Tuesday, June 05, 2007

Milo pretendon postin e Presidentit shqiptar


Milo: Presidenti, gati nese propozohem


E Marte, 05 Qershor 2007 (koha jone)

Milo paralajmeron se eshte ne gare per postin kryetarit te Shtetit. Duke e quajtur atribut te Parlamentit dhe te tryezes se opozites zgjedhjen e tij ne kete post, ai nuk ka mohuar se do te jete gjithnje gati per te garuar, nese do te mbeshtetet nga te gjitha palet politike. Ne emisionin "Emision Plus", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, kryetari i PDS, Paskal Milo, ka deklaruar se pertej hipokrizise politike, ai eshte i hapur me publikun, duke paralajmeruar mundesine e nje kandidimi per postin e Presidentit te Republikes. "Une nuk kam ardhur per te bere demagogji. Nuk bej nje deklarate per kandidimin tim per postin e Presidentit. Por nuk dua te jem hipokrit, pasi si cdo politikan edhe une kam aspiratat e mia politike per te bere karriere. Dua te jem pjese e procesit, do te jene aktore te tjere te politikes shqiptare qe mund te gjejne nje President konsensual, jane ata qe gjykojne nese njeri apo tjetri perfaqesojne me mire interesat e te gjithe shqiptareve. Une do jem pjese e procesit dhe pjese e gares. Do te jete Parlamenti, ai qe do te zgjedhe Presidentin", ka qene deklarata e Milos. Ne te njejten kohe, ai nuk ka munguar qe te paraqese dhe avantazhet e tij politike per zgjedhjen ne postin e Presidentit, ne rast se perzgjidhet si kandidature konsensuale. Duke bere nje rezyme te karrieres se tij, ai ka nenvizuar dhe faktin se ne tere keto vite te post-komunizmit, gjithnje eshte shfaqur si nje politikan me integritet moral dhe me nje karriere te paster politike, e cila do te ishte teper e lakmueshme per cilindo kandidat per te qene numri nje i shtetit. Por, gjithnje, Milo zgjedhjen e Presidentit e sheh si fryt i konsensusit politik. Sipas tij, ky proces eshte si nje ekuacion, qe ka dy te panjohura, kompromisin per zgjedhjen e Presidentit dhe pas saj tavolinen e opozites qe percakton emrin ose emrat per kandidat per President. Duke komentuar deklaraten e kryesocialistit Rama, ai eshte shprehur se ajo shpreh qendrimin e politikes se opozites qe e ka pare kandidaturen e Moisiut si nje alternative te mundshme, si kandidat presidencial. Per te, nen driten e ngjarjeve te reja, Rama kerkon te jape nje target, i cili perkthehet ne punen e Moisiut dhe ne te njejten kohe qe opozita nuk do ta shfrytezoje emrin e Moisiut si nje barriere per arritjen e kandidature konsensuale. "Une mendoj qe Moisiut cdo dite e me shume i jane pakesuar shanset per te qene President konsensual, per shkak te mungeses se gatishmerise se mazhorances per te dhene konsensusin. Nderkohe qe ai ka mohuar informacionet e dhena se opozita ka vendosur per emrin e Moisiut si kandidat per President, duke u shprehur se gjithcka, me sa duket, ka qene nje presion, pasi konsensusi tashme duhet kerkuar jashte Moisiut dhe Topit. Duke komentuar deklaratat e Moisiut per klasen politike shqiptare, Milo eshte shprehur se eshte cenim i dinjitetit politik te shqiptareve, ku dhe Moisiu eshte vete pjese e klases politike.

Votoj Nanon dhe Topin

Milo nuk ka munguar te shprehet kunder linjes se kryetarit socialist, Rama, sipas te cilit kandidatura me e pershtatshme eshte ajo qe vjen jashte politikes. Mbreme, lideri i PDS, eshte shprehur se kandidati per President duhet te vije patjeter nga politika. Per te, eshte e rendesishme qe te kete pervoje politike, ne menyre qe te manovroje mes balancave per te drejtuar shtetin. Duke shpjeguar voten e tij per nje kandidat te ardhur nga politika, Milo nuk ka perjashtuar se do te votonte edhe Nanon, edhe Topin, ne rast se viheshin ne raport me nje kandidat te panjohur. "Jemi rober te koniunkturave politike. Keshtu, Topi eshte mjaft i vleresuar. Une do ta votoja pa medyshje Bamir Topin. Ne rast se do te krijoheshin koniunktura me emra te panjohur, sigurisht qe do te votoja dhe Nanon", ka deklaruar Milo.

1 comment:

Anonymous said...

Kandidatura e z P. Milo per president nuk ka gjasa te realizohet per disa arsye:
1. Gjate vleresimit qe i beri figures se E. hoxhes ne kontekstin e tij historik, u komentua nga shtypi shqiptar si nostalgji per komunizmin.
2. Ishte Kadare qe i beri thirrje te heshte te pakten, dhe z. milo beri gabimin fatal ti turret Kadarese duke ulur kredibilitetin e vet me keto sulme.

3. Gjuha e tij amtare sic deklaroi dhe ne emisioni e Rudina xhunges, eshte ajo greqishte, pra si i tille do te kete sulmin e nacionalisteve shqiptare ashtu si dhe gjate karier se tij si minister i jashtem

4. Adaptimi i nje ndergjgjeje shqiptare si rezultat i arsimit ne shkolla shqipe dhe i nevojave karieriste e bejne gjithshtu jo credibel z. Milo (nje person qe i largohet tradites familjare te prejardhjes se tij greke, do te konsiderohet nga kundershtaret e tij si nje fare renegati, pra i pershtatshem deri ne rangje ministrore por jo ne ate te nivelit te kryetarit te shtetit)