Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, February 16, 2007

FUSHATË ELEKTORALE APO NACIONALISTE


(Marre nga Gazeta "Tribuna", Athine 15-02-2007)

Dr. Margarit Gjoka

Seriali i fushatës zgjedhore është në fazën e fundit por edhe këtë herë shtypi shqiptar e ka drejtuar lupën e tij në një krahinë që për nga popullsia përbën gjithsej afër 0. 3% të Shqipërisë (10-12000 banorë) dhe me peshë të vogël ekonomike. Kjo krahinë është Himara e lashtë. Gazetarët e babëzitur për lajme përpiqen të nxjerrin me zor nga kryetari i kësaj bashkie z. Vasil Bollano përgjigjen që ata e dinë por që ju jep material për komente të pafundme dhe kryetari Bollano, në një ngulmim të tillë nuk ka pse të mos japë përgjigjen e natyrëshme që “Himara përbën një minoritet grek”. Ndonse kjo e drejtë ju hoq asaj krahine në 1945 sapo erdhi në fuqi sistemi monist, himarjotët me histori 3000 vjeçare e ndjejnë se kjo e drejtë nuk mund të administrohet me akte zyrtare, e rëndësishme është se ç’mendojnë vetë himarjotët për këtë gjë dhe në një farë mënyre ata e kanë dhënë verdiktin e tyre duke votuar për përfaqësuesin e Omonias z. V. Bollano i cile që kur ka vënë kandidaturën, duke përfshirë edhe vitin 2000 kur u bë një vjedheje masive e votave, ka marrë rreth 75 % të votave të himarjoteve. Por zgjedhjet vendore as që kanë lidhje me këtë temë.

Veçojmë nga kjo masë artikujsh një të fundit nga “Klan” i cili ndonse më afër objektivitetit të ngjarjeve në Himare, vazhdon ti mëshojë idesë anakronike se “Bollano përfaqëson interesa të nacionalizmit grek” ndonse himarjotët kanë mendimin se ju shërben himarjotëve siç argumentohet më poshtë.

Të njëjtën ide e shpreh në formë më të ashpër edhe z. Memushaj, një gjuhëtar i cili ngatërron politikën me shkencën, në mos për vërtetësinë e fakteve të artikullit që le për të dëshëruar, të paktën për kohën që zgjodhi për ta quajtur Bollanon si “andart grek të vitit 2007 ashtu si dhe Spiro Milon e vitit 1914”. Akuza e tij bazohet pikërisht në amplifikimin që i bëhet përgjigjes së Bollanos pyetjes së sipërme të gazetarëve duke thënë se “Bollano ka shkelur kartën e të drejtave të njeriut duke u shprehur në emër të gjithë himarjotëve”. Por kjo ide e z. Memushaj përmban në embrion propozimin për një referendum të himarjotëve që është edhe kjo një nga themelet e Kartës së të drejtave të njeriut. Por kjo pikë e kërkuar nga PBDNJ në formën më të thjeshtë për të deklaruar fenë dhe kombësinë gjatë regjistrimit të popullsisë është e refuzuar nga qeveria shqiptare. Himarjotët në masën më të madhe akuzat e sipërme i konsiderojnë të indoktrinuara (dhe të pasuksesëshme për ta) që vazhdojnë “heroizmat” e sistemit socialist ku u burgosën e u pushkatuan, u gjakosën e u internuan si asnjë zonë tjetër.

Por duke marrë anën racionale të këtij artikulli të “Klan” do të delte pak a shumë e vërteta rreth zgjedhjeve në Himarë, dmth që artificialisht spostohet objekti i zgjedhjeve vendore që synon një administrim të lidhur direkt me probleme të përditëshme të zonës si furnizimi me ujë të pishëm, pastrimi i territorit, ndërtimet jashtë sistemit urbanistik dhe sidomos problemi madhor i pronësisë i cili mbahet pezull prej 16 vjetësh në Himarë

Opinioni himarjot si në Himarë, Athinë dhe Tiranë, u njoh me programin elektoral të Bollanos në të cilin ka dy akse që i ka ndjekur me koseguencë dhe gjatë tre viteve që shkuan

Aksi i pare: Lufton qe prona të shkojë tek të zotët e tyre, dmth himarjotët të jenë zotërit e pronave të tyre. Aksi i dyte: Turizmi në Himarë duhet të jetë harmonik me interesat e himarjotëve dhe mjedisin, duke favorizuar ndërtime të ligjeshme, sipas nje plani rregullues afat gjatë.

Për këto dy akse Bollano ka marrë mbështetjen e himarjotëve edhe në Konferencën panhimarjote të 2005, që u financua dhe nga ambasada amerikane. Kumtesat e shkencëtarëve himarjotë në këtë konferencë janë marrë seriozisht parasysh nga Bollano në hartimin e projekteve për zhvillimin e zonës.

Pikërisht për këto dy arsye zhvillohet lufta kundër Bollanos. Segmente të caktura njerëzish në pushtet si të PS ashtu edhe të PD kanë gllabëruar mjaft copa toke në bregun e Himarës (duke shpërdoruar pushtetin dhe ligjin) me një firmë të kryetarit të emëruar Mato gjatë vitit 2000. Por Bollano i ka denoncuar ato në mënyrë të dokumentuar në instancat qeveritare të cilat gjer tani vetëm sa kanë kostatur se “vërtet ka shkelje”. As prokuroria nuk ka marrë nën proces gjykimi shkelësit e ligjit, ndonse për ndarjen e tokave ky ligj është shkelur brutalisht nga komisionet në 80% të ndarjeve.

Gjithashtu interesat e trusteve të ndërtimit janë në kundërshtim me Bollanon. Të nisur nga politika e paskrupullt vetëm për fitim, ata rendin të betonojnë brigjet e virgjëra himarjote dhe ndërtojnë pallate 11-15 katëshe në Himarë kur normat e aprovuara gjer tani të shtetit për Himarën e lejonë atë gjer në 5 kate vetëm në Spile. Dhe Bollano ka vazhduar ti denoncojë këto truste ndërtim, janë në proces gjykimi disa rastë të tilla shkeljesh.

Prandaj në këto momente ashtu si dhe në vitin 2000 (kur Bollano nuk kishte eksperiencen e qeverisjes së bashkisë), interesat e mafies politike të tokave dhe trusteve të ndërtimit të cilat kanë pjesë të rëndësishme në shtypin shqiptar po e spostojnë fushatën për zgjedhje vendore në një fushatë politike nacionaliste. Mos dhënia e fondeve në kohë dhe në sasi të mjaftueshme nga Qeveria shqiptare për bashkinë e Himarës është dhe kjo pjesë e luftës politike që i bëhet jo vetëm Bollanos, ajo është pjesë e filozofisë fatkeqësisht konfrontuese dhe jo përzgjedhëse të politikës shqiptare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet lufta që i bëhet një tjetër kryebashkiaku të fuqishëm si Edi Rama nga PD në pushtet. Por kjo luftë politike ju kthehet në bumerang iniciatorëve të saj në Himarë.

Megjithe bllokimin që i bëhet nga segmente qeveritarë Bollanos, gjatë këtyre tre viteve janë shënuar disa suksese të rëndësishme në Himarë ndër të cilat po përmendim: ndërtimin e ujësjellësit në Dhërmi, restaurimin dhe zgjerimin e një shkolle moderne ku jepen dhe mësime greqisht, vendosjen e tendave në shëtitoren e Spilesë, shtrimi i rrugës së molit, çpime pusesh për ujë, shtrimi i rrugës te spitali i vjetër, i rrugës me shumë probleme brenda Qeparoit në fushë, faza e dytë e rrugës së fshatit Qeparo të vjetër të lënë përgjysmë nga një firmë e mëparëshme ndërtmi, zhvillimi i shërbimit komunal, pastrimi i qytetit dhe i fshatrave duke qënë në rrugën përfundimtare të zgjidhjes së këtij problemit gangrenë.

Nuk përfshijmë këtu pjesën e rrugës nacionale Palasë Dhërmi që ka përfunduar gjer në hyrjen e kampit e cila është detyrë e autoriteve të pushtetit qëndror që infrastrukturën e zonës turistike më të kërkuar të Shipërisë e ka kaluar plan të dytë.

Theksojmë se fondet më të mëdhaja janë nga ministria e jashtme greke që i ka siguruar nga donatorë grekë ashtu si psh së fundi fondi për ndërtimin e një qendre shëndetësore moderne me tomografe, aparate moderne rrezesh x etj që u grumbulluan nga telemarathona e televizionit ERT-1 ku dhuruan shumë teleshikues fonde, dhe veçanërisht shumë himarjotë në Greqi.

Janë fituar shtatë projekte të tjera për të cilat procesi i tenderimit është në proces dhe priten akoma dhe 3 projekte me finacim nga CARDS në kuadrin e programit europian “INTERREG” të bashkëpunimit të rajoneve fqinjëtare të Shipërisë me Greqinë. Pra ju lutemi gazetarëve të shikojnë këtë atmosfere pune nga e cila do fitojnë edhe ata sepse sa më e mirë të bëhet Himara aq më mirë do ti kalojnë ata pushimet në Himarë. A mund të mohojmë se nuk ka kontributin e vet Bollano në këtë zhvillim? Po kush ka aplikuar për këto projekte? Cili është raporti i fondeve të akorduar nga qeveria shqiptare për bashkinë e Himarës në raport me donatorët e huaj? Vetë fondet e qeverisë shqiptare përbëjnë 10% të nevojave të Himarës për zhvillim. Dhe bashkia e Himarës që Bollano e gjeti të borxhuar në vitin 2003, pa asnjë dokumentacion për administrimn e të ardhuavë, pa asnjë projekt zhvillimi për Himarën, pa asnjë plan urbanistik, arriti ta kapërxejë këtë krizë financiare duke pasur në këto momente gjendje rreth 180 000 dollarë (nga e borxhuar që ishte) dhe me një vizion të qartë për zhvillimin e Himarës.

Pra gazetaria në këtë fushatë vendore do ti ndihmonte më mirë banorët e kësaj zone po të merrej me probleme reale të tyre, ashtu siç merret dhe Bollano që nuk përjashtohet edhe ai nga gabimet e tij. Megjithatë në takimin e Bollanos me elektoratin e vet, ish ministri grek i rendit publik Krisohoidhis e quajti atë si “përfaqësues i denjë i himarjotëve me arritje të sukseseshme në favor të interesit publik”.

2 comments:

Anonymous said...

Kostaqi po ju sjell nje koment per Sabri Godon i cili eshte ne radhe te pare te gazetareve kondra himarjoteve bashku me z. A. Cipa (qe dikush e ka quajtur djalin e ambasadorit shqiptar ne Himare):

Re: [Club HIMARA] Sabri Godo

Sabri Godo ka ngrene e ka pire ne Himare dhe prandaj i qan zemra per Himaren. Sabriu per sa kohe qe qendroi si kryetar i Partise Republikane punoi per te siguruar pronat e tij dheu fsheh mbas programit te kesaj partie. Qellimi i tij i vetem ishte te mirrte pronat dhe tani merret me Bollanon dhe Himaren. Nuk e kane vene konsulent as te Berishes dhe as te presidentit qe tu jape mend atyre se si te sillen me Himariotet. Per ke integritet flet Sabriu, ate qe e kane shitur propapujte e tij kur u kthyen ne muslimane? Sabriu nuk e di historine e Himares sepse ate se ka lidhur asgje me Himaren pervec se ka kaluar pushimet ne Spile ne kohen e monizmit. Himara megjithe perpjekjet qe beri qeveria e atershme kurre nuk e ndroi gjuhen e memes. Ai sistem u mundua ta percante Himaren, ta shperbente, shperngulte por nuk ja arriti qellimit kurre. Le te na thote Sabriu ke Himariot nuk e shanin ne kohen e monizmit "greket e m....". Si ndodh tani qe u ktyem ne shqiptare per Sabriun dhe pasuesit e tij? Historine dhe kulturen e Himares nuk e shkruan as Sabriu dhe as historianet e sistemit monist dhe ata te "demokracise" aktualisht ne qeveri. Ata nuk dine historine e tyre sepse njerez qe shesin besimin shesin cdo gje edhe shpirtin e tyre. Himara e ka treguar ne shekuj rezistencen e saj. Nuk ju dorezua asnje regjimi barbar duke filluar qe nga Turqia e deri tek pasuesit e saj. Sabriu le te merret me historine e preardhjes se familjes se tij. Himaren eshte e vecante, nje vend qe ka qene dhe do jete ne shenjester per njerez pa fe dhe pa atdhe. Lereni Himaren dhe Himariotet te vendosin per fatin e tyre sepse do perfitoni edhe ju Sabri e pasues te tij. Le te na thone keta pseudohistoriane e pseudokonsulente cila krahine mund te krasohet me Himaren ne periudhen para monizmit me kuadrot e larte qe ka nxjerre qe nga Palasa deri ne Qeparo. Ky eshte treguesi me real qe Himara qendron shume me lart se krahina e Sabriut dhe te tjereve.

Andronika [vuno_himare@yahoo.com]

Anonymous said...

Sokol Mushi, 01-31-07
Nuk kam njohur Himariot qe te mos di Greqisht!
Ajo që më bën përshtypje është epiqendra e sistemit zgjedhor përsëri në Himarë. Unë nuk jam himariot, admiroj ata njerëz dhe kur vij me pushime i kaloj atje në Himarë. Pyetja që dua të shtroj është shumë thjeshtë: a kanë cipë këta analistë ose politikanë që vazhdojnë të merren me Himarën, kur ende nuk kanë folur për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Korçën apo Shkodrën?

A ka më koncepte sot në 2007 të mendosh se në çfarë gjuhe duhet të shkruajë dhe të lexojë apo të këndojë një tjetër person apo grup komunitar, kur koha ecën dhe ne shikojmë atë që kemi përmjerë historikisht pas?

A ka vend të mendosh se përse ky komunitet nuk ka gjuhë zyrtare greke dhe e ka të ndaluar të flaës në gjuhën e tij të lindjes greke, pse se s'ka në kushtetutë gjuhë zyrtare? Po në Serbi, shqiptarët e Preshevës dhe Bujanovic pse flasin, shkojnë në shkolla, në gjykata, në universitete në gjuhën shqipe, kur Serbia nuk i njeh gjuhën zyrtare shqip në Serbi (me përjashtim të Kosovës që kishte autonomi të zgjeruar)? Mos duhet thënë se ata janë tjetër lloj dhe ne tjetër?

Pra kur merresh me Himarën më kujtohet i ndjeri Petro Marko, "Qytetar Nderi i Himarës", i propozuar nga komuniteti himariot, se kur politika e Tiranës rrëshqet keqas dhe merren me Himarën, atëherë i bije të mendojmë se "rëndon më tepër bishti se sopata!" (në këtë rast nënkupto bishtin Himara dhe sopata Shqipërinë)
Me shqeteson niveli i ulet qe kemi ne Shqiptaret persa i perket njeriun qe kemi afer ne qoftese ai flet nje gjuhe tjeter, ose ka kombesi tjeter
Besoj se rendesia me e madhe eshte respektimi i te drejtes se Personit per deklarimin e kombesise dhe te fese ne Shqiperi.Himariotet nuk u bene grek kete vit edhe ne kohen e Diktatures une shkoja per pushime ne Himare dhe Plakat ne Himare nuk dinin Shqip.