Friday, April 27, 2007

Banka Boterore dhe Jali

Banka Boterore mbeshtet hartimin e Planit per Zhvillimin e Bregdetit Jugor ne Shqiperi

Available in: English

Tirane, 12 mars 2007 Banka Boterore deshiron te beje nje sqarim ne lidhje me raportimet e koheve tefundit ne shtyp sipas te cilave Banka Boterore po mbeshtet nje investim te ri te sektorit privat ne bregdetin shqiptar.

Banka Boterore punon drejtpersedrejti me sektorin publik dhe nuk sponsorizon iniciativa te sektorit privat, si edhe as nuk perfshihet ne mbeshtetjen e tyre. Aktualisht, Banka Boterore po ndihmon qeverine shqiptare ne zbatimin e Projektit per Manaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Zones se Bregdetit, qe eshte edhe faza e pare e nje Programi me dy faza per Manaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Zones Bregdetare. Objektivi i pergjithshem i Programit eshte mbrojtja e burimeve natyrore dhe aseteve kulturore, si edhe nxitja e zhyillimit te qendrueshem te bregdetit shqiptar.

Nje aktivitet i rendesishem qe po zbatohet aktualisht ne kuadrin e ketij Projekti eshte edhe hartimi i Planit per Zhvillimin e Bregdetit Jugor, qe mbulon zonen nga Orikumi deri ne kufirin grek. Pas miratimit te ketij Plani nga Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit, ai do te perfaqesoje instrumentin zyrtar te qeverise shqiptare qe do te udheheqe 4 zhvillimin e zones. Ndonese ne lidhje me kete aktivitet ka pasur nje fare vonese, tashme gjerat jane ne rrugen e duhur dhe data 15 shtator 2007 eshte percaktuar si afati i ri i perfundimit te tij.

Ne kuadrin e ketij Projekti, me prill 2005, qeveria shqiptare vendosi te vinte nje moratorium deri ne miratimin e Planit per Zhvillimin e Bregdetit Jugor ne lidhje me lejet e ndertimit dhe miratimin e studimeve pjesore te planifikimit urban per bregdetin jugor (p.sh. toka ne zona rezidenciale dhe urbane jashte zonave te urbanizuara dhe ku mund te kishte akses per sherbime).

Ne mendojme qe ne lidhje me zbatimin e ketij Plani, dhe ne vecanti me zhvillimin e zonave turistike, per qeverine do te ishte e udhes qe pas perfundimit te Planit te lartpermendur, ajo te ndiqte nje proces konkurrues dhe transparent ku te ftohej sektori privat te kryente investime ne bregdet sipas ligjit te miratuar se fundmi per Koncensionet.

http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERN AL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0„c ontentMDK:21253451~isCURL:Y~menuPK:50003484~pagePK:2865066~piPK:2865079-theSit ePK:301412,00.html

No comments: