Thursday, May 17, 2007

HIMARIOTET SI PRE E NACIONALIZMAVE

E Enjte, 02 Mars 2006 Koha Jone

Nga Ilir Paco

Qe ne krye mendoj se ky opinion do shkaktoje kunderreagime. Por eshte per t'u habitur se si i "sulen" Himares sa here qe aty ka ndonje zhvillim. A thua se ajo eshte nje territor afer kufirit me Greqine dhe po e humbasim. Dhe askush nga perkrahesit e teorise se banoret e saj jane krejtesisht shqiptare nuk duket se e kupton se kjo u kthehet ne bumerang kur metojne te tregojne origjinen e saj pastertisht shqiptare. Keta vete e amplifikojne artificialisht problemin. Keshtu eshte bere gjithmone, ne zjedhjet lokale, ato te pergjithshme, e tani se fundi me hapjen e nje shkolle. Dhe te
mendosh se eshte vetem nje shkolle. Shkolle qe ne cdo gjuhe qofte, eshte shkolle, vend me i shenjte edhe se kisha madje.

Ajo qe duket me e cuditshme eshte se pse me cdo kusht nuk u dashka pranuar se ne Himare ka greke. Askush, asnje njeri me njohurite me minimale nuk mund ta diskutoje se ne te pakten tre nga shtate fshatrat e Himares (Palasa, Dhermiu dhe vete Himara) banoret vendas ne mazhorance absolute, hiq te ardhurit ne Himare, flasin greqisht.
Madje shume plaka mezi dine dy tri fjale shqip. Por kjo me qellim harrohet. Dikur ka pas ekzistuar nje teori qesharake, groteske, se himariotet e paskan mesuar greqishten per te bere tregti. Por natyrshem te lind nje pyetje; pse iu paska dashur ta mesojne palasiotet qe jane siper ne mal greqishten dhe nuk iu desh ta mesonin qeparotasit p.sh. qe jane anes detit dhe me afer rrjedhimisht me Korfuzin. Ose pse nuk flasin ne shtepite e tyre shkodranet dhe durrsaket italisht meqenese kane bere tregti me Venedikun per vite e vite me radhe.

Gjithsesi, kete teorine qesharake te tregtise nuk e permend me njeri. Por ajo qe te shqeteson dhe te ben qe te shikosh me skepticizem edhe faktet qe mund te jene pro njeres apo tjetres teori mbi origjinen e nje pjese, e theksoj te nje pjese te himarioteve, eshte fakti sesi edhe profesore si Memushaj manipulon ne menyre te
paturpshme faktet. Ne nje liber te tij mbi Himaren zoti Memushaj deformon qellimisht nje kenge himariote greqisht per Spiro Milon.
Dhe e manipulon ne menyren me te paskrupullt duke futur fjale shqipe ne mes te kenges se njohur. Vertet qe ne Himare dhe per saktesi ne tre fshatrat flitet nje greqishte e vjeter, por ate greqishte e kane zili sot edhe vete greket dhe studiuesit ne Athine per nga arkaizmi dhe vjetersia e fjaleve, por kurrsesi ajo kenge nuk ka brenda fjale shqipe sic perpiqet ta deformoje profesor Memushaj.

Ky eshte nje fakt deshperues qe te ben te mendosh se ne vend qe te largohet mjergulla mbi historine e nje pjese te himarioteve, ajo dendesohet me shume kur lexon studime te tilla mohuese dhe deformuese si ai i zotit Memushaj. Kur lexon studime te tilla behesh skeptik edhe ndaj cdo studimi tjeter qofte ky edhe shume serioz. Ka pasur edhe nje tjeter opsion sipas te cilit vajet jane shqip dhe kjo
tregon se kemi te bejme me shqiptare.

Sa per vajet, ne Palase, meqenese jam prej andej dhe e njoh mire, nje pjese e plakave te fisit tim nuk dinin pothuaj asfare shqip por dinin te vajtonin ne kete gjuhe. Arsyeja eshte fare e thjeshte, sepse greket nuk e kishin kaq te theksuar fenomenin e vajtimit (mirolojimata) dhe me kalimin e kohes ky rit duket se u theksua edhe
nder pjesen e banoreve greqishtfoles dhe vajtonjeset merreshin nga Dukati. Duke qene se ishte rit qe duhej kryer, u mesua dhe mbeti, por te afermit e te vdekurit qe qanin me shpirt gulconin ne gjuhen e nenes se tyre, greqisht.

Sa per kenget edhe ato ishin greqisht dhe kendoheshin poshte rrapit te madh gjate festave fetare. Per te mos u zgjatur, nuk mendoj se ka vend te diskutosh se a eshte apo jo Himara toke greke apo shqiptare. Kjo eshte e qarte, Himara eshte Shqiperi, eshte brenda kufirit te saj.

Por eshte absurditet te mohosh dhe origjinen e nje pjese te popullsise se saj. Ne Himare, e cila ka qene gjithmone nje zone e panenshtruar ndaj pushtuesve, ka pasur levizje dhe vendosje te popullsive te ardhura si nga veriu, ashtu edhe nga jugu i gadishullit. Njihet vendosja e djalit te Skenderbeut pa renies se Krujes ne Himare ku shpresoi te realizonte ndonje kryengritje kunder turqve. Mbeten keshtu fiset Gjoka, Gjini, Gjergji, etj. Por po ashtu njihet ne histori edhe vendosja e maniateve ne Himare qe erdhen nga Mani i Peloponezit kur ai u pushtua nga turqit dhe kemi sot fiset Iliadhi, Dhrako, e shume e shume te tjere. Madje i
biri i Skenderbeut nga Kalabria ku ishte vendosur, shkoi fillimisht ne Mani te Peloponezit dhe qe atje maniatet e shoqeruan ne Himare me anijet e tyre.

Sidoqofte, Sali Berishen mund ta kritikosh per gjithcka, per servilizem ndaj grekeve, etj., etj., por ka meriten se eshte i pari politikan realist qe e ka pare te verteten ne sy kur u shpreh i pari nder te gjithe politikanet e historise se Shqiperise, gjate zgjedhjeve te fundit lokale ne Himare se "duhet pranuar se ne Himare ka nje problem, se ne tre nga shtate fshatrat e Himares flitet greqishtja dhe shqipja dhe se aty bashkeekzistojne dy kultura...".


Duhet me ne fund te sqarohen perfundimisht disa gjera.

(autori eshte nga Palasa)

No comments: