Thursday, February 08, 2007

Opinion nga Revista KLAN: HIMARA GREKE

Vazhdon seriali i fushates zgjedhore nga shtypi shqiptar me epiqender ne nje krahine qe perben gjithsej afer 0. 3% te Shqiperise per nga popullsia (10-12000 banore). Kjo qender eshte Himara e lashte. Gazetaret e babezitur per lajme perpiqen te nxjerrin me zor nga kryetari i kesaj bashkie z. Vasil Bollano pergjigjen qe ata e dine por qe ju jep material per komente te pafundme dhe kryetari ne nje ngulmim te tille nuk ka pse te mos jape pergjigjen e natyreshme qe “Himara perben nje minoritet grek” ne Shqiperi. Ndonse kjo e drejte ju hoq asaj krahine ne 1945 sapo erdhi ne fuqi sistemi monist, himarjotet me histori 3000 vjeçare e ndjejne se kjo e drejte nuk mund te administrohet me akte zyrtare, e rendesishme eshte se ç’mendojne vete himarjotet per kete gje dhe ne njefare menyre ata e kane dhene verdiktin e tyre duke votuar per perfaqesuesin e Omonias z. V. Bollano i cile qe kur ka vene kandidaturen duke perfshire edhe vitin 2000 kur u be nje vjedheje masive e votave, ka marre rreth 75 % te votave te himarjoteve.

Veçojme nga kjo mase artikujsh nje te fundit nga “Klan” i cili ndonse me afer objektivitetit te ngjarjeve ne Himare, vazhdon ti meshoje idese anakronike se “Bollano perfaqeson interesa te nacionalizmit grek”.

Te njejten ide e shpreh ne forme me te ashper edhe z. Memushaj, nje gjuhetar i cili ngaterron politiken me shkencen dhe ne nje arrtikull te tij te fundit e konsideron ate “andart grek te vitit 2007 ashtu si dhe Spiro Milon e vitit 1914” dhe e akuzon ate se nuk mund te shprehet ne emer te gjithe himarjoteve. Sic shprehet nje analist ne nje nga blogget, ky mendim i Memushaj permban sugjerimin per zhvillimin e nje referendumi qe sipas kartes se te drejtave te njeriut eshte nje e drejte universale. Himarjotet ne masen me te madhe i konsiderojne keto metoda indotrininuese (dhe te pasukseseshme per ta) qe vazhdojne “heroizmat” e sistemit socialist ku himarjotet u burgosen e u pushkatuan, u gjakosen e u internuan si asnje zone tjeter.

Por duke marre anen pozitive te ketij artikulli te Klan do te delte pak a shume e verteta rreth zgjedhjeve ne Himare. Bollano ka dy akse te politikes se tij elektorale te cilen e ka ndjekur me koseguence dhe gjate tre viteve qe shkuan

Aksi i pare: Lufton qe prona te shkoje tek te zotet e tyre, dmth himarjotet te jene zoterit e pronave te tyre.

Aksi i dyte: Turizmi ne Himare duhet te jete harmonik me interesat e himarjoteve, duke favorizuar ndertime te ligjeshme, sipas nje plani rregullues afat gjate.

Pikerisht lufta kunder Bollanos zhvillohet per keto arsye. Segmente te caktura njerezish ne pushtet si te PS ashtu edhe te PD kane gllaberuar mjaft copa toke ne bregun e Himares (duke shperdoruar pushtetin dhe ligjin) me nje firme te kryetarit te emeruar Mato gjate vitit 2000. Por Bollano i ka shfuqizuar duke mos lejuar gadastrimin e tyre.

Gjithashtu interesat e trusteve te ndertimit jane ne kundershtim me Bollano. Te nisur nga politika e paskrupullt vetem per fitim, ata rendin te ndertojne pallate 11-15 kateshe ne Himare kur normat e aprovuara gjer tani te shtetit per Himaren e lejone ate gjer ne 5 kate ne Spile. Dhe Bollano ka vazhduar ti denoncoje keto truste ndertimi qe kane si qellim dhe ndryshimin demografik te popullsise se Himares duke zvogeluar peshen e popullsise vendase.

Prandaj ne keto momente ashtu si dhe ne vitin 2000 (kur Bollano nuk kishte eksperiencen e qeverisjes se bashkise), interesat e mafies politike te tokave dhe trusteve te ndertimit te cilat kane pjese te rendesishme ne shtypin shqiptar po e spostojne fushaten per zgjedhje vendore ne nje fushate politike nacionaliste. Mos dhenia e fondeve ne kohe dhe ne sasi te mjaftueshme nga Qeveria shqiptare per bashkine e Himares eshte dhe kjo pjese e luftes politike qe i behet jo vetem Bollanos, ajo eshte pjese e filozofise se politikes shqiptare. Ndryshe nuk shpjegohet lufta qe i behet nje tjeter kryebashkiaku te fuqishem si Edi Rama nga PD ne pushtet. Por kjo lufte atyre po ju kthehet ne bumerang, sepse bejne pikerisht te kunderten e atyre qe synojne.

Megjithe bllokimin qe i behet nga segmente qeveritare Bollanos, gjate ketyre tre vjeteve jane shenuar disa suksese te rendesishme ne Himare nder te cilat po permendim:

1. Eshte ndertuar ujesjellesi ne Dhermi,

2. Eshte reastauruar dhe zgjeruar shkolla moderne private Omirus ne Himare ku jepen dhe mesime greqisht.

3. Jane vendosur tendat e shetitores ne Spile

4 Eshte shtruar rruga e molit

5 Jane bere çpime pusesh per ujit

6 Eshte ndertuar rruga e spitalit te vjeter

7. Eshte shtruar rruga me shume probleme brenda Qeparoit ne fushe

8. Ka filluar shtrimi i rruges se fshatit Qeparo te lene pergjysme nga nje firme e mepareshme

9. Eshte zhvilluar sherbimi komunal (pastrimi i qytetit dhe i fshatrave duke u saksionuar se fundi si nje ndermarje qe po e zgjidh perfundimisht problemin e pastrimit qe ishte gangrene per Himaren)

Nuk perfshijme ketu pjesen e rruges nacionale Palase Dhermi qe ka perfunduar gjer ne hyrjen e kampit e cila eshte detyre e autoriteve te pushtetit qendror.

Theksojme se fondet me te medhaja jane nga ministria e jashtme greke qe i ka siguruar nga donatore greke ashtu si eshte siguruar fondi per ndertimin e nje qendre shendetesore moderne me Tomografe, aparate moderne rezesh x etj qe u siguruan nga TELEMARATHONA e televizionit ERT-1 ku dhuruan shume greke fonde, si brenda dhe jashte greqise dhe veçanerisht shume himarjote ne Greqi.

Jane fituar gjashte projekte te tjera per te cilat procesi i tenderimit eshte ne proces dhe priten akokma dhe 3 projekte me finacim nga CARDS ne kuadrin e programit europian “INTERREG” te bashkepunimit te rajoneve fqinjetare te Shiperise me Greqine. Pra ju lutemi gazetareve te shikojne kete atmosfere pune nga e cila do fitojne edhe ata sepse sa me e mire te behet Himara aq me mire do ti kalojne ata pushimet ne Himare. A mund te mohojme se nuk ka kontributin e vet Bollano ne kete zhvillim? Po kush ka aplikuar per keto projekte? Cili eshte raporti i fondeve te akorduar nga qeveria shqiptare per bashkine e Himares ne raport me donatoret e huaj?

Pra gazetria ne kete fushate vendore do te ishte me mire te merrej me probleme reale te banoreve ashtu siç merret dhe Bollano i cili eshte quajtur nga ish ministri grek i rendit publik Xrisoxoidhis si “perfaqesues i denje i himarjoteve me arritje te sukseseshme ne favor te interesit publik”

POR PER HIMARJOTET ME E RENDESISHME NGA TE GJITHA ESHTE NGRIRJA E KADASTRIMIT SIPAS LIGJIT 7501 NE ZONEN E HIMARES DHE HIMARJOTEVE JU MJAFTON DHE JU TEPERON KY FAKT

Pas ketij komenti redaksional ju ftojme te lexoni komentin e “Klan”

KLAN

Njeperplasje e tille absurde nuk ndodh as nefshatrat me minoritet grek ne'Dropull,ku asnjehere

nuk fiton dot nezgjedhje njekandidat I PBDNJypershembull, as ne zona ku ka minoritet te paster si etnik ashtu edhe gjuhesor

Deklarata e kryebashkiakut te Himares se himariotet jane minoritet, vetem sa risolli edhe njehere ne vemendje perplasjen e vjeter qe zgjohct sa here ne Shqiperi ka zgjedhje. Himara greke apo shqiptarc, djepi i helenizimit apo zemra e Laberise??? Nje retorike pa fund zhvillohet rreth kesaj krahine te harruar dhe e zbrazur nga emigracioni. e cila pret me paduriin ardhjen e veres per te siguruar disa turiste e si rrjedhim disa para per te jetuar.

Aty ngaterohen keqaz historia, feja, e drejta zakonore aq sa banoreve te kesaj zone, u ka vene ne diskutim edhe origjinen.

Jane greke apo shqiptare??

Banoret e vjeter te kesaj treve te izoluar u ruajten,u mbrojten nga pushtimet dhe presioni i pushteteve, per shkak te izolimit natyror dhe te tille mbeten edhe gjate rregjimit komunist. Por problemi me i madh per kete rrip toke ne greminat e maleve qe bien thike ne det, nuk eshte thjesht diskutimi i origjines, por keqperdorimi qe i ben politika nacionaliste shqiptare dhe greke njekohesisht, dhe harrimi i problemeve te tjera te verteta.

Bollano, si sherbetor i njeres prej ketyre politikave, vetem se e hapi lojen e cila duket se i intereson aq shume nacionalisteve per te siguruar vazhdimesine dhc mbijetesen.

Dhc te gjithe kujtohen per "Himaren greke' vetem kur ka zgjedhje dhe synimi kryesor eshte marrja e votave. Sa me te forte te jene zerat nacionaliste ne politiken e Tiranes, aq me shume ndjehet presioni i nacionalisteve ne Athine. Ne çdo proces zgjedhor, tensioni ne kete zone vazhdon ne rritje dhe ne nderkombetarezim te problemit, aq sa te jepet pershtypja se ka vorime vetem Himare.

Kujtojme zgjedhjet e vitit 2001, kur socialistet dhe demokratet arriten nje aleance te papare per te "mundur shovinistet greke".

Ne ate kohe dhe me pas, çeshtja doli pertej kufijeve shqiptare dhe vezhguesit nderkombetare permenden termin "minoritet gjuhesor". Argumentet u ishin servirur me shumice nga te dyja palet. Nacionalistet shqiptare moren makinat dhe flamujt dhe marshuan ne Himare nga Vlora, te nxitur nga politikane qe kerkonm te tensioni nationalist rrugen per te risiguruar mandatin e deputetit.A ju kujtohet i riu nga Himara qe ulerinte para kamerave « Al Kaeda, Shqiperia Al Kaeda" Ato britma acaruan shume njerez ne Tirane dhe ngjallen ndjenjat e nacionalizmit, por vete ato nuk vinin aspak nga ndonje ndjenje nacionaliste. E verteta ishte shume e thjeshte. Ajo britme ishte ulerima e nje himarioti te cilin prishja e nje ndertimi pa leje ne breg te detit.e detyroi te emigronte ne Greqi per te fituar buken e gojes. Edhe ai vete u kap pas te pairit nacionalizem qe i doli para, per te justifikuar te keqen qe i kishte ndodhur.

Por si ai vepruan edhe shume politikane si dhe deputetet e zones, te cilet nacionalizmin e perdoren si kale beteje per shkak edhe te deshtimit te angazhimit per zhvillimin e kesaj zone, infra struktures, integrimit apo zhvillimit ekoncmik. Per te rimarre votat dhe per te siguruar nje karrike ne Parlamentin shqiptar, ata e mbeshtollen çeshtjen e mandarit te tyre me mantelin e nje çeshtjes per jete a vdekje. Gati-gati te krijohej ideja se nese nuk zgjidhej iksi deputet ne Himare, do te hynin andartet greke me pushke dhe thika ne gjithe fshatrat e Bregut.

Himara eshtc e izoluar dhe vetem ne zgjedhjet e Tiranes kujtohen per te, duke u çuditur se si ka mundesi qe ne kete zone nuk ka sinjal te televizioneve shqiptare, se si ka mundesi qe banoret e kesij zone nuk kishin as telefon dhe detyroheshin te perdornin celularet greke...por shikohen vetem mediat si kale beteje per shkak edhe te deshtimit te angazhimit per zhvillimin e kesaj zone, infrastruktures,integrimit apo zhvillimit ekoncmik. Per te rimarre votat dhe per te siguruar nje karrike ne Parlamentin shqiptar, ata e mbeshtollen çeshtjen e mandarit te tyre me mantelin e nje çeshtjeje per jete a vdekje. Gati-gati te krijohej ideja se nese nuk zgjidhej iksi deputet ne Himare, do te hynin andartet greke me pushke dhe thika ne gjithe fshatrat e Bregut.

Ne nje sintonizim domethenes, edhe nga ana tjeter e kufint, nacionalistet greke kujtohen sa here ne Himare ka zgjcdhje. Politikanet qe veprojne ne Shqiperi me syte nga Athina, perdorin si mjet per te thithur votat ne kete zone, nacionalizmin, helenizniin... e çdo argument tjeter qe mendojne se u siguron mbeshtetje.

Nje perplasje e tille absurde nuk ndodh as ne fshatrat me minoritet grek ne Dropull, ku asnjehere nuk fiton dot ne zgjedhje nje kandidat i PBDNJ, pershembull, as ne zona ku ka minoritet te paster si etnik ashtu edhe gjuhesor.

Ne Tirane u kujtuan serish per Hinaren grcke vetem ne prag te zgjedhjeve, dhe thirrjet per shkarkim te kryebashkiakut, apo shpallje jashte ligjit te PBDNJ nuk bejne asgje tjeter, vese thellojne kete kenete nacionalizmi nga te dyja palet. Asgje nuk zgjidhet ne kete menyre dhe asnje nuk e fiton dot kete lufte. Reagimi i disa banorevc te fshatrave te Himares nuk eshte aspak larg reagimevet me sfond politik ne Lazarat, Tropoje apo ne ndonje bastion tjeter roze e ndonje politikani ne Tirane qe ngazellehet nga gezimi se i erdhi rradha te dale ne balle te luftes sa here degjon per Himaren greke.
(Artikulli i Klan u postua nga K. Jorgji )

4 comments:

Anonymous said...

Ne komentin redaksional duhet permendur se Kryetari i Bashkise ka pasur ndihmen e intelektualeve te Himares qe ne Konferencen panhimarjote te mbajtur ne dhjetor 2005 ne Tirane u paraqiten me nje sere projektesh konkrete per zhvillimin e Himares

nga Kristo

Anonymous said...

Epo nje zone me 9000 vete te beje Konferece PAN-Himariote....

Anonymous said...

Me falni por nuk ju kuptova qarte! Shprehja juaj tregon cudi, befasim, surprize apo kundershtim?

Tomi.

Arlind Carcani said...

Ore se spo ju mor vesh,qe jeni himarjot e dim,po a jeni shqiptare apo grek.
Vetem dicka po ja u them larg grekut se do ju gjej belaja.
Nqs jeni shqiptare perdorni gjuhen shqipe e jo ate greke.

Ju paft zoti.