Sunday, February 25, 2007

NEWS: Deklarate shtypi e V. Bollanos

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA HIMARË

Himarë 23-02-2007 SPILE

Tel: 0393-2355. Fax: 0393-2355.

E-mail: bashkiahimare@yahoo.com

DEKLARATË SHTYPI

Nëpërmjet kësaj deklarate shtypi dëshëroj:

- të falenderoj gjithë bashkëqytetarët e mi që edhe njëherë akoma më dhanë besimin e tyre mua dhe forcës politike që përfaqësoj. Në mënyrë të veçantë falenderoj të rinjtë dhe të rejat që këtë herë morrën pjesë në mënyrë masive dhe dinamike gjë që më mbush me forcë për t’ju përgjigjur aspiratave të tyre.

- ata që nuk më votuan i falenderoj për pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor dhe une do t’ju tregoj se e meritoja edhe votën e tyre, sepse ne do punojmë për një bashkejetesë më të mirë, një shoqëri më të mirë, për një Himarë më të mirë dhe të jeni të sigurtë që të bashkuar dhe me përpjekjen e të gjithëve do ta realizojmë këtë qëllim.

-Falenderoj gjitha institucionet që kontribuan me ndihmën e tyre në këtë rezultat

-Falenderoj shtetin grek që në tërësinë e tij u angazhua edhe një herë akoma për të ruajtur të drejtat tona.

-Falenderoj atë pjesë të shoqërisë shqiptare që beson në një shtet të së drejtës dhe shprehjen e lirë të vullnetit popullor nëpërmjet votës në një shoqëri demokratike dhe nuk u influencua nga disa pjesë të saja që edhe një herë akoma u përpoqën për të ndryshuar rezultatet e vullnetit te popullit.

-Se fundi falenderoj mjetet e informimit publik që e monitoruan me mënyrën më të mundëshme të kënaqshme fushatën elektorale.

Kryetari i bashkisë
Vasil Bollano

No comments: