Tuesday, February 06, 2007

Himara e paska të ndaluar të flase në gjuhën e vet amtare?(greqishte)

Bravo, Ju admiroj ju himarioteve (shikoni artikujt ne "Koha Jone" Letra nga Populli)
Himara.eu kerkohet nga shtypi ne Shqiperi, sot u shkrojt nje artikull i Stavri Makros "te votosh urrejtjen" ne gazeten "Ndryshe",
edhe nje here bravo,
[aragosta6548@hotmail.com]

Letra e zj. Arianita Mango tek Koha Jone

I nderuar editor i "Koha Jonë"! Lexojmë me vëmendje gazetën tuaj në letrat nga populli. Ajo që më bën përshtypje është epiqendra e sistemit zgjedhor përsëri në Himarë. Unë nuk jam himariote, admiroj ata njerëz dhe kur vij me pushime i kaloj atje në Himarë. Pyetja që dua të shtroj është shumë thjeshtë: a kanë cipë këta analistë ose politikanë që vazhdojnë të merren me Himarën, kur ende nuk kanë folur për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Korçën apo Shkodrën?
A ka më koncepte sot në 2007 të mendosh se në çfarë gjuhe duhet të shkruajë dhe të lexojë apo të këndojë një tjetër person apo grup komunitar, kur koha ecën dhe ne shikojmë atë që kemi përmjerë historikisht pas?
A ka vend të mendosh se përse ky komunitet nuk ka gjuhë zyrtare greke dhe e ka të ndaluar të flaës në gjuhën e tij të lindjes greke, pse se s'ka në kushtetutë gjuhë zyrtare? Po në Serbi, shqiptarët e Preshevës dhe Bujanovic pse flasin, shkojnë në shkolla, në gjykata, në universitete në gjuhën shqipe, kur Serbia nuk i njeh gjuhën zyrtare shqip në Serbi (me përjashtim të Kosovës që kishte autonomi të zgjeruar)? Mos duhet thënë se ata janë tjetër lloj dhe ne tjetër?
Pra kur merresh me Himarën më kujtohet i ndjeri Petro Marko, "Qytetar Nderi i Himarës", i propozuar nga komuniteti himariot, se kur politika e Tiranës rrëshqet keqas dhe merren me Himarën, atëherë i bije të mendojmë se "rëndon më tepër bishti se sopata!" (në këtë rast nënkupto bishtin Himara dhe sopata Shqipërinë)

arianita mango
[aragosta6548@hotmail.com]
E merkure 31 janar 2007

No comments: