Thursday, May 10, 2007

Bollano kërkon pavarësi nga rruspat

(ABC-25-04-2007)

Nga Loreta Boti (miltante e partise se Karamelos, qe u shkeput nga PBDNJ)

Deklarata e fundit e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, mbi pavarësinë e Vorio-Epirit, pati një jehonë të madhe në Shqipëri dhe Bollano tani po bën rolin e heroit në rrethet e minoritetit grek në Shqipëri. Por, ajo që të bie në sy është se deklarata e z. Bollano erdhi menjëherë pasi policia ndërtimore prishi disa ndërtime në bregdetin e Himarës, në Jale, për të cilat pretendohej se ishin pa leje. Ky operacion i policisë ndërtimore u zhvillua nën protestat e mëdha të banorëve të dëmtuar të Himarës. Ditën e operacionit ajo që ra në sy ishte se banorët e dëmtuar të Himarës ishin të vetëm në ballafaqimin e tyre me rruspat e policisë ndërtimore. Në vendin e ngjarjes nuk ishte as kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe as deputeti i zonës, Spiro Peēi. Këta të dy nuk zgjodhën të bëjnë atë që bëri para disa kohësh deputeti Vangjel Tavo, i cili u vu në krye të zgjedhësve të vet, banorë të fshatit Nepravishtë, që po mbronin pronat e tyre nga veprimet abuzive të autoriteteve shtetërore.
Si Vasil Bollano, ashtu dhe Spiro Peēi u justifikuan duke thënë se ata nuk ishin në dijeni për operacionin e policisë ndërtimore. Edhe në rast se është kështu, ata kishin gjithë kohën dhe mundësinë për të shkuar në vend kur ndodhi operacioni, se Himara nuk është Tirana, ku fadromat shfaqen befasisht, por në Himarë policia ndërtimore erdhi nga Vlora, dhe u desh kohë derisa të arrinte në vend. Banorët e dëmtuar pretendojnë se atë ditë ata i njoftuan si kryetarin e Bashkisë, Bollano, ashtu dhe deputetin Spiro Peēi, por këta nuk e gjetën të arsyeshme të vinin, edhe pse i kishin të gjitha mundësitë të vinin, kudo që të ishin, qoftë edhe duke marrë helikopter me pagesë për një gjysëm ore, koston e të cilit banorët ishin gati t’ ua paguanin. Mungesa e Bollanos dhe e Peēit në vendin e ngjarjes ka vetëm një shpjegim, atë se ata nuk donin, për arsyet që vetëm ata i dinë, të ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Në këto rrethana, reputacioni i Bollanos tek zgjedhësit e tij Bollanos u ul shumë, për shkak se ai iu shmang detyrës së tij.
Atëherë Bollano, për të zhdukur përshtypjen e keqe që bëri me mungesën e tij në Jalë ditën kur banorët e saj kishin nevojë për të, bëri një veprim prej prestigjiatori politik. Menjëherë pas ngjarjes në Jalë Bollano bëri deklaratën e tij për pavarësinë e Vorio-Epirit, deklaratë që po shkakton shumë reagime. Me këtë Bollano arriti atë që donte, të largonte vëmendjen e himariotëve në rradhë të parë nga dezertimi i tij në Jalë dhe të bënte heroin para tyre, si dhe t’ i jepte të kuptonte qeverisë se nëse nuk ndalen rruspat, atëherë ai do të luajë kartën etnike greke
Kështu, ajo që të le një shije të keqe në të gjithë këtë histori, është pikërisht konteksti i ngjarjeve në të cilin u bë deklarata. të le përshtypjen sikur pavarësia e Himarës nga shteti shqiptar hidhet në qarkullim si një kalmant për himariotët e zemëruar nga mungesa e Bollanos në Jale dhe si kartë shantazhi ndaj qeverisë, për të siguruar pavarësinë nga rruspat e policisë ndërtimore. Kur deklarata kaq serioze dhe të rëndësishme për fatin e komunitetit grek në Shqipëri bëhen në kontekste të tilla, ato më shumë e dëmtojnë se e favorizojnë ēështjen e këtij komuniteti, që në Shqipëri zyrtarisht njihet si minoritet.
Z. Vasil Bollano, i cili është edhe nëkryetar i Omonia-s pretendoi se Omonia është shprehur në deklaratën e tij se do të kërkojë për Vorio-Epirin atë që shqiptarët kërkojnë për Kosovën. Problemi me z. Bollano është se ai nuk mund të tregojë një dokument të vetëm zyrtar të Omonias, ku ai është një nga drejtuesit më të lartë, ku të jetë shprehur një gjë e tillë. Për të mos folur këtu për PBDNJ-në, nën siglën e së cilës Bollano është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës.
Deklarata e z. Bollano është një provë tjetër e mungesës së seriozitetit në lidershipin politik të komunitetit grek në Shqipëri. Për gjëra të tilla si statusi i grekëve në shtetin shqiptar nuk mund të bëhen deklarat nën zhurmën e fadromave, por duhet të bëhen deklarata që të jenë rezultat i një vendimmarrjeje serioze, qoftë edhe në nivel lokal. Ndryshe qeveria e ka të lehtë që t’ u thotë ndërkombëtarëve se në Himarë kujtohen për pavarësinë kur shteti kërkon zbatimin e ligjit dhe se atje duan vetëm pavarësi nga rruspat e policisë ndërtimore.
Aq më tepër kur fjala është për një projekt të madh turistik me investirorë ndërkombëtarë, të mbështetur nga Banka Botërore. Ishte detyra e deputetit të zonës Spiro Peēi që të kërkonte interpelancë në Kuvend me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ose edhe me kryeministrin Berisha, për të saktësuar se kush qendron pas projektit në Jale. Në rast se është vërtet fjala për një biznes familjar të kryeministrit, atëhere kjo është një arsye e mjaftueshme që PBDNJ të largohet nga koalicioni qeverisës me PD. Por në rast se fjala është për investitorë të huaj të rëndësishëm, atëherë, pavarësisht se edhe në këtë rast interesat e banorëve të Jales duhen mbrojtur, është gabim që kjo histori të merret si spunto për të shprehur aspirata të grekëve në Shqipëri, pasi kështu kompromentohen këto aspirata. Në këtë rast përgjegjësia për gabimin shkon përtej kryebashkiakut Bollano, tek shefi i tij partiak, Vangjel Dule, apo tek shefi i tij në Omonia, Jani Jani, madje edhe përtej tyre. Në rast se lidershipi politik i grekëve në Shqipëri do të fillojë të bëjë analogji me Kosovën, atëhere duhet të përvetësojë së pari seriozitetin e lidershipit politik kosovar, i cili nuk kishte afera me fadroma me qeverinë serbe.

E Merkure, 25 Prill 2007

No comments: