Eshte folur shume keto ditet e fundit,per kater shqiptare te cilet kishin ne plan te kryenin terror ne bazen amerikane "Fort-Diks" ne Nju-Xhersi (SHBA).Eshte folur e sterfolur edhe per faktin se jane jo nga Shqiperia,por jashte saj.Qe rasti i tyre perben nje fenomen te izoluar.Qe jane bere hasha e bile armiq te kombit.Qe shqiptaret e duan Ameriken e qe ata te kater jane te mallekuar.Qe s'jane shqiptare,por"jugosllave" etj.Ne fakt,ata jane "puro" shqiptare e plani i tyre,ne se do qe realizuar,do te kish qene katastrofik.
Une personalisht,i jam frikesuar prej vitesh faktit qe individe shqiptare,pas marrjes se titujve"kampione"ne fusha te ndryshme te krimit si: ne droge,prostitucion,vjedhje,çnderime e vrasje - pa tjeter qe nje dite do t'u dilte emeri edhe ne aksione terroriste fetare te natyres se"xhihadit".Pra,ajo qe trembesha tashme eshte nje realitet.Emri shqiptar doli ne "mes te pazarit" edhe si terrorist islamik.
Por,a eshte kjo qe ndodhi diçka e rastit,diçka per t'u nenevleftesuar apo eshte pikerisht momenti te reflektojme e ti themi gjerat hapur.Si dhe ç'behet me besimtaret muslimane brenda e jashte trojeve shqiptare? Si praktikohet feja,gjer ku shkon ndikimi i saj ne jeten shpirterore dhe te perditeshme? Me se merren hoxhallaret e mullate? Cili eshte qendrimi tyre ndaj ekstremizmit fetar?...Ne rastin e Shqiperise,duke qene nje"han pa porta",ajo u be qysh ne fillim te viteve '90,strehe e disa prej terroristeve islamike me"fame"boterore".Pak nga pak,u duken fenomene te papara ndonjehere.Djem e vajza,ne saje te bujarise se vendeve islamike,moren bursa e u shperndane universiteteve teologjike,per t'u rikthyer pastaj ne Shqiperi si "shplares truri".Kush jane ata ?...Ata jane aty,te gjithe i njohim.Aktiviste me teper se kurre !
Nje mik nga Zvicra,me shkruante keto dite per nje cermeoni te madhe qe ishte organizuar ne nje familje shqiptare,me rastin e berjes synet te djalit te tyre.Feste e madhe - 200 te ftuar.Para e madhe! Nja vajze nga Llakatundi i Vlores,pas dhjete vjeteve emigracion ne Londer,lidhet ngushte me nje shoqate islamike.Aty zbulon fene e saj dhe per rrjedhoje mbulohet kembe e koke.Nje shok i imi ne Vlore,çon vajzen per studime ne Stamboll dhe ne vere i vjen e mbuluar gjer ne kercinj e rri mbyllur ne dhome,duke rrefuzuar te takoje shoqet e saj me minifunde. Thjesht nga keto raste,une reflektoj per te verteten dhe faktin se gjer ku kane shkuar shqiptaret,muslimanet kosovare e shqiptare maqedonas,ne ushtrimin e lirise se besimit dhe praktikimit te tij.Gjer ku,feja e tyre nuk shkon me tej se sa duhet,se sa eshte e arsyeshme,logjike.Gjer ku,mund te evitohet keqperdorimi i saj.Gjer ku,individe te caktuar,mund te behen pre e detyres se shenjte te xhihadit e te rekrutohen ne sherbim te tij
? Dreqi e merr vesh,por nje gje eshte e vertete dhe thuhet nene ze.Qe shqiptare te veçante,kane shkuar gjer larg,shume larg,per t'u stervitur ne kampe te fshehta islamike.Per tu bere "kamikaze"- Engjej te Vdekjes !
Para dy vjetesh u fol gjere edhe ne shtypin e Tiranes per friken e perfshirjes se individeve shqiptare ne akte terroriste.Nuk e di,se kush u be sebep per kete gje,por mbaj mend qe u fol goxha.Bile u prononcua edhe Ismail Kadare ( mendimet e te cilit,pse ta mohoj,jane ne unison te plote me te miat ! ).U tha se per momentin,ato fenomene qe shihen ne Tirane,pra pasurite e "bamiresve" terroristeve,parate e tyre te pista te shplara ne ndertime,gjimnazet turke,mjekrroshet me sandale, vajzat e vogla me kokembuluar e me rroba te gjata gjer ne kercinjte e kembes,militantet-mbrojtes te "çeshtjes" ne shtyp etj. - pra per te gjitha keto nuk perbenin ndonje rrezik te dukshem. Por,megjithate,duhej qendruar VIGJILENTE !
Dakord! Por,ama,kjo perben pjesen e duksheme te"aisbergut". Por,cila eshte ajo e padukeshmja? Nuk e di! Nuk merrem me investigime,por si individ edhe une vezhgoj,lexoj,reflektoj.Por,them se "e padukshmja",nuk duket e natyrisht nuk behet publike,por ajo,tashme,them se duhet te jete jo vetem e madhe por edhe e rrezikeshme.Pra,ne se dy vjet me pare,opinioni publik u shpreh se ne Shqiperi,keto fenomene nuk kishin probalitetet te derivonin ne shqetesim kombetar,sot mendoj se gjendja,realiteti,kane ndryshuar.Natyrisht,eshte fjala per fenomene he per he te kufizuara,por sidoqofte ato duhet te na shqtesojne jo pak.Shqiptaret ( natyrisht jo te gjithe,por nje pjese e tyre,stastika ne shifra nuk di ),pasi u bene "padrino te krimit" ( me pelqen kjo gjetje e fjalorit te te nderuarit Sali Berisha ! ), tani eshte e tepert,ekstreme,skandaloze,qe t'i shohim edhe si "padrino" te terrorizmit islamist ( Perendia na ruajt ! )...
Lidhur me kete,une personalisht,kam deshire te shpreh nje mendim.Mendim,shprese personale!...Nuk besoj se ne Shqiperine e sotme,edhe pse mjekerroshet e vajzat e mbuluara shtohen,fanatizmi dhe deformimi i traditave mjaft humane muslimane shqiptare,te deformohen e te "moderohen"drejt ekseseve.Shqiptaret,kane qene e jane europiane e syte i kane drejt saj.Jeta ne Shqiperi zhvillohet pa paragjykime e shtrengime fetare e RINIA,ne menyre te veçante,eshte e prire drejt lirise se plote te ndergjegjes e eshte indifernete ndaj praktikave fetare ekstreme.Pra,objektivisht,Shqiperia,edhe pse vend me shumice muslimane,mendoj se nuk mund ta lejoje nje perhapje te islamizmit radikal.Ka per kete arsye historike, tradicionale,mentaliteti e formimi.Por edhe ne saje te faktit qe nga Europa e ndajne vetem 100 km e se e ardhmja e saj, tashme,pergatitet pikerisht ne vatrat europiane te lirise,demokracise dhe emancipimit shoqeror...
Per mua,personalisht,shqetesim mbetet me teper,praktika e vendi qe ze feja islame ne trojet shqiptare muslimane.Ne jeten shpirterore te tyre.Ne boten e rinise se ketyre hapesirave.Druhem se pikerisht atje mund te kete "eksese"?Pse? Per vete rolin qe ka lujatur e luan feja.Per vendin qe ajo ze ne jeten shoqerore e shpirterore.Per vete rrjedhat historike qe kane te bejne me ushtrimin e saj.Per kontaktet tradicionale me Turqine.Per mungesen e atij ateizmi qe ndodhi ne Shqiperi gjate periudhes totalitare.Per vete faktin se kemi te bejme me bashkekombas qe integrohen me shume veshtiresi ne jeten e vendeve europiane ku kane emigruar,pikerisht per shkak te fese.Per faktin se ata,muslimanizmin e cilesojne shpesh,si pjese determinante te integritetit dhe identitetit te tyre kombetar etj. ( Gje e cila eshte e gabuar,pa dyshim ! )
Gjithsesi,ne mbyllje te ketyre shenimeve them se,ajo qe ndodhi ne Nju-Xhersi,pra arrestimi i kater shqiptareve te akuzuar per terrorizem,nuk perben ne vetvete nje"katastrofe"per emrin e mire te shqiptareve.Frika eshte,( larg qofte ! ),se mos nje dite te bukur,kur ne nje vend te caktuar te botes,te mund te ndodhe ndonje "aksion" qe do te marre ne qafe jeten e qindra njerezve te pafajshem,te mos te lexojme emrin e ndonje "kamikazi" nga Peja, Librazhdi,Peqini apo Kumanova.Ndryshe,ajo qe e kemi pohuar gjer tani - pra qe fete ne Shqiperi jane toleranate,teper humane,te "dores se dyte",ornamente te se kaluares,thjesht tradita pothuajse te shuara te se shkuares, - mund te behet"bumerang" e te ndodhe e kunderta. Atehere turpi e faji,kane per te na mbuluar te gjitheve.Prandaj,fjala e pare,ajo qe duhet te jete ne krye te"rendit te dites",per te gjithe ne, duhet te jete - Larg,gjithmone e me larg islamizmit fondamentalist !
Simbad
Mon Web Site
www.simbadi.com

No comments:
Post a Comment