Friday, May 18, 2007

Njoftim per znj. Rudina Xhunga

Emisioni interesant i z. Rudina Xhunga "Himara Jone" si cdo here po sjell edhe nje vale diskutimesh.

Himara.eu desheron te saktesoje disa gabime qe shprehen z. Xhunga dhe te tjere ne adrese te saj (te Himara.eu) gjate emisionit.



1. Himara.eu eshte nje site-ne internet i pavarur dhe jo site-zyrtar i Bashkise se Himares sic u shpreh zj.Xhunga


2. Inisiativa ka si pike nisje nevojen per promovimin e turizmit ne Himare

3. Himara.eu "strehon" ne faqet e saj guiden turistike te Bashkise te botuar ne prill 2006, faqen e "Komunitetit Himarjot" ashtu dhe cilin do qe desheron te reklamohet ne te sikurse duket nga hapat e para te reklamave qe vihen re ne te.

4. Si nje forme medie e pavarur himara.eu eshte e vetemja qe ka pare me fryme oponente reagimin e shtypit shqiptar ndaj trashegimise kulturore te Himares dhe se fundi zgjedhjeve ne Himare.

5. Autoret e artikujve te sitit jane figura te njohura himarjote shkencore dhe publicistike dhe nuk kane pse ti marrin doren z. Paskal Milo apo ndonje tjetri per ato qe shkruajne.Megjithate artikujt shprehin pikemamjet e autoreve dhe jo te administratorit te siti-it

Himara.eu do vazhdoje me nje fryme serioze dhe pa eksese te pasqyroje zhvillimet e kesaj krahine duke sjelle si opinionet zyrtare ashtu dhe mendimet alternative. Jane te mirepritur dhe artikujt e zj. Xhunga apo textet e emisioneve te saj, ne se desheron te na dergoje.


note: (lajm-esi nuk mban pergjegjesi per permbajtjen e lajmit-shekulli-17-05-2007)

No comments: