Sunday, November 25, 2007

Top prosecutor jettisoned as Albania's leader tightens grip



Top prosecutor jettisoned as Albania's leader tightens grip

By Nicholas Wood-International Herald Tribune
Published: November 22, 2007

Theodhori Sollaku, Albania's prosecutor general, switched on the television in his downtown office and half jokingly said, "I'm just checking to see if I've been fired." His worry on Monday was only slightly premature.
On Thursday, the Albanian president, Bamir Topi, dismissed Sollaku, accusing him of failing to do his job properly, and not tackling organized crime.
But for critics of the government, Sollaku's dismissal represents the curtailing of one of the last independent institutions in this country - which they say is being firmly placed under the control of Sali Berisha, a veteran politician and maverick prime minister.
Two years after he was elected prime minister, Berisha has extended his grip over institutions seen as crucial to the survival of its democracy. He dismissed civil servants working under the previous socialist government, subdued the media with the threat of heavy fines, and extended control over the central election commission, high constitutional court and the office of the president.
For Berisha his position represents a turnaround from a decade ago, when he was president and the country collapsed into chaos and civil unrest, with the army deserting en masse, prompted by the failure of a pyramid investment scandal in which most Albanians had invested. Berisha, once a cardiologist, was forced to step down as president in disgrace. But in 2005 he returned to office promising to tackle corruption.
Now Albania is seen as stable country, with moderate economic growth, that hopes to join NATO next year. But his critics are growing more vocal, and they say his apparent disdain for the checks and balances of government, as well as evidence of corruption within his party, have put a large question mark over the country's progress. The dismissal of Sollaku also disturbs the critics.
Sollaku's dismissal follows a parliamentary review of his work in which a majority of the members of Parliament contended that he had not done enough to tackle organized crime, and that he had allowed 22 criminals to be released from jail before completing their sentences. Sollaku denied the charges and was waiting for a ruling by the Albania's constitutional court early next week.
A year ago the same court dismissed a similar review by the Parliament. Topi's move on Thursday appeared to pre-empt another ruling.
A legal adviser to Berisha in the mid-1990s, Sollaku has spent much of the last two years investigating allegations of corruption within the government. Prosecutors under his control tried and convicted a bodyguard of Berisha's for the 1998 killing of a Democratic Party member of Parliament.
His office had also began to investigate charges against Ilir Rusmajli, a former minister of justice, who was forced to resign on Nov. 14 after admitting that he had put pressure on the country's director of prisons to award a construction deal to his own brother.
Recently he has led the investigation of an open-ended contract between the government and the firm Bechtel-Enka for the construction of a highway east of the capital, Tirana. No tender was held for the contract, Bechtel was exempt from taxation against Albanian law, and no price was set for the deal, which has escalated from around €200 million, or $300 million, to around €800 million, according to the government.
Sollaku requested Parliament remove the immunity of Foreign Minister Lulzim Basha from prosecution for the role he played in signing the deal when he was the transport minister.
But Berisha has tried to thwart Sollaku's investigation, ordering the police to prevent a search when the prosecutor sent investigators to look for papers related to the deal. At the same time Sollaku says he was asked repeatedly by government officials to resign, and was offered a job as a senior judge, which he declined.
This month he met with Topi, a member of Berisha's Democratic Party, and again was urged to quit his post, he said. "He kept begging me to resign. You could tell throughout the conversation he was under pressure from Berisha," Sollaku said in an interview Monday before his dismissal.
Now Sollaku is gone, many opposition members of Parliament and political commentators have suggested Berisha's grip on power will get stronger. "We are in a dangerous situation where Berisha controls everything," said Mustafa Nano, the presenter of a political talk show.

3 comments:

Anonymous said...

Kushtetuesja do shqyrtojë ‘çështjen Sollaku’
(BBC-albaian)

Theodhori Sollaku
Nga shumica po dalin emrat e rinj pë postin e kryeprokurorit
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi të enjten të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorit të përgjjithshëm, Thoedhori Sollaku, për zgjidhjen e konfliktit mes Prokurorisë dhe Kuvendit.

Gjykata caktoi datën 26 nëntor si datë të shpalljes së vendimit të saj për njohjen apo jo të vendimit të Komisionit Hetimor të Kuvendit si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth kompetencave midis Kuvendit dhe institucionit të akuzës.

Pak ditë pasi Kuvendi miratoi raportin për shkarkimin e kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, shumica kërkon nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, të paraqesë në Kuvend dekretin për shkarkimin e tij si dhe të fillojë konsultimet për partitë parlamentare për emrin e kryeprokurorit të ri.

Nga shumica kanë filluar të dalin emrat e rinj kandidatë për këtë post, por opozita thotë se nuk do përfshihet në këtë debat pa mësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj “çështjes Sollaku” sa kohë që kryeprokurori është ende në detyrë.

Presidenti shqiptar nuk ka afat të përcaktuar kohor se kur duhet të dekretojë ose jo vendimin e Kuvendit për shkarkimin e kryeprokurorit.

Anonymous said...

Pa gjykuar gjykata kushtetuese residenti Topi vendos per te shkarku ar Sollakun. Kjo dmth se shtei shqiptar eshte larg nje shteti normal demokratik

Cefo

Anonymous said...

Topi dekretoi tiranine

Andrea Stefani(gazeta shqip 26-11-2007)

Duke treguar miratim për vendimin e njëanshëm dhe tiranik të shumicës parlamentare, Presidenti Topi nuk shkarkoi thjesht një prokuror, por dekretoi një tirani. Tashmë nuk ka mbetur më asnjë pushtet, institucion apo zyrë që të mos kontrollohet fuqishëm nga Kryeministri dhe shumicat e tij të kudondodhura. Ka mbetur vetëm Gjykata Kushtetuese, ndaj dhe nxitimi i Topit për të shkarkuar Sollakun, shpjegohet edhe më mundësinë e një prononcimi të saj të afërm lidhur me kushtetutshmërinë e hetimit parlamentar të kryeprokurorit. Duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sikundër u këshillua edhe nga opozita dhe një pjesë e mediave, Topi e nxori jashtë loje këtë institucion gjykimi që është garant i respektimit të Kushtetutës. Ai preferoi ta bazonte dekretin e tij në këshillat e "konstitucionalistëve të njohur" por që si për ironi, mbetën deri në fund të panjohur për publikun.

Me këtë akt, Presidenti i ri tregoi se kishte frikë nga përmbajtja e vendimit të Kushtetueses që do të thotë, se kishte frikë nga vetë Kushtetuta. Dhe nuk ka gjë më të keqe për një Republikë, sesa kur Presidenti i saj që sapo i është betuar Kushtetutës, i shmanget Kushtetutës, që Presidenti nuk e ka Kushtetutën aleate, por kundërshtare, që Presidenti nuk e sheh Kushtetutën si mburojë, por si një kërcënim. Ashtu siç edhe dyshohej, Topi u shfaq si pjesë e integruar e mekanizmit të tiranisë së shumicës. Ai nuk u vu përballë tiranisë berishiste, por në krah të saj. Institucionet e pavarura ranë. Por kjo nuk do të thotë triumf përfundimtar i tiranisë dhe rënie e demokracisë. Sepse ka mbetur edhe një "institucion", ku tirania berishiste nuk është në shumicë. Dhe ky institucion është populli. Tashmë ka ardhur dita që shqiptarët të tregojnë se thirrja e tyre "e duam Shqipërinë si gjithë Evropa" nuk ka qenë një ekstazë e verbër, jo një gënjeshtër masive, por një ideal dhe entuziazëm i ushqyer nga etja e thellë për liri.


***

Këto ditë, Shqipëria ka bërë një hap të jashtëzakonshëm prapa për sa i takon institucionalizimit të demokracisë. Tashmë ajo nuk ka më një President të pavarur sikundër ishte Alfred Moisiu, por një President të varur nga vullneti i shumicës dhe kryetarit të saj, sikundër është Bamir Topi. Bilanci në favor të pushtetit është shumë i qartë. Vetëm në më pak se tre muaj që nga zgjedhja e Topit President, autoritaristi Sali Berisha mundi të arrijë atë që nuk e kish arritur për mbi dy vjet. Me Topin President, Kryeministri kontrollon tani edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Po a e kontrollon edhe prokurorinë tashmë që vendin e Sollakut e ka zënë Ina Rama? Asnjë paragjykim për juristen e re, edhe pse përflitet se ajo është shoqe shkolle dhe mike e vjetër e së bijës së Kryeministrit. Por paragjykimi i lë udhë gjykimit. Dhe gjykimi i shëndoshë, i bazuar në përvojën e këtyre viteve, na tregon se Berisha nuk ka bërë asnjë lëvizje, nuk ka bërë asnjë lëshim, nuk ka thënë asnjëherë "po", që të mos ketë qenë në funksion të fuqizimit të pushtetit të tij. Jo pak herë llogaritë nuk i kanë dalë, si në rastin e Sollakut. Por që nga ai moment, Sollaku është shpallur "armik i popullit".

Pra, nuk duhet pasur iluzion, edhe pse zëra të mazhorancës premtojnë se shumica blu nuk do ta përdorë prokurorinë për "gjueti shtrigash" kundër pakicës. E vërteta është se Berisha e luftoi Sollakun deri në fund vetëm, sepse ai nuk pranoi të zhvillonte një gjueti shtrigash kundër pakicës. Prandaj janë të gjitha gjasat, dhe nuk do të vonojë, që ky presion të ushtrohet edhe mbi Kryeprokuroren e re. Më i fshehtë, më i sofistikuar por nuk do të vonojë. Dhe sa më e pavarur të jetë kryeprokurorja Rama, aq më të shumta janë shanset për një përplasje të shpejtë të saj me ekzekutivin. Sa më e varur nga pushteti, aq më e shpejtë do të jetë përplasja e saj me opozitën dhe gjithë atë pjesë të shoqërisë, që do dhe shpreson që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të vihet në shërbim të demokracisë dhe jo të autoritarizmit berishist. Pozicioni i kryeprokurores nuk mund të qëndrojë gjatë i turbullt, i kamufluar, misterioz por është i dënuar të qartësohet me shpejtësi.

Fakte dhe prova transparente për publikun do të jenë qëndrimi që do të mbajë prokuroria ndaj korrupsionit të qeverisë "Berisha" dhe në veçanti, ndaj megaskandaleve si ato të Rrëshen-Kalimashit apo privatizimit të Albtelekomit. Po del se këto afera misterioze po i kushtojnë publikut shqiptar qindra milionë euro. Albtelekomi është privatizuar rreth 200 milionë euro më lirë ndërsa segmenti Rrëshen-Kalimash po ndërtohet me më shumë se 200 milionë euro më shtrenjtë. A do të sqarohen këto akuza tashmë publike dhe a do ushtrohet drejtësi mbi shkelësit e ligjit? Nëse këtyre skandaleve nuk i shkohet deri në fund, do të provohet se kryeprokurorja ka ardhur në atë post me bekimin e Berishës për të mbuluar dhe jo luftuar korrupsionin. Nuk do të mund ta trukojnë këtë vartësi as disa arrestime të vockla dhe për më tepër, as fokusimi i prokurorisë vetëm te korrupsioni i qeverisjeve të shkuara socialiste. Ndërkaq premtimet e shumicës se do ta lërë prokurorinë të qetë, vështirë se qetësojnë njeri. Ato tingëllojnë më shumë si një para-alibi e përdorimit të pritshëm politik të prokurorisë nga shumica.


***

Opozita ka kritikuar Topin, ndër të tjera, edhe për faktin se dekreti i tij për shkarkimin e kryeprokurorit është proceduralisht jo kushtetuese. Sipas opozitës, vendimi i shumicës për miratimin e raportit të komisionit hetimor për Sollakun, nuk është ende një propozim i Kuvendit për të shkarkimin e Sollakut. Duket se opozita ka të drejtë, sepse dekretimi i Presidentit u referohet "shkeljeve të rënda të ligjit" që askush nuk i ka provuar. Pra më shumë i referohet një vullneti politik, që të gjithë e dinë se është mbi të gjitha vullneti i Berishës, dhe nuk i referohet drejtësisë. Si i tillë është një dekret i padrejtë dhe po si i tillë, nuk mund të jetë kushtetues.

Por dekreti i Presidentit Topi nuk është antikushtetues vetëm në procedurë, por edhe në thelbin e vet. Dihet që thelbi i një Kushtetute demokratike është ndarja e pushteteve, pavarësia e tyre nga njëri-tjetri. Qytetërimi perëndimor ishte i pari që e kuptoi se formula më e efektshme e skllavërisë "përça dhe sundo", e aplikuar nga Çezarët për të sunduar popujt, mund të ishte shumë e efektshme për lirinë nëse aplikohej nga vetë popujt për të "sunduar" mbi Çezarët dhe pushtetet. Të gjitha kushtetutat e botës demokratike e kanë rrënjën në shekullin XIII, kur për herë të parë, u miratua një dokument si Magna Carta, dokument që synonte mbrojtjen e të drejtave të shtetasve në Britani, duke kufizuar pushtetin e mbretit. Ky kufizim i pushtetit, është dhe thelbi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Vetëm të ndarë dhe të pavarur nga njëri-tjetri, pushtetet janë të lirë dhe kanë kurajën të kontrollojnë dhe kufizojnë reciprokisht njëri-tjetrin duke i imponuar po njëri-tjetrit, kufijtë që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet.

Vetëm më vete dhe i kufizuar një pushtet nuk ka forcë të rritet e fuqizohet aq shumë, sa t‘i vërë për fund pushtetet e tjera. Vetëm një mekanizëm shtetëror, i përbërë nga pushtete të tilla të ndara dhe të lira, bën që pushtetet të jenë të ekuilibruara, që kandari i pushtetit të mos rëndojë vetëm në njërën anë. Kjo do të thotë që pushteti të mos shndërrohet në një forcë despotike në duart e qeverisë dhe shefit të saj, sikundër po ndodh në Shqipëri. I dëmshëm do të ishte për demokracinë edhe kalimi i të gjithë pushtetit politik në duart e pushtetit gjyqësor, gjë që do të krijonte atë që Tukëvili i emëronte si tirania e gjykatësve. Por për Shqipërinë është rrezik emergjent, përqendrimi i pushtetit në duart e qeverisë dhe Kryeministrit të saj autoritar. Dhe pikërisht këtij përqendrimi pushtetesh në duart e Kryeministrit Berisha, fryrjes së mëtejshme të këtij pushteti si një ortek që kërcënon të shkatërrojë demokracinë, i shërbeu edhe dekreti i Presidentit Topi për shkarkimin e kryeprokurorit. Ndaj themi se është një dekret antikushtetues dhe në shërbim të tiranisë.