Wednesday, January 10, 2007

Modeli Myftaraj i analizes politike

note: Disa nga tezat e Myftaraj : a) linja greke kërkonte që PS të kontrollohej nga një lidership kristianësh ortodoksë
b)linja sorosiane kërkonte që PS të kontrollohej nga një lidership njerëzish me identitet të dyzuar, të tillë që të ishin me origjinë hebreje
c)Edi Rama është me identitet të dyzuar, duke qenë nga një familje me origjinë të largët hebreje që është konvertuar në fenë e krishtere ortodokse, madje duke qenë edhe gjysëm-himariot((nga nëna))
d) Yannis Latsis, në vitin 1991 krijoi një fondacion për të ndihmuar çështjen greke në “Vorio-Epir”. Synimi i këtij fondacioni ishte që në Shqipëri, kryesisht tek e majta, të krijohej një lidership politik që do të favorizonte hyrjen dhe dominimin ekonomik të biznesit grek, posaçërisht të atij të Latsis
e)Fatos Nano dha dorëheqjen si kryetar i PS-së, u zhvillua një takim konfidencial mes Soros dhe Latsis për t’ u siguruar pëlqimi grek për ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së.


Takimi sekret i miliarderëve Soros-Latsis për fatin politik të Edi Ramës
Tuesday, 09 January 2007 ("SOT")
Nga Kastriot Myftaraj - Gjatë pushimeve në ditët e ndërrimit të viteve është zhvilluar një takim konfidencial midis multimiliarderëve, hebreo-amerikanit George Soros dhe greko-zviceranit Spiro Latsis, ku më së shumti është diskutuar për fatin politik të Edi Ramës.Këta të dy përfaqësojnë dy qendrat ndërkombëtare të cilat, që prej vitit 1991, kur PPSH u shndrrua në PS, ka pasur dy qendra ndërkombëtare që kanë tentuar të marrin nën kontroll të majtën shqiptare, duke zbatuar skemën e tyre për lidershipin e saj. Këto dy qendra janë Greqia, e mbështetur nga lobet e diasporës greke në Perëndim, me përfaqësues më të shquar miliarderin Spiros Latsis (Llacis)si dhe qarqet ndërkombëtare hebreje me përfaqësues kryesor George Soros. Këto dy linja, edhe pse mund të kenë pasur dhe kanë interesa imediate, çka i ka bërë ose mund t’ i bëjë që të bashkëpunojnë, në sens final, kanë qëllime të kundërta. Derisa linja greke kërkonte që PS të kontrollohej nga një lidership kristianësh ortodoksë, linja sorosiane kërkonte që PS të kontrollohej nga një lidership njerëzish me identitet të dyzuar, të tillë që të ishin me origjinë hebreje dhe që tashmë, falë një projekti të Sorosit, ishin rikthyer në identitetin hebre, gjithsesi duke mbetur kriptohebrej, që mos të shkaktohej alarm në botë. Edi Rama u zgjodh nga George Soros për t’ u mbështetur, duke u parë si një njeri që kishte cilësitë për t’ u arritur një kompromis midis linjës sorosiane dhe asaj greke. Kjo për faktin se Edi Rama është me identitet të dyzuar, duke qenë nga një familje me origjinë të largët hebreje që është konvertuar në fenë e krishtere ortodokse, madje duke qenë edhe gjysëm-himariot (nga nëna), çka për grekët ka shumë rëndësi, pasi dihet rëndësia që ata duan t’ i japin Himarës në politikën greke në Shqipëri. Natyrisht që entourage e Edi Ramës në pushtet do të përbëhet nga kriptohebrej sorosianë të llojit të vet si Erion Veliaj dhe Megi Ajtyresa. Ngjitja e Edi Ramës në postin e kryetarit të PS-së është një lëvizje pas së cilës qëndrojnë forca, në rradhë të parë të huaja, që e kanë mbështetur Ramën në karrierën e vet politike. Këto forca nuk gjenden vetëm në kancelaritë e huaja, por edhe në qendra të tjera, ose më saktë janë rezultat i një kombinacioni të qendrave të politikës me ato të ekonomisë, që përmenda më lart. Politika e madhe ka nevojë për paranë e madhe dhe paraja e madhe ka nevojë për politikën që të shumëfishohet; ky është një rregull i vjetër sa bota. Por Soros e di që për të bërë në mënyrë të qendrueshme një ndryshim të tillë në lidershipin e së majtës shqiptare duhet të ketë konsensusin e Athinës, e cila që pas rënies së komunizmit në Shqipëri e sheh PS-në si partinë e madhe shqiptare ku Athina ka influencë më të madhe. Njeriu kryesor mbi të cilit Soros ka kërkar që të influencojë në Athinë që të arrihet ky kompromis është greko-zvicerani Spiros Latsis, një nga njerëzit më të pasur të botës, që sipas listës “Miliarderë të Botës”, të publikuar nga revista “Forbes”, për vitin 2006, është i pesëdhjetëenjëti në listën e njerëzve më të pasur të botës, me 9.1 miliardë USD. Familja Latsis ka qenë gjithherë e angazhuar në çështjen e “Vorio-Epirit” dhe ka interesa të mëdha ekonomike në Shqipërinë paskomuniste. Babai i Spiros, Yannis Latsis, krijuesi i pasurisë së familjes, i cili vdiq para tre viteshm në vitin 1991 krijoi një fondacion për të ndihmuar çështjen greke në “Vorio-Epir”. Synimi i këtij fondacioni ishte që në Shqipëri, kryesisht tek e majta, të krijohej një lidership politik që do të favorizonte hyrjen dhe dominimin ekonomik të biznesit grek, posaçërisht të atij të Latsis Group, në Shqipëri. Prej këtij fondacioni ka përfituar shpesh ndihma financiare edhe PS, kur ka qenë në opozitë dhe posaçërisht Fatos Nano. Familja Latsis, duke përdorur lidhjet e saj në SHBA-të, posaçërisht miqësinë e saj me familjen Bush për shkak të interesave të përbashkëta në biznesin e naftës, punoi para vitit 1997, që e majta shqiptare të bëhej e pranueshme në Washington. Mjaft të thuhet se kur ish-Presidenti George Bush Jr, vizioi Shqipërinë në vitin 1996, i shoqëruar nga Colin Powell, për të takuar Presidentin Berisha në Vlorë, pas zgjedhjeve të kundërshtuara të majit 1996, ata udhëtuan në jahtin superluksoz të familjes Latsis, që kjo ua kishte vënë në dispozicion për një udhëtim në Mesdhe. Me ardhjen e PS-në në pushtet, Spiros Latsis siguroi favore të mëdha ekonomike në Shqipëri. Sot Latsis ka interesa të mëdha ekonomike në Shqipëri, nëpërmjet kompanive greke ku ai ka aksione. Spiros Latsis, edhe pse jeton në Zvicër, është shumë i angazhuar në çështjet ekonomike dhe politike, në Greqi dhe madje në Shqipëri. Holdingu i tij “Latsis Group” zotëron 30% të “Hellenic Petroleum”, kompanisë gjigande greke të naftës, që sot dominon tregun shqiptar, falë favoreve që iu bënë në kohën kur PS qe në pushtet. Holdingu i madh i familjes Latsis, EFG Bank Group, një konsorcium bankar ndërkombëtar, i kuotuar në bursat e Athinës dhe të Zurihut, zotëron paketa të rëndësishme aksionesh në të gjitha bankat greke që kanë hapur degë në Shqipëri. Gjithashtu “Latsis Group” zotëron aksione edhe në kompanitë “OTE” dhe Vodafone Greece që zotërojnë tregun e telefonisë mobile në Shqipëri, nëpërmjet off-shore të tyre. Nuk ka biznes grek në Shqipëri, ku familja Latsis nuk i ka futur duart në një mënyrë ose në një tjetër. Spiro Latsis është njeriu që ka peshën e duhur në Athinë për të influencuar që skema politike e Sorosit në Shqipëri të pranohet nga qeveria greke. Në vitin 1998, para se Edi Rama të lançohej në politikë, duke marrë postin e ministrit të kulturës, u bë një takim Soros-Latsis. Në këtë takim Soros e propozoi Edi Ramën si një gjetje kompromisi mes dy linjave, në sensin që e kam shpjeguar më lart. Latsis e pranoi idenë e Sorosit si një eksperiment, duke ia lënë kohës nëse Edi Rama duhej të mbështetej për të dalë në krye të së majtës shqiptare. Si rezultat i këtij kompromisi Soros-Latsis Edi Rama pati mbështetjen hebreje dhe greke për të ardhur në krye të bashkisë së Tiranës, mbështetje që u shpreh simbolikisht nga këshilltari piktoresk hebre, Berkovitz i dy fushatave elektorale të Edi Ramës, i cili meqë ra fjala, duke dalë me veshjen dhe look-un e një kleriku të një sekti ekstremist hebre, ka dhunuar laicitetin e politikës shqiptare. Ndërsa homologut grek të Berkovitz, Nicolas Gage, Edi Rama i dhuroi minimalisht një apartament duplex në Tiranë, në “bllok”, ose më saktë dy kate të një pallati luksoz. Në shtator 2005, kur Fatos Nano dha dorëheqjen si kryetar i PS-së, u zhvillua një takim konfidencial mes Soros dhe Latsis për t’ u siguruar pëlqimi grek për ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së. Në këtë takim, që mund të konsiderohet si një “Jaltë” hebreo-greke për influencën në të majtën shqiptare Soros propozoi që Edi Rama si një gjetje kompromisi mes dy linjave, në sensin që e kam shpjeguar më lart. Latsis e pranoi idenë e Sorosit, por përsëri si një eksperiment, duke ia lënë kohës nëse Edi Rama duhet të mbetej për shumë kohë në krye të së majtës në Shqipëri, ose jo. Në këto ditë të shkallëzimit të konfliktit politik në Shqipëri, kur fija e fatit të Edi Ramës është holluar shumë, dhe në pyetje është qendrimi i tij në krye të PS-së, janë takuar përsëri dy “moirat” e tij, Soros dhe Latsis. Soros kërkon mbështetjen greke që Edi Rama të fitojë zgjedhjet vendore, duke fituar natyrisht edhe në Tiranë, që më pas të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në prag të së cilave Edi Rama do të bëjë një pastrim radikla në parti, që do të bëjë që kundërshtarët e tij mos të zgjidhen deputetë. Pasi PS t’ i fitojë këto zgjedhje Edi Rama do të vijë në pushtet si kryetar i një qeverie me njerëz të llojit të aktivistëve të Lëvizjes “Mjaft”, ndërsa në krye të Bashkisë së Tiranës do të vijë Erion Veliaj. A do të sigurojë Soros mbështetjen greke për këtë plan? Hezitimi i Latsis vjen se figura e Edi Ramës, që nga Soros shihet si një bazë për kompromis mes dy linjave, asaj hebreje dhe asaj greke ka filluar të shkaktojë një konflikt të ashpër midis palëve. Logjika të thotë se mund të ketë një kompromis midis Greqisë dhe Sorosit për lidershipin e së majtës në Shqipëri të materializuar në personin e Edi Ramës, pasi në Greqi antisemitizmi është shumë i fortë. Në Greqi, pothuajse të gjithë, elitat dhe njerëzit e thjeshtë, besojnë në teorinë e konspiracionit hebre kundër Greqisë dhe se shumë nga pjestarët e elitave greke, politike, ekonomike dhe akademike janë kriptohebrej të mbështetur nga qarqet hebreje ndërkombëtare, që punojnë kundër interesave greke. Në nëntor 2003, artisti më i shquar grek i gjallë, kompozitori Mikis Teodorakis, në një konferencë për shtyp ku kishte në krah ministrat grekë të Kulturës dhe të Arsimit, u shpreh se çifutët janë rrënjët e të gjitha të këqijave në botë dhe vazhdoi duke thënë se hebrejtë kanë vetëm Abrahamin dhe Jakobin që janë hije, ndërsa grekët kanë Perikliun. Dy ministrat nuk e panë të arsyeshme ta qortojnë Teodorakisin, madje as të distancohen nga kjo deklaratë. Dy ministrat, që për më tepër qenë të së majtës, që supozohet të jetë më liberale, vepruan kështu se e dijnë që grekët janë një popull shumë antisemit dhe ata dhe partia e tyre vetëm do të humbnin pikë nëse e kundërshtonin Teodorakisin që në Greqi është një ikonë kombëtare. Një kompromis midis Athinës zyrtare dhe qarqeve hebreje ndërkombëtare, të përfaqësuara nga Soros, për lidershipin e Ps-së në Shqipëri, në personin e Edi Ramës, do të shihej si një provë e vërtetësisë së kësaj teorie dhe madje si një premisë që një gjë e tillë të bëhet dhe në Athinë. Prandaj, grekët nuk mund të bëjnë kompromis me Soros për lidershipin e PS, me Edi Ramën si pikë e arritjes së kompromisit. Familja Latsis njihet si një familje që ka të kultivuar antisemitizmin tradicional grek dhe që është edukuar nga padroni i familjes, Yannis Latsis me krenarinë që ka hyrë në biznesin e hebrejve (financën e lartë) me kapitale të vëna me punë dhe jo me spekulime. Veçanërisht George Soros është urryer dhe urrehet posaçërisht nga Yannis dhe Spiros Latsis. Veprimet e fundit të Sorosit në politikën shqiptare, posaçërisht tek e majta, familja Latsis i sheh si një sfidë turpëruese që i bëhet asaj në një domen që ajo e quan si të vetin do të thotë si të Helenizmit ortodoks. Por, gjithashtu, familja Latsis e di mirë se çfarë çmimi paguan në rast se sfidon një njeri të nivelit të Soros. Këtu ka një rol dhe sedra e lënduar e miliarderit. George Soros, në fakt në renditjen e njerëzve më të pasur të botës, sipas të dhënave që jep revista «Forbes» për vitin 2006 renditet i shtëdhjetënjëti në listën e njerëzve më të pasur të botës, me 7.2 miliardë USD, njëzet vende pas Spiros Latsis. Por fuqia e Soros nuk qendron vetëm tek sasia e parave që ai zotëron personalisht, por tek sasia e parave që është në gjendje të aktivizojë në spekulimet që bën, në kombinacion me njerëz të tjerë të pasur. Gjithsesi, Latsis ndihet i fyer në sedër se është cënuar nga një njeri më pak i pasur dhe për më tepër nga një spekulant. Në raport me SHBA-të, të dy palët, Soros dhe Latsis, kanë interesa kontradiktore. Soros është sot zëdhënës i shquar i një fraksioni të establishmentit amerikan që ndan një vision të kundërt me atë të Presidentit Bush, për rolin e SHBA-ve në botë. Soros, duke folur pa terma gjysmake, që para zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA-të, e ka quajtur largimin e Presidentit Bush nga pushteti, si një çështje jete ose vdekjeje për të (Soros), duke qenë se sipas Soros, Presidenti Bush është një rrezik për botën. Natyrisht që Soros dhe ata që qendrojnë pas tij, nuk e kanë thjesht me Presidentin Bush, por me atë pjesë të atij fraksioni të establishmentit amerikan që përfaqësohet nga Bush. Në analizë të fundit Soros është kundër lidershipit amerikan në botë, pasi vetëm me politikën e Bush, SHBA-të mund ta kenë një rol të tillë në botë. Në anën tjetër, Spiros Latsis, edhe pse ka lidhje të shumta në SHBA-të dhe mburret për miqësinë me familjen Bush, është vënë në opozitë me SHBA-të, duke mbështetur interesat nacionale greke, tashmë të riformuluara dhe të orientuara nga Rusia, në atë që në Athinë quhet “diplomacia greke e energjisë“. Këtu fjala është për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Alexandroupolos, që është një projekt ruso-greko-bullgar, si dhe për ndërtimin e gazësjellësit që nëpërmjet Greqisë do ta çojë gazin rus në Itali. që parë me kundërshtim nga SHBA-të Këto projekte janë parë me kundërshtim nga SHBA-të, ku kundërshtimi për të dytin ka qenë zyrtar i artikuluar nga zëdhënësi i Departamentit të Shteti, fill pas vizitës së Presidentit rus Putin në Athinë, në shtator të këtij viti, si dhe më pas nga ambasadori amerikan Ries në një intervistë për gazetën greke “Vima“. Si inicues i ndërtimit të naftësjellësit Burgas-Alexandroupolos doli “Latsis Group”. Për të ulur animozitetin që ky projekt shkaktoi në SHBA-të “Latsis Group” tërhoqi në këtë projekt edhe kompaninë e madhe amerikane të naftës “Chevron”, e cila pavarësisht nga shpresat që mund të ketë pasur, tashmë gjendet në këtë ndërmarrje në një rol dekorativ, si gjethe fiku amerikane e lakuriqësisë së gjeopolitikës ruso-greke. Por “Latsis Group” pritet të marrë “fetën” e vet të mirë edhe në projektin e gazsjellësit të sipërpërmendur. Pra, si Soros, ashtu dhe Latsis kanë secili “thembrën e Akilit” në marrëdhëniet me atë pjesë të establishmentit amerikan që dominon dhe duket se do të dominojë dhe në të ardhmen politikën amerikane në botë dhe posaçërisht në Ballkan. Kjo gjë shkon në favor të interesit nacional shqiptar. Në rrethanat e kësaj përplasjeje mes linjës greke dhe asaj hebreje në Shqipëri, Edi Rama mund të humbë mbështetjen greke dhe madje të silurohet nga Greqia për t’ u larguar nga posti i kryetarit të PS-së, madje për t’ u larguar përfundimisht nga politika e madhe. Duke konsideruar faktin që linja hebreje e Soros në SHBa-të është në konflikt me linjën anglosakse që aktualisht përfaqësohet nga Bush (konflikt që nuk pritet të përfundojë me mbarimin e mandatit presidencial të Bush jr.), duket se Edi Rama që ka interesa dhe biznese në Kaliforni, ku ato i administron për të i vëllai Olsi Rama, sigurisht që e ka parë kuriozitetin e madh të kësaj zone thyerjen tektonike të San Andrea, që vende vende është e dukshme dhe në sipërfaqe, çka e bën ta rrokë krejtësisht kuptimin e krahasimit se Edi Rama, që ka hyrë në politikë si një skifter, mund të gjendet befas në gjendjen e atyre zogjve të shokuar të rënë përtokë, që gjatë tërmetit, kur përplasen pllakat tektonike, coptohen prej tyre.

1 comment:

Anonymous said...

note: Ο Ιωάννης Λάτσης ίδρυσε και χρηματοδότησε το Ίδρυμα Υποτροφιών Ι.Σ. Λάτση, το 1968, καθώς και το Ίδρυμα Αποκαταστάσεως Ομογενών εξ Αλβανίας, το 1991, τα οποία έχουν μια αξιοπρόσεκτη και πολυεπίπεδη συνεισφορά στους τομείς της εκπαίδευσης, της επαγγελματικής κατάρτισης και της κοινωνικής πρόνοιας.

Jani Laci themeloi dhe finacoi Fondacionin "J. Laci" dhe "Fondacionin per mbeshtetjen e homogjeneve nga Shqiperia". Te dyketa fondacione kane nje kontribut te shenushem dhe te gjithanshem ne fushen e arsimimit, pergatitjes profesionale dhe perkujdesje sociale.
Pra emrtimi sipas stilit alla Myftaraj nuk i pergjigjet realitetit

nga Kostaqi