Wednesday, June 27, 2007

Petro Marko, personaliteti i panënshtruar nga persekutimi


A mund të më thoni diçka për jetën e Petro Markos, dashurinë e tij me Safon, dhe krijimtarinë e tij Emi. Profili i shkrimtarit të shquar. Dashuria me piktoren Safo dhe përndjekja në komunizëm

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi: Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij, Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor ndonëse, aq sa jetoi, ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara.

Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës, më 1913. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i Shkollës Tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932), filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe, po atë vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1940, do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë, dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika, afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në radhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri mëse 10 vjet rresht. Kjo, për të vetmin shkak, se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi.

***

Në kulturën dhe letërsinë kombëtare, Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha, me shpirt e mendje të pa luhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes, po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi, Petron, në romanet "Hasta la Vista" (1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës" (1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë, "Hasta la Vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60, është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese por, përkundrazi, për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40-'50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur, përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht, për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. Të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar, në tërë veprat e tij.

Amaneti i fundit i shkrimtarit të shquar, të varrosej në Dhërmi

Petro Marko, dashuria me Safon, piktoren bukuroshe

Më 5 dhjetor 2003, presidenti Moisiu i dorëzon Safos, gruas së shkrimtarit Petro Marko, titullin e lartë "Nderi i Kombit". Përkujtimi bëhej në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit tonë të mirënjohur.

Petro Marko ishte martuar me Safon, piktoren bukuroshe, dhe nga dashuria e tyre do të nxirrnin në jetë dy fëmijë: Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën bashkëkohore të artit dhe të kulturës qytetare. Por, pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat e jetës së tij. Shkrimtari, i cili më pas do të bëhej profesionist i vërtetë me publikimet dhe reportazhet e tij, si në shtyp dhe në botime, do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe patriotëve jo vetëm në vend, por dhe jashtë saj. Botimet e Petro Markos filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra të tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti i fundit", "Ara në mal", "Një emër në katër rrugë", "Shpella e Piratëve" etj., do të mbushnin libraritë shqiptare dhe evropiane, madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë. Me daljen e botimeve të Petro Markos, letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë moderne, origjinaliteti i së cilës i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht, ishte Dhërmiu për të cilin ai thoshte se ishte fshati më i bukur në Botë, vendi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të paharruara në kujtesën e Petros për të cilin ai thoshte se, "...në atë vend, dhe gurët dhe retë flasin bashkë", ndërsa nuk mund ta përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me shkëmbinjtë, mbrëmjeve, buzë detit". Përgjatë gjithë karrierës së tij letrare, derisa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve, Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë do të përbënin thelbin e personazheve të shkrimeve dhe veprave të tij ku shpesh, emra dhe karaktere të legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin me interes botën e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare. Personazhet e librave me heronj, piratë dhe kapedanë do të shndërroheshin në filma, ndërsa me botimet e romanëve modernë të letërsisë sonë ai do të fitonte dhe tituj të lartë, si në vitin 1959 "Çmimin e Republikës. Pas persekutimit të tij moral dhe profesionist, Petroja nuk hoqi dorë nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht në një shtëpi, të cilën nuk e ndërroi deri në vdekje, përballë Hotel Arbërisë, në një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e makinës së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit që ai pinte deri natën vonë. Në shtëpinë e tij kanë hyrë me qindra patriotë dhe bashkëfshatarë, si nga Himara dhe vende të tjera të Shqipërisë, me probleme, halle, pse jo dhe talente, për të mësuar më pas artin e Petros. Ndërkaq, persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma më shumë, kur Madu, siç i thërrasin shkurt djalit të Petros, do ta futnin në burg për propagandë antikomuniste. Në vitet e rrëzimit të diktaturës, Petroja do të kishte në duar dorëshkrimet më të bukura të jetës së tij, por ai dha shpirt në 24 Dhjetor të 1991. Pak kohë më parë ai kishte themeluar Partinë Republikane, për të cilën ai thoshte se duhet të bëhet vërtetë republikane me koncepte moderne, dhe jo komuniste. Amaneti që kishte lënë në familje, ishte jo shumë i çuditshëm për njerëzit që kanë lindur në bregun e Detit Jon. Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi.

Shekulli

7 comments:

Anonymous said...

Pse nuk e permendni ketu Librin Rete dhe Guret, proza e fundit e Markos, ku sqaron gjate e gjere se himara eshte Shqiperi. Eshte e vetmja veper qe komunistet nuk ja cesuruan dot se u botua ne kohe te demokracise.. Pastaj shume te painformuar qenkan njerezit, "Nata e Ustikes", prej kohesh titullohet "Nje nate e dy agime" qe eshte ribotimi i plote i romanit..

Anonymous said...

Perkundrazi,Re dhe Gure eshte e zenzuruar gjithashtu nga ata qe botuan librin. Mos vazhdoni ta persekutoni Petron edhe mbas vdekjes.

Anonymous said...

Mos vazhdoni ta persekutoni Petron edhe mbas vdekjes....

Eh Petrua i shkrete duhet te jete rrotulluar kushedi sa here ne varrin e tij me keto bemat qe beni ju ketu

Anonymous said...

Re dhe gure qenka censuruar... mos ia censuroi i biri Jam-Arber apo e bija...
Edhe kur pagezoi djalin i cesuruar ishte Petroja qe ja vuri emrin Jamarber...
Do tju sjelle ne vazhdim fjalet e Petros per ju, tani po ju shkruaj mallkimin e Pashko Vashes
E per ca para qe do fitoni, beheni rob te njeriut te huj, qe ska as gjuhen as gjakun tuaj. Do thone jene shkje, grek disa te tjere, por jeni shqiptare te gjithe more te mjere. Hoxha me priftin ju kane hutue, per me ju danum me ju vorfnue.

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

Blogger i Himares do ti beje vend komenteve qe kane lidhje me Himaren. Cdo lloj komenti qe nuk ka lidhje me te do te fshihet, ashtu si ai i Gjergj Fishtes me te cilin asgje nuk na lidh neve si himarjote.Cdo lloj komenti pavlera qe shprehin sarkazme apo ironi gjthashtu do te fshihet. Blogeri nga vete naatyra e tij ka vend vetem per komente.

Ju falemnderit per mirekuptimin

moderuesi i blogut

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159