Sunday, February 11, 2007

Dy opinione te kunderta rreth fushates zgjedhoe ne Himare:

1. Kunder-thirrje drejtuar popullit Himariot
http://groups.yahoo.com/group/clubhimara/message/3131


Une nuk perbej dhe nuk bej pjese ne asnje shoqate biznesi dhe ne asnje formacion politik. Cfare shkruaj ketu, e shkruaj si nje qytetar i thjeshte i Himares dhe ne nje kendveshtrim absolutisht personal, nje himarjot qe si gjithe te tjeret, preokupimin e ka tek familia, shtepia, toka dhe a ardhmja e femijeve te tij.

Nuk do te perdorja kurre fjalen "thirrje" duke ju drejtuarHimarioteve, pasi Himariotet nuk kane nevoje per thirrje per te orientuar idete dhe deshirat e tyre. Tu drejtohesh me "thirrje" Himarioteve, dhe per me teper, te pretendosh te besh mendjendriturin perballe tyre, te pretendosh te jesh dikush qe i kuptoka gjerat dhe ata jo, te pretendosh te jesh realist dhe ata jo, te pretendosh te jesh syhapur dhe ata sylesh, do te thote te mos i njohesh fare Himariotet.

Himariotet thirjen e tyre e kane ne shpirt, e kane trasheguar dhe do ta trashegojne ne breza ashtu si edhe inteligjencen, dijen, kulturen, identitetin. Thirrja e Himarioteve jane vuajtjet e tyre ne te shkuaren dhe fuqia e tyre per te ecur perpara.
Ata qe bejne thirrje Himarioteve, per te votuar ata qe deri dje u kane vjedhur me force lirine e fjales dhe te votes, ata qe nuk kane pranuar kurre vullnetin dhe deshirat e Himarioteve, ata qe kerkonin me cdo kusht dhe me menyra te poshtra asimilimin e Himarioteve, ata qe per 15 vjet do tu mohonin Himarioteve shkollen ne gjuhen e prinderve, nuk jane gje tjeter vecse persona qe shprehin deshperimin dhe deshtimin e zgjedhjeve te tyre te gabuara ne jete.

Keta persona jane pikerisht pjelle e atij sistemi qe e bazon nje fushate zgjedhjesh ne denigrimin e personit, ne sharje dhe fyerje personale, ne zhurme, ne rremuje, ne kercenime dhe frike. Fyerje per krahinen e Himares jane pikerisht keta 1-2-3�10 persona dhe jo ata qe perfaqesojne mbi 75% te vullnetit te Himarioteve. Jane pikerisht keta qe kane lene menjane te qenit Himariot, per te mare leksione ciftelie. Nuk i shkon Himariotit ti bjere ciftelise. Nje Himariot qe
i bie ciftelise, do stonoje gjithe jeten.

Ju zoterinj, e keni te kote cdo perpjekje, te cfaredo niveli, si ato kur beheni si trima me megafone, ashtu edhe me keto "thirrje" ku paraqiteni si qengja te qethur. Nese ju ka mbetur nje fije Himarioti ne shpirt, keto "thirrje" bejani vetes per te mos u bere leva ne duart e atyre qe Himaren e shikojne si nje pre gati per ta shqyer.
Kthehuni ne identitet dhe perpiquni te falni veten se per ne te falur jeni qe tani. Mos na jepni lexione bashkepunimi midis sistemit qendror dhe qeverise lokale, se demokracia e do qe bashkepunimi i qeverise me lokalet duhet te behet pa dallim ideshe politike.

Dhe per ta mbyllur, po u them zoteri "thirror" qe mireqenia e dukujt, fillon nga te drejtat e tij, dhe nuk me duket se personat qe ju levizin fijet, i kane respektuar te drejtat e Himarioteve deri tani.

Me respekt Edvin Qirici.

THIRJE DREJTUAR POPULLIT HIMARIOT
nga nje Shoqate
marre nga club-himara:http://groups.yahoo.com/group/clubhimara/message/3127


Te nderuar bashkeqytetare kudo qe ndodheni.
Shoqata e biznesit Himare,e shqetesuar per situaten qe kalojme ne sot,e ndien te nevojeshme tu bej me dije se Vasil Bollanua me tarafin e vet po e fut perseri vendin ne qorsokak.
Rikandidimi i tij eshte injorim dhe perbaltje e vlerave qe karakterizojne krahinen ton si,niveli i larte kulturore dhe vetedija qytetare, bashkejetesa ne paqe dhe shpirti i solidaritetit, rruajtja e tradites dhe prirja drejt te res etj.
Meqenese tek vetja e tij nuk spikatin keto vlera,ai mundohet te mbijetoj ne forma dhe trajtime primitive efektet e te cilave len gjurme negative ne jeten tone.
Anashkalimi i sfidave rreale dhe impulsimi i problemeve etnike deri ne konflikte midis qytetareve,eshte varianti i vetem qe e ben te mbijetoj kete njeri ne politike. Problemet etnike nuk kane te bejne me kryetarin e bashkis.Sot ne kohet moderne,problemet etnike diskutohen dhe zgjidhen nga niveli i qeverive deri tek Nato dhe keshilli i Sigurimit. Cdo konceptim tjeter krijon teren te eret per tu fshehur mashtrusat.
Kryetari i Bashkise duhet te jete njeriu me i arsimuar,me me eksperienc dhe human,per tu sherbyer me ndershmeri gjith njerezve qe jetojne apo vizitojne teritorin tone,pa dallim rrace dhe kombesie.
Ndersa Bollanua eshte hajdut dhe i pa shkolle. Ai bashke me tarafin e vete ,ka perdorur sipas qejfit ndihmat dhe taksat e qytetareve.
Ne bashkine tone gjate ketyere tre viteve per komunitetin kane arrdhur shume financime nga Greqia dhe Shqiperia. Po te interesoheni se si jane shpenzuar ,kush i ka perdorur dhe cfare kane bere me keto para atehere do ta besoni shqetesimin tone.Me pergjegjesi te plote po u tregojme disa objekte:-- Ujesjellesi i Dhermiut,tendat e shetitores,rruga e molit,cpimet e puseve te ujit, rruga e spitali te vjeter etj.
Te dashur bashkeqytetare.
Ne jemi si ju, prandaj mos na paragjykoni.Prokupimi jone i pare eshte familja ,shtepia,toka. Shqetesimi jone madhor eshte edukimi ,shendeti dhe perspektiva e femijeve tane. Keto probleme nuk zgjidhen vetem nga ne pasi shoqeria ndertohet dhe fuksionon nepermjet pushtetit qendrore dhe qeverisies lokale . Gjate tre viteve te fundit u duk qarte se shteti qendrore nuk mendon per hallet tona po ben loje kartonash me Dulen per te sigurar kariket e tyre.Eshte ofendim i madh per ne qe e kemi katandisur veten ne bastion te Dules.Ne fakt Dulja drejton nje Parti politike Shqiptare ndersa ne teren punon si ambasade e huaj sa per te coroditur elektoratin.
Jemi deshmitare se nga Greqia nuk kemi mare ndonje ndihme me kusht per te mbeshtetur Dulen apo Bollanon,prandaj le ta lene rehat pensionistin e gjore.
Politika e Bollanos rrenoi shume biznese te pasterta, prishi disa ndertesa te ligjeshme, stimuloi konflikte sociale midis njerezve dhe shkateroi plotesisht imazhin e Himares.
Si nuk mban pergjegjesi kejo force politike per keto pasoja qe i sollen komunitetit?
Ne c"vend te botes ben vaki qe pushteti vendore te perdoret si makine per tu pasuruar ne kuriz te qytetarit taksa pagus?
Me sa shikojme bashkia e Bollanos ka rrene ne nje dore horrash qe funksionojne si te duan ne kuadrin e nje shteti inekzistent.
Me kete thirje kerkojme te sensibilizojme ndergjegjen qytetare per te bere nje zgjedhje me te mire per fatin e familjeve tona.

Shoqata e Biznesit Himare
2/02/2007

Shenim:
Me sa mesojme nga club himara-http://groups.yahoo.com/group/clubhimara, kryetari i shoqates se bisnemenve eshte z. Jani Llazai cili u be i njohur ne shtypin shqiptar gjate "antimitingut" qe beri kunder PMDNJ)

No comments: