| Autori i Lajmit: Zenepe Luka Kushdo që bën rrugën për në fshatrat e Bregut, e ndjen se nuk ngopet me bukurinë e bgregdetit, fshtrat që zënë vend në krah të njëri tjetrit kundruall dy detrave që bashkëjetojnë paqësisht prej shekujsh. Rrugën për në Qeparo e bëjmë me një vajzë nga ky fshat, Lika Kapaj, bijë e një fisi me emër sikurse është Vongli. Kjo grua me intelekt njeh në detaje historinë e fshatit, të të parëve dhe veçanërisht të gruas së bregut. Lika shkonte në Qeparo për të parë vilën që po ndërton buzë detit, që i ngjan aq shumë kalasë së Ali Pashës dhe për koencidencë edhe kjo grua qiparotase quhet Vasiliqi.
Në Qeparo takuam e biseduam me djemtë që kanë ardhur nga fshatra të vendit kryesisht nga Librazhdi dhe Lezha për të punuar tek të moshuarit që kanë djemtë e tyre në mërgim, prekëm historinë e lashtë dhe të re të fshatit të kapedanëve duke kuvenduar gjatë me të afërmit e Xhorxh Tenetit, ish drejtorit të CIA-s amerikane. Nga shtëpia e braktisur e babait të tij Qirjakos, Koço Koka përcjell brengën. Do të vijë një ditë që në këtë tokë të parëve të takoj kushuririnjt e të parë, Xhorxhin dhe Bill. Në Qeparoi, fshati i Kapedanëve Si çdo fshat tjetër i bregut, Qeparoi ka historinë e vet, traditën, por sikurse shprehen vendasit, ai dallon prej tyre, pasi përbëhet prej 10 fisesh të ngulura këtu prej shekujsh. Fshati ka bashkëjetuar paqësisht tërë kohrat, pasi administrohej nga një këshill me përfaqësues nga sejcili fis që respektonin të drejtat e njëri tjetrit. Në këtë fshat të kapedanëve të hershëm, do të njihesh edhe me kapedanët e Ali Pashës, trimat besnikë të tij që bujtnin në Kalanë e Vasiliqisë që ndodhet vetëm 2-3 km larg Qeparoit. Ky fshat ka burrat e mënçur që kanë lënë pas histori si. Polo Mara, Sokrat Leka, Zaho Vlashi, Dado Zhupa, Jorgo Pali dhe deri tek shkrimtari i mirënjohur Andrea Varfi. Por në historinë e këtij fshati zë vend edhe fisi ku fisi Koka-Teneti, Qirjako Teneti, babai i Xhorxhit Tenet njeriut të famshëm, që për 7 vjet drejtoi CIA-n amerikane. Me Koço Kokën në shtëpinë e Xhorxh Tenetit Qeparotasi 78 vjeçar Koço Koka, është një thesar i vërtetë vlerash dhe pa frikë mund ta konsiderosh shtëpinë e tij një muze të fshatit. Ai njeh historinë shumëshekullore të Qeparoit, por edhe fisi i tij dhe vetë ai zënë ka një vend të rëndësishëm në këtë histori. Ky Ciceron i çuditëshëm nis rrëfenjën e tij nga ulliri 500 vjeçar, që tregon lashtësinë e fisit, për të kaluar tek shtëpia e prindërve të ish-kreut të CIA-s Xhorxh Teneti, tek shpellat e Qeparoit ku u ngujua për tre vjet, dashuria e parë e Qirjako Kokës, babait të Xhorxhit, njëherësh xhaxhait të Koços, për të vijuar me takimin e tij pas 60 vjetësh me ushtarin italian që mbajti në shtëpi gjatë luftës. Koço ka një jetë të vështirë që si askush tjetër e tregon me vargje. Pas vdekjes së bashkëshortes, ai u martua me Ollgën, së cilës i kish qënë në dasmë kur ishte martuar me bashkëfshatarin e saj, madje dhe ja kish hedhur këngës e valles. Lotët e Koço do t i dallosh vetëm në një çast, kur ai tregon brengën e vetme që nuk ka mundur ende të takojë djemtë e xhaxhait të tij, Xhorxh Teneti dhe Bill dhe se do të vdesë pa i parë me sy, por ai ndjehet krenar që kushuriri i parë Xhorxh, arriti të bëhet drejtori i CIA-s amerikae për 7 vjet dhe për të ka rëndësi që t i dëgjojë zërin e mirë si deri më tani. Ai tregon te pa thenat me pare. Fisi Koka, i lashtë sa ulliri 500 vjeçar Një ulli i moçëm në krye të fshatit që është kërrusur nga 5 shekuj, tregon dhe fillesën e fisit Koka të ardhur në Qeparo. Koço tregon se gjyshi i tij Mina Koka, me djemtë e tij, Qirjakon dhe Sofon ikën në emigrim në Stamboll në vitin 1924, punuan në minierat e Francës, ndërsa xhaxhai, Qirjako iku në Amerikë në periudhën e krizës botërore, kur nuk pranohej fuqi punëtore nga Europa. Sipas të thënave të xhaxhait, për të shkuar deri atje, ai pagoi një shumë të madhe kapitenit të vaporrit, që ia mori borxh Ligor Dukës nga Corraj, që kur ia kish dhënë të hollat i kish thënë: “Po u bëre mirë, mi dërgo, Qirjako, në mos, i paç hallall”. Por Qirjako i bëri për një muaj dhe i a dërgoi borxhin. Ky fakt na bëri miq dhe djali i tij erdhi na dasmën time. Lidhjet me xhaxhanë kanë qënë të qfërta deri sa vdiq me brengën që nuk u kthye në fshatin e lindjes. Ndërrimin e mbiemrit nga Koka në Teneti nga xhaxhai i tij, Koço e lidh me faktin se Teneti ka qënë stërgjyshi i tyre, që ka shërbyer si oficer i Venedikut në Koruz. Ai kujton se kur ishte i vogël e thërrisnin djali i Tenete. Kështu thirrej i gjitha fisi dhe vetëm në kohën e Zogut gjyshi e ndërroi mbiemrin nga Tenete në Koka. Ky fis është i ardhur nga fshati Keshaza e Korfuzit, sikurse kanë ardhur edhe fise të tjera nga... Tërbaci, Peja, Velça 5 shekuj më duke formuar fshatin e 11 mëhallallave të sotme. Ikja nga Qeparoi e Qirjako Kokës-Teneti Familja Teneti ka emigruar për në SHBA, pas Luftës së Dytë Botrërore, ndërsa djemtë binjakë janë lindur në Amerikë. Babai i Tenet, mbiemri i të cilëve është Koka, ishte nga Qeparoi, një nga fiset më në zë të Himarës. Në shekullin e 19-të, familja Koka, e cila jetonte në Itali dhe në fillimet e shekullit 20-t u vendos në Korfuz dhe prej andej erdhi dhe u vendos në Qeparo të Himarës, në vendin e të parëve. Babai i Tenet, shkon në emigrim në Francë dhe punon në minierat e qymyr-gurit në Sent Etien, ku qëndroi deri në mbarim të luftës së Dytë Botërore. Qirjako martohet me një vajzë nga Himara, nga më të dëgjuarit e krahinës, Vangjelia Kacelano, e cila kishte mundur të ikte në Itali me gruan e të vëllait që ishte italiane dhe dy fëmijët, duke udhtuar me një nëndetëse angleze nga brigjet e Himarës. Ata emigruan në SHBA në qytetin metropol të botës Nevv York dhe në vitin 1953 do të lindnin dy djemtë binjakë George (Xhorxh) dhe VVilliam. Në vitin 1965 babai i tyre do të ndahej nga jeta. Sot Xhorxh ka një djalë të vetëm me emrin Jani, ndërsa Bill, është babai i tre vajzave. Historia e ikjes së nënës së Tenetit nga Himara Koço Koka mohon zërat se Evangjelia ka ikur me nëndetëse. Ai është motra e doktor Kacalanos, që u vra në Qafë-Topi nga gjermanët, teksa po mjekonte partizanët, që tashmë është dëshmor. Vëllai tjetër Niko Kacalano, u rreshtua kundër regjimit komunist dhe regjimi e arrestoi dhe pushkatoi. Pra familja Kacalano është e ndarë përgjysëm. Nëna e Xhorxh Tenetit ka një vëlla dëshmor dhe një vëlla viktimë të regjimit komunist. Kur ajo është larguar, konsiderohej një familje me përbërje të mirë dhe nëna e saj merrte pensionin e luftës të të birit. Gruaja e doktorit ishte italiane, Bjanka quhej, ajo u lejua të ikte për në Itali me traget, normalisht me ndihmën e shtetit, duke marrë me vehte edhe të kunatën, e cila më vonë do të bëhej gruaja e Qirjakos, nëna e Xhorxh Tenetit. Dashuria e parë e Qirjakos Koço rrëfen, se kur u largua për emigrim xhaxhai, Qirjako ishte i martuar me vajzën e vetme në fisin Qesari, Thimia. Ishte një çift i bukur, që duheshin shumë, por ajo nuk pranoi të shkonte me të. -Do të pres të kthehesh. Zer ca para dhe eja të ndërtojmë lumturinë këtu, pse dashuria jonë nuk mund të ndahet nga deti -i kish thënë ajo kur e përcolli me lot në sy, por kur po vonohej me vite, ajo i dërgon letër ku i shkruan e zemëruar. -Qurjako, eja, pasi nuk kam ardhur në shtëpinë tënde të rri me Gaqen, (vëllai i vogël i Qirjakos në atë kohë në moshën 13 vjeç) Por nuk zgjati shumë dhe për fatin e keq Gaqe vdiq dhe shkaktare u quajt ajo, Themia, pse e përfoli. Për këtë shkak e dëbuan nga shtëpia Theminë e bukur. Gjyshja i dërgon letër të birit, Qirjakos ku i thotë se nëse i dërgon letër asaj, që u bë shkak për vdekjen e të birit, ta kam bërë haram gjirin. Ai i përjigjet menjëherë duke i thënë. - Mos mbaj shpresë se nuk vij më në Qeparo dhe kjo dashuri merr fund. Jeta e re e Thimisë, gruas legjendë Thimia u largua nga shtëpia e Qirjakos me brengën e madhe se humbi dashurinë e parë, por nga ana tjetër nuk deshi të japë vehten për tragjedinë që i kish ndodhur. Ajo bie në dashuri me një djalë, Jorgo Mio, që sapo kish ardhur nga kurbeti dhe lindi një djalë pa bërë martesën, i cili në moshën 5 vjeçare vdiq. Sipas zakonit, meqë ishte fëmijë i jashtëligjëshëm, konsiderohej turp dhe nuk shkoi askush në varrim. Pas kësaj dhimbjeje, kjo grua e bukur, oratore dhe shumë trime, u transformua, atë nuk e përfillte më njeri në fshat. Pas ca vitesh një çoban, Muço Dhrami i dërgon haber se donte ta merrte për grua, por ajo i u pëërgjigj prerë. -Jo, kjo nuk do të ndodhë kurrë, unë nuk jam e sërës tënde, kam qënë gruaja e Qirjako Kokës, djali i parë i fshatit dhe nuk mund të bëhem gruaja e një cobani,por unë të kërkoj një nder, të vrasësh Jorgo Mio dhe unë do të bëj të dalësh me kravatë në Qeparo. Çobani që e donte Thiminë, vendosi ta rrëmbejë atë, jashtë dëhirës së saj. Bashkë me tre persona të tjerë, e hipën në mushkë dhe e dërgoi në shtëpinë e tij. Por ajo nuk ishte e qetë, nuk e donte, nuk mund të kalonte jetën me të dhe një ditë mori pushkën dhe e vrau. Pas kësaj mori arratinë nga fshati. 3 vjet kaçakë në shpellat e Qeparoit Thimia u detyrua të largohej nga fshati pasi ndiqej nga të afërmit e Mucos por edhe nga fisi i saj. Koço tregon se e kish parë me sytë e tij kur kish vrarë çobanin që e mori me zor për grua, kur ai po kthehej nga shkolla. Kjo grua trime kaloi shpellë më shpellë ku u strehua për gati tre vjet. Herë tek shpella e Kuqe, herë tek Save, herë tek shpella e Lagjit. Vetëm njerka e ndihmonte këtë grua, i dërgonte për të ngrënë edhe veshje. Si shenjë për tu orientuar se në cilën shpellë ndodhej, Thimia vinte një grumbull gurësh mbi njëri tjetrin dhe ajo shkonte dhe i merrte gjithçka që i dërgonte, por kurrë nuk ishin parë me njëra tjetrën. Askush nuk e mësoi shpellën-shtëpi ku qëndroi kjo grua, ndërsa një pjesë e mjirë e njerëzve e dinin të vdekur. Ajo kaloi mal më mal dhe u inkuadrua partizane e brigadës së 5-të ku qëndroi deri në çlirimin e vendit. Gozhda që Xhorxh Tenet nuk ka ardhur në Qeparo 78 vjeçari Koço Koka shtrydh kujtimet që kanë të bëjnë me lidhjet që kish me xhaxhanë e tij, por pas çdo rrjeshti përmend "gozhdën" që ende nuk ka ardhur në Qeparo nipi i tij Xhrxh Tenet dhe nuk dihet nëse do të takohet në këtë jetë. -Sa ishte gjallë xhaxhai, Qirjalko, im atë dhe më pas unë, kemi pasur lidhje të ngushta, shkëmbinim letra mtë mbushura me mall e dhimbje. I kam ndjekur rritjen e dy binjakëve, nipërve të mij nëpërmjet fotografive, madje me rrobat e tyre, janë rritur fëmijët e mij. Jemi gëzuar që Xhorxhi arriti të drejtojë për 7 vjet CIA-n amerikane, ndërsa vëllai i tij është kirurg, ka një spital të madh kirurgjikal në Nevv York. Xhorxhi është martuar me një vajzë amerikane, vajza e ish ambasadorit amerikan në Soanjë dhe ka lindur një djalë kurse nipi tjetër ka tre vajza. Kur erdhi nëna e tyre në Himarë, bëri një vizitë edhe këtu, në shtëpinë e të shoqit dhe më tregoi me gojën e saj se si ka çarë Xhorxhi deri në të post të lartë. Xhaxhai Qirjako, vdiq pak kohë pasi martoi Xhorxhin. Ishte i sëmurë rëndë dhe më dhe më shkruante se po vdes me brengën se nuk kam për ta parë kurrë kurrë fshatin e lindjes, porse këtë se u a kish lënë amanet djemëve Por nëse xhaxhi nuk e shoi mallin me tokën ku i ra koka, nipërit duhet të vënë në jetë amanetin sa të jem unë gjallë-thotë ai me sy të përlotur. Jeta e Koços mbushur me dhimbje E pazakonta në intervistën e Koço Kokës është se ai jetën, brengën, por edhe të bukurën e jetës së tij e tregon me vargje, që çuditërisht i mban mënd në mënyrën më perfekte. Ai rrëfen: Jam rritur bonjak, tek dajallarët dhe gjyshja. Pasi më vdiq nëna që më la 5 vjeç. Babai i martua me një nga Lukova, unë dhe gjyshja erdhëm me peshqesh. Babi lindi një djalë e një vajzë dhe vdiq. Pas disa vitesh, më 1989 më vdiq edhe mua gruaja, që më la në moshë madhore me tre fëmijë. E doja shumë. por fati ma ndau nga krahët duke më mbushur me dhimbje. Por jeta nuk përballohej vetëm. Të afërm ndërhynë që unë të martohesha me Ollgën, që më parë ishte martuar në Qeparo, madje unë kam qënë në dasmën e saj, kam kërcyer. Ajo solli me vehte një vajzë shumë të bukur, Lerdën, që kishin vënë sevda shumë grekë, por ajo u martua me një djalë nga Skrapari dhe jetojnë të lumtur në Athinë. Një jetë e re në moshë të thyer Brenga më e madhe e jetës sime është vdekja e vajzës 47 vjece, ishte mësuese dhe i ra infarkt në orën e mësimit. Vajza tjetër është larg,në Kanada edhe asaj i vdiq bashkëshorti, por i ka lënë dy djem të mrekullueshëm. I fortë është ai që fiton duelin me jetën dhe unë sot që jam 78 vjeç më duket se kam arritur të mposht dhimbjen e të mbijetoj me shpresën se një ditë do të më qeshte buza. Nisa jetë të re në moshë të thyer, por Zoti na dha një vajzë. Për kushtet që kishim duhej të punonim që të mbijetonim me Ollgën. Kujtoj një rast kur foshnjën e kishim lënë në breg të detit, ishte natë dhjetori dhe bashkë me gruan shkuam të gjuanim peshk me komardare. Kur u kthyem pamë që vajzën e kish çuar dallga tej, por ishte gjallë. Sot ajo studjon në Athinë tek i vëllai. Me këto duar bëmë këto shtëpi buzë detit, që në behar mbushet plot me pushues, që na sjellin gjallërinë, por edhe të ardhurat. Tani të kisha jetë, por vitet bëjnë të tyren.
Gjyshërit e Koço Tenetit Nëse do të shkosh larg për njohur histoinë e paradhësve të Koço Kokës, do të dëgjosh histori të çuditëshme. Ai tregon për stërgjyshin, Gjon Stamati, që brezat e mëpasmë e cilësojnë si të parin e fisit. Gjoni nuk kishte djem dhe një ditë kur doli tek "Buza e Burrave", vendi ku bëhej Kuvendi i burrave, që njihet edhe sot lart në fshat, kur pa që arën e tij po e punonte nipi i tij. Ky fakt e shqetësoi shumë dhe në mbrëmje i thotë gruas së tij. Kërkoj lejë të martohem, se pashë që nipi më zuri arën pa vdekur unë. -Hallal të qoftë - i përgjigjgjet ajo. Atëherë ai therri një kokosh të madh, bëri edhe bukën e grurit dhe troket tek një grua e ve. -Hape derën, se më ka thënë Perëndia që të bëj një fëmijë me ty dhe ti do të jeshë zonja e pasurisë sime. Nëse është bërë, do të vish të më thuash. ”Ara është bërë për të korrur”. Kur i vajti haberi, ai e mori për grua. Ajo lindi djalë dhe emrin i a vunë Dukë. Duka i vogël bëri tre djem dhe në ditët e sotme janë tre fise: Vonglaj (Duka i vogël) Kolumbaj dhe Shanaj. Pra jo vetëm nuk u shua dera, por la pas njerëz të mëncur, të zotë. Gjyshi Vongli, ka qnë një detar i zoti, ekonomist me shkollë të mbaruar në Greqi dhe gjithë kohën është njohur Kapiten Vongli, pasi ka drejtuar disa vaporë dhe shkonte deri në Rusi., ndërsa gjyshja, Sotira përballoi një tragjedi të jetës. Asaj iu mbyt e gjithë familja me një varkë, plot 6 veta, nëna e saj, djemtë e vëllait, nusja e vëlait. Ajo mbeti e vetme me dy nipër që më pas o të binin dëshmorë. Kjo grua e fortë labe, lindi tre fëmijë çuditërisht djalin e vogël e lindi kur ishte kur i kish mbushur 50 vjeç. Ajo ajo jetoi 110 vjeç dhe vdiq më 21 janar të vitit 1984, pikërisht në datën e lindjes, më 21 janar dhe djalin e vogël e la 60 vjeç. Kjo grua ka edhe një histori tjetër sa të dhimbshme aq edhe të pabesueshme. Me duart e saj ajo mori pjesë nga kockat e nipërve të vrarë nga gjrmanët dhe i ruante si gjë të shtrenjë gjatë gjithë jetës së saj, prapa një kornize. Njërit prej të afërmëve i kish lënë amanet që kur të vdiste, t ia vendosnin në gjoks, afër zemrës atë kujtim të dhimbshëm. Ajo vuajti shumë dhe mbylli sytë, vetëm kur njeriu i saj kujtoi të kryente amanetin. Takim pas 50 vjetësh me robin italian që i kish shpëtuar jetën Fshati Qeparo strehoi 200 ushatrë italianë pas lufte, duke ju shpëtuar jetën, pasi gjermanët i ndiqnin këmbë pas këmbe. Familja Koka mbajti një vit në shtëpi Antonion, që Koço Koka e takoi pas një gjysëm shekulli. Ai tregon: E mbajtëm si djalin tonë dhe jo njëherë i kemi shpëtuar jetën. Kujtoj një rast që erdhën gjermanët dhe kontrolluan shtëpinë tonë, kërkonin italianin, por ne e kishim fshehur në një fuçi me bërsi duke i mbyllur edhe kapakun dhe ai shpëtoi mrekullisht. Për shumë kohë mbajtëm lidhje me Antonion, por një ditë më thirrën në degën e Brendëshme në Vlorë, sapo isha bërë dhëndërr. Më kërkuan spjegime për korespodencën me Antonion dhe në fund më thanë: - Ç të duhet more djalë që shkëmben letra me të, ku e di ti se ai nuk është një spiun dhe ti merr në qafë vehten dhe familjen? Shih punët e tua që të mos keshë pasoja, - më tha kryetari dhe pas kësaj i vura gishtin kokës. Në vitin 1991, i shkrova një letër Antonios, por u dëshpërova kur mora vesh se ishte larguar nga fshati. Atëherë i shkrova një letër kryetarit të bashkisë që i spjegova se kërkoja njeriun që i kisha shpëtuar jetën.Brenda një kohe të shkurtër më vjen përgjigjia e kryebashkiakut, që pasi na falenderonte në emër të popullit të asaj treve, më dërgon adresën e Antonios. U lidha me të dhe më ftoi me bashkëshorten duke përblluar emocione të mëdha. Kujtoja djaloshin e ri 20 vjeçar që tashmë kishte mbushur 83 vjeç. Ku nuk më çoi, më prezantoi me njerëzit dhe miqtë e tij he u ndava për të mos u takuar më. Në vitin 1996, i biri më lajmëroi se Antonio kishte vdekur, por lidhjet me fëmijët vazhdojnë. Kur ika më dha një makinë, që e ruaj kujtim nga njeriu i mirë, që u takuam pas 50 vjetësh.
Një thirrje nga shpirti për Xhorxh Tenet Nëse do të botoheshin rrëfenjat e Koço Kokës, që i ka hedhur në vargje, duhen disa volume, çdo histori, është një perlë dhe befasohesh me faktin që ky Koço 78 vjeçar jo vetëmi shpreh në vargje, por i mban përmendsh mijëra duke befasuar cilindo që e takon. Por fjalinë e fundit të thënë nga shtëpia,vatra e braktisur e vëllezërve Qirjako e Sofo, e tha me një zë të qetë që I dridhej dhe pas kësaj burri që ka triumfuar mbi tallazet e jetës,përlotet. -Këtu,në këtë shtëpi, - thotë ai janë rrënjët e fisit, në këtë shtëpi ju ka rënë koka prindërve tanë dhe pikëriht në këtë vatër do të dëshiroja që të takoja kushëririn tim të parë, njeriun më të afërt në gjak që më ka mbetur nga trungu familjar. Xhorxh Tenetin. Duhet të vijnë e shohin tokën e prindërve, Qeparoi e bukur që i thërret çdo ditë njerëzit e mërguar. Shpresoj të vijë ajo ditë kur unë ende nuk i kam mbyllur sytë, ndryshe do të ikja me trishtim nëse ky kushuriri im, paçka se u bë njeriu i famshëm i Amerikës, të mos prekte tokën ku i ra koka të atit, burrit të mënçur qeparos, Qirjako Kokës. Shpresa, më mban gjallë.
Kosta Dhimgjoka, njeriu që rri afër me Xhorxh Tenetin Krejt rastësisht takuam në Qeparo shqiptaro-amerikanin Kosta Dhimgjokën, që fliste shqipen në mënyrë perfekte edhe pse është larguar në vitin 1950 nga fshati. Ai thotë se i është dashur të bëjë gjyq në Vlorë, për të marrë zyrtarisht tokën e prindërve të tij. Sido që unë jetoj në Amerikë dhe djemtë në Athinë. Në Qeparo ku na ka rënë koka, do të ndërtojmë së shpejti një hotel me 5 yje, me komoditetin që ka një hotel në Nevv York. Edhe Kosta, është një thesar më vehte, por ajo çka na interesonte në këtë shkrim ishin lidhjet e tij familjare me Xhorxh Tenet. Ai tregon se është pikërisht ai që ka ndërmjetësuar për lidhjen e nënës së Xhoxhit, Evangjelisë, që është edhe kushurira e tij. Me Qirjako Xhorxhi është njeri i famshëm në Amerikë, për 7 vjet ka drejtuar CIA-n amerikane dhe ky është një nder për të gjithë shqiptarët. Janë aftësitë dhe intelekti i tij, që arriti majat në një shtet të fuqishëm sikurse është Amerika. Fola pak ditë më prë me të dhe më tha se po hedh kujtimet e tij në një libër voluminoz për kohën që ka drejtuar këtë shërbim të rëndësishëm për gjatë 7 vjetëve me dy presidentë, Klinton dhe Bush. Të gjithë shqiptarët janë ndjerë krenarë kur Tenet doli në TV amerikan dhe u shpreh se unë jam bir emigranti, jam shqiptar dhe Amerika demokratike i krijon mundësi cilitdo të bëhet edhe President. Me familjen e Qirjakos, kam kaluar tërë jetën dhe bëhemi jo thjeshtë si bahkëfshatarë nga Qeparoi, por ehe njerëz të një gjaku, si shqiptarë në dhe të huaj. Ky lajm është publikuar: 05/03/2007
( |
2 comments:
Si behet Gjon Stamati Grek?
Me 300 euro dhe nje pasaport greke dhe behen grek
Post a Comment