Tuesday, March 20, 2007

Letra e Mimi Gjokes(Dhimiter Gjoka-Tirane)

http://groups.yahoo.com/group/clubhimara/message/3458

I nderuar z.Kleanth!
Sigurisht qe cdo e shkruar duhet te kete nje adresim konkret bere nga nje emer konkret e njekohesisht per te shtruar nje problem konkret te se shkuares apo te tashmes pse jo edhe te ardhemes.Shume anetare te KLUBIT me mendimin e tyre te lire kane shprehur ne te ashtu bukur,natyrshem,dhe mbi te gjitha lirshem cka ata kane djere per iks problem qe i shqeteson apo per nje mendim qe duan te shprehin ja ashtu sipas botkuptimit te tyre. Dhe kjo eshte gjeja me e mire me e hapur dhe me demokratike qe mund te kene ne formimin e tyre ky grup njerezish me pikpamje dhe shprehi nga me te sofistikuarat e deri tek me te kuptueshmet apo nganjehere edhe me ndonje budallallek me brire apo pa brire qofte ai.E rendesishme per mua si nje antar i tij eshte qe secili ne klubin tone ta ndjeje veten se pari njeri pastaj se dyti kultura shkallezon formezimin e secilit prej nesh si Himarjot qe jemi apo edhe per cdo te mireseardhur tjeter qofte ky mysliman,katolik apo i cdo perfaqesimi tjeter qofte fetar apo politik,krahinor,kombesi,race apo bashkesi ne forme organizate,shoqate apo i cdo formesimi tjeter organizativ.Eshte se pari aftesia juaj zoti Dede e organizimit te ketij maturimi fisnor per te mbajtur me nderhyrjet tuaja te herepashereshme dhe ne vendin e duhur te mjafte zgjidhjeve qe koha i ka prure per tu zgjidhur apo per te mare mendim shume ekuacione te mendesive te amalguara ne pafundesine e tyre. Une edhe pse i vonshem do te thoja si anetar i ketij klubi ne kohe te lire pak edhe nga pak kam shfletuar bashkpunimet ne te qysh nga fillimi dhe te them te drejten jame mrekulluar se pari me inisiativen tuaj dhe se dyti me pjesemarjen ne te te shume e shume figurave te dashura per mua ,per ju si dhe per cdo lexues tjeter te klubit, Himariot qofte ai apo jo i tille.Une te them te drejten po mbush vitin dhe nuk po shikoj te pranishem ne klub me ate zjarrin e fillimit shume firma te medha te nahijes sone,Shkrimtare poet,publicist,apo anetar te profesioneve nga me te ndryshmet.Ku jane per mua Odise Goro ky poet rrenqethes,lirik e stoik qe me vargun e tij te ngerthen dhe s'te le te largohesh prej tij .Ku eshte pena brilante e romancierit te mrekullueshem Spiro Gjikondit,ku eshte Robert Goro ky mjeshter i gazetarise se shkruar dhe asaj fonike,korrespondent i Bi,Bi,Si-se,ku eshte Vasil Qesari pena e te cilit per vite e vite te tera ketu ne Shqiperi por edhe tani ne France ku Ai jeton si u rresht boja Ku jane mendesia Himarjote te fushes se ekonomise,inxhinjerise ,piktures ,arsimit,historise,mjekesise,sportit,etj,etj te cilet kane thene dhe akoma kane se cte thone per te shkuaren e Himares ,te tashmen e saj dhe se si ajo te mund te mare me shume akoma vlera te nje qytetarie me me shume kolorit e ambicie gjitheperfshirese.Jashte cdo detyrimi secili anetar te mund te shpreh ne klubin tone te dhena per te medhenj te tille Himariot bashkekohes si per Artistin e Popullit viganin e skenes Shqiptare Vunjotesin Robert Ndreniken,Artistin e merituar,Vunjotesin Anastas Kristoforin,Aktorin e mahnitshem Himariotin Arqile Nashon ,Aktorin e talentuar te humorit Qeparotesin Qirjako Saven,poetin e kenges Piluriote dhe Himarjote ne pergjithesi Brilantin Lefter Cipen,Regjisorin e teatrit fituesin e shume cmimeve kombetare te talentuarin Dhermiotin Spiro Dunin,Kengetaren lirike Veneranda Billen nga Palasa,Piktorin absolut te pejsazhit nga Qeparoi Vangjel Gjikondin,Dokumentaristin dhe gazetarin e shquar te televizionit Shqiptar ne vite edhe tani Petro Latin nga Iliasi e te tjere zoter ne profesionet e tyre kudo jane qe te me falin qe per castin nuk kujtohem.
Te tjere personazhe qe nuk jetojne me qe i dhane kultures Himariote ne vecanti dhe asaj Shqiptare e boterore ne pergjithesi mendesi te tilla krijuese dhe administrative te sillen me kujtime e doreshkrime te dokumentuara per te ngopur keshtu CV Himariote me te ploteruar e si rrjedhoje tu sherbeje brezave ne pergjithesi edhe ne specifikat profesionale.Sigurisht mendoj se sjellja ne klub e gjithe cka une theksova me siper do nje studim pak me te imtesishem qe sigurisht ka edhe koston e saj.Po ja i nderuar Kleanth.Do te ishte mire qe te behej nje regjistrim emeror i gjithe antareve te Klubit tone dhe se cili ne menyre vullnetare me nje kuot te caktuar apo dhe te lire te derdhte prane nje numri llogarie nje shume te caktuar nen administrimin e nje grupi njerezish brenda vendit a jashte tij me qellim kontributin e tij per ;
1- Sponsorizime per vlera botuese te autoreve Himariot te lexuara me pare ne klubin tone dhe ku secili te jape voten e tij ne se ajo do te argumentohet se eshte e vlereshme per te fituar vlera qytetarie Himariote apo nderkombetare qofshin ato.
2-Sponsorizime te vlereshme per qytetare ne nevoje Himariot per shendetin e tyre .
3- Sponsorizime per vepra arti te ndertuara ne Himare ne qender apo ne sheshe fshatrash per te miren e komunitetit
4-Sponsorizime per ndihma nevoje urgjente ne raste fatkeqsish natyrore te komunitetit Himariot.
5-Sponsorizime per njerez ne nevoje te gjymtuar si paraplegjik,apo te percaktuar mire me nje terminologji mjekesore ku te percaktohen qarte dhe sakt te aksidentuarit ne pune,ne natyre apo ne menyra te tjera si ne raste termetesh apo fatkeqsish natyrore te formave dhe menyrave te ndryshme nga mund te vine ato.
Ne pergjithesi i nderuar Kleanth une dhashe nje mendesi qe gjithesesi nuk do te thote se ajo eshte ideale dhe se keshtu duhet bere patjeter.Mendimi im mund te hidhet posht ose edhe mund te pasurohet dhe te gjendet nje forme qe klubi yne te fitoj akoma me shume vlera qytetarie dhe humanizmi si rrjedhoje sipas mendimit tim te kryej me mire akoma destinen e tij.Himara ka vlera njerezore te trasheguara dhe te dites sa fuqia e tyre se bashku perbejne nje det sa te qet dhe te ashpersuar sikunder perbejne nje mal me bukurine dhe hijerendsine tij.Aspak nuk dua te ndikoj ne ate se mend mund te japi gjithkush por sa praktike mund te jete ajo.Le te hapim nje diskutim dhe ftoj te gjithe qe me kontributin e tyre mendesor ne fillim te shohim hapur se sa mund te praktikohet kjo ne klubin tone.
Une u nisa edhe nga fakti se krijues te talentuar pjestar te klubit tone qe i sjellin Himares sone vlera edhe artistike sic ishte rasti i adashit tim Mitro Qeparoit qe e lexoj per here te dyte brenda pak kohesh te lyp para per botim.Jame shume i bindur se shume nga ata qe permenda me larte kane ne dosjet e tyre vlera botuese por qe nuk po e shikojne driten e botimit pikerisht se u mungon ajo vlere monetare .Nuk do te dua te polemizoje me asnje qe nuk me kupton drejt ne kete shperfaqe te mendimit tim.Ne klubin tone qysh nga dita e pare e hapjes ka kaq mendesi krijuese,artistike,politike dhe kronologji sa vjene nje kohe qe ne periudha te caktuara do te duan edhe te botohen ne libra te vecante.Por ai botim do nje ekip qe te caktohet edhe te meret me perzgjedhjen e materialit,redaktimin e tij .Ai mund te mos botohet vetem ne nje gjuhe,do te doje perkethyesit njekohesisht edhe specialistet e fushave te vecanta qe do te permbaje materiali per botim.Keshtu qe kjo do kosto kohe dhe kosto monetare.Une mora kaq per shembull se hapsira eshte kaq e madhe sa as mua nuk me shkon ne mend se sa e pafundeme eshte kuptimi i shume mendesive edhe te miqve te tjere te klubit qe do te mund te shperfaqin mendimin e tyre.
Ne permbledhje te gjithe sa shpreha me larte Klubi yne duhet pa tjeter te kete arken e vete per te patur nje pavaresi vlerash logjike te shprehura keto edhe ne forma te diktuara nga nje regullore e percaktuar qart dhe e pranueshme per te gjithe ne.
Faleminderit zoti Kleanth per mirekuptimin. Me respekt DHIMITER GJOKA Tirane me 17.2.2007.

No comments: