Friday, March 02, 2007

EDITORIAL: Analiza pas-elektorale dhe e nesermja e Himares

Analiza pas-elektorale dhe e nesermja e Himares

Se pari , falenderojme z. Edvin Qiricin që përmes artikullit te tij “Qendrimi shqiptar me Himaren” te derguar tek www.Himara.eu na jep fillesën për të nisur një dialog pas-elektoral. Sikurse edhe per diskutimin pasionant ne pergjigje të shumë diskutimeve me ngarkese negative në Internet që ndoqen votimet e 18 shkurtit në Himarë ne disa prej web-siteve te gazetave shqiptare.

Kemi të njëjtin mendim në shumë nga gjerat që ka shkruar. Sikurse edhe analizen e bërë dhe klasifikimet e nxjerra. Natyrisht mund te shtohen zëra dhe mund te përmblidhen zera në ato që shkruan. Por nuk do te donim as ti hiqnim dhe as ti shtonim ndoje presje.

Do te parapelqenim që tani ta drejtojme vemendjen tek ato qe kemi perpara dhe që duhet bërë duke u nisur nga analiza e bere nga z. Qirici.

1. Nese e kemi kuptuar mire z. Qiricin , nje nga elementet që shkaktoi humbjen e Llazarit dhe fitoren e Bollanos në zgjedhjet e Himares qe qendrimi i kundert qe mbajten ndaj prones. Edhe gazetarja Picari ne emisionin e bere, duke bere nje shkeputje nga qëndtrimi negativist i Top-Channel ndaj Himares, doli me të njëjtin konkluzion. Sikurse dhe gazeta te tjera. Sikunder edhe qarqe te tjera, qe e kuptuan se loja me Himaren ka te beje kryesisht me pronen dhe me ata qe kane bere dhe kane nder mend te vazhdojne zullumet me pronen.

Nese biem dakord me kete analize, atehere mund te pohojne se Himara u prononcua permes votes qe e mbrojti deri ne fund, per ate kandidat qe do ti jepte (a) siguri për të mbrojtur pronat nga lakmite e atyre që do të donin ti përvetësonin dhe (b) premtoi të krijonte premisa për të luftuar për të marre pronen e te pareve.

Qe te dy keto kushte nuk i plotesoi dot z. Llazari qofte edhe pse partia e tij doli qarte kunder te dyja opsioneve që Himariotet i kane per zemer. Dhe z. Bollano dukej se fitoi sepse dha siguri se keto dy gjera do te mbante jo anen e shtetit apo te tjereve, por anen e Himarioteve .

Por eshte nje fakt mese i vertete se pushteti lokal nuk mund tua ktheje pronen Himarioteve sic e duan ata. Flasim ligjerisht. (Po te ishte e kunderta, atehere z. Bollano duhet tua kishte kthyer qe ne mandatin e pare). Ne kete kuptim, z. Milo si keshilltari i z. Llazari, ka te drejte, kur e shndrroi kete çeshtje si “cavallo di bataglia” ne debatin e organizuar mes dy kandidateve nga organizata “Komuniteti Himariot”.

Ajo që nuk tha z. Milo ne debatin e organizuar, eshtë se pushteti lokal, sikurse e ka bere deri tani, mund ta ngreje problemin me force, te jape te dhena, dhe te sugjeroje zgjidhje per kete problem. (Gje qe e ka bere si ne Konferencen Panhimariote, ne takimet me Banken Boterore e donatore te tjere dhe ne komunikimet e shpeshtuara keto kohet e fundit me nje pushtet qendror refraktar). Pra, ndonese nuk mund ta zgjidhe, mund ta ngreje zerin per ta zgjidhur.

Dhe kjo duhet bere tani dhe shpejt. Kemi perpara dy elemente të rendesishme që lidhen me pronen.

E para: ne date 22 shkurt 2007 bordi i Bankes Boterore (BB) aprovoi një projekt të ri për Shqiperine, i cili do te atakoje dy fusha te rendesishme per Himaren – rregjistrimin e prones dhe planifikimin urban. Ne raportin e BB te titulluar “Statusi i reformes së tokës dhe tregu i pasurisë së patundshme në Shqipëri” rregjistrimi i tokave në zonat turistike eshte trajtuar ne vecanti (Aneksi 15). Dhe në përgjithësi, ne kete dokument, situata eshte paraqitur me realizëm.

Ne kete dokument eshte pranuar se pari se “ne bregdet në përgjithesi është arritur në një konsensus se 7501 nuk eshte i pershtatshem per shkak te vecorive te parcelave te vogla, mungesen e pronareve te medhenje, perspektives se zhvillimit turistik dhe per shkaqe historike”. Se dyti ve ne dukje abuzimet e bera me ligjin 7501, ku permenden edhe kategorite e ketyre abuzimeve, me pyjet kullotat, pranine e reparteve ushtarake ne territor si dhe privatizimin e tyre. Se treti, analizon inisiativen e Palases qe leshoi tapi te reja ne baze te prones se vjeter, si nje nisme e cila sipas dokumentit nuk ka shanse qe te aprovohet nga qeveria. E katerta, ve ne dukje konfliktin midis popullsise dhe disa perfaqesuesve te pushtetit lokal duke u ndalur tek Qeparoi, ku eshte perdorur edhe force policore. (Dokumenti eshte publik dhe mund te shihet ne web-sitin e BB ne Shqiperi si ne shqip dhe anglisht)

Tani duhet të hyjë në punë pushteti lokal që të krijojë momentin e duhur që ky projekt i ri me titullin kuptimplote “Sigurimi i te te drejtave te pronesise ne Shqiperi’(ang. Securing property rights in Albania) të krijojë per ne (1) mundësinë të realizohet e drejta e aspiruar të himariotëve për të marrë tokë e të parëve; (2) ta rregjistrojë atë për ta berë atë efektive si dhe (3) për të nisur planifikimin urban. Te tre keto hallka jane kusht per ta bere Himaren te ece ne rruge te mbare. Te treja keto kushte jane shtruar me force ne Konferencen PanHimariote ne 2005. Tani do te kemi kushtet objektive per ti zbatuar si dhe mundesinë për ti shndruar në realitet.

Tërë këto punë të mira do të kenë nevojë për krijimin e një konsensusi edhe formal se ku do të shkojë Himara si krahinë. Une do te argumentoja se para një ligji si 7501, duhet dalë ballas si krahinë duke mbledhur tërë forcat - një situatë që sot ka më shumë të ngjarë se kurrë. Duke patur si supozim se pushteti lokal do të na mbështesë në këtë përpjekje. Mbase duhet shtuar si element pozitiv se edhe bashkia e Lukoves ndryshoi duar duke vënë të tërë Bregdetin në një front per çeshtjen e prones.

Ndaj Bashkia tani ka nje sprove. Duhet te na tregoje se e ka nder mend te mbaje premtimet e mbajtura. Ne vitin 2005 inisitiva e Palases nisi nje rruge te mbare. Kjo duhet vazhduar nga fshatrat e tjere. Nje konkluzion i konferences Panhimariote eshte qe ne duhet te nisim te bejme hapat per ta rregjistruar vete pronen. Kjo do te eliminonte nderhyrjen e shtetit. Eshte nje variant qe duhet te kete nje impakt pozitiv, por qe kerkon burime financiare. Por duhet qe bashkia te dale me inisiativen e vazhdimit te shembullit te Palases.

E dyta. Qeveria po aprovon ligjin e ri të turizmit. Në këtë ligj të ri, përsëri është mbajtur elementi i fshatit turistik. Mbase duhet të kujtoj se është ky element që solli si Kakomenë dhe Dhralene. Dhe po qe se ky ligj aprovohet, atehere ky kercenim do të qendrojë si thikë pas shpine për tërë përpjekjet për të ruajtur pasurinë kulturore te fshatrave tona si dhe futjen e tyre ne turizmin elitar apo dhe kulturor. Pra duhet mbrojtur edhe nje here nga ky kercenim i cili mund te behet real perballe lakmise në rritje.

2. Keto zgjedhje, dhe perseri z. Qirici ka të drejtë, ri-treguan për të disajtën herë se ekziston një hendek midis shumë prej shqiptarëve dhe Himariotëve lidhur me atë se ç’janë Himariotët. Nese shumë vetë nga Tirana, apo Shkodra, apo Korça, apo Fieri, nuk dinë se ne flasim greqisht në shtëpin, kur nuk dinë se kemi një histori si tonën, nuk dine se kush jane njerezit e shquar te Himares, atehere shume prej tyre janë më të prirur të besojnë ato që thonë gazetat, të cilat pasqyrojnë ato që thonë kryeredaktorët dhe këta të fundit ato që thonë ata qe i paguajnë.

Shumë njerëz që njoh ne Shqiperi- qofshin këta pozitivë, me shkollë, te sjellshëm dhe të edukuar, - nuk arrrijnë të kuptojnë qe nuk dinë shumë gjera për Himarën. Dhe kjo duhet ndryshuar.

Se pari nga ne vetë. Inisiativat e mira sikurse kjo faqe Interneti që po shkruajmë, apo ajo e Kleanthi Dedes apo edhe gazetat jane nje nisje e mbare. Në këto organe duhen pasqyruar ne shqip dhe greqisht, historia e Himarës dhe problemet e saj. E do te thoja me teper ne shqip se ne greqisht pasi kjo do te mund te ulte shume agresivitetin e shume shqiptareve, qe do te kishin keshtu mundesi te reflektonin me shume mbi specifikat e krahines sone. Kjo do te mundesonte edhe krijimin e nje kuptimi të përbashkët të historisë se krahines sone edhe brenda Himarioteve.

Kam vënë re një irritim të madh të shumë himariotëve ndaj shkrimeve të Rasim Memushajt apo ndaj Rudina Xhungës. Në këtë kategori hyjne edhe Sherif Delivina apo Ndriçim Kulla, Pellumb Xhufi e lista mund te zgjatet. Gjithmone sipas mendimit tim, ndjenja armiqesore per Himariotet e pasqyruar tek tere kategorite e e klasifikuara nga z. Qirici - politikanet ne pergjithesi, politikanet ne vecanti, gazetaret, etnikci-dashesit etj, nuk eshte gje tjeter vecse:

· pasqyrim i atij qendrimi qe nje pjese e madhe e popullsise shqiptare dhe jo-shqiptare kane per greket

· i mosnjohjes se mire se Himares dhe armiqesimit te krijuar me kete krahine

Nga keta, padyshim faktori i pare eshte me i rendesishmi. Per mendimin tim, ne nuk “na duan”, sepse supozohet nje lidhje e Himares me Greqine. (Ndonese eshte vertet paradoksale qe nese me pare na kane quajtur greke te m.... dhe tani na kerkojne te jemi shqiptare - ne thelb kjo reflekton faktin se nuk na quajne te tyret.).

Mbase eshte pak pesimist ky qendrim, por ne kemi shume pak ne dore per te bere qe ata te ndryshojne kete qendrim. Mbase jo sa ne te jemi gjalle. Mbae duhet te kaloje shume uje nen ure qe kjo gje te ndodhe. Pa dyshim qe duhet bërë, por eshte nje beteje e madhe.

Mbase shume nga ne qe diskutojme, pohimi “jo shqiptare” mund te tingelloje pak absurd. Une i referohem nje thenje te Henri Kisinger (referuar nga Economicos Tachodromes ne 14 Gusht 1997) se “Greket jane anarkike dhe te veshtire per tu zbutur. Ndaj duhet ti godasim fort ne rrenjet e tyre kulturore: ndoshta mund ti bejme qe te jene me konformiste. Ajo që dua te them, pa dyshim është, të godasim gjuhen e besimin e tyre, formimin e tyre kulturor dhe historik në mënyrë qe të neutralizojmë aftësinë e tyre për tu zhvilluar, për tu dalluar apo për të dominuar; duke i hequr ata si pengese për planet tona strategjikisht vitale ne Ballkan, Mesdhe dhe Lindjen e Aferme”. (Ndaj jam i bindur se ka shume pak per te bere qe ata te ndryshojne kete qendrim).

(Duhet thene per te qene te sinqerte, se ashtu sic u permend ne fillim te shkrimit, situata ka disa ndryshime pozitive, te pakten nuanca. Emisioni i dhene tek Top Channel per situaten parazgjedhore me gazetaren Picari eshte nje shembull i tille.I balacuar dhe duke vene pikat mbi i).

Le te kthehemi tek pika e dyte - i mosnjohjes se mire se Himares. Ketu, ne ndryshim me faktorin e pare mund te bejme shume. Sepse kjo lidhet me mungesen e informacionit qe kane shume njerez per Himaren. Ka mjaft anekdota per kete, por eshte nje fakt, qe ne thelb tregon se ka mjaft pune per te bere. Puna e bere permes botimeve te Toenes, si ato te Memushaj, Jahjaj, shkrimet e shumta te bera ne gazetat e perditshme etj si dhe botimet e Kristo Frasherit dhe te Akademise se Shkencave të Shqipërisë kane krijuar nje informacion i cili mund te perdoret si prove. Dhe po perdoret si prove.

Por harrojmë se dëmin më të madh per keqinformimin e shqiptareve (dhe këtu nuk fus ata që kanë interesa) na e bëjnë njerëzit tanë. Rasti me i keqperdorur eshte Petro Marko, sepse ai ka edhe famen e tille. E them qe mund te demtojne me shume pasi Rasimin dhe Rudinën, mund edhe ta injorosh duke thënë se nuk dine gje, pasi nuk kane jetuar asnje dite ne krahine. Por nuk mund ta thuash kete per z. Foto Bixhili apo dhe Z. Aleksander Cipa.

Himara ka jetuar me kete kontradikte te brendshme – jemi greke; jemi shqiptare, qe kur shteti shqiptar fitoi pavaresine.Kontradikte qe morri qe nje rruge pas ’45 dhe fitores se pushtetit komunist pas luftes se dyte boterore.

E megjithe kete Himara ka ditur te gjeje nje eikuliber – duke stimuluar para se gjithash bashkekzistencen e tere Himarioteve. “Ne jemi Himariote” eshte ajo qe sintetizon kete. Ndaj edhe leitmotivi i tere Himarioteve duhet te jete kthimi tek kjo aleance ndermjet himarioteve – si nje kusht per krijimin e nje situate te favorshme per mireqenje. Ndoshta modeli mund te jete Zvicra ku gjermano-italiano-franceze-folesit kane gjetur kete eikuliber dhe jane nje vend i begate. Pirja e kafese nga tre kandidatet per kryetar bashkie te Himares pas zgjedhjeve eshte nje fillim i mire, qe duhet pasuar. Edhe nese nuk e kane patur srriozisht edhe nese e kane bere per show. Duhet bere qofte dhe duke eliminuar disa pjese te kalbura, që kanë qelbur dhe na kane lene nje shije te keqe per keto vitet e fundit. Per te perseritur fjalet e kryetarit te rizgjedhur te bashkise Bollano duhet te kontribuojme qe te gjithe “që të heqim mallkimin (kataren) që kemi pasur deri tani’.

Kjo bashkeekzistence kalon permes nje kalitje qe duhet te jene shume gjera. Konferenca PanHimariote dha disa rekomandime qe bashkia e Himares duhet ti kete parasysh e duhet ti vazhdoje . Stema, flamuri, ditet e shenuara per krahinen, mbledhjet tematike dhe ato te pergjithshme, diskutimi i ceshtjeve te medha, kremtimi i festave fetare, terheqja e mendimit intelektual duke celur rrugen e demokracise direkte per krahinen apo edhe per tere bregun - jane disa prej shtigjeve nga kalon kjo bashke-ekzistence ku Himarioti ndjen se eshte Himariot edhe pse dikush e ndjen se eshte shqiptar dhe dikush tjeter se eshte me plot te drejte grek. Duhet te marrim ne konsiderate faktin se nuk jemi shume per te humbur bashkeudhetare Himariote rruges se veshtire së zhvillimit. Tanime që nje fitore e madhe morale ka ngjare,duhet te mbajme fort tere krahinen, duke e mbrojtur nga degjenerimi dhe duke e shendoshur me aktivitete te reja dobiprurese.

Tanime ka ardhur per te mbledhur forcat dhe mjetet. Nese Himara ka gjetur forcat per kundervepruar kunder disa tendencave negative me instinkt dhe nerv, tani duhet koordinim. Mjetet per ta bere kete duhet ti shtojme edhe forcat krijuese dhe ato materiale. Por duhet vazhduar rruga e nisur sepse kemi sfida akoma me te medha se nje zgjedhje lokale.

No comments: