Friday, February 23, 2007

Qendrimi shqiptar me Himaren

Nga Edvin Qirici.

Ne te gjithe kete periudhe, zgjedhore, para zgjedhore dhe me larg akoma, eshte vene re nje sulm ne 360 grade, kunder gjithckaje qe ne nje fare menyre lidhet me Himaren dhe Himariotet. Ndoshta fraza “eshte vene re”, permban nje ngarkese teper zbuluese, ne lidhje me evidencen e qarte te ketij qendrimi, qe nuk ka nevoje per zbulime dhe per lexime ndermjet rreshtave, pasi ka qene aq i hapur dhe i drejtperdrejte, sa cdo lloj interpretimi tjeter, nuk do te bente gje tjeter vecse do ti largohej se vertetes.

Nga kush eshte mbajtur ky qendrim?

Ketu mendoj se duhet te kategorizojme disi, pasi qendrimet jane te ndryshme ne shtresa dhe ambiente shoqerore te ndryshme. Une do te beja ndarjen e meposhteme:

  • Politika shqiptare ne pergjithesi.
  • Elemente te vecante te politikes shqiptare.
  • Shqiptaret ne pergjithesi te mare si etni.
  • Shtypi shqiptar

Le te marim kategorine e pare.

Per politiken shqiptare, mund te them se eshte nje kategori, qe ne lidhje me kete ceshtje, qendrimi i saj ka ardhur gjithnje duke u zbutur duke nxjerre ne pah here pas here edhe shenja ndergjegjesimi te rendesishme. E citoj kete “zbutje”, per arsye se po te hedhim veshtrimin disa vite pas, kur ne Himare ne dite zgjedhjesh dergoheshin autobuza me militante partiake nga te gjitha anet e shqiperise, per te dhunuar dhe mbytur me menyrat me bastarde vullnetin dhe voten e lire te Himarioteve. Keta autobuza, ishin te shoqeruar me gangstere te blere me skonto nga politika shqiptatre, qe u benin terror Himarioteve nen presionin e armeve. Nuk dua te bej pyetjen se perse kjo gje ndodhte pikerisht ne Himare dhe jo ne Viqidol, po kam nje fare dyshimi se po ndodheshin toponime si “Jal”, “Spile”, “Potam”, “Llaman”, “Kakome” etj.. ne Kalane e Dodes, keto dhunime do tu perkisnin atyre dhe ndoshta politika shqiptare do ta kishte edhe me te lehte tia arrinte qellimeve te saja aspak dinjitoze. Ndoshta per merite te Himarioteve, qe njihen dhe kane ze ne bote dhe ne Europe dhe qe dine te tregojne forcen dhe qendresen e tyre me democraci, institucione, inteligjence dhe jo me gangstere, ndoshta sepse dikush u vu te hape libra dhe te lexoje se me ke ka te beje dhe cilet jane Himariotet, ndoshta sepse politika shqiptare kuptoi se demi qe po i bente imazhit dhe integrimit te Shqiperise me nje trajtim te tille te te drejtave te minoritetit ishte shume me i madh ne krahasim me perfitimin qe do te kishte(pak e kredituar kjo hipoteze, pasi fjale si “integrim” dhe “te drejta minoriteti”, kane hyre vone ne fjalorin e politikes shqiptare nderkohe qe jane ne shkrim e siper ne fjalorin e gjuhes shqipe), apo ndoshta sepse ne vitet 2000 nuk mund te ndodhin gjera te tilla, bene qe synimet keqberese te politikes shqiptare kundrejt Himares te mos realizoheshin ose te pakten jo plohtesisht (pasi pronat e Qeparoit i bene copa).

Duke kthyer veshtrimin ne ditet e sotme ku eshte ndryshimi?

Sot ne Himare, te vetmit autobuza qe shkojne me vutues ne Himare, jane ata te Himarioteve. T’ia kemi vjedhur valle politikes shqiptare kete tradite? Ka mundesi, por modifikimi qe i kemi bere duke nderuar gangsteret te armatosur dhe te dhunshem shqiptare pa te drejte vote, me Himariote me te drejte legjitime te votes, eshte per tu mare shembull, eshte nje mesim qytetarie qe banoret e Himares japin ne permbushje jo vetem te te drejtes, por edhe te detyres qe cdo qytetar ka kundrejt votes se vete ne nje vend demokratik.

Sot ne Himare, nuk dhunohen me komisioneret dhe nuk rrembehen dhe nderohen kutite e votimit, gjate transportimit nga Qeparoi ne Himare.

Sot ne Himare, nuk jane me syte e deshperuar te dikurshem te Himarioteve qe po u vidheshin te drejtat, por syte e Europes dhe Amerikes.

Sot ne Himare, vullneti i Himarioteve fiton me shumice dermuese votash dhe kandidatet i japin doren njeri tjetrit.

Pa harruar pengesat, bllokimet, truqet elektorale, Petraq Milot, Simon Kokajt qe politika shqiptare i perdor ende edhe pse ne forma te tjera me te kamufluara, nuk mund te mos i njohim asaj nje fare ndergjegjesimi qe eshte shume pozitiv si per Himaren ashtu edhe per Shqiperine.

Hedhim syte nga kategoria e dyte.

Ne kete kategori, kemi shume pak per te thene pasi eshte sa e reduktuar aq edhe e deshtuar ne profesionin e vet. Behet fjale per njerez te dyzuar dhe me paqendrueshmeri kronike politike. Jane persona qe hyjne dhe dolen nga politika, pa lene asnje shenje ne te. Jane Sabri Godot qe u nisen me “toka te shkoje tek i zoti” dhe perfunduan me “te legalizojme bathoret”. Jane persona qe vete politika i ka nxjerre ne pension te forcuar. Jane persona qe per te mbuluar deshtimet e tyre politike, perpiqen te gervishin veshin e semure te nacionalizmit shqiptar per qe zeri i tyre, maksimumi perfundon te perbeje ndonje lajmi prej pak reshtash ne ndonje gazete te dores se trete pasi politika shqiptare, nuk reagon aspak ndaj tyre. Jane turqizma ne rrugen e estincionit.

Kategoria e trete.

Dua te theksoj qe ne fillim se mendimin per kete kategori e kam krijuar me njohje te direkta dhe ne boten e internetit dhe kur shprehem “shqiptaret te mare si etni”, nuk perfshi aspak ketu te gjithe shqiptaret po ate pjese te tyre qe i kundervihen Himares dhe Himarioteve.

Kete kategori do ta nen-ndaja ne disa nen katgori.

Ne te paren do te fusja Kosovaret, te cilet per panjohurite e theksuara historike qe kane mbi Himaren, per diferencat abisale kulturore dhe zakonore qe kane me Himaren, Himariotet dhe jugun e Shqiperise ne pergjithesi, per problemet jo te vogla qe kane kaluar vitet e fundit, per indoktrinimin historik qe e absorbojne ne menyre shume te lehte dhe per faktin se shpesh nuk i kuptoj fare kur flasin e shkruajne shqip, ashtu si i futa ne kete kategori, ashtu po i nxjerr menjehere, pa i diskutuar fare.

Nje tjeter nen kategori shprehen me shume urrejtje ndaj Himarioteve, jane nje pjese e mire e cameve(them nje pjese se nuk jane absolutisht te gjithe). Do ta quaja te kote edhe trajtimin e arsyes se ndjenjes anti-Himariote te kesaj kategorie pasi sic dihet, camet qe ndodhen ne shqiperi, jane debuar dhe u eshte konfiskuar prona me nje ligj kushtetute te shtetit grek, si bashkpunetor me okupatorin gjate luftes se dyte dhe ndjenja e tyre anti-Himare, edhe pse llogjikisht nuk ka lidhje, eshte nje pasqyrim i drejtperdrejte i ketij problemi.

Nen kategoria tjeter, eshte ajo e shqiptareve qe jane ritur me ne, po qe nuk kane arritur ti shpetojne dot indoktrinimit shume vjecar te sistemit ne shqiperi dhe qe kane kaluar piken e moskthimit ne kete indoktrinim. Pika e moskthimit, eshte ajo kur dikush nuk do te degjoje me arsye, qe e bardha i duket e zeze dhe anasjelltas, ku nacionalizmi i kalon kufijte e nje ndjenje fisnike dhe e llogjikshme, dhe behet qellim jetese, zevendeson ushqimin shpirteror. Keta njerez, pranojne vetem ate input qe edhe pse mund te jete jo real, gjen perkatesi ne idete e tyre dhe jane alergjik nga cdo gje tjeter, qofte kjo edhe e verteta me e madhe po qe ne nje fare menyre lekund fiksimet e tyre. Ne pergjithesi jane persona pa besim fetar ose kane nje besim te lekundur dhe kete mungese shpirterore kerkojne ta pembushin me shprehjen “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” dhe me llogjike te llojit qe thame me lart. Ne pergjithesi popujt ballkanike, vuajne nga nacionalizmi, dhe pa dashur te gjykoj nese eshte me mire te jesh nje kristjan apo myslyman i mire ne krahasim me nje shqiptar te mire(duke kujtuar se per dy te parat ka nje statut shekullor dhe ne parim te aprovuar nga mbare njerezimi, nderkohe qe nuk dime se cili eshte statuti i te qenit shqiptar i mire), po nuk di te kete vend tjeter ne ballkan(pa u larguar shume se ne amerike edhe presidenti betohet mbi bibel) qe te kene nje shprehje te tille, nje shprehje qe i thote popullit te vete “mos i hidhni syte nga zoti”. Eshte per tu cuditur qe edhe sot e kesaj dite, varferia shpirterore e besimit fetar te nje shkrimtari, u mesohet femijeve neper shkolla me krenari. Cudia me bie disi kur mendoj se fenomeni i gjakmarrjes eshte trasheguar brez pas brezi neper shqiptare sikur te ishte nje virtyt dhe jo gjeja me e shemtuar qe nje shoqeri civile mund te kete ne vitet e sotme.

Po shtypi shqiptar, ke perfaqeson dhe cfare ka me Himaren?

A nuk mund te quhet i turpshem qendrimi i shtypit shqiptar ndaj Himares? Ne Himariotet nuk para preferojme te vendosim epitete, po une jam Himariot i ritur ne Vlore dhe ne Vlore edhe kur i thua mirmengjes dikujt, i vihet dhe nje epitet, madje personat njihen me kollaj me epitetin perkates se sa me mbiemrin e tyre. Shoket njeheshin si Landi Syciftja, Krenar Qafcizmja, Petraq Gerbjethyeri, Mondi Dykokshi. E pra ne rastin e shtypit shqiptar, i vetmi epitet qe mua me vjen instiktivisht per sa i perket qendrimit ndaj Himares, eshte “i turpshem”.

Se pari gjate fushates elektorale, te gjitha televizionet e bene Himaren qendren e problemit zgjedhor. Te gjithe shpreheshin me termat “te mos perseriten incedentet e renda te viteve te shkuara”, pa pasur kurajon askush ti shtonte asaj fraze edhe pjesen qe i mungonte “te krijuara nga politika e Tiranes”. Madje shume intonacione linin te kuptoje se fajin per keto incidente e kishin Himariotet. Askush nuk tha: “te mos e beje veten polotika shqiptare te denoncohet perseri ne Bruksel sic vertete bene dhe moren te drejte Himariotet”. Jo! Te gjitha televizionet dhe gazetat, flisnin me nje ambiguitet aq te shemtuar, saqe te shkruarat “ne kerkim te se vertetes”, “e verteta tek ju ne cdo moment” e te tjera si keto ne testatat e tyre, skuqeshin nga turpi.

Erdhi dita e zgjedhjeve. Nje nga televizionet me te njohura shqiptare kishte derguar ne Himare gazetaren e njohur Rudina Xhungla(te jete valle se mban nje emision te quajtur “shqip”?). Ne momentin e pare kur mora vesh se korispondente ne Himare ishte e mirenjohura z.Xhungla, mu be qejfi (edhe pse pyetja ne kllapa me siper, ishte e para qe me erdhi ne koke) dhe mendova se te pakten do kishim informacionin e duhur gjate gjithe kohes. Por c’ndodhi? Zonjusha doli 2-3 here dhe te vetmin informacion qe dha ishte se gjendja ishte e qete me perjashtim te dickaje te ndodhur ne Dhermi(qe nuk e morem vesh akoma e kesaj dite se cfare dhe si ndodhi) dhe te dyja heret me nje nje deshperim gazetaresk sikur te ishte e trishtuar per faktin se cdo gje po ecte mire, sikur lajmi qe donte te jepte, nuk ishte ai dhe ndoshta rremuja, sheri dhe trazirat e deshiruara, nuk kishin ndermend te ndodhnin, me pak fjale shprehja e fytyres ishte ajo “me vajti rruga kot”. TVSH kishte derguar nje djalosh qe nuk kishte hequr brisk akoma, i cili beri vetem nje ripreze televizive ne te hyre te Himares, ku ndodhet tabela qe shkruan “Himare” dhe kamundesi qe mos te kete zbritur fare ne Himare.

Ndersa ne nga ana tjeter e botes, nga ana tjeter e ekranit, prisnin ndonje rezultat. Per tre dite nga Himara nuk vinte asnje lajm pervese bllokimit te numerimit. Askush nuk thoshte se ishin komisioneret(ose me sakte gangsteret) e partive shqiptare ata qe kishin bllokuar situaten. Ne qytetet e tjera, gjate manovrave te tilla partiake, thuhej hapur “komisioneret e PS apo PD jane larguar”, ndersa ne Himare jo. Pse?! Pse nuk thuhej kjo edhe per Himaren nderkohe qe aty ishin larguar si ata te PD edhe ata te PS? Pse askush nuk trajtonte ceshtjen e numerimit ne Himare, nderkohe qe te gjitha televizionet na tregonin skenat e karrigeve qe thyeshin ne koken e komisionereve ne Ndroq? Pse nuk u tha qe policia shoqeroi ne polici komisionerin e PS? Ishte ndoshta nje lajm i rendomte ky? Sa komisionere te tjere ishin shoqeruar ne polici ate dite?

Dhe se fundi a tha ndonje prej televizioneve shqiptare qe Vasil Bollano fitoi me nje shume dermuese votash? E tha dikush qe shuma e votave te te gjithe kandidateve te tjere(qe ishin 3) nuk e arrinta dot numrin e votave te Bollanos? A e tha dikush qe Himara kaloi edhe proven me te rende ate te politikes “perca e sundo” me suksesin me te madh? Ata qe shpreheshin se fitorja e 2003 ishte ne saj te bashkimit me PD tani pse nuk thone gje? A ka by*** ndonje gazetar qe te dale dhe tu kerkoje falje Himarioteve dhe te thote “tani e kutpova se cfare duan Himariotet, te na falni!”? Provoni nje here, se Himariotet dine te falin.

4 comments:

Leonidas said...

Me gjithe respektin qe kam per autorin e ketij artikulli do te doja te theksoja, nga ana ime, se qellimi yne si Himarjote eshte duhet te jete mireqenia dhe uniteti ne Himare. Dhe ndermjet kesaj mireqenia dhe uniteti me te gjithe Shqiperine ne pergjithesi. Gjithashtu, kritika dhe "sulmimet" e ndryshme qe jane vene re neper vite, besoj se me te dashur dhe me te bashkuar na kane gjetur neve Himarjotet. Kjo e fundit u vertetua dhe ne zgjedhjet qe sapo mbaruan.

Anonymous said...

Mia hara ta leei to paidi.Kapoios prepei na ta pei stous Alvanous pos i himara anikei stous himariotes kai den proketai pote na allaksei ayto.Den ta kataferan na epivlithoun stis ekloges to 1945 poso mallon to 2007.

Anonymous said...

Kalla ta lei o Edvin, omizo omos prepe na kseroyme oti apos sto 2000 kai tora itan sti liturgeia i "aleanca e madhe" (dhilladhi olla ta komata sinomotusn to PBDNJ)

As qe mund ta imagjinoni qe skenari i vjedhjeve te votave te himarjoteve ishte me shume akte i shkruar me mjeshtri nga Dr. Petraq Milo (ashtu si dhe dikur Iljaz pasha ishte po nga Palasa, edhe Petrqaqi po nga palasa)
Por ky skenar kaq i sterholluar grabitjeje kishte perballe himarojotet qe pa e braktisur asnje cast qenderen e votimit u kthyen ne efialt per keqberesit me kollaro te tipit Petraq milo, ish kshilletar i z. berisha (themi "ish" sepse karta e ketij renegati te vertete u dogj nga komuniteti himarjot)

Anonymous said...

Edhe nje detaj tjeter; I telefonoja nje njeriut tim qe ndodhej ne komisionin e numerimit per te pasur ndonje lajm te ri, po ne telefon me pergjigjeshin njerez te tjere qe ndodheshin jashte duke me sqaruar se me ligj ai nuk mund te mbante telefon brenda salles se numerimit. Ky Himariot po e zbatonte me perpikmeri ligjin edhe pse kishte tre dite qe rinte brenda per te mbrojtur kutite nga manipulimi, nderkohe qe te tjere komisionere ishin me telefon ne brez dhe ne vesh.