Tuesday, March 20, 2007

Lufta e pare ilirike (ose lufta e pare punike-ndeshkuese)).

pergatitur nga Edvin Qyrici

Dy ishujt e Tirrenit (Sardegna dhe Korsika), sapo kishin filluar luften, kur nje lufte tjeter po ndizej ne Adriatik per shkak te piraterise se popujve Ilirike.

Grabitja dhe pirateria per Iliret, ishte nje profesion normal; nje aktivitet qe mbeshtetej edhe nga mbreti i tyre. Vetem se duke vepruar keshtu, kishin perhapur dominimin e tyre deri ne Adriatikun Meridional(jugor) dhe tani po infektonin Epirin, ishujt e Jonit, brigjet Pugliese(te Italise) duke grabitur anije, porte, duke demtuar tregtine qe qytetet benin ne mezzogiorno te Italise (ne Italine Jugore) dhe ne Egje.

Roma, tani qe kishte kolonite e veta ne te gjithe bregdetin Adriatik te Italise, qe nga Rimini e deri ne Taranto, donte ti jepte fund kesaj gjendje te krijuar nga Iliret dhe per kete, nisi nga Brindisi dhe dergoi ne Shkoder ku qendronte mbreteresha TEUTA, e veja e mbretit AGRON dhe qe mbreteronte ne emer te djalit te saj minoren PINNE, vellezerit KAJO dhe LUCIO KORUNKANIO, me qellimin qe tu jepte nje paralajmerim mbretereshes qe te frenonte piraterine. Mbreteresha TEUTA u pergjigj se ky lloj aktiviteti, nuk ishte i ndaluar nga ligjet e shtetit te saj dhe pasi LUCIO KORUNKANIO iu pergjigj “atehere do te mendoje Roma per ti dhene Ilirise ligje me civile”, TEUTA e vrau kete ambasador.

Nese Roma po kerkonte nje pretekst, vrasja e ambasadorit Lucio ishte mese legjitim per te shperthyer luften qe do te kishte dy qellime: te eleminonte piraterine Ilire dhe te vendoste nje kembe ne bregun tjeter te Adriatikut.

Lufta u deklarua ne pranveren e vitit 229 (para Krishtit)

Roma dergoi kunder armikut dy konsujt GNEO FULVIO CENTUMALO e POSTUMIO ALBINO me nje flote te perbere prej 200 anijesh dhe nje ushtri prej 20.000 kembesore dhe 2000 kalores.

Pas sulmimit te Korfuzit, ky ju dorezua menjehere Romakeve nga komandanti DEMETRIO DI FARO qe ishte nje aventurier ne sherbim te Mbretereshes TEUTA dhe qe kaloi me Romaket duke mare edhe si shperblim qeverisjen e ishujve.

Me pas konsujt e derguar nga Roma liruan Epidamin(Durresin), Issa(lezhen) dhe Apollonine te pushtuara nga Iliret, duke u shtyre edhe me lart deri ne Shkoder duke cuar terror ne teritorin e mbretereshes, per ta detyruar ate te kerkonte paqen.

Kushtet qe iu vendosen Teutes per paqen ishin keto:

  • TEUTA duhet te linte te lira qytetet Greke dhe Dalmate qe kishte pushtuar.
  • Duhet ti pagonte nje takse vjetore Romes.
  • Duhej te impenjohej qe asnje anije luftarake Ilire dhe jo me shume se dy anije tregtare, nuk duhej te zbrisnin me poshte Lisso (Lezhes).

Me kete lufte, Roma afermohej si fuqi ne Adriatik, perfshiu disa zona ne perandorine e saj, i dha DEMETRIO DI FAROS qeverisjen e ishujve dhe te briigjeve te Dalmacise, beri nje taksapaguese te sajen nje mbreteri dhe krijoi shume simpati ne popujt Greke, te cilet duke qene te vetdijshem per fuqine e saj gjithnje ne rritje, filluan ta konsideronin Romen si nje mbrojtese te tyren.

Korinthi, ne shenje mirenjohje ndaj Romes qe kishte liruar detet nga piratet, i lejoji Romakeve te mernin pjese ne Lojerat Istmike, ndersa Athina i pranoi ne Misteret Eleusiane, duke e trajtuar keshtu Romen si nje qytet Grek.

Burimet, Bibliografia, Tekstet, Frazat te mara nga:
TITO LIVIO - STORIE (ab Urbe condita)
POLIBIO - STORIE
APPIANO - BELL. CIV. STORIA ROMANA
DIONE CASSIO - STORIA ROMANA
PAOLO GIUDICI - STORIA D'ITALIA
UTET - CRONOLOGIA UNIVERSALE
I. CAZZANIGA , ST. LETT. LATINA,

No comments: