Tuesday, April 24, 2007

FADROMA NE BUNEZ

Policia ndërtimore aksion per shembjen e ndertimeve pa leje në plazhin e Bunecit
Data e Publikimit: 23/04/2007 (24 ore)

Autori i Lajmit:
L.K

Policia ndërtimore ka marrë me radhë gjithë bregdetin në sulm të shembjes së ndërtimeve pa leje. Sot e ka radhën prishja e ndërtimeve në Bunec, një nga plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.

Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me objektet që do të shemben, por aksioni do të vazhdojë që sot e në ditët në vazhdim.

Ky aksion i policisë ndërtimore të qarkut të Vlorës ndërmerret pas atij që u krye disa ditë më parë në bregdetin e Jalës në Himarë, kur u shkatërruan rreth 45 objekte pa leje, pjesa më e madhe e të cilave hotele dhe lokale. Policia vazhdon të haset dhe me kundërshtimet e banorëve, të cilët pretendojnë se i kanë me leje objektet e ndërtuara prej vitesh.

No comments: