you are no expert when it comes to Mexicans, Mexican-Americans, nor the United States.
Your recent article, "The Hispanic Challenge," published in the March/April 2004 issue of Foreign Policy, isolates Mexicans and Mexican-Americans as the "single most immediate and most serious challenge to America's traditional identity." With all the accuracy of any "sticky bomb" -- thrown containing every possible issue to see what sticks -- you cite immigration, the Spanish language, historical difference, education, marriage, and nearly every facet of Mexican and Mexican-America life to argue, ultimately, that my home, my family, and my friends pose some menace to America.
I respectfully and fiercely disagree.
Located on the United States-México border -- across the river from Ciudad Juárez -- El Paso is my home; one that neatly fits the profile of your un-American community. El Paso is 78.2 percent Hispanic according to the 2000 US Census. Twenty-seven percent of the population is foreign born and 92.9 percent of that population comes from Latin America. Only 26.7 percent of El Pasoans are English-only speakers; and 71.2 percent of the population speaks Spanish as a first or second language.
Pero, el problema no esta en la realidad que usted ve . El problema esta en la manera en que usted ve la realidad -- que no comprende quienes somos los Mexicanos y los Mexicanos-Americanos ni entiende los principales fundamentales de los Estados Unidos.
While you purport to defend American institutions, our culture, and our law, you in fact undermine it with your true question, one obsessed with the assimilation of Hispanics into what is your perception of United States culture: "Will the United States remain a country with a single national language and a core Anglo-Protestant culture?"
Mr Huntington, if your real concern is the strength of our country, you must acknowledge that the genuine threat to the United States is posed by those like you who do not understand nor value our most basic foundations. Conspicuously, in haste toward your pursuit of a question of language and culture, you have nearly dismissed our most important institutions -- the rule of law, civil liberties, and market capitalism -- as the "glue" that keeps our nation together; and none of these are the sole proprietary interest of Angles nor Protestants.
You should know this.

Our concept of rule of law, a fundamental principle to the western democratic order, has its origins in the philosophy of two Greek thinkers, Plato and Aristotle -- both non-English speakers and non-Protestants.....
Sincerely,

Emanuel Anthony Martínez
El Paso, Texas

(In the last paragraphe is indicated the place of the greek culture in the world )

te fala nga kostaqi

Anonymous said...

Leni mer keto budalliqe! "Identiteti kristian" thote tjetri! Sa here ne vit shkon ne kishe Edvin djali? C'qenka ky identitet kristian kur kristianizmi eshte universal e te gjithe, ne parim, duhet te jene si kembet e dhise?

E bukur ajo istorija e Dherminjotit (apo Drimades-injotit?) Per cfare po agjitonte ai? Qe Dri-madhja eshte Greki mo?

LoL. Nesje..ne keto kohera 'barbare' favorizohet Shqiptari e jo Bizantini. Mbaje veth ne vesh kete.

Anonymous said...

Te vertetat jane te hidhura per disa, po ske cben.

Anonymous said...

e cduhet te thoshte dherminjasi sipas teje qe dhermiu eshte turqi?

Edvin said...

I shume-dashur anonim(4)!
Nese ecen ashtu sic shkruan, ne qytetin ku ti jeton, nuk duhet te kete peme apo shtylle, qe ne lartesine e bustit nuk ka te stampuar fytyren tende. Mendimet e tua nuk ka force ne bote qe ti beje bashke per te krijuar nje fjali. Ndersa me sensin e humorit qe ke, mund te besh pa frike batuta edhe ne nje varrim.