Sunday, February 11, 2007

News: a)Bollano ne Athine b)Pershendetje e deputetit Ksrisokoidhi

(4-02-2006) Ne foto ne podium deputeti i Pasokut Mihalis Krisokoidhi)


a) Fjala e kandidatit Vasil Bollano

Zoti ministër (Mihali Krisokoidhi), zonja dhe zotërinj, vorioepirotas dhe vorioepirotase, kaluan tre vjet që nga dita që ju kërkova të më nderonit me votën tuaj. Na dhatë besimin dhe prandaj kemi detyrë të japim llogari për sa kemi bërë në këtë interval.

Asgjë nuk mund na detyrojë të nënështrohemi dhe të tërhiqemi nga presione që mund të vijnë nga çdo lloj drejtimi. Është bërë një traditë tek ne tani e shumë vjet që vorioepiroti të organizohet dhe të kontribojë në mënyrë demokratike nëpermjet votës dhe mendimit për sa është bërë, po bëhet dhe pritet të bëhet. Pra kjo është tani më një traditë e pakthyeshme dhe duhet ta kuptojnë më së fundi ata që refuzojnë ta kuptojnë. Po ju them se është vështirë të flasësh para një mase kaq të madhe por pas çdo ndeshjeje elektorele rezultatet tregojne se dalim gjithnjë e më të fortë. Dhe jo vetëm kaq. E mbajmë mend çfarë bënim vitet e shkuara dhe ato para shume dhjetëra vjeçarëve gjatë fushatës elektorale. Kandidatët nuk kishin guxim të delnin para masës së njerëzve. Kurse sot ngjet ndryshe. Në takimet tona (nw Greqi-shenim i redaksise) marrin pjesë dhe ministra që kanë një karrierë të suksesëshme për vite të tëra dhe kjo prani dëshmon për mbështetjen që kanë vorioepirotët për gjithë përpjekjet e tyre.

Vazhdon ne http://www.himara.eu/articles/019-al.html

No comments: