Thursday, November 08, 2007

Historitë fallco të priftit hipokrit Nikolla Marku.

Ky reagim, si të tjerë, iu dërgua gazetës “Shekulli”, që nuk e botoi, pasi preferon shkrimet ku sulmohet dhe jo mbrohet Kisha

Kur të akuzojnë për pronën tënde...

E lexova shkrimin me interes, jo për përmbajtjen, por sepse përbënte një rekord jo vetëm tendencioziteti, por edhe mungese elementare të etikës profesionale. Nëse merr përsipër të shkruash për diçka qe s’e ke idenë, së paku duhet të marrësh mundimin të pyesësh ...
Së pari, shkruesi Nergjoni nuk di as se për kë po flet.
Ai fut në valle “komunitetin katolik të Elbasanit”, duke krijuar një ngatërresë qesharake dhe vetëdemaskuese. I mësojmë se objektet në fjalë janë të Komunitetit Orthodhoks, i cili në Elbasan ka 6 priftërinj kanonikë, të ligjshëm, të cilët varen nga e vetmja Kishë Orthodhokse që vepron në Shqipëri, që kryesohet nga Sinodi i Shenjtë me 6 episkopë; siç përcakton Tomosi i Autoqefalisë dhe siç e njohin si autoritetet shqiptare ashtu dhe çdo kishë e krishterë (jo vetëm orthodhoksët) e botës mbarë.
Së dyti, padija nuk është arsye që të thotë se “Normalja” është “300-vjeçare”. Kjo shkollë e shquar e arsimit kombëtar do të mbushë së afërmi 100 vjet, pasi u hap në vitin 1909. Ndërsa godina në fjalë, u ndërtua nga Kisha Orthodhokse me kontributin e besimtarëve në vitin
1736 dhe i shërbeu nevojave të saj. Ishte Kisha Orthodhokse që ia vuri në dispozicion, pa pagesë, Normales dhe jo e kundërta. Në vitin 1991 ajo nuk shërbente më si shkollë, por si një muze lokal, i cili u shkatërrua si përmbajtje dhe si godinë. Më pas Kisha, e cila e kishte rimarrë pa asnjë protestë, nga askush, pronën e saj, investoi rreth 150 mijë dollarë (me vlerën e atëhershme),
për ta rikonstruktuar nga themelet dhe për të ngritur një qendër shërbimesh sociale për qytetin.
Por erdhi viti i mbrapshtë 1997 dhe qytetari privat N. Marku e uzurpoi me forcë dhe... e dha me qira, para të cilat i futi në xhepin e tij privat. Kjo është dhe arsyeja bazë e interesit të tij “patriotik”.
Së treti, në fjalët që thuhen nga shkruesi dhe në citimet flitet me mllef ndaj murgjve ose godinave kishtare. Si është e mundur që fjalë të tilla të dalin nga goja e njerëzve që pretendojnë se janë orthodhoksë. Si është e mundur që njerëz të tillë të preferojnë çdo gjë para interesit të
komunitetit të cilit pretendojnë se i përkasin. Peshkopët dhe murgjit janë baza mbi të cilën ngrihet hierarkia dhe e ardhmja e një Kishe Orthodhokse, pa ta nuk ka kishë. Shprehje të tilla i përshtaten vetëm anëtarëve të njëhershëm të Partisë së Punës apo ekstremistëve anti-të-krishterë.
Por, ç’mund të presësh nga një njeri që vesh në mënyrë abuzive rrobën e priftit dhe mashtron të paditurit me shërbesa qesharake; ata nuk e dinë se martesat, pagëzimet apo përshpirtjet e tij janë po aq të pavlera për gjithë Kishën Orthodhokse, sa po t’i bënte vetë zoti Nergjoni.
Sa për marrëveshjet me komunitetet fetare që pritet të miratohen, ato (të paktën teorikisht), ndër të tjera do t’i presin rrugën pikërisht mashtruesve të tillë.
D.T.

2 comments:

Anonymous said...

Eshte per te ardhur keq qe ne korin e bretkocave kunder kishes orthodokse eshte futur dhe Juda i quajtur Foto Cici. I prezantuar tek kryepeshkopi i shqiperise si i persekutuar politik (ishte i denuar per nje krim ordiner), duke u prezantuar njekohesisht si homogjen nga zona e Himares, dhe njekohesisht duke u shtirur si nje besimtar orthodoks qe desheronte ti sherbente kishes, mundi te siguroje futjen e universitetin e athines ne Teologji.
Pasi e mbaroi dhe pritej kthimi i tij ne shqiperi per tju perkushtuar detyres se nje sherbetori te kishes, e nderroi pllaken dhe u kthye ne nje sulmues dhe denigrues sistematik i kishes duke veshur tani roben e nacionalistit. Shkrimet e Nikoll Markut jane nje pacavure perpara sulmeve djallezore dhe te sofistikuara me te cilin na paraqitet Foto Cici duke ju shtuar armate se atyre qe kerkojne largimin e e tij nga shqiperia , ne vend qe te kerkoje nga qeveria shqiptare ti jape nenshtetesine pa humbur kohe.
Stefaneli

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.