Wednesday, October 03, 2007

Ç’identifikuesi.

Ndërimi i armëve dhe i taktikave, mund të komentohet si një dështim për armikun, mund të konsiderohet si fitorja e një beteje nga pala tjetër, po kursesi nuk mund të quhet fundi i luftës. Janë fitore shumë të vogla dhe shumë e vogël është edhe koha për të reflektuar, pasi dihet që armët e reja janë gjithnjë më të sofistikuara dhe armiku gjithnjë më i egërrsuar nga dështimi i radhës, ndaj nuk ja vlen të festosh por të bëhesh sërisht gati.

Një himariot identifikohet me emrin, me mbiemrin, me gjuhën e të parëve të tij, por i vetmi identifikim që preket me dorë dhe të bën të mbetesh në breza himariot, është prona, është toka që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

E filloi luftën e ç’identifikimit të Himarës dhe himariotit me mohimin e etnisë, me ndalimin e shkollimit në gjuhën e bukur greke, me shqipërimin e detyruar të emrave të bukur grekë, me burgosje, pushkatime. Nuk ia doli dot ai sistem. Pati dështim të plotë, po arriti në fotofinish t’ia linte stafetën keqbërëse, sistemit të ri, atij sistemi që të gjithë nxituam ta quanim demokraci. U nxituam të paktën ne më të rinjtë, që shumë gjëra nuk i dinim, shumë të tjera nuk i kuptonim dhe eksperienca gati e paekzistueshme, nuk na jepte mundësinë të ishim aq largpamës. Dhe ky sistem “i ri”, e trashegoi këtë amanet të zymtë, sëbashku me gjithë paketën, që do ta udhëhiqte vendin e mjerë me emrin Shqipëri, si një kandil me vaj të skaduar në rrugën e tij të errët një hap para dhe dy pas, për plot 17 vjet.

Me sa duket, në listën e prioriteteve, ky amanet i trashëguar duhet të ketë qënë në një nga vendet e para, pasi s’ka si të shpjegohet fakti, që në 31 dhjetor të 1990, që të gjithë e mbajmë mënd si nata e hapjes së kufijve, makina pa targa lëviznin në Himarë duke nxitur popullatën për të ikur “c’farë prisni? Ikni se janë hapur kufijtë”. Dhe himariotët ikën vërtetë, ikën pothuajse të gjithë. Për ata që i njihnin gjërat, ishte kjo fillimi i një epoke të re për c’identifikimin e truallit himariot, me armë të reja e metoda moderne. Nuk mund vecse ta përgëzosh dhe ta kesh zili një metodë të tillë shpernguljeje. Gjithnjë shpernguljet janë shoqëruar me dhunë dhe kjo mund të konsiderohet si shpërngulja më moderne e gjithë historisë, pikërisht për konceptin “paqësor” në të cilin u krye. Për 50 vjet resht, sa e sa djem himariotë kishin lënë jetën për të kaluar detin, ndërsa në atë moment, u ofruan tokën në një pjatë të argjendtë. Pra jo detin me dallgë e mundime, por një rrugë të vërtetë, ku mund të kalonte edhe makina.

Aksioni ishte i përkryer dhe tepër i suksesshëm. Ndoshta më i suksesshmi në gjithë 50 vjecarin e kaluar. U mbeti në dorë një Himarë vetëm me pleq(te cilët edhe ata do të fillonin të iknin). Të rinjtë himariotë, betoheshin se s’do shkelnin më me këmbë në atë vend. Cfarë mund të kërkonte “ç’identifikuesi” më shumë se kaq? Patjetër që ka festuar për këtë fitore, por nuk u mjaftua me kaq. Nuk kaloi shumë kohë dhe goditja e planifikuar e rradhës u shfaq. Himariotët vërtetë ikën, po kshin lënë pas emrat e tyre mbi pronat e gjyshërve. Kjo ishte dicka e rëndë për “c’identifikuesin” dhe duhej rregulluar patjetër. Doli ligji famëkeq 7501. Dikush mund të thotë “po ky ligj u jepte tokë himariotëve”. Po u jepte. Po jo të gjithëve duke konsideruar që shumë himariotë nuk jetonin në Himarë prej kohësh dhe ajo që është më e rëndësishmja, jo atë të trashëguarën, pra jo atë që mbane nje varg të gjatë emrash të bukur grekë. Dikujt mund ti duket qesharake kjo gjë dhe i pakuptimtë ky arsyetim. Fshirja e historisë është një nga metodat më frutdhënësë në zhdukjen e një populli dhe historinë më mirë se toka, nuk e përcjell asgjë. Sot mjafton ti fshish një file në komputer dikujt dhe e lë pa identitet ose ia ndërron atë si të duash, jo më të të fshijnë rrënjët e tua për breza të tërë.

Nuk mund të thuash që pas këtyre ideve të djallëzuara rrinin njerëz budallenj, pasi këto ide ishin gati të përkryera dhe te koordinuara shumë bukur si ndërmjet tyre ashtu edhe në kohë. Por ndoshta ligji 7501 ishte pak si tepër për himariotin. Nëse do të aplikohej ky ligj, sot nuk do të kishte Himarë dhe himariotë. Vendi do të popullohej me njerëz me forma të tjera kokash, që lëvizin dhe shprehen ndryshe, që vishen ndryshe, që nuk dinë të notojnë, që nuk dijnë të peshkojnë dhe për të dëgjuar pak greqisht, do të na duhej të spostoheshim shumë më në jug, matanë Konispolit.
Nuk e di për ju, po mua më duket si një ëndër e keqe, si një skenë e atyre filmave me alienë që pushtojnë tokën.
Ishte pikërisht ky momenti kur himarioti reagoi, kur dikush filloi të kuptonte dicka ose dicka e fjetur prej vitesh filloi të zgjohet brënda nesh ose ishte thjesht agio Kozmai që na tundi nga brenda. Ne nuk e pranuam këtë ligj poshtërues dhe ndoshta në këtë pikë “ç’identifikuesi” e kuptoi se nuk do ta kishte të lehtë. Ndoshta nuk e priste këtë reagim nga Himara, po kjo nuk do të thotë që e kishte armën bosh.
Ndërkohë himariotët filluan edhe të ktheheshin. Të parët të moshuarit që nuk e kuptonin jetën larg Himarës dhe është shumë e kuptueshme. Më kujtohet thia Sosia që ishte mbi të 80-at dhe u kthye nga Athina ku ishte me djemtë, për të jetuar vetëm në Shën Mëhill, aty ku as sot e kësaj dite, nuk shkon ende makina. Tre herë e morën fëmijët. Katër herë u kthye ajo në Himarë. I vunë dhe një vajzë për ti ndenjur pranë e për ta ndihmuar. Nuk e pranoi as atë dhe sot kam pershtypjen se është akoma atje, e vetme po e qetë në shtëpinë e saj.
Filluan të kthehen edhe disa të rinj dhe me ato pak kursime të emigracionit ngritën ndonjë aktivitet frutdhënës. Po kthimi i të rinjve mbetej ende problem. Arsyet ishin të shumta dhe që të gjitha qëndrojnë. Nuk është jetë e lehtë në Himarë. Për gratë ishte akoma më problematik kthimi, pasi kushtet ende të vështira, nuk të jepnin asnjëlloj shprese e prespektive. Kur mendohej për fëmijët pastaj dhe të ardhmen e tyre, për prindin ishte gjithnjë e më e veshtirë të merte një vendim të tillë. Po megjithatë, pati nga ata himariotë kurajoz që morrën rrugën e kthimit.
Kjo gjë nuk mund ta linte indiferent “ç’identifikuesin”. Kthimi i himariotëve ishte e tmerrshme për të. Ishte dicka që ia kthente të gjitha fitoret e deritanishme në humbje të rënda. Nuk duhej ti binte shumë lapsit, për të kuptuar mënyrat e frenimit të kthimit të himariotëve. I mjaftonte ta mbante Himarën ashtu sic ishte, pa asnjë mundësi për një jetë normalë, pa infrastrukture, pa shërbim mjeksor, pa asnjë lloj shërbimi. Është e paimagjinueshme që edhe sot që flasim, një himarioti që jeton në Himarë, i duhet të bëjë 80km për të shkuar në spital. Dhe nuk flasim për një fshat të humbur malor po për Himarën që spitalin e ka pasur.

E dinte shumë mirë ç’identifikuesi, se të paktën mundësia e gjetjes së një pune, mund tu jepte kurajo atyre himariotëve që donin të ktheheshin dhe arriti ta bënte zero këtë mundësi. Dihet që Himara si burim parësor zhvillimi dhe punësimi ka turizmin. Jemi ne 2008 gati dhe Himara është pa rrugë akoma. Flitet për turizëm elitar po deri më sot në Himarë, i vetmi turizëm që ekziston, është turizmi aventurier, se është vërtetë një aventurë të shkosh me pushime në Himarë. Të paktën për një perëndimor është një aventurë e vërtetë. Dhe është vetëm turizmi perëndimor ai që mund të risë këtë industri, pasi me turistë shqiptarë, nuk i kalon kufijtë e një turizmi të mjerë. Këtë e them jo se turistët shqiptare janë të këqinj, përkundrazi, pavarësisht mentalitetit të tyre mbi Himarën, janë mëse të mirëpritur, po turisti shqiptar është mësuar me një sezon shumë të ngushtë pushimesh. Turizmi shqiptar nuk i kalon 40 ditë reale në vit. Kjo për arsye tradite, mentaliteti, pune etj.. Po është e papranueshme për një vënd si Himara, të bëhet vetëm 40 ditë turizëm, ndërkohë që për klimën që ka, mund të bënte pa problem turizëm nga prill-maji e deri ne shtator-tetor. Po periudha të tilla vetëm perëndimorët mund ti mbushin dhe jo të gjithë perëndimorët preferojnë turizmin aventurier.

Këto gjëra ç’identifikuesi i di shumë mire dhe i ka eliminuar një e nga një. Ç’identifikuesi dinte mirë edhe rrugët që duheshin përdorur, për ta mbajtur sa me gjatë këtë gjëndje dhe cdo taktikë tjetër ç’kurajuese. Ndërkohë fisheku më i keq që kishte lëshuar(ligji 7501), edhe pse nuk pati impaktin e duhur, duhej shfrytëzuar sa të mundej. Po që të shfrytëzonte një armë ligj, duhëj që zbatuesi të ishte vetë ai, pra i duhej jo vetëm pushteti ligjvënës, por edhe ai lokal, zbatues.
Mundësitë e marjes së pushtetit lokal, në Himarë janë dy. E para mashtrimi. E dyta popullimi i himarës me jo-himariotë. Ç’identifikuesi nuk zgjodhi ose njërën ose tjetrën. Ai filloi ti vinte në zbatim të dyja. Për të zbatuar të parën ishte shumë e thjeshtë pasi ç’identifikuesi është i laureuar me master në këtë fushë. Ç’identifikuesi ka qënë gjithnjë i pari i klasës. Dhe e tregoi të gjithë talentin e vet. Përdori dhunën, fakksifikimet, hajdutërinë dhe gjithçka tjetër mundi. Dhe ia doli mbanë, arriti një tjetër fitore. Po ndërkohë gjërat kishin ndryshuar. Himarioti tashmë kishte bindjen se bëhej një luftë. Ai ishte pjestar i kësaj lufte dhe kur himarioti futet në luftë, futet për ta fituar atë. Dhe kështu ndodhi. Ç’identifikuesi nuk e mbajti dot gjatë pushtetin lokal. Ai i kaloi përsëri legjitimit.
Pasojat e lëna nuk ishin të pakëta. Shumë prej tyre ishin në kufijtë e pakthyeshmërisë. Shumë njerëz me formë koke ndryshe shiheshim tashmë në Himarë. Edhe ndërtime vertikale që do të prisnin njerëzit me forma të ndryshme kokash, kishin filluar. Po ishim ende në kohë dhe i ndaluam.
Atëherë ç’identifikuesi u gjet ngushtë dhe i plagosur. Nuk ua jepte pronën himariotëve po as nuk po ua hiqte dot. Për momentin, derisa të prodhonte djallëzinë e radhës, ndërseu injorancën e popullit të tij të varfër, ndërseu nacionalizmin shqiptar. Me këtë gur vriste dy zogj. E para merte kohë për vehte. E dyta i hiqte disi mëndjen popullit të vet e të shumëvuajtur nga stomaku bosh.

Erdhëm në ditët e sotmë. Ligji armë është po ai. Tokat as nuk jepen e as nuk meren dot. Ç’identifikuesi, ndërroi taktikë. Tani është në fuqi tundimi. Tundimi është një nga mëkatet kapitale. Tundimi ndaj parasë, ndoshta është ai më i egrri. Gjëndja është e tillë që jo të gjithë himariotët janë në gjëndje të mirë ekonomike dhe varfëria është kafshë e keqe që nuk të kafshon një herë në muaj po përditë. Të tjerë himariotë, edhe pse mund të jenë mirë ekonomikisht, tundohen nga paraja. Ç’dentifikuesi po ofron shumë para. Njerëzit me formë koke ndryshe nga ne, lëvizin me para në valixhe dhe ofrojnë shifra shumë tunduese. Po jo vetëm kaq. Ç’identifikuesi ka zgjedhur një plan shumë të hollë. Po ua shpjegoj me eksperiencën time personale. Nëpërmjet një personi shumë të fuqishëm në fushën e ndërtimëve, ç’identifikuesi erdhi tek unë. Më kërkoi një pjesë të pronës sime duke ofruar një shumë relativisht të madhe. Ç’identifikuesi e dinte që unë bëj pjesë në atë kategori që edhe me shpirt nëpër dhëmbë të jem, nuk shes asnjë gur nga Himara. Në disa momente filloi të lëshonte edhe tone kërcënimesh, po e kuptoi që nuk isha personi i duhur për tu kërcënuar dhe nga kjo teknikë u tërhoq në mënyrë elegante. Për ti rënë shkurt, c’identifikuesi më propozoi ti shisja një pjesë në momentin që ai do më jepte në dorë tapitë e pjesës që mbetej, pra ai më garantonte tapitë në këmbim të shitjes së një pjese. Mua nuk mu desh të mendohesha as për këtë propozim dhe e hodha atje ku meritonte bashkë me të tjerët.

Nuk jam as më mirë dhe as më keq se ju ekonomikisht. Bëj luftën e perditshme të mbijetesës si të gjithë ju. Po preferoj të mbetem himariot dhe të lind fëmijë himariotë se sa të kontriboj në pushtimin e Himarës nga njerëzit me formë koke ndryshe. Derisa unë mbetem himariot, ç’identifikuesi ka humbur. Të përpiqemi të gjithë bashkë të mbesim himariotë. Nuk kemi të drejtën morale ta thyejmë këtë zinxhir shumëshekullor. Është privilegj që ne bejmë pjesë.

Edvin Kyritsis

1 comment:

Anonymous said...

Kalosorizes sto kenoyrio sezon k.Qyritsi. Kali kai tolmiri analisi.

Akroqeravnos