Wednesday, January 17, 2007

PERGJIGJE Z. KONGOLI dhe mesazhi i tij

PERGJIGJE Z. S. KONGOLI

Z. Kongoli, Ju përshëndesim gjithashtu. Komentin tuaj e filloni mbi një bazë refuzimi të të dhënave egzistuese dhe apriori konsideroni që pikëpamjet tuaja janë ato te “vërtetat”. Do të ishte e dëshirueshme që një diskutim ta fillonim me një sistem argumentash ku të rrëzoni ato që janë paraqitur në web-in tonë. Në momentin që nuk e bëni këtë ne komentin tuaj nuk kemi se çfarë të përgjigjemi. Lidhur me figurat himarjote që përmendët më lart si P.Marko, N. Muko ku nuk sillni dhe figura të tjera të shquara si Spiro Milo, Zhorxh Tenet etj, vërejtja juaj është më se drejtë dhe është në projektin tonë të paraqisim të tilla figura. Nqs do të shkoni në blogger (të Himarës) bile do te gjeni komente për N. Muko, që me që erdhi fjala figura e tij si këngëtar himarjot është paraqitur nga dimensioni i tij më i tkurrur si krijues këngësh shqipe. Në të vërtetë blloku i tij shënimeve përmbante në shumicën dërmuese këngë greke siç dëshmon dhe Eno Koço në librin biografik të së ëmës Tefta Tashko. Dhe këngët himarjote janë kënduar greqisht, megjithë ngarkesën ideologjike të imponuar gjatë sistemit monist, ashtu siç këndohen në hapësiren epirote. Kurse polifonia e ashtuquajtur labe nuk është veçse ndikim i këngës epirote në tërësi. Nuk ka dyshim që në Web-in tonë do evidentohen gjithë figurat Himarjote, që kanë vënë qoftë dhe një gur në ngrehinën e kulturës së kësaj zone (webi ka karakter lokal dhe figurat tjera shqiptare do paraqiten në atë masë që lidhen direkt me kulturën himarjote ashtu siç është figuara e Dh Shuteriqit e parë nga A. Kondo, E Tedi Papavramit etj). Gjithashtu në site-in tone do të gjejnë vend dhe kritikat e mirëfillta shkencore që nuk fillojnë me shprehje të tilla “jeni bërë më grekë se grekët”, “ju ka marrë koka erë” dhe shabllone të këtij lloji të papranueshëm në Web-in tonë. Shprehim keqardhjen që një pjesë e materialeve dokumentare janë të papërkthyera në shqip që të mundësojë komunikimin edhe me ata që s’dinë greqisht. Sa për opinonet tuaja rreth gjuhës të lashtë dhe të re greke nuk e di ç’doni të thoni, por e qartë është se ju nuk keni atutorizimin e asnjë himarjoti për tu prononcuar rreth përkatësisë kombëtare të tyre. Dhe marrëdhëniet e personave brenda një shteti përcakton nga interesat e përbashkëta të tyre dhe jo nga ato që i dallojnë ata, siç ndodh psh në ShBA ku gjen pjestarë nga gjithë kombet e botës dhe në këtë senc janë edhe me ju. . Site himara.eu është në plotësim e sipër por ende nuk kemi bashkëpuntorë të mjaftueshëm për të paraqitur gjithë hapësirën kulturore të Himarës, prandaj kemi kërkuar publikisht nëpërmjet gazetës “Tribuna” në Athinë bashkëpuntorë. Dhe përfitojmë nga rasti të ftojmë dhe dashamirësit e Himarës të kontribojnë për këtë qëllim që do shumë mund dhe kohë. Gjithshtu figura të dashura të teatrit si R. Ndrenika do të gjenë vend. Polifonia dhe me shumë rreshta biles, që nuk është veçse një vijimësi e traditës së lashtë të këngëve korale që i gjen në tragjeditë greke dhe në gjthë Epirin e sotëm siç kanë dëshmuar dhë studjues muzikologë shqiptarë, do të jetë prezent në të ardhmen. Gjithashtu artistët e shquar që përmendi ju me kohë do të gjejnë vend. Edhe ju do te jeni i mirëpritur për çdo koment logjik e konstruktiv që mund ta dërgoni vetë direkt si koment ne blogger te Himara.eu apo si artikull në rubrikën Artikuj Pra mungesat që përmnedi shpjegohen me moshën vetëm 6 mujore të këtij site-i. Por i gjithë ky aktivitet kulturol përbën vetëm një aspekt të siti-it turistik, që ka qëllim të reklamojë dhe promovojë zhvillimin turistik në Himarë për të tërhequr turistë dhe kjo mendoj se hapat e para janë pozitive.
Ju falem nderit për komentin dhe punë të mbarë gjthashtu


Mesazhi i z. S. Kongoli
Pershendetje

Une jam nje qytetar nga Tirana qe pata rastin te vizitoj faqen tuaj te ëebit. Te them te drejten me ben pershtypje qe jeni bere "me katolike se papa" dhe keni dale me greker se greket vete.
Me vjen keq vertet per ata himariote qe u eshte bere gjaku uje. Ok more zoterinj per gjerat qe kemi shkruar aty . Po si nuk kemi shkruar nje rresht per Petro Markon me te cilin krenohet gjithe Shqiperia. Por jo vetem per te por edhe per Neço Mukon, Lefter Cipen, Andrea Varfin, Llambro Rucin, Aleks Cacin, Robert Ndreniken etj
Shkruani se 85 per qind e krahines flet gjuhen amtare greke. Po ceshte greqishtja ? Nje gjuhe qe ska asnje ngjashmeri me greqishten e vjeter. Kete e thone te gjithe ata qe merrem me histori . Edhe ju nuk jeni greker, por jeni shqiptare qe flisni greqisht !
Shqiperia i ka humbur per fat te keq te gjitha lufterat rajonale e boterore qe jane zhvilluar ! Si ka mundesi qe ky vend i vogel e pa mbrojtie te kete ne gjirin e tij toka greke ( Dashnorja e perendimit dhe e perkedhelura e lindjes "R.Kaplan).
Perse nuk e keni pare te arsyershme te shkruani nje resht per iso -polifonine e famshme te zones ? Apo se ajo kendohet ne shqip.
Me greket jemi fqinj dhe une personalisht i nderoj mjaft. I nderoj per Sokratin , Aristotelin, El Gregon, Kazanxaqin qe kisha greke e nemi ! Por sigurisht nuk mund te dua ata qe u ka marre koka ere. Qe duan te destabilizojne dhe ti japin dermen shqiperise se drobitur e te varfer nga hallet e saj.

Shpresoj se nuk do ti keq kuptoni mendimet e mia.

Ju uroj puneë të mbarë.

1 comment:

Anonymous said...

Bisedoni qytetarish me qyteterimin.


Ekziston sot tek shqiptaret, mendimi se himariotet filluan te ndihen dhe te shprehen “sot” ne menyre te tille(nenkupto greke). Nuk e kam fjalen per forumet e panumerta ku te rinj e te reja, kane bindjen e paperkulshme se himarjotet ne shtepite e tyre kane folur gjithnje shqip, po per persona te ritur, te pjekur dhe te shkolluar, qe me te njejten paperkulshmeri, kerkojne te ngjisin nota turpi ne sjelljen dhe bindjet e himarioteve.
Une nuk jam rritur ne Himare, pasi per arsye pune, prinderit e mi i kishin transferuar ne tjeter qytet. Ne himare shkoja normalisht per te takuar njerezit e mi dhe per te bere pushimet e veres. Gjyshja ime gjithashtu, u transferua ne qytetin ku une jetoja afer djemve te saj. Une u rita afer saj dhe menyra se si e fliste shqipen ajo, dhe perse me fliste here ne nje gjuhe e here ne nje tjeter, nuk me bente pershtypje. Nje dite(tani vone), duke biseduar me tim ate, po pyesja per disa gjera qe kur je i vogel, nuk ke as interesin dhe as kuriozitetin ti dish. Behej fjale per jeten e tim eti kur kishte qene i ri. Kur u transferua nga Himara? Ku kishte punuar, etj. Mund te duket edhe cudi, po une kam bindjen se shume tridhjet-vjecare, nuk dine shume detaje per jeten e prinderve te tyre. Ne nje prej ketyre diskutimeve, e pyeta pikerisht per gjyshen qe tashme nuk jetonte me, dhe mesova se ajo, kur ishte transferuar, nuk dinte asnje fjale shqip. Kjo ishte dicka e re per mua dhe i shtyre nga kurioziteti i bera pyetje te tjera nga te cilat mesova se edhe im ate, kishte filluar te mesonte shqip ne moshen 7-8 vjecare kur kishte filluar shkollen. Dija disa fjale, me thote im ate, se afer shtepise tone, ndodhej nje repart ushtarak dhe ushtaret vinin per te mare uje e gjera te tjera, po fjalet reduktoheshin ne “mirmengjes”, “mirdita”, “po”, “jo” etj. Gjithashtu me tha se shqip ne pergjithesi dinin burrat qe leviznin me shume ne zonat shqipfolese perreth, ndersa nga grate shume pak prej tyre kuptonin shqip dhe gjyshja ime ishte nje prej atyre qe nuk dinin fare.
Une qe jam himariot, po te me pyesnin pak vite me pare se kur ka filluar te flase shqip gjyshja, babai, xhaxhai im, do te mund ti jepja pergjigjen “si gjithe te tjeret, qe i vogel”, pa e ditur se po jepja nje pergjigje te gabuar. Duke menduar qe une kam qene ne kontakt te vazhdushem me Himaren, degjoja qe neper shtepira dhe kudo flitej vetem greqisht dhe nuk e dija akoma se shqipen ne Himare femijet e mesonin vetem kur shkonin ne shkolle, cfare mund te dije nje qe nuk eshte nga Himara, nje nga Tirana, nje nga Shkodra, nje Kosovar, dikush qe ne Himare shkonte thjesht per pushime, qe futej ne klubin e spilese dhe per te nuk ndryshonte asgje, pasi kamarieri e shihte qe nuk ishte vendas dhe i fliste shqip, dikush qe nuk eshte futur kurre ne nje familje himarioti?
Pergjigja eshte shume e thjeshte, po ajo cka me ben pershtypje eshte perse asnje nga ata qe dalin si atdhetare te flakte sot, nuk i japin vetes miresine e dyshimit, po pa ditur asgje dhe duke mare shabllon ate cka i thone te tjeret, ngrene zerin kunder himarioteve duke i share e ofenduar?
Perse keta njerez qe flasin me terma “himara ka pasur trima qe kane luftuar dhe nderuar Shqiperine”, nuk na thone ndonje emer dhe nuk e pyesin veten se perse historia e shqiperise nuk i ka zene ndonjehere ne goje keta trima? Mos valle flamuri nen te cilin luftuan nuk ishte pikerisht ai shqiptar? Perse zene ne goje vetem Petro Markon kur e dime shume mire se ai shkruajti ate cka duhet te shkruante po nuk do ta dime kurre se c’kishte vertete ne shpirt Petrua yne?
Vellezer shqiptare, reagoni ndaj mendimit te keq, reagoni ndaj mendimeve te mykura, reagoni ndaj paditurise. Gjithkush nga ju mund te krijoj mendimin e vet per Himaren dhe himariotet, po eshte e rendesishme te dini se mbi c’baza e krijoni kete mendim. Ndonjehere duhet edhe te keni kurajon per te perdorur shprehjen “nuk e di”. Nuk eshte turp te mos dish gjithcka, nderkohe qe tingellon e pandershme te krijosh bindje dhe per me teper ti shprehesh keto bindje pa ditur asgje. Me ka rastisur personalisht te flas me shqiptare, qe nuk dinin te vinin gishtin se ku ndodhej Himara ne harte nderkohe qe bindjet e tyre gati sa nuk mernin flake. Mos u mesoni femijeve tuaj gjera qe ju vete nuk i dini, por mesojuni atyre te dine te krijojne idete ne baze te fakteve. Kini respekt per femijet tuaj. Nuk i thuhet femijes tend qe Pirro i Epirit ishte shqiptar, nderkohe qe ne te gjitha enciklopedite e botes Pirro eshte Pirro greku. Cfare do te ndryshonte nese Pirro do te ishte shqiptar? Pse keni tendencen qe te beni shqiptar edhe Adamin dhe Even? Nuk e kuptoni qe perpiqeni te krijoni kufij, ne nje kohe qe bota e qyteteruar kerkon ti heqe kufijte? Hapjani drites shpirtin tuaj dhe bashkebisedoni me vellezerit tuaj grek-himariot. Ne dime shume mire shqip dhe shume prej jush tashme dine shume mire greqisht. Eshte e thjeshte te vendosim epitete te ndersjellta, po eshte me frutdhenese te bisedojme ne menyre te qyteteruar, se kush flet me nje himariot, eshte duke folur me nje qytetar.

[edvin@fastwebnet.it]