Friday, June 29, 2007

Bollano, Skënderbeu quhej Jorgji


Nëse historia e Shqipërisë do të rishkruhej me shkronja greke, Gjergjit do i thonim Jorgji, Gjonit - Jani e himarjotëve-himarjotis. E përsa kohë që për fqinjët tanë jugorë, ëndrra e Vorio-Epirit projektohet kaherë mbi Himarën, historia e kësaj toke shqipesh është shkruar bash në vitin 2006 prej shkronjash greke. Himarën turistike e gjen të prezantuar në internet në adresën www.himara.eu. Po të mos ekzistonin hartat, një vizitor i huaj interneti do e kishte fort të vështirë të kuptonte se në cilin cep të botës bie Himara, bashkë me kalanë e saj 3500 vjeçare, Shpellën e Piratëve apo Kishën e Gjithëshenjtorëve. Askund nuk thuhet se pamjet e mrekullueshme që ofronky qytet buzë Jonit mund t'i prekësh në Shqipëri. Përkundrazi.. E njëjta "dorë" ka treguar kujdes për të vënë në dukje gjithçka fqinjët tanë grekë pretendojnë se i bën njësh me Himarën, për të shkruar një tjetër histori megalomane, këtë herë nën logon e një bashkie shqiptare.

***

Copyright-i i guidës turistike i takon një institucioni të shtetit shqiptar, bashkisë së Himarës. Për llogari të saj ka punuar njëfarë Jorjis Zahos, ndërsa për llogari të Bashkisë ka derdhur para sponsori "Anajenisi". Një "mirëseardhje" e kryebashkiakut Vasil Bollano, emri i të cilit duket krejt i ndryshëm prej banorëve të tjerë, vetëm pse nuk është shkruar Vasilis Bolanos, historia e Himarës dhe lista e hoteleve e banorëve që ofrojnë shtëpi për turistët janë informacionet kryesore që të ofron ky site. E ndërsa lexon se Chimera e lashtë shtrihej deri në lumin e Kallamasë në Greqi, gjen nja katër versione të Himarës, në shkronja greke. Në pak rreshta, përshkruhen shekuj të tërë histori, ku himarjotët, në këtë version të ngjarjeve bashkohen gjithnjë me grekët, në luftë kundër të tjerëve. Saracenë, hunë, sllavë, bullgarë, kryqtarë apo romakë kanë zbarkuar anijet e tyre të luftës mbi Himarë, për t'i lënë vend një tjetër lufte, qendresës së gjatë të vendasve ndaj turqve. Dhe ja ç'ofron historia e Bashkisë së Himarës për këtë periudhë të historisë. "Me 1403 mbreti i Napolit, Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët. Mbas zaptimit të Krujës nga Turqit, e vetmja krahinë e lirë në gjithë Epirin mbetet Himara e vetëqeverisur nën mbrojtjen e Republikës Veneciane". E ndërsa në historinë e shkruar prej Bashkisë së Himarës, Gjergj Kastriotit i thonë Jorgji, djali i tij, Gjoni që udhëhoqi himarjotët drejt një tjetër fitoreje pavarësie më vitin 1481, nuk ka sesi mos të quhet Jani."Me ndihmën e mbretit të Napolit u liruan dhe të udhëhequr nga Jani Kastrioti fituan pavarësinë, duke u paguar turqvenjë taksë nënshtrimi", shtohet më tej.

***

Historia e paskëtajme prezantohet e gjitha si luftë brenda llojit, ku shqiptarët e Himarës luftojnë shqiptarët e Ali Pashait e ku ushtria greke hyn në Shqipëri si çlirimtare dhe jo si pushtuese. "Pas turqve vijnë vitet e mbretërimit të Ali Pashait në Janinë. Janë vite të vështira. Ali Pashai përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. E rrethon dhe gjithmonë e shtrëngon këtë rethinë, zaptoi dhe shkatërroi fshatra të Himarës... Më 1821 shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himariotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje... Më 5 nëntor 1912, majori himarjot, Spiro Spiromilos, në krye të të kretasve zbarkon në Himarë dhe e çliron atë.... Më 9 shkurt 1914, himarjotët kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t'i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1921, Himara gjendet në disa stade: autonome, me komand grek, e zaptuar nga italianët dhe përsëri autonome... Me 22 dhjetor 1940, ushtria greke hyn në Himarë dhe banorët e pritën me entusiazëm dhe në mënyrë festive". E si për t'i dhënë fund një historie që vazhdon e shkruhet sot e gjithë ditën në mendjet e fqinjëve tanë grekë, historiku në guidën e Bashkisë së Himarës përfundon me: "më 1945, himarjotët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar regjimin e Enver Hoxhës. Ky regjim mbylli shkollat greke edhe shkollën e Akroqeravneve dhe u hoqi himarjotëve çdo të drejtë minoritare".

EMRAT

Himara, plot Bolanos, Goras e Tzuvelis

Ata janë himariotë, e ndoshta përshëndetjet mes vedi, janë mësuar t'i këmbejnë në greqisht. E megjithatë, nëse do t'u binte rasti t'i hidhnin një sy guidës turistike të Bashkisë së Himarës, nuk ka sesi të mos shkulen gazit.Nikos, Fotis, Aleksandros, Spiros, Mondis.... Bolanos, Goras, Neranxis, Tzuvelis... Pas gjithë emrave e mbiemrave të himarjotëve të sotëm rëndon nga një s, si për të treguar që në prezantimin e parë virtual se ata janë grekë. Nga kjo bashkësi e njehsuar prej s-ve në fund të emrave bëjnë përjashtim vetëm myslimanët e Borshit, që mesa duket, hartuesit e guidës turistike nuk ua kanë gjetur dot anën. Tajari i Borshit nuk do të tingëllonte asfare si emër grek, ndaj edhe është lënë bashkë me fqinjët e tij në "minoritet" brenda "minoritetit". I njëjti rregull gramatikor vlen edhe për fshatrat e Himarës. Të greqizuar në emra, Dhërmiu, Jala apo Palasi nuk tingëllojnë fort si fshatrat tona turistike, ku me zor presim të kalojmë verën.E kemi ditur që himarjotët e kalojnë pjesën më të madhe të vitit në Greqi, dimë edhe që më të moshuarit, ata që nuk ia kanë ngenë emigracionit, jetojnë mirë në tokën e tyre me pensionet greke. Por që fushata helene për uzurpimin "paqësor" të ëndrrës Vorio-Epir ka përfshirë gjithë çka gjendet në Himarë është një surprizë e re që na zbulohet në guidën e re turistike të Himarës.

Bollano: 85% e Himarës ka gjuhë amtare greqishten

“Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Ju mirëpresim këtu, ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”.


Gazeta "Shekulli"

24 comments:

Anonymous said...

Gjithashtu ne Himare preferojme te themi Kocos, si dhe Koco, varet si i drejtohemi tjetrit. P.sh. kur bisedojme me nje te trete per Kocon themi "o Kocos ti kanei, kala einai?", ndersa kur i drejtohemi Kocos personalisht themi "Ja su Koco, ti kaneis?"etj..

Anonymous said...

1. Nuk e qyuaj te udhes te behemi zedhenes te shekullit me idotesite e shkrimeve te tyre.
Autori as qe e kupton se ne gramatiken greqishte emrat e gjinise mashkullore te rases emnore mbarojne me "s", kurse emrat e gjinise femnore nuk e kane kete mbarese. Sipas shkrimit idiot vetem burrat jane "gerqizuar".
2. Emri Gjergj ne te vertete eshte perkthim direkt i emit Γεωργειος dhe idioti Bogdani (autori i shkrimit) , as kete nuk e kupton sepse thjesht nuk di greqisht
3. Autori idiot i shkrimit nuk mund ta pranoje gjithashtu qe 75 % e himarjoteve flasin greqisht. U falet se nuk e dine demografine e popullsise ne Himare.
4. Autori idiot gjithashtu nuk arrin ta kuptoje se si u prit ushtria greke me lule ne Himare, por ja qe historia nuk behet memund te ndryshohet,ajo ndodhi ndodhi.

Dhe ka sa te duash idiotesira te tjera qe kemi rastin ti lexojme ne faqen e pare te Gazetes Shekulli.

stefaneli

Anonymous said...

Ej cuna boll u shitet ...

Anonymous said...

Juve qe postuat komentin e mesiperm ishit krejt i qarte, faleminderit per pjesemarjen tuaj. Mendimet dhe idete tuaja do ti kemi parasysh. Ate qe mund te themi pas ketij teksti kaq te gjate dhe kaq prekes (Ej cuna boll u shitet...), eshte se kohet kane ndryshuar dhe tani me bindemi me fjale dhe jo me dhune.
Nese keni dicka me konkrete na e thoni edhe neve.

Anonymous said...

PETRO MARKO: SHKOLLA SHQIPE TRE SHEKUJ ME PARE

Tani qe nisem te shkruajme vete historine tone, dalengadaledo do te shfletojme gjithe shekujt e kaluar, do t'u heqim pluhurin qe u kane hedhur ata qe mohonin egzistencen e nje populli qe ka çare rrugen e tij me shpate ne dore dhe do ta nxjerrim ne shesh, me fakte, perpjekjet e panderprera te gjysherve dhe stergjysherve tane per ruajtjen e lirise se tyre, per ruajtjen e traditave dhe te gjuhes se tyre. Une nuk jam historian, po meqe ne te gjithe e kemi per detyre t'i ndihmojme historise sone, me rastin e pesedhjete vjetorit te Pavaresise sone, do te them disa fjale per shkollat Shqipe në Himarë.

Dua te shtoj se Himara para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes se Skenderbeut, quhej gjithe krahina e Laberise se sotme, domethene duke nisur nga Radhima, ne Lekel e ne Butrinto. Dhe, siç dihet nga historia ajo krahine qe nder zonat qe i rezistoi turkut shekuj me rradhe. Aty sulltanet kane thyer koken e tyre, aty gjeten strehe shume nga shqiptaret qe nuk duruan dot zgjedhen turke. Dhe, pasi aty vendi ishte i varfer dhe nuk mund te mbante nje popullate te madhe qe shperngulej nga te kater anet e Atdheut tone, e vecanerisht nga veriu, andej iknin per ne Itali e vendoseshin ne tokat e mbretit te Napolit, me te cilin Himariotet qysh nga Gjon Kastrioti kishin aleance.

Po nuk ishin vetem te pushkes, banoret e Himares. Ata ishin dhe te penes. Dhe sipas dokumentave qe do te paraqesim shkurtimisht ketu, do te shohim se ne fshatrat e Himares jane çelur shkolla shqipe para tre shekujsh. Gjate viteve tridhjete, revistat STUDI ORIENTALI, STUDI ALBANESI dhe veçanerisht Nilo Borxha, kane nxjerre nga arshivat e Vatikanit dokumenta te rendesishme per Himaren, sidomos per shekujt XVI, XVII, XVIII. Po ç'jane keto dokumenta? Jane relacionet dhe letrat e misionareve baziliane ne Shqiperi. Keta misionare baziliane, shumica arbereshe ose me kombesi te tjera por qe dinin shqipen, me shume per interesa politike se sa fetare, erdhen ne Himare. Them politike, se aso kohe Himara ishte ne lufte te perhershme me Turqine dhe kerkonte ndihma ngadoqe te mundte, per te luftuar shkelesin qe kercenonte edhe Italine dhe Evropen.

Bezdisja qe u jipte Himara turqve ishte patjeter nje pengese per ndermarrje te medha pertej kanalit te Otrantos. Prandaj shohim kreret e Himares t'i drejtohen mbretit te Napolit, Papes se Romes, Spanjes, Polonise, Rusise per ndihme materiale dhe jo bekime apostolike e lavderime. Duke pare kete gjendje ne Himare, Papa dergoi misionaret unike qe meshonin me ritin ortodoks. Nga te paret, qe erdhi ne fshatrat e Himares, ishte njefare Neofat Rodino. Ky ndenji aty pak a shume nga viti 1630-1642. Himariotet i kerkuan te çelte shkolla per te mesuar femijet e tyre. Per kete shkruan Nino Borxha fragmente nga relacionet e misionareve: "Sa per popullin e tij te dashur, ishte e kollajshme qe te kujtohej kurdohere ky prift i mire, nga librat qe ky i shkruante edhe i botonte me te hollat e tij dhe i shperndante falas..."

Kjo do te thote se ky ne shkolle kishte pregatitur njerez qe i kendonin librat e tij. Nje nga nxenesit e tij, qe me vone u be prift, ishte papa Dhimitri nga Dhermiu (gjilek)... "Nga nxenesit e mi,- thote Neofi Rodino, - eshte nje me emerin Dhimiter, nga Dhermiu, i cili e njeh fare mire dhe ne menyre elegante gjuhen shqipe, pasi eshte i atij kombi dhe katolik i vertete". Me ndihmen e tij ai perktheu shqip katekizmin, por siç duket nuk u botua se nga Roma u pergjegjen "Doktrina Kristiane eshte perkthyer dhe botuar shqip.." (nga Pjeter Budi).

Ne nje leter Neofit Rodino, midis te tjerave thote "Jam kurdohere midis malesoreve te mi te dashur gjithnje i zene per t'i evangjelizuar dhe per te mesuar femijet e tyre....". Sipas Rodotas, Rodinoja "ka qene i pari mesonjes dhe drejtonjesi i misionit ne kete krahine ,,,. Keto banore nuk shkonin ne meshe, nuk dinin as formulen e pagezimit...shkonte fshat me fshat, punonte e lodhej shume, e veçanerisht me punen e perditshme te shkolles...". Pas Neofit Rodinos, punoi ne shkolla edhe Kostantin Onofrio, "Dergoi ne Palase doktor Krisafiden per te celur shkolle ne shtepine e kapedan Lekes, mik i at Onofrios, qe ishte ne Dhermi, ku jipte mesim ne shkollen e atyshme. Ne Dhermi at Onofrio shkollen e mbronte me anen e kavalier Ninas. Ketu mirrte pjese nje numer i madh i rinise..." Kurse misionari Stanilas, shkruan ne relacionin e tij per shkollen e Dhermiut... "Ketu u themelua nje shkolle e Vertete Misonare nga Kostandin Onofrio...dhe kjo shkolle ka dhene frutet e saj te para. Kur iku Onofrio, duallne nende prifterinj te rinj, ndryshe nga te tjeret, qe mezi shkruanin e lexonin..."

Me vone ne Dhermi arriti De Kamilis Xhovani, qe jipte mesim ne shkolle ku mirrte pjese nje numer i madh nxenesish...Ky i shkruante leter Kolegjit e midis te tjerave thoshte: "Himarjotet me kane shkruar lutje e me shume kercenime, qe te shkoje tek ata per te dhene mesime ne shkolle, por une do te qendroj ketu ne Dhermi..." Me vone, "De Kamilis edhe ne Himare dha mesim ne shkolle.. "edhe si mesonjes kishte nje reputacion te madh andej vinin nxenes nga Saranda, Lukova, Nivica, Piqerasi, Kudhesi e te tjere..". "Edhe une u mesoja nxenesve te mi letra (gramatike)..." - thote vete ne raportim De Kamilis.

Edhe imzot Stanilas ka dhene mesime ne shkollen e Dhermiut. Po ky, u luftua ashper si dhe De Kamilis nga peshkopi ortodoks, i cili kur shkoi ne Dhermi dhe pa femijet te shkonin ne shkolle e te mesonin, i mallkoi. Po pse i mallkoi? Pse dhespoti i Janines ose i Delvines qe vareshin nga Fanari mallkoi shkollat e atjeshme? Sepse ata mesonin shqip. Se librat qe lexonin, ishin shqip dhe jo greqisht, sic ishin librat e Patriarkanes qe i sherbente verberisht sulltanit. Sepse librat e Rodines ose dhe Nilo Katalanos, siç do ta shohim me poshte, ishin shqip se flisnin fshatrat e Himares. Po te ishin greqisht, ata do te lexonin librat e Fanarit, po siç e thane edhe misionaret, fshataret kishin harruar edhe formulen e pagezimit, qe do te thote se ata nuk dinin te lexonin librat e Patriarkanes, qe ishin greqisht, se s'kishin bere shkolle. E misionaret baziliane, nuk bene punen e Patrarkanes t'u mesonin nxenesve greqisht per te lexuar librat fetare te Fanarit! E pame qe katekizmi i Papa Dhimitrit "nuk u botua, mbase ishte botuar ai i Pjeter Budit". Dhe per te lexuar nxenesit librin e Pjeter Budit, patjeter u duhej te te mesonin shkollen shqip.

Po dokumenti me i sakte, qe verteton se ne ate shkolle mesohej vetem gjuha shqipe eshte puna e madhe e Nilo Katalanit.. Ne kohen e tij, ne Dhermi, shkolla ishte zgjeruar shume. Aty vinin nxenes nga Dukati, Terbaçi, etj. "Gramatiken shqipe Nilo Katalanua e beri per 80 nxenesit e tij te shkolles se Dhermiut". Ate perdorte per mesim. Ky beri edhe nje fjalor shqip-italisht...Sipas Zef Skirioit, kjo gramatike dhe ky fjalor gjenden ne duart e Skirojve. Ne kohen e Nilo Katalanos, qe vdiq atje ne dhe varrin e ka ne Shen Thanas te Dhermiut, Patriarkana e ndezi me shume luften kunder shkollave shqipe. Dhespoti i Janines, qe shkonte rralle ne fshatrat e Himares, mallkonte dhe shpifte kunder atyre qe ndiqnin shkollat shqipe.

Kjo lufte pershkruhet shume ne relacionet e bazilaneve. Me vone misionari Zef Skiroi, midis te tjerave shkruante..."nderhyrja e misionareve midis ketyre njerezve kryelarte, qe i duan dhe i nderojne, ne kundershtim me ortodokset (grekërit) qe i luftojne, ka rendesi...Se atyre u intereson per te patur mesonjes, qe i mesojne femijet e tyre falas..katekizmin dhe gramatiken...". Ne letrat e vete himarioteve, qe u benin misionareve edhe vete Papes, i luteshin qe "Perveç ndihmave materiale, sidomos ne arme, duhej t'u dergonte edhe njerez me shkollat e tyre te çelura dhe per t'u mesuar femijeve te tyre dijeni dhe kulture.."

Kam shkruar dhe kam pare varrin e Nilo Katalanos qe eshte brenda ne Ajovime te Shen Thanasit, nje kishe e vogel nja pesedhjete metra nga shtepia ku kam lindur....Akoma e mbajne ne goje, brez pas brezi emrin e Papa Dhimitrit, sterniperit e tij ne Gjilek. Gogua me tha kete vere: "Ne kishin ne karselle nje ungjill te motçem shqip...dhe disa shkrime te tjera shqipe, qe i ruanin brez pas brezi si gjera te shenjta, po ne luften italo-greke, kur u shperngulem nuk i muarrme me vete...Kur u kthyem, nuk i gjetem. i kishin marre italianet..."

Me keto pak gjera, del se si para tre shekujsh ne Dhermi dhe ne gjithe fshatrat e Himares (Himare, Vuno, Palase) kishte shkolla shqipe. Stergjysherit tane luftonin me pushke ne dore duke mbrojtur lirine dhe nderin e tyre, po ishin dhe ne lufte per shkollat shqipe, per te mesuar shkrim e kendim, per te levruar gjuhen stergjysherore, gjuhen trime. Qysh atehere, Patriku i Stambollit me anen e dhespotit te Janines mallkonte dhe çkisheronte gjithe ata qe mesonin ne shkollat shqipe, aq sa nje nga misionaret shkruan midis te tjerave:" Kur erdhi Dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga Onofrio, iu versul dhe e kapi nga mjekrra brenda ne kishe...". Vetekuptohet egersia e agjenteve te Fanarit, qe s'lane gje pa bere per te çkombetarizuar krahinen heroike te Shqiperise, Himaren e Laberine. Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e çeljes se shkollave te para shqipe ne Himare. PETRO MARKO.

Anonymous said...

Do t'ju mallkojne gjysherit e stergjysherit... Prej Gjergj Aranit, Gjergj Stresit dhe deri te Petroja i Shrete, lexoni o symbullur Rete dhe Guret, lexoni njeriun e madh qe polli dhermiu dhe mesoni nga vini kush jeni, e ku veni..........

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

Emri Gjergj, nuk ka kurre fare lodhje me greqisht, ai separi eshte perdorur ne shqiperine e veriut, qe skishte si i merrte emrat nga greqishtja Dhe versionet e tij jane krejt te ndryshme, nga Jorgo apo Jorgji greqisht, te cilet ne shqiperi jane perdorur si te tille...
Emri Gjon eshte perkthimi i emrit te dishepullit nga hebraishtja, dhe ska lidhje me Jani, pasi po te ishte marre nga greqishtja, ju e dini qe ne shqiptaret i shkruaj siç shqiptohen emra, sdo ta kishim Gjon por Jani..

Anonymous said...

Eshte mire qe kundershtimet te jene mbi baza logjike. Kush di me shume le ti mesoje dhe te tjeret, por gjithaashtu eshte mire qe ai qe nuk di, te kete deshire te mesoje nga te tjeret. Pikerisht kjo mungon tek komentuesi i fundit.

Po theksoj edhe nje here se "Emri Gjergj ne te vertete eshte perkthim direkt i emit Γεωργειος dhe idioti Bogdani (autori i shkrimit) , as kete nuk e kupton sepse thjesht nuk di greqisht. Dhe kjo eshte mjaft e shpjegueshme po te kemi parasysh qe pjesa me e madhe e shqiperise ishte per nje periudhe te gjate qindravjecare nen perandorine bizantine.
Keshtu Jorgo eshte mund te themi varianti i shqiperuar dhe i popullarizur i emrit Γεωργειος. (Germat greqishte jane te lexueshme per ata qe kane njefare arsimi, per te pa arsimuarit qe kujtojne se dine internet ky mesage eshte i pavlefshem.

Stefaneli

Anonymous said...

Teksti i Petro Markos eshte per te qare hallin. Po te lexoni relacionet qe misionaret Baziliane i dergojne Propagandes fide, do te bindeni se ne Himare vertet jane hapur shkollat ne 1626 nga Neofit Rodino, nje misonar dhe njekokesisht prozator i shquar qipriot i asaj epoke, dhe shkollat jane hapur ne Gjuhen greke ashtu sic e ka kuptuar edhe Dh. Shuteriqi.

Atij qe Petro e quan nje fare Rodino i ka ngelur emri pas 4 shekujsh, nuk e dime sa do ti ngelet emri Petros, i cili tani perdorohet per vlerat nacionaliste qe i kundervihen te pareve te tij.
Bile ishte Rodino qe ju vu perkthimit te dhiates se re ne shqip me ndihmen e nje nxenesi nga Delvina per te cilin thote se e di shume mire shqipen. Po te qe se te gjithe e flisnin shqipen aty, nuk kishte pse te theksohej ky fakt. Pra kjo eshte antiteze e asaj qe eshte e zakoneshme, dmth qe thuajse te gjithe nxenesit me perjashtim te atyre qe vinin nga larg, flisnin grqisht ashtu si qene dhe shkollat.

Po te qe e vertee e shkollat qe funksionuan ne Himare (ne gjithe zonen) per 150 vjet do te ishin ne shqip, atehere letersia shqipe do ti kishte rilindasit e saj qe ne 1600, e nuk do te priste deri ne 1840 te lindte Naim frasheri dhe rilindasit e tjere.

Pra kthwejuni logjiks se fakteve kur beni komente.


Pra per historine le ta leme Petron menjeane sepse horizonti i tij ne nje shqiperi te mbyllur nuk mund te ishte me shume se kaq. Le te lexojme romatet e bukura per kolektivizimin si Ara ne mal dhe librat biografike si Halimi etj qe e lejuan Petron te reabilitohej paksa nga bashke-ideatoret e sistemit stalinist. Petrua eshte nje figure qe po shperdorohet nga nacionalizmi shqiptar.
Lereni te prehet i qete ne Dhrimades, aty ku degjoi per te paren here gjuhen e embel te nenes , ate gjuhe qe eshte folur qe nga lashtesia
Mertiko

Anonymous said...

Dhimiterdai@aol.com

Bravo sas pou agonizeste na ftasete afta pou exete xasei sta palia
kathestota.
As lene oti thelloun oi aloi.Kai i alepou otan den eftane ta stafilia ta
ekane kremastaria i elege einai agoura.
Eseis eiste oti niothete ke oti itan oi goneis sas.Tin eliniki glosasas den
tin xerizose tipota,giati reeei me to
aima tou kathenos.Gia sxoleia sas anikoun kai dikaiouste,as lene oti theloun
oi aloi.
O kathenas tha mathei afto pou omilite sto spiti tou prota kai ystera afto
pou tou xreiazete.
Oi anorimoi anthropoi asxolounte me lloja ke san ta skilia foverizoun apo
edo kai apo ekei.Efyge aftos o kairos tora,kante tin diki sas istoria
Kante afto pou niothete kai bravo sas .I toponimia Xeimara(Xeimaros),einai
eliniki kai afto mazi me tin
glossa, tin thriskia kai ta eithoi kai ethima arkoun se opiondhipota na
gnorisei ti eisthe.
Oi agramatoi kai aftoi pou den thelloun na paradhextoun tin alithia as lene
oso thelloun.
Dr.Dhimiter Dai New York.

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

Per injorantet qe shkruajne artikuj ne gazeten shekulli ofrojme lakimin e emrit Vasil ne greqisht:
emerore: o Vasilis (shqip Vasili)
gjinorw: tou Vasili, (i,e vasilit)
Dhanore : ton Vasili (fonazo ton Vasili shqip: Vasilit
thirrore: Vasili (me theksin ne zanoren fundore)O Vasil

kallezore ne shqip: vasilin
rrjedhore ne shqip : prej vasilit


Pra idotet ne gjuhesi kane rastin te mesojne se ka ngjahmeri ne lakime midis emrave, dhe kete cilesi lakimin e kane gjithashtu dhe ruset.


Me kete sy eshte pa kuptim te termi Venizellosi -sic perdoret nga politikanet profane ne kulture. Ne shqip si emer i lakueshem do te thuhej: Venizellua
ose simitisi , duhet thene Simiti.
Kjo jep kuptimin e perdorimit rasos perderi sa dhe shqip dhe greqisht funksionojne lakimet.

Kurse per ata qe nuk e kuptojne se tjeter eshte shteti dhe tjeter administrimi lokal nuk kemi cte bejeme. Bashkia himare eshte Himare dhe pjesetaret e ketij komuniteti mund te shkeruajne sipas gustos se tyre. Ne se ju vjen me mbare ne greqisht, kush eshte ai trim qe do ti pengoje? Megjithate Guida eshte ne tre gjuhe, ne greqisht, shqip dhe anglisht.
Kujt si pelqen ne greqisht, le ta lexoje ne anglisht apo shqip.
Ka dhe nje variant: te mos e lexoje fare.
Keshtu do shpetojme dhe ne nga te tilla idiotizma.

Anonymous said...

Te leme menjane Petro Markon dhe t'iu degjojme juve... Petroja i shkrete kurre nuk i shpetoi persekutimit dhe kurre nuk fitoi para per ate qe bente, pra rezulton i besueshem, a mund te themi te njeten gje per ju...
Pastaj pse e fshit vargjet e Fishtes... Zoti ju tremb apo jo... Fundit fare edhe ne guiden e Bollanos, nuk thuhet qe spiro spiro miloja luftoi me himariote kunder shqiptare, por me kretane dmth andarte... Ne Himare, jetojne shume shqiptare te beses, por ju po i mbysni ata, do te vije dita e tyre serish..

Anonymous said...

(Juve qe postuat komentin e mesiperm ishit krejt i qarte, faleminderit per pjesemarjen tuaj. Mendimet dhe idete tuaja do ti kemi parasysh. Ate qe mund te themi pas ketij teksti kaq te gjate dhe kaq prekes (Ej cuna boll u shitet...), eshte se kohet kane ndryshuar dhe tani me bindemi me fjale dhe jo me dhune.
Nese keni dicka me konkrete na e thoni edhe neve)

Me quajne Gjergji dhe desha vete'ju them se gaboheni kur mendoni se njerezit normale duhet te humbin kohen e tyre dhe te merren me te shiturit.

E vetmja gje qe mund te behet me njerez si ju eshte te tallemi gjate kohes se lire duke ju hedhur ndonje fjale...

Anonymous said...

Petrua nuk ishte aspak kundershtar i regjimit por liberal komunist, pra si i tille e pesoi nga shoket e vet.

Kurse per Fishten vargjet e tij nuk kane kuptim per ata qe kane gjuhe amtare greqishten. Ju mund ti dergoni tek ata qe kane si gjuhe amtare shqipen. Pra moderatori me te drejte e shoi ate.

Por meqe jemi ketu le te japim dhe dy vargje te tjera te Fishtes

"Le ta marre vesh bota mbar',
Se Gjergj Fishta nuk eshte ma shqiptar"

dhe po ju jap dhe komentin tuaj qe parashikoj te dergoni: Fishta e donte si askush Shiperine por i tha keto vargje i zemeruar nga sjellja e patrioteve te tij

pas te cilave une do te shtoja "se vertet keni te drejte, fatkeqesisht keshtu jeni ju shqiptaret [ketu fus dhe veten si shtetas shqiptar].

E me kete rast le ta mbyllim kete bisete kote duke ruajtur kete perfundim: historiku shume i shkurter i Himares qe trajtohet ne Guide esht ai qe eshte dhe eshte shkruar sakte nga autoret e saj te cilet perfitoj nga rasti ti pergezoj.Sa per perkthimin e tekstit nga greqishtja nga ana gramatikore e pranoj se ka gabime, por kjo vjen si rezultat i mosnjohjes mire te shqipes nga perkthyesi i saj.

Jane shkruar mijera faqe te genjeshterta nga autoret shqiptare, eshte rasti te mesoni ate qe ndodhi ne Himare dhe nga nje pikepamje tjeter.

Mertiko

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

Gallate e madhe me shtypin shqiptar, dmth me Shekullin, kur e shkruante emrin e kandiadatit te partise socialiste per kryetar te bashkise se Himares (ne 2003) "Gjergj", qe ne te vertete e ka te shkruar Jorgo ne certifikate, e quan normale.
Pra ajo gazete e ka si norme letrare qe Gjergj dhe Jorgo ta konsideroje njesoj, pse i vjen tani tharte per aplikimin e se njejtes norme letrare tek emri i Gjergj kastriotit?

Pastaj nuk arrij te kuptoj se pse qenka i huaj(grek) sipas Aleksandra Bogadaniit) emri Jorgo?

Sa e sa Jorgo ka ne Lushnje, Fier e vlore e gjekte ku ka te krishtere
E meqe erdhi fjala ne Amerike perdoret emri george papandreu, mos valle ai u amerikanizua sepse perdoret ne ate menyre nga Amerikanet.

O zot, sa do rroj aq idiotizma do degjoj!
O Aleksanros

Unknown said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
labi i maleve te serta said...
This comment has been removed by a blog administrator.
labi i maleve te serta said...
This comment has been removed by a blog administrator.
eri12ing said...
This comment has been removed by a blog administrator.