Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Tuesday, January 30, 2007

Himara është minoritet grek-kete e dine te gjithe

Shekulli, 30-01-2007

TIRANË- Kandidati I PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës, Vasil Bollano, ka deklaruar dje në mënyrë të beftë se Himara është minoritet grek. Deklarata e tij e bërë dje në mbrëmje në emisionin "Opinion Plus" pritet të sjell mjaft polemika dhe reagime, nisur nga fakti se Himara edhe për nga lidhjet e saj historike me Greqinë, njihet si komunitet greqisht-folës dhe jo si minoritet grek. I pyetur se a është Himara një minoritet grek, Bollano u shpreh fillimisht se është në ndërgjegjen e gjithsecilit vetdeklarimi i identitetit. Menjëherë, kandidati i PBDNJ-së për Bashkinë e Himarës është shprehur konkretisht se, "Himara është minoritet grek". Bollano kandidon për një mandat të dytë në Himarë, ndërkohë që pas deklaratës së tij për Himarën, ai është pyetur edhe për një fakt të dukshëm, që lidhet me shpërndarjen në mënyrë jo të drejtë të investimeve mes fshatrave shqip-folëse dhe atyre greqisht-folëse në këtë bashki. Bollano është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se investimet më të mëdha, sipas tij, janë kryer pikërisht në fshatin e Qeparo dhe Kudhes. Megjithatë, burime nga njerëzit që jetojnë pikërisht në këto fshatra thonë se nuk ka investime konkrete. Kandidati për Bashkinë e Himarës është pyetur dje edhe për çështjen e ndarjes së pronave. Bollano tha se tokat në Himarë janë ndarë sipas ndarjes së vjetër, që ka ekzistuar para viteve '46. Sipas tij, tokat janë në administrim, por pa dokumentacion. Mos-shitjen e tokave, ai e lidhi me traditën e këtyre njerëzve për tokën dhe prodhimet bujqësore. Kandidati i PBDNJ-se ka falënderuar dje edhe qeverinë Berisha për ndërtimin e një shkolle, ku mësohet dhe flitet greqisht. Sipas tij, ngritja e kësaj shkolle ka qenë kërkesë e komunitetit. "Kjo shkollë ka qenë e ngritur po në atë vend deri në vitin '46 dhe e mbylli qeveria komuniste",- shtoi ai. Bollano tha se në këtë shkollë ka edhe fëmijë shqipfolës, por distance nga fshatrat ka bërë që ajo të mos jetë shumë e frekuentuar. Lobi Sa i përket lobingjeve, kandidati Bollano ka deklaruar se një lob i fortë himariot ekziston edhe në SHBA, një përfaqësues i të cilit, sipas tij, është edhe Xhorxh Tenet. I pyetur konkretisht për këtë të fundit, Bollano tha se edhe Tenet kishte ndikimin e tij. Më tej, Bollano ka folur për arsyet se pse vendosi të kthehej në Himarë si dhe për projektet e tij të ardhshme, duke kundërshtuar turizmin gjigant në fshatrat turistike.

11 comments:

Anonymous said...

(nga bloger i shekullit)
z.Robert Eslie albanologu i shquar kanadez dhe përkthyes në gjyqin e hagës kundër Millosheviçit ka thene: “Fakti është se ka shumë mendime të historianëve, që nuk janë të sakta, kurse historia shqiptare ka një prirje t’i shkruajë gjërat siç i dëshëron të jenë, por jo siç janë”. Kësisoj gati tërë historia e shqiptarëve, shumë libra, përmbajnë falsifikime të tmershme. Duhet tejkaluar kjo situatë, sepse nuk është në favor të populllit shqiptar....”.

LIGOR LUARASI, 01-30-07

Anonymous said...

(nga blogger i shekullit)

Himariotet ka qene dhe do te jene Greke
Kryetari i Bashkise se Himares nuk tha asgje te re pervec ate qe di e gjithe bota qe Himariotet kane qene jane dhe do te jene Greke. Por per cudi kete qe e di tere bota nuk e kane mesuar (ose me mire bejne sikur nuk e kane mesuar) disa mendje shkurter Politikan dhe gazetar Shqiptare. Ne qoftese kudo ne bote gjeni nje person qe te thote se eshte Himariot dhe nuk eshte Grek te jeni te sigurt qe ju genjen ai nuk eshte Himariot. Qe ne zonen e Himares banojne Grek ketu e 4ooo vjet e deshmon Historia jone si dhe emertimet e fshatrave te Himares.
Shtetin Shqiptare nuk do ta gjente asgje e keqe ne qoftese do te pranonte te verteten per ne Himariotet.
Uroj qe te jete sa me e afert dita ku Himariotet te kemi njohjen e duhur nga Shteti Shqiptar.
Te gjitha te mirat

Julian, 01-30-07

Anonymous said...

Eshte skandal te lexosh komentet e shqiptareve tek bloger i shekullit per kete artikull.
Himara ka qene dhe eshte e himarjoteve dhe e kane shijuar e do ti shijojne te mirat e saj shqiptare e te huaj, qofshin greke apo angleze apo amerikane dhe afrikane, kundrejt perfitimit qe do ti sjellin kesaj krahine.
Pra kane leke per te pire nje kafe mysafiret vijne ne Himare? Atehere do ta pine ku te duan, ne Pilur apo ne Ngjipe.
Kane leke per te mare me qira nje dhome per 15 dite, do ta marrin ku te duan ne Qeparo apo Dhermi. Dhe nga kjo do perfitoje dhe shteti shqiptar. Pra i lini himarjotet te ndjehen si te duan, te flasin sipas tradites se tyre dhe te arsimohen si e quajne ata te arsyeshme.
Mentalitetin e tyre nuk mund ta kontrolloni.

Edhe nje here, himara eshte e himarjoteve

llaman

Anonymous said...

Kostaqi sjell per ju nje artikull interesant nga gazeta "albania":

Përfitime, apo “kal i drunjtë” nga Greqia?


Nga Loreta Boti


Në Shqipëri ka njerëz që janë të aftë të bëjnë shumë zhurmë antigreke në media, në politikë, deri edhe në Parlament, të cilët çfarëdo që të bëjnë grekët, e paraqesin si një gjë të dyshimtë, me hile, sipas historisë së vjetër të “kalit të drunjtë“. Dhe gjëja më e çuditshme është se kjo ndodh pasi për shumë kohë është pritur nga grekët që të bëjnë shumë gjëra në Shqipëri dhe janë akuzuar se nuk i kanë bërë nga keqdashja.
Kështu, për një kohë të gjatë, kur emigrantët shqiptarë në Greqi ktheheshin nga vendi fqinj në Shqipëri me paratë e veta dhe ato që ua kishin dhënë të afërmit dhe shokët, për t’ua çuar familjeve të tyre, ata i fshihnin këto para në trup dhe bëheshin pre e vjedhësve, duke u shkaktuar shpesh edhe shumë viktima. Atëherë në Shqipëri zhurmëmëdhenjtë antigrekë thoshin se kjo ndodh ngaqë bankat greke nuk hapin degë në Shqipëri, që emigrantët t’ua çojnë paratë të afërmve me anë të tyre, pasi shteti grek nuk do që të stimulojë kalimin e parave të fituara nga emigrantët në Shqipëri, por do që ato të shpenzohen në Greqi. Dhe vijonin shifra të fantazuara mbi paratë, të cilat po të vinin në Shqipëri do të rrisnin fuqinë blerëse të shqiptarëve, do të ndihmonin në fuqizimin e lekut, si dhe stabilitetin ekonomik në përgjithësi.
Por kur në Shqipëri filluan të hapen degët e bankave greke dhe emigrantët shqiptarë mund t’ua çonin paratë familjeve të tyre me anë të bankave dhe familjarët e tyre t’i merrnin paratë në sportele si gjithë bota, po këta njerëz harruan çfarë kishin thënë dhe filluan të thonë se këtu kemi të bëjmë me një konspiracion grek kundër Shqipërisë, pasi me anë të këtyre bankave Greqia do të kontrollojë financat shqiptare. Tani këta njerëz numërojnë bankat greke dhe japin alarmin për to, si për një rrezik të madh për Shqipërinë. Pak rëndësi ka për këta njerëz se ç’mendojnë për këto banka emigrantët shqiptarë në Greqi dhe familjet e tyre në Shqipëri, që tanimë u çliruan nga një problem shumë stresues për ta.
Kur pas vitit 1990, me ndihmat e ardhura nga Greqia filluan të rindërtohen kishat dhe manastiret e rrënuara ortodokse dhe të ndërtohen të reja për nevojat e popullsisë që ishte rritur në numër, zhurmëmëdhenjtë antigrekë bërtisnin se përse Greqia nëse na e do të mirën nuk jep para për të pajisur spitalet dhe klinikat. Dhe kur filluan të vijnë edhe ndihmat mjekësore, madje filluan të hapen dhe spitale dhe klinika moderne me ndihmën e Greqisë, atëherë filloi të dëgjohet kënga tjetër: Greqia na e ka me hile. Kur grekët punojnë për të modernizuar spitalin ushtarak në Gjirokastër. Por kjo është një gjë e dyshimtë. Këtu ka një hile. Ata që kanë ardhur nga Greqia nuk janë vërtet mjekë, por misionarë të kamufluar nën uniformën e mjekut, ashtu si akejtë brenda “kalit të drunjtë“, deri edhe mafiozë, duke përfituar nga ndonjë rast kur zbulohet ndonjë mjek grek që merret me trafik oprganesh ose fëmijësh. Kur dalin shqiptarë në Greqi që bëjnë krime të tmerrshme, zhurmëmëdhenjtë bërtasin se është raciste që të etiketohen gjithë shqiptarët për shkak të veprimeve që bëjnë disa. Por për grekët përdorin një standard tjetër.
Për shumë vite këta njerëz bënin zhurmë se përse Greqia nuk i legalizon emigrantët shqiptarë që janë në Greqi, duke thënë se Greqia e bën këtë gjë pasi kërkon që t’ i shfrytëzojë ata, duke i përdorur si skllevër dhe se në rast se do t’ i legalizonte atëhere do të ishte e detyruar që t’ i trajtonte sipas standardeve që ka vënë Bashkimi Evropian për emigrantët e ligjshëm. Por tani që Greqia po bën diçka shumë më të avancuar se legalizimi si emigrantë dhe po u ofron emigrantëve me shtetësi shqiptare mundësinë që të bëhen shtetas të një vendi të Bashkimit Europian, fillojnë dyshimet: Jo po këtu ka një hile greke. Greqia kërkon të helenizojë shqiptarët etj. Dhe ajo që të bën përshtypje është se po kjo gjë nuk thuhet fare për Turqinë ku shumë shtetas shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë turke, e kanë deklaruar veten turq, pasi Turqia nuk e njeh kombësinë shqiptare, as për shqiptarët që jetojnë atje prej brezash. Por kundër Turqisë nuk ankohet njeri në Tiranë. E kanë vetëm me Greqinë.
Vite më parë, kur diskutohej çështja e shkollave greke në Shqipëri këta njerëz, zhurmëmëdhenjtë antigrekë, ankoheshin se shteti shqiptar po shpenzonte kot para për shkollat greke të minoritetit të zbrazura nga emigracioni. Ata thoshin se asnjë vend evropian nuk mban shkolla të tilla, ku kishte klasa me dy tre fëmijë, se po harxhoheshin kot paratë e taksapaguesve shqiptarë etj. Prandaj thoshin ata, ose Greqia duhet t’ i mbante me shpenzimet e saj këto shkolla, ose ato duhej të mbylleshin, duke u përqëndruar disa shkolla në një të vetme. Ndërsa kur me ndihmën e Greqisë filluan të hapen shkolla private greke si në Himarë dhe në Korçë, këta njerëz filluan të bërtasin me të madhe se këto duheshin mbyllur, pasi ato ishin “kali i drunjtë“ grek.
Këta njerëz bërtasin me të madhe kundër qenies në krye të Kishës Ortodokse në Shqipëri të kryepeshkopit grek Anastasios dhe ditët e fundit edhe kundër emërimit të një kleriku grek si mitropolit i Gjirokastrës. Këtë gjë ata e quajnë si pjesë të fushatës për helenizimin e shqiptarëve të ndërmarrë me ndihmën e Patriarkanës së Kostandinopojës që solli kryepeshkopin Anastasios. Por këta kritikë, shumica e të cilëve në kohën e komunizmit janë shquar në luftën kundër fesë harrojnë se nuk ishte faji i Patriarkanës së Kostandinopojës që në Shqipëri ishte ndaluar feja, ishin persekutuar klerikët dhe ishte ndërprerë shkollimi i tyre. Kisha Ortodokse në Shqipëri ende nuk ka klerikë të aftë për të marrë vendet e kreut në hierarkinë kishtare dhe kjo nuk është për fajin e Patriarkanës, por për fajin e atyre që ndaluan fenë në Shqipëri. Nuk ishte qeveria greke ajo që mbylli kishat dhe shkollat fetare si dhe burgosi dhe internoi priftërinjtë në Shqipëri. Këta zotërinj e meritojnë që t’ u thuash: Para se të akuzoni, i kërkoni falje Kishës Ortodokse dhe besimtarëve të saj për persekutimin dhe shkatërrimin që provuan ata nga ju që në një mënyrë ose në një tjetër janë fajtorë, ndërsa ata që nuk janë fajtorë t’ i drejtohen shtetit me kërkesën që t’ u kërkojë falje. Dhe mos u shfajësoni me atë se këto të këqija i ka bërë komunizmi, pasi për besimtarët ortodoksë grekë në Shqipëri përgjegjësi është gjithmonë shteti dhe nuk ka rëndësi se çfarë regjimesh vijnë e ikin në Shqipëri.
Një gjë është e sigurt, përkundër zhurmës së antigrekëve shtetasit shqiptarë, si ata që janë emigrantë në Greqi, si familjet e tyre në Shqipëri, por dhe të tjerë, po përfitojnë shumë pikërisht nga ato gjëra që po bën Greqia dhe për të cilat po akuzohet sikur e ka me hile.


2 Dhjetor 2006

Anonymous said...

Nje kritike e brendeshme nga Panajot Barka (i cili ka qene3 deoputet pottani ka krijuar nje parti simoter te PMDNJ qe nuk gezon mbeshtetjen e Greqise). Lexojeni dhe kete: (gazeta Albania)

Përse Dule luan me Himarën


Panajot Barka

Të shtunën, në ditën e parë të takimeve zyrtare elektorale të partive politike me zgjedhësit, Partia e të Drejtave të Njeriut u prezantua me incidentin e parë elektoral, në atë që konsiderohet pika e nxehtë e zgjedhjeve - Himara.
Lajmi në lidhje me incidentin ishte pak a shumë kështu. Disa persona, tre në mumër, “të revoltuar” për faktin se PBDNJ-ja hapi fushatën elektorale në Himarë me fjalime në gjuhën greke, të cilave u parapriu Himni kombëtar grek, tentuan të prishin tubimin e Partisë së Dules. Në këtë përpjekje, ata, duke bërtitur parulla pro kryeministrit Berisha dhe autoriteteve të tjera të larta qeveritare dhe kundër Dules e kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Bollano, u konfrontuan me manifestuesit e Dulës. Për pasojë, pati plagosje të lehta dhe tre persona të shoqëruar në polici.
Komentet e para të ardhura nga PBDNJ-ja ishin se incidenti kishte prapavijë politike pa i vënë gishtin ndonjë subjekti të caktuar politik dhe se personat “keqbërës” janë të njohur në Himarë për aktivitetet e tyre të dyshimta dhe të paligjshme, por të mbrojtur nga shteti.
Lajmi dhe komenti deri këtu nuk do të bëheshin shkas për shkrimin në fjalë. Ose mund të lidhet me një analizë kundër incidenteve të tilla që, për arsye të njohura, marrin një ngjyrim tjetër kur ndodhin në Himarë me precedente edhe më të rënda në të kaluarën. Kuptohet edhe një analizë e tillë ka rëndësinë e vet. Por objekti i këtij shkrimi lidhet me komentin që i bëri si kryetari i PBDNj-së Dulja, ashtu dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Bollano, faktit nëse mitingu ose në miting u përdor gjuha greke. Dulja e konsideroi këtë fakt, sipas mediave, “një përrallë” dhe Bollano në fillim thjesht e mohoi e më pas deklaroi se “kush nuk di greqisht në Himarë”(!). Pra, problemi është tepër i thjeshtë. Pse lidershipi i PBDNj-së i shmanget publikimit të faktit se në miting u përdor gjuha greke? Është e kundraligjshme? Në rast se jo, atëherë pse e shmang për opinionin e gjerë këtë fakt? Në rast se po, pse e aplikon? Po ashtu, në rast se pati njëanshmëri, pra prania e elementit grek shpërfillte domosdoshmërinë e pranisë së elementit shqiptar ose ligjin elektoral, pse u lejua? Po ashtu, në rast se elementi “i irrituar” nga përdorimi i greqishtes u nxit nga dikush për të thënë se “ata janë shqiptarë” dhe në xhep edhe ata mbajnë kartën e identitetit të të qenit homogjenë grek, atëherë kush fshihet pas këtyre mitingashëve dhe çfarë do të arrijë? Të pohojë vërtet një realitet të kundërt nga ai i promovuar në mitingun e PBDNJ-së apo të martirizojë lidershipin e kësaj partie. Pra, momenti sjell në pah një problematikë që një orë e më parë duhet të sqarohet dhe nga ana tjetër lejohet në këtë formë që të abuzohet.
Momenti në fjalë kuptohet që buron në radhë të parë nga dyfytyrësia politike e Partisë së Dules dhe për këtë problem. PBDNj-ja dhe OMONIA e konsideruan fitoren e nënkryetarit të OMONIA-s Vasil Bollano në 2003-shin në Himarë si argument bindës të vërtetësisë se Bashkia e Himarës është pjesë e pandarë e zonave të tjera të minoritetit grek në Shqipëri, të mohuar nga sistemi komunist dhe të papranuar në të gjitha nivelet e realitetit të sotëm në Shqipëri. Në këtë aspekt, pati vlerë edhe raporti i organizmave ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet vendore të atëhershme që përmendte në mënyrë taksative praninë në Himarë të një komuniteti grek. Shndërrimin në simbol të helenizmit në Himarë të një kryetari bashkie (të fituar nga PBDNj-ja në sajë edhe të aleancës me PD-në), e favorizoi dhe beteja pa arsye dhe incidentet tepër të rënda të shkaktuara nga ato forca e qarqe që e konsideronin këtë zgjedhje si goditje të rëndë për nacionalizmin shqiptar dhe pjesë të strategjisë helenizuese të Greqisë ndaj Jugut të Shqipërisë.
Argumenti u përdor me mjeshtëri nga lidershipi i PBDNj-së në ambientet helene për të vërtetuar “aftësitë” e tij në “kurorëzimin me sukses të betejave për çështje të rëndësishme dhe të vështira të karakterit etnik”. Me këtë argument dhe duke mbajtur në këto qarqe për dore Bollanon, Dulja kërkoi të zgjaste jetëgjatësinë e tij në rolin e “një udhëheqësi” largpamës etnik.
Përse e theksojmë këtë. Për arsye se ai asnjëherë nuk artikuloi të njëjtën gjë në qarqet shqiptare. Nuk e ndihmoi për të nënkuptuar faktin se Himara është greke as gjuha ezopike e përdorur prej tij. Ndërsa Bollano mjaftohej ose duke thënë se për këtë duheshin pyetur himarjotët (që do të thotë se ai nuk kishte ide) ose i shmangej pyetjes duke thënë se nuk ishte momenti ose duke folur thjesht për veten e tij.
Të njëjtën gjë bënë këta dy zotërinj edhe me çështjen e shkollës private dygjuhëshe në Himarë. Në Greqi dhe në qarqe të tjera greke trumpetonin si sukses të tyre rihapjen pas pesë dekadash të shkollës greke në Himarë, (duke nënkuptuar një shkollë publike në gjuhën greke që do të saksiononte përkatësinë e Himarës në pjesën tjetër të minoritetit etnik grek në Shqipëri), ndërsa te Berisha kërkonte leje për shkollë private të administruar nga shoqata nën varësinë e PBDNJ-së. Ashtu si edhe u bë. (Nuk mund të mos vihet re se referimet tek elementi grek në Himarë edhe kur pranohen në mjedisin shqiptar u jepet një ngjyrim tjetër nga të qenit pjesë përbërëse e etnisë greke. Dhe këtë e bën në këtë mjedis edhe lidershipi politik i PBDNJ-së dhe i OMONIA-s).
Fakti që për Dulen Himara është greke vetëm kur ai ndodhet në qarqe greke dhe është jogreke kur ndodhet në mjedisin shqiptar, e tregoi dhe rasti i mitingut të fundit. Në rast të kundërt, ai nuk kishte asnjë arsye të mohonte faktin e përdorimit të gjuhës greke në një miting qoftë edhe elektoral. Këtë të drejtë ia garanton Kushtetuta e vendit dhe konventa kuadër?!! Ai pse ia mohon vetes. Dhe më keq akoma. Përderisa e përdori në miting gjuhën amëtare, pse del pastaj dhe përgënjeshtron vetveten? Nga kush fshihet zoti Dulja dhe te kush kërkon të mburret?
Pra, loja e Dules në këtë plan është e rrezikshme. E rrezikshme se ai u kap fort pas “yllit” të Himarës dhe mbështeti pikërisht këtu gjithë avenirin e vet politik duke abandonuar dhe lënë mënjanë gjithë problematikën e pjesës tjetër të minoritetit etnik grek. Dhe po të kemi parasysh vetëm faktin se fëmijët në shkollat publike në gjuhën amëtare në minoritetin grek nuk kanë asnjë tekst mësimor në gjuhën amëtare, ndërkohë që partia e Dules po bën mbi dhjetë vjet në pushtet, atëherë nuk është e logjikshme të pyesim se kujt i shërben zoti Dulja. Në rast se për përfitime politike dhe personale nuk e ka për gjë të kthehet politikisht herë nga e majta e herë nga e djathta, lojëra të ngjashme për çështje si kjo e Himarës e kanë koston shumë të rëndë, aq sa nuk ka kurrfarë rëndësie nëse i faturohet atij.
E rrezikshme se tani ky “yll” duket se nuk po “i ndriçon rrugën e tij” dhe jo vetëm aq. Ai e kupton se fatura e dështimit do t’i mbetet atij dhe ai e di shumë mirë sa peshon dhe ç’do të thotë një faturë e tillë. E rrezikshme është se me këtë logjikë po t’i kërkohet nesër që gjuha greke të mos përdoret publikisht dhe në fshatin e tij në Goranxi, ai do ta pranojë. E rrezikshme është dhe për faktin se me këtë taktikë ai i vë marrëdhëniet shtetërore në lidhje me Himarën në raporte mashtrimi që mbjellin mosmarrëveshje dhe konflikte dhe, ashtu si për shumë çështje të tjera në lidhje me minoritetin etnik grek në Shqipëri apo dhe për probleme të tjera midis dy vendeve, lejon të shtohen paqartësitë dhe qëndrimet e dyzuara dhe të kundërta. E rrezikshme se krijon premisa për marrëdhënie konflikti midis anëtarëve të shumicës dhe pakicës në vend.
Nga ana tjetër, edhe kjo situatë e krijuar herë pas here në Himarë i shtohet frymës së psikozës negative dhe presionit në të gjithë komunitetin e minoritetit etnik grek në Shqipëri, frymë që buron nga ekuivalentimi i gabuar i reciprocitetit, sidomos negativ, në marrëdhëniet bilaterale. P.sh del në sipërfaqe problemi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, menjëherë ekuivalenti kërkohet te minoriteti grek. Shtrohet problemi çam, hapur ose fshehtas analogohet me minoritetin etnik grek. Madje shkohet aq larg, sa edhe minoriteti mysliman i Trakës në Greqi të krahasohet me minoritetin etnik grek në Shqipëri .... Pra, po lejohet shumë mjegull dhe për shumë probleme. Nga kjo mund të përfitojnë ca Dule, por nëse do të lejohet kjo situatë e ardhmja do të korrë errësirë dhe konflikte.



23 Janar 2007

Anonymous said...

Kostaqi po ju sjell dhe nje leter interesante nga Koha jone:


Koha Jone,

"Kur bishti rendon me teper se sopata"

I nderuar Editor,

Lexojmë me vëmendje gazetën tuaj në letrat nga populli. Ajo që më bën përshtypje është epiqendra e
sistemit zgjedhor përsëri në Himarë. Unë nuk jam himariot, admiroj ata njerëz dhe kur vij me pushime i kaloj atje në Himarë. Pyetja që dua të shtroj është
shumë thjeshtë: a kanë cipë këta analistë ose politikanë që vazhdojnë të merren me Himarën, kur ende nuk kanë folur për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Korçën
apo Shkodrën?

A ka më koncepte sot në 2007 të mendosh se në çfarë gjuhe duhet të shkruajë dhe të lexojë apo të këndojë një tjetër person apo grup komunitar, kur koha ecën dhe ne shikojmë atë që kemi përmjerë historikisht pas?

A ka vend të mendosh se përse ky komunitet nuk ka gjuhë zyrtare greke dhe e ka të ndaluar të flasë në gjuhën e tij të lindjes greke, pse se s'ka në kushtetutë gjuhë zyrtare? Po në Serbi, shqiptarët e
Preshevës dhe Bujanovic pse flasin, shkojnë në shkolla, në gjykata, në universitete në gjuhën shqipe,
kur Serbia nuk i njeh gjuhën zyrtare shqip në Serbi (me përjashtim të Kosovës që kishte autonomi të zgjeruar)? Mos duhet thënë se ata janë tjetër lloj dhe
ne tjetër?

Pra kur merresh me Himarën më kujtohet i ndjeri Petro Marko, "Qytetar Nderi i Himarës", i propozuar nga komuniteti himariot, se kur politika e Tiranës rrëshqet keqas dhe merren me Himarën, atëherë i bije të mendojmë se "rëndon më tepër bishti se sopata!" (në këtë rast nënkupto bishtin Himara dhe sopata Shqipërinë)

arianita mango
aragosta6548@hotmail.com

Anonymous said...

Koha Jone,

"Kur bishti rendon me teper se sopata"

I nderuar Editor,

Lexojmë me vëmendje gazetën tuaj në letrat nga
populli. Ajo që më bën përshtypje është epiqendra e
sistemit zgjedhor përsëri në Himarë. Unë nuk jam
himariot, admiroj ata njerëz dhe kur vij me pushime i
kaloj atje në Himarë. Pyetja që dua të shtroj është
shumë thjeshtë: a kanë cipë këta analistë ose
politikanë që vazhdojnë të merren me Himarën, kur ende
nuk kanë folur për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Korçën
apo Shkodrën?

A ka më koncepte sot në 2007 të mendosh se në çfarë
gjuhe duhet të shkruajë dhe të lexojë apo të këndojë
një tjetër person apo grup komunitar, kur koha ecën
dhe ne shikojmë atë që kemi përmjerë historikisht pas?

A ka vend të mendosh se përse ky komunitet nuk ka
gjuhë zyrtare greke dhe e ka të ndaluar të flaës në
gjuhën e tij të lindjes greke, pse se s'ka në
kushtetutë gjuhë zyrtare? Po në Serbi, shqiptarët e
Preshevës dhe Bujanovic pse flasin, shkojnë në
shkolla, në gjykata, në universitete në gjuhën shqipe,
kur Serbia nuk i njeh gjuhën zyrtare shqip në Serbi
(me përjashtim të Kosovës që kishte autonomi të
zgjeruar)? Mos duhet thënë se ata janë tjetër lloj dhe
ne tjetër?

Pra kur merresh me Himarën më kujtohet i ndjeri Petro
Marko, "Qytetar Nderi i Himarës", i propozuar nga
komuniteti himariot, se kur politika e Tiranës
rrëshqet keqas dhe merren me Himarën, atëherë i bije
të mendojmë se "rëndon më tepër bishti se sopata!" (në
këtë rast nënkupto bishtin Himara dhe sopata
Shqipërinë)

arianita mango
aragosta6548@hotmail.com

Anonymous said...

Në Himarë s'ndodhi asgjë e keqe
Shkruar nga Administrator (Koha..)

Nuk e di dhe s'e kuptoj se pse kaq i shqetësuar ky zotëria me emrin Sokol, për çka ndodhi në Himarë? U këndua hymni i Greqisë, fqinjës sonë, shumë bukur, u fol në gjuhën e bukur greke shumë mirë, ç'e gjeti Sokolin, ç'u bë? Asnjë gjë e keqe. Kësaj i thonë Demokraci. Këtu në Amerikë është nder i madh të luash hymnin e çdo vendi e të flasësh në çdo gjuhë. Absolutisht, s'ka asgjë të keqe. Atëherë, pse shqetësohet kaq ky S.Vlora apo ndonjë tjetër?

Gëzim Agai

geao@net.net

Anonymous said...

Në Himarë s'ndodhi asgjë e keqe
Nuk e di dhe s'e kuptoj se pse kaq i shqetësuar ky zotëria me emrin Sokol, për çka ndodhi në Himarë? U këndua hymni i Greqisë, fqinjës sonë, shumë bukur, u fol në gjuhën e bukur greke shumë mirë, ç'e gjeti Sokolin, ç'u bë? Asnjë gjë e keqe. Kësaj i thonë Demokraci. Këtu në Amerikë është nder i madh të luash hymnin e çdo vendi e të flasësh në çdo gjuhë. Absolutisht, s'ka asgjë të keqe. Atëherë, pse shqetësohet kaq ky S.Vlora apo ndonjë tjetër?

Gëzim Agai

geao@net.net

Anonymous said...

Kostaqi po ju sjell tani nje ragim nga sabri Godo, perfaqesuesi i polit musilman ne shqiperi. As me pak e as me sjumekerkon rikthimin ne periudhen moniste kur qeveria hiqte dhe vinte kete donte ne qeverisjen lokale!!!


GODO:
“Kryeministri te shkarkoje Bollanon, po cenohet integriteti”
E Merkure, 31 Janar 2007
Republikani i njohur Sabri Godo ka reaguar ashper ndaj deklaratave se kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Ai ka kerkuar qe kryeministri i vendit te nderhyje per te marre masa ndaj Bollanos, duke shkuar deri ne shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Godos, deklaratat kreut te Bashkise se Himares, qe e cilesojne kete qytet si nje zone minoritare, prekin direkt integritetin territorial te Shqiperise. Dy dite me pare, gjate nje emisioni televiziv, Bollano ishte shprehur se Himara eshte zone e banuar nga minoriteti grek. Sa here qe afrohen zgjedhjet ne Himare, rriten tensionet etnike dhe politike. Ne zgjedhjet e kaluara ne kete qytet u shenuan incidente te renda, qe degraduan deri ne djegien e flamurit shqiptar. Godo ka paralajmeruar se deklarata te tilla mund te nxisin pershkallezimin e incidenteve ne kete zone. “Kryeministri duhet ta pushonte kete njeri, i cili preku integritetin tokesor te Shqiperise dhe, nese nuk e ben kryeministri, duhet te nderhynte Presidenti qe eshte garant i Kushtetutes”, ka qene reagimi i ashper i “babait” te Kushtetutes Shqiptare, Sabri Godo. Sipas tij, deklarata te tilla nuk duhet te lejohen e te kalojne lehte, nuk duhet te merren thjesht si propagande elektorale, sepse edhe ne kete veshtrim pastaj kane rrjedhojat e tyre dhe ndodhin ato qe ndodhen ne zgjedhjet e kaluara ne Himare. “Behet perleshje me njerez te sjelle nga jashte ne Himare, te cilet cojne ne prishjen e rendit te zgjedhjeve ne teresi. Ata duhet te frenohen ne kohe”, ka theksuar Godo. Bollano i cili eshte edhe kandidati i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per Bashkine e Himares, eshte bere shpeshhere objekt debati, per shkak te deklaratave te tij ne lidhje me ceshtjen e minoritetit grek. Ndonese ne zgjedhjet e kaluara u zgjodh ne kete post me mbeshtetjen e PD-se, duket se ne 18 shkurt do te garoje i vetem, pasi asnjera nga dy partite kryesore nuk pranoi te bashkepunoje. E.Prendi

Anonymous said...

Kostaqi po ju sjell tani nje ragim nga sabri Godo, perfaqesuesi i polit musilman ne shqiperi.
-----------------------------------

Per bese! Nuk e dija qe Himara e paska tejkaluar fazen e 'krahinorise autonome', dhe qenka ngritur ne rang planeti?

Ketij me siper qe shkruajti kete xhevahir llogjik: si ia keni vene emrin planetit mo?

kreshnik