Wednesday, March 21, 2007

Lufta e dyte Ilirike.

Pergatitur nga Edvin Qyrici

Nderkohe qe Roma ishte e zene ne lufte me Galet, TEUTA, mbreteresha e Ilireve dhe taksapaguese e Romes vdiq.

DMETRIO DI FARO, ky aventurier fillimisht i paguar nga TEUTA por qe ishte bere aleat i republikes(Romes), kishte kontribuar per suksesin e Romes ne luften e pare Ilirike dhe si shperblim, kishte mare qeverisjen e ishujve dhe te brigjeve Dalmate. I nxitur nga FILIPI I MAQEDONISE, ishte rrebeluar dhe kishte vene nen tutelen e tij te riun PINNE, trashegimtarin e karriges mbreterore te Ilirise dhe njekohesisht, kishte filluar vete ai te bente piratin neper brigje.

Per te ndershkuar DEMETRION, senati dergoi ne vitin 219(para Krishtit) konsullin LUCIO EMILIO PAOLO, qe rrethoi piken e forte Dhimalen dhe pas shtate ditesh e detyroi qytetin te dorezohej.

Capitullimi i Dhimales, kishte si efekt spontan, neneshtrimin e te gjithe Ilirise.

I ngujuar ne ishullin Faro(Lesina), DEMETRIO tentoi ti bente rezistence konsullit, po ishte e pamundur per te dhe per numrin inferior te rrebeleve, ne krahasim me ushtrine e konsullit te Romes. Keshtu qe DEMETRIO u largua dhe gjeti shpetim ne mbreterine e FILIPIT te MAQEDONISE.

Keshtu Iliria ra nen poteren e Romes duke u shnderuar ne nje prefekture te sajen dhe gjithe Adriatiku u be nje det Romak.

Keto arritje te Romes, nderkohe qe preokuponin jo pak Maqedonine qe ndodhej ne shpatullat e Ilirise, per Romen ishin vetem shenjat e para te nje politike te re qe shikonte nga lindja, nje politike qe pa dyshim do te kishte zhvillime te shpejta nese Kartagjena e mundur, nuk do te kishte ringritur koken me nje ushtri te komanduar nga njeriu qe seriozisht kercenonte ekzistencen e republikes(Romes).

Me mbarimin e luftes se dyte Ilirike, do te fillonte epoka e luftes se dyte punike.

Burimet, Bibliografia, Tekstet, Frazat te mara nga:
TITO LIVIO - STORIE (ab Urbe condita)
POLIBIO - STORIE
APPIANO - BELL. CIV. STORIA ROMANA
DIONE CASSIO - STORIA ROMANA
PAOLO GIUDICI - STORIA D'ITALIA
UTET - CRONOLOGIA UNIVERSALE
I. CAZZANIGA , ST. LETT. LATINA,

No comments: