Tuesday, December 04, 2007

Hajdutët sulmojnë parkun e Apolonisë


Pavaresisht se titulli e pershkruan thjesht si nje akt vjedhjeje te mirefillte, mendoj se kjo nuk eshte thjesht nje veper hajduterie. Nje hajdut i rendomte qe vjedh nje kavo tensioni, ska perse ti hyj me vare shetitores se qytetit te lashte Grek. Dihet mire se kush dhe perse kryhen keto vandalizma. Nuk dihet perse pas shume rastesh te perseritura, po ne te njejtin vend, shteti shqiptar dhe ministria e kultures, nuk investon per mbrojtjen e kesaj pasurie antike. Si mund te behen shkaterrime te tilla dhe roja ta mare vesh vetem ne mengjes? Nuk dihet edhe pse shtypi shqiptar, kerkon ti kaloje gjithnje si raste vjedhjesh te rendomta demtimet e qyteteve antike Greke ne Shqiperi? Kjo eshte nje nga rastet shume te vecanta qe i ve ne sintoni shtypin dhe shtetin shqiptar. Turpi dhe injoranca, nuk eshte kure ne syrin tend po ne sy te te tjereve dhe "te tjeret" eshte bota demokratike qe di te shikoje, di edhe te vleresoje.
(Kyritsis)

Shkatërrohen gjatë natës monumentet e shëtitores së qytetit të lashtë
Dhunohet Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë. 350 metra kabull elektrik dhe telefonik është vjedhur në mbrëmjen e djeshme. Pas shkëputjes së energjisë dhe lidhjes telefonike, persona të paidentifikuar kanë shkatërruar monumente antike, kryesisht në shëtitoren e qytetit antik, që daton me shekullin e katërt dhe të tretë para erës sonë, si dhe në sternën e ujit, e cila i përket po kësaj periudhe. Dëmtimet janë të dukshme, ndërsa ende nuk janë bërë verifikimet e duhura për mundësinë edhe të vjedhjes së elementëve të zbuluar gjatë ekspeditave arkeologjike. Ka qenë shërbimi i rojave të parkut në fjalë që ka konstatuar vjedhjen dhe dëmtimin e monumenteve të kulturës. Kastriot Cane, punonjësi që shërben për ruajtjen e parkut, tha se kishte parë dëmtimet në mëngjesin e ditës së djeshme dhe se gjithçka ka ndodhur gjatë natës."Rreth orës 06:45, vura re që një pjesë e kabllos së energjisë elektrike, si dhe kabllos së telefonit, mungonin. Më pas pashë se ishin dëmtuar edhe objekte të parkut. Njoftova menjëherë arkeologun dhe më pas drejtorin e parkut", thotë punonjësi Kastriot Cane. Ai tregon gjithashtu se "edhe herë të tjera ky park ka rënë pre e vjedhjeve dhe dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm". Drejtoria e parkut arkeologjik ka lajmëruar policinë e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur specialistë të sektorit të antikrimit. Këta të fundit kanë bërë dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe kanë shoqëruar disa persona, banorë të zonës, në komisariatin e policisë së Fierit. Ende nuk ka autorësi për dëmtimet dhe vjedhjet në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, i cili mbart vlera kombëtare. I shtrirë në një sipërfaqe prej më shumë se 250 hektarësh, Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë ka mungesë në shërbimin e rojeve. Personat e punësuar për të kryer këtë shërbim nuk arrijnë që të mbulojnë dhe mbajnë nën ruajtje gjithë sipërfaqen në fjalë. U bë zhurmë e madhe për dhunimet dhe vjedhjet në nekropolin e qytetit në fillim të këtij viti. Ishin krerët e parkut dhe të Drejtorisë së Restaurimit të Monumenteve që denoncuan faktin e tillë. Menjëherë pas këtij denoncimi publik reaguan edhe organet kompetente. Policia organizoi shërbim roje të përforcuar, ndërsa Ministria e Kulturës premtoi shtim të organikës së shërbimit të rojave në park. Por me gjithë premtimet, shërbimi i rojave ka nevojë për përforcime. Gjatë natës në këtë park shërbejnë vetëm disa roje që janë të organizuar në muzeun e qytetit dhe në pjesën qendrore të parkut. Pjesa më e madhe e tij ngelet zbuluar. Pikërisht, duke njohur gjendjen e këtij shërbimi dhe problematikën e tij, është dhunuar në mbrëmjen e së dielës pjesa e shëtitores së qytetit të Apolonisë dhe është kryer dhe vjedhja e kabllos së sipërpërmendur.

Në nëntor e dëmtuan arkeologët

Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë është sulmuar shpesh herë brenda këtij viti nga vjedhës pa identitet. Por parku është dëmtuar edhe nga vetë arkeologët, siç ishte rasti i dy javëve më parë, kur kreu i këtij parku, Marin Haxhimihali, si dhe një grup ekspertësh nga Instituti i Monumenteve, denoncuan publikisht moskonservimin e objekteve të zbuluara nga ekspeditat e fundit. Drejtori i parkut akuzoi një ekspeditë shqiptaro-gjermane, se kishte shkatërruar një mur amforash, që mbronte qytetin e lashtë nga përmbytjet dhe se kishte lënë në terren të hapur amforat e nxjerra gjatë gërmimeve. Para një trysnie për shkatërrim të këtyre vlerave, i vetmi mesazh që vjen prej drejtuesve të parkut, si dhe prej arkeologëve, është vëmendje më shumë për institucione të tilla, si dhe fonde në shërbim të ruajtjes së tyre.
(Gazeta Shqip)

No comments: