Tuesday, April 24, 2007

Pronocimi i deputetit te Himares, Spiro Peci

Spiro Peçi: Në Jal u prishën ndërtimet me urdhër të Berishës

Aksionet e policisë ndërtimore për prishjen e ndërtimeve në bregdetin e Jalës janë cilësuar të kundraligjshme nga deputeti i pavarur, Spiro Peçi. Gjatë fjalës së tij në parlament ai ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryeministrin Berisha dhe disa ministra të kabinetit të tij, që sikundër u shpreh “kanë interesa personale në këtë zonë”. “Në Jalë janë prishur rreth 15 objekte pa leje me urdhër të qeverisë dhe jo të policisë ndërtimore. Janë 10 fshatarë që kanë dërgjuar inspektorët e policsë ndërtimore që thonë se folën me doktorin për të prishur këto ndërtime”, theksoi Pecci. Duke argumentuar nga pikëpamja ligjore prishjen e objekteve pa leje në Jalë, ai pretendoi se kemi të bëjmë konkretisht me shkeljen e pikës 3 të nenit 2 të ligjit për legalizimet. “Vetë qeveria akoma nuk ka përcaktuar se kush do të legalizohet apo jo në zonat me përparësi turistike. Po zbatohen dy standarde”, nënvizoi ai.
(gazeta shqiptare 24-04-07

No comments: