Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Wednesday, February 07, 2007

Lamtumirë Ezopit shiptar

Alma Mile
07-02-2007
Kadri Roshi ne filmin "Lulekuqe mbi mure"
Iku pa zhurmë. Ndoshta edhe me pengje. "Të gjitha rolet që nuk i luajta i kam pengje. Kështu e ka jeta e aktorit. Tërë jetën ëndërron, bën mirë që ëndërron e duhet të ëndërrojë me doemos". Kështu do të thoshte i madhi Kadri Roshi, tre vjet më parë, kur mbushi 80 vjeç. Pas një sëmundjeje disavjeçare, dje u largua përgjithmonë figura mit e aktrimit shqiptar. Për gati 60 vjet nuk iu nda skenës dhe ekranit duke realizuar karaktere që shënojnë kulminacione jo vetëm në karrierën e tij, por edhe në historinë e teatrit dhe kinemasë shqiptare. Kadri Roshi e filloi karrierën si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21- vjeçare. Është një nga themeluesit e Teatrit Kombëtar dhe protagonist i filmit të parë artistik shqiptar, "Tana".Kaloi një fëmijëri të vështirë. Nuk arriti të merrte arsimimin e duhur ndaj u detyrua të bënte gjithëfarëlloj punësh kur ishte i ri. Teatri Popullor i hapi dyert si sufler, por shumë shpejt u evidentua si një talent në një vepër të Gogolit. Vazhdoi studimet në Zagreb e Pragë. Gjatë karrierës realizoi 170 role, më të shumtët në teatër, si "Halili dhe Hajria", "Revizori", "Familja e peshkatarit", "Arturo Ui", "Kohë e çmendur", "Dhelpra dhe rrushtë", ku roli i Ezopit, përkrah aktores Luiza Xhuvani, është i fundit në skenën e teatrit. Role të paharrueshme realizoi në kinema, si në filmat "Lulëkuqe mbi mure", ku për rolin e kujdestarit vlerësohet në Festivalin II të Filmit me çmimin special të aktorit më të mirë. Këtë çmim e merr sërish më 1981 për rolin e mësuesit patriot në "Liri a vdekje", dhe dy vjet më pas, për interpretimin tek "Era e ngrohtë e thellësive". Por nuk mund të mos përmenden karakteret e realizuara tek "Gjeneral gramafoni", "Këshilltarët", "Njeriu me top", të cilin do ta quante edhe si arritjen më të madhe të karrierës së tij. Në një kohë kur kinematë ishin shkatërruar, Kadri Roshi merr Kupën e Karrierës në Festivalin e Dhjetë të Filmit Shqiptar, në vitin 1995, për një nga rolet e fundit të karrierës tek "Kolonel Bunker". Mbante titullin "Artist i popullit" dhe "Nderi i Kombit". Kur mbushi 80 vjeç ndonëse shëndeti po e tradhtonte ai tha: "Sa të kem fuqi do të luaj. Sa të jem në këmbë. Megjithëse këmbët kanë filluar të më dridhen, por edhe duke u dridhur do të hiqem zvarrë". Përkeqësimi i shëndetit e tërhoqi atë nga jeta artistike, edhe pse vazhdonte të kishte oferta të vashdueshme nga regjisorët. Sot në orën 12.30, në ambientet e Teatrit Kombëtar zhvillohet ceremonia e lamtumirës, ndërsa në 14.00 kortezhi mortor niset drejt banesës së fundit.

Timo Flloko

Roshi, një magjistar i aktrimit

Shumë herë janë gjendur përballë në sheshxhirim dhe vështrimi therës e ka tronditur thellë. Shumë herë partnerë, por edhe miq të mirë. Për artistin Timo Flloko, Kadri Roshi është aktori më i madh i të gjitha kohërave krahas Naim Frashërit e Mihal Popit. "Krijoi role të fuqishme në kinema e teatër, duke qenë një shkollë e vërtetë për artistët e rinj. Personalisht e kisha partner, por edhe mik shumë të mirë. Ishte shumë i ri në marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kam menduar më të moshuar se vetja. Ishte i komunikueshëm, i zgjuar, i thellë, me humor dhe i sertë në momente të caktuara", - tregon Flloko, ndërsa shton se karakteret e realizuara nga Roshi në teatër janë të paarritshëm. Veçon "Ezopin", apo "Arturo Ui", që nuk arriti të filmohej. "Po kaq i mrekullueshëm ishte edhe në kinema, ku ka realizuar figura të paarritshme, si ajo e kujdestarit tek "Lulëkuqe mbi mure". Në atë film interpretonim së bashku, por nuk patëm asnjë skenë bashkë. Kjo figurë ishte arritja e këtij filmi", - thotë Flloko që në këtë film kishte rolin e mësuesit. Janë sërish përballë tek "Njeriu me top". Kadri Roshi interpretonte kreun e Fizëve, familjes në hasmëri. "Ishte një skenar i realizuar nga dora e një mjeshtri siç është Dritëro Agolli dhe figura e plakut Mere është mitike. Atëherë pyesja veten si mund të materializohej në kinema kjo figurë dhe e pashë tek Kadri Roshi. Ai kishte një logjikë të jashtëzakonshme dhe një aftësi hipnotike për të tërhequr shikuesin dhe partnerët. Mbaj mend një skenë në këtë film, kur ai më trondit me një vështrim që më hedh, kur unë kam gjuajtur mbi mullarët e tij. Ishte i larmishëm dhe loja e tij ishte gjithë lëng dhe e vërtetë", - vazhdon aktori, duke kujtuar gjithashtu edhe rolin e Zenel Morinës tek "Rrethimi i vogël", por edhe shumë e shumë role të tjera. "Është një humbje e madhe për artin shqiptar. Për çdo shqiptar është një krenari të ketë një bashkëkombas si Kadri Roshi".

No comments: