Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, December 01, 2007

LETËR E HAPUR E DREJTUAR DEPUTETIT PETRO KOÇI.

shenim: Derguar Deputetit P. Koci* nga qeparotesit me banim ne Athine

Në dt 7 dhjetor 2007 në Qeparo do bëhen zgjedhjet për kryepleqësinë e fshatit.

Ka 17 vjet që bëhen zgjedhje të tilla por asnjeherë nuk janë bërë zgjedhje të vërteta. Asnjëherë kryeplqtë nuk kanë pasur miratimin e fshatit, mund të themi se janë vetëzgjedhur dhe veprojnë si një falangë që qeveris në mënyrë antidemokratike.

Qeparotësit janë të vendosur të mos i braktisin trojet e tyre dhe po ndërgjegjësohen se indiferentizmi ndaj qeverisjes së fshatit po sjell dëme kolosale. Ardhja e tyre në fshat nuk është e lehtë në çdo kohë, prandaj ata kishin kërkuar që dita e zgjedhjeve të caktohej dita e shtune ose e diele siç zhvillohen zgjedhjet në gjithë botën. Por në kudërshtim më dëshirën e qeparotësve, kshilli bashkiak cakton si ditë zgjedhjesh ditën e premte duke llogaritur që njerëzit nuk mund të lënë ditën e punës për të dhënë votën e tyre. Nuk llogarisin as faktin që dhjetori është fushatë e mbledhjes së ullirit. Pra motivimi i tyre tyre është i qartë: Të vazhdojë rutina e sundimit të kryepleqve kundër interesave të qeparotësve.

Qeparoi është në rrezik ti humbasë traditat e veta shekullore, duke ja lënë qeverinsjen e fshatit një grushti njerëzish që për fat të keq nuk e njohin forcën e autoritetit moral. Ata po kryejnë një krim shekullor: trojet e Qeparoit që brezat e mëparshëm i kanë ruajtur si sytë e ballit, ai grusht njerëzish i ka vënë në ankand, duke ju a shitur të ardhurve nga zona të tjera për logari të xhepit të tyre. Atyre nuk ju intereson zhvillimi i fshatit, por pasurimi i tyre.

Juve z. Petro keni ndërtuar një shtëpi në truallin e babait tuaj. Ta gëzoni dhe me këtë rast kërkojmë që ta ndjeni dhe ju veten tuaj qeparotës, jo vetëm me zemër, siç besojmë se jini, por edhe fizikisht. Ashtu siç vini gjatë verës në trojet e babait tuaj, ejani dhe tani të ndalojmë dorën e atyre që shkatëruan fushën pjellore të Qeparoit, t’ju ndalojmë dorën atyre që e thanë Qeparoin për një pikë ujë në një kohë që një lumë i vërtetë vinte nga Borshi, të ndalojmë oreksin e atyre që mushatë dhe kullotat e përbashkëta të fshatit i kondsiderojë sikur janë të tyre.

Pra eja z. Petro dhe ju o qeparotës nga jeni e nuk jeni në Shqipëri apo jashtë shtetit ti japim fund katastrofës së Qeparoit.

Qeparotësit e Athinës


*biografia e deputetit P. Koci (http://www.parlament.al/dokumenti.asp?id=170&kujam=Jet%EBshkrime

KOÇI, Petro Vasil

Të dhëna vetjake:

Datëlindja: 15.2.1961

Vendlindja: Vlorë

Adresa: Rr. "Ismail Qemali", Tiranë.

Edukimi:

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë Angleze.

Veprimtaria profesionale:

1984-1988: Shkolla e Mesme e Bashkuar, Kala e Dodës Dibër; 1988-1991: Shkolla e Mesme Industriale, Fier.

Veprimtaria politike:

1991-1997: Kryetar i PS-së, Fier; anëtar i KPD-së të PS-së; 1992-1996: anëtar i Këshillit të Bashkisë, Fier; 1996-1997: anëtar i Këshillit të Rrethit, Fier; 1998 (tetor)-1999 (maj): Ministër i Rendit Publik; 1999-2002: Sekretar Organizativ i PS-së; 2001-2005 - kryetar i Delegacionit të Përhershëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së.

Zgjedhur në:

Legjislatura: XVII

Zona zgjedhore: 67

Qarku: Fier

Nr. i votave: 4982

Përqindja: 45,3%

Deputet edhe në Legjislaturat XV, XVI.

Veprimtaria parlamentare aktuale:

Grupi parlamentar: PSSH, zëvendëskryetar.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin - Anëtar.

Komisioni parlamentar: Komisioni për Sigurinë Kombëtare - Nënkryetar.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (anëtar zëvendësues).


5 comments:

Anonymous said...

Nga Kico Qesari


PSE U VOTUA DHE TRIUMFOI VASIL BOLLANO, OSE IKJA DHE..., KTHIMI I QIPAROTASVE HIMARJOTË !

Që të analizosh trumfin dhe fitoren e Vasil Bollanos ka shumë faktorë e anë të mira, por më mirë dhe të analizojmë anët negative që u përpoqën me çdo mjet për të ndalur fitoren mëse të mertuar të tij, se vetëm kështu ka për të dalë më në pah fitorja dhe trumfi.

Një parantezë: Qiparoin dhe qiparotasit disa njerëz të brumosur keq i trajtojnë si pjesë të Vlorës dhe jo si pjesë të krahinës së Himarës. Natyrisht ky keqkuptim dhe kjo brumosje i ka arsyet dhe shpjegimet e shumta që rrjedhin që nga lashtësia, që atëherë kur Himara filloi të luftonte me pushtimin turk e deri në kohët ¨moderne¨, që jo vetëm individë por edhe qeveri antipopullore kërkuan e kërkojnë, deshën e duan që ta bëjnë historinë e Himarës ánapodha.!!!! Të thuash se Qiparoi nuk është Himarjot kjo tregon se nuk njeh historinë e vendit tënd. Të thuash Nivica, Shën-Vasili, Lukova, Piqerasi dhe shumë fshatëra të tjera të Bregdetit ¨Jon¨ e më gjerë..., se nuk janë pjesë e krahinës së Himarës kjo tregon përsëri se nuk e njeh fare historinë e Himarës, kur një këngë e lashtë thotë se, ...që në Gumenicë e lart/ Himarë i thonë çdo fshat....,! Nejse, shumë prej nesh e dimë mirë historinë dhe kufijtë e Himarës tonë para tkurjes që filloi e i bëri pushtimi turk. Por historinë dhe kufijtë e Himarës para ardhjes së Turqisë i dinë mirë historianët, si ata që flasin por edhe ata që nuk flasin...!

Por dhe të kthehemi tek triumfi i Vasil Bollanos, ose IKJA DHE..., KTHIMI I QIPAROTASVE......,!

Do vijë një ditë që të thuhet si përallë na ishte një herë...., dhe vërtet ishte një herë kur përkrah atij fukarallëku që kishte mbirë e ishte shtruar këmbëkryq në çdo shtëpi tonën, ku atë vit përveç kursimit që bëhej si me magji nga të gjithë për një natë të vetëme të vitit të Ri, ndodhi që atë vit ne shtruam në tavolinë edhe kecin e ¨tufës¨ që na kish ¨falur¨ me aq ¨zemërgjerësi¨ superdinaku Ramiz. Si për çudi atë natë të vitit të Ri, të 31 dhjetorit 1990, ku do gdhihej 1991-shi, me atë kursim gjithvjetor ku pak a shumë tavolinat ishin mbushur plot, nga një ¨vetëtimë¨ që ¨kërciti¨ e ¨shpërtheu¨ papritur tavolinat mbetën ashtu plot të pa ngacmuara, jo më nga prindërit që mbetën pa gojë, por edhe nga të rinjtë që mësuan se kufiri i mbyllur për më shumë se 45 vjet e që kushedi se sa shokë të tyre për atë e në atë kufi kishin lënë kokat, kockat e lëkurët për të parë pak dritë, pikërisht atë natë të erët të 31 Dhjetorit 1990 thuhej dhe nuk besohej se kufiri ishte hapur! Dhe tavolinat qëndruan ashtu plot e përplot disa ditë rrjesht ku përsëri si me magji nuk guxonte njeri ti prekte. Fëmijët qanin duke kërkuar prindërit e bashkë me ta qanin edhe pleqtë që mbetën pas për fëmijët e tyre të ikur. I shikonin tavolinat ashtu të mbushura plot e derdhnin vetëm lot se kurbeti i mëparshëm përsëri u kish mbirë në derë, e si do ridhnin gjërat a fati i bijve të tyre, e që bijtë e tyre vallë do të ktheheshin përsëri ndonjë herë nuk dinin ç’të thoshin, dhe vetëm për këtë mendonin?! Eh, sa prindër vdiqën nga meraku për fëmijët e tyre të ikur.! Jo kjo nuk mund dhe as ka për tu haruar!

Më vonë u kuptua se për atë IKJE, atje ¨LART¨ ishte menduar që shpejt kur kujtoje veturat pa targa që bridhnin atë natë të erët rrugëve të Bregdetit të ¨Jonit¨, duke shqiptuar vetëm një fjalë të vetme, ¨ç’prisni kufiri është i hapur¨! Eh, ata ¨njerëz¨ që kushedi sa herë pa ju dredhur dora e syri derdhën plumba mbi djem të rinj duke u marrë jetën në moshën më të re, dhe tani kur ¨kandari¨ në Lindje kishte thyer për të keqen e tyre e kur ishin bërë shumë të rinj që deshën të iknin nga sytë këmbët për të shpëtuar një orë e më parë nga tigrat, por edhe nga hijenat, ata qëllimisht për t’i hiqur qafe në kohën më kritike të tyre e hapën vetë kufirin që bastardhët që mbetën pas nga qendra e deri në bazë të bënin si të donin, dhe vërtet si deshën ashtu dhe bënë!!! Pa shumë koment varfëria në të gjitha drejtimet ishte shtrirë kudo dhe kjo dihet nga të gjithë, dhe në fakt ata ikën jo vetëm për një jetë më të mirë por më tepër pikërisht nga ajo varfëri e tejskajëshme, pra për të siguruar bukën e gojës, ku dihej se ne në ushqim ishim të ¨parët¨ sa edhe Greqia që ¨vuante¨ për bukë ne i jepnim misër për të ¨shpëtuar¨ popullin grek, por nga ana tjetër dihet se poshtërsia qysh atëherë kish marë përmasa të mëdha, pasi kush nuk e kujton se kushedi sa herë ne hanim për muaj me radhë bukën trazuar me gurë, miell i marrë nga vendet që e përdornin për derra. Ishte atëherë kur trumbetohej me aq të madhe se patatja na qënkish edhe bukë edhe gjellë. Kur vdes njeri thuhet ¨vitet tutje e malli tëhu¨, dhe tani pas kaq vitesh që thuhej, thuhet e stërthuhet se në vendin tonë po ndërtojnë demokracinë, del qartë se ¨sa më shumë vitet tutje aq më shumë e vërteta qaset tëhu¨. Pra vetëm kështu del në pah ligësia dhe poshtërsia, dhe nuk janë pak por plot 16 vite që të ligjtë mendonin e trumbetonin me një mijë e një mënyra që çdo gjë e kishin bërë e po e bënin shumë mirë, por nga ana tjetër dihet e thuhet se, ¨fshati që duket nuk do kallauz¨ e gjithashtu thuhet se, edhe ¨gënjeshtra i ka këmbët të shkurtëra¨! Dhe pas 16 vjet doli në mejdan dhe qiparotasit më në fund e kuptuan se dikush dhe jo vetëm disa të quajtur vëllezër të tyre në fakt bastardhë nga gjaku i tyre po u pregatisnin varrin, pa varr e pa tokë!

Si për çudi, dhe jo vetëm në Qiparo kishte vite që bëhej një propagandë se djemtë dhe vajzat që ikën nuk kanë për tu kthyer më, e sidomos në atë vënd ¨djalli¨ që nuk kishte për tu ndrequr kurrë, paçka se ata, bastardhët tanë e njëherësh tradhëtarët tanë, por bashkëpuntorë të ngushtë të segmentve të së keqes që kanë përfshirë gjithë vendin krenoheshin për veprën ¨madhore¨ që kishin bërë me ndarjen e tokës sipas ligjit 7501!

Dhe të ndalemi pak për të thënë thjesht se çfarë është ligji 7501. Ai po të ishte i mirë dhe i drejtë do ishte zbatuar edhe në Veri të vendit, në Malësi, por në fakt ligji 7501 ¨duhej¨ atje ku ¨duhej¨ në Jug, dhe sidomos në Bregdetin e ¨Jonit¨. Pra si një ligj klasor i llogaritur më së miri, ai ligj që ndërsente të patokët e ardhur a të sjellur qëllimisht nga jashtë krahinës së Himarës, dhe jo vetëm ata por edhe të patokët brenda krahinës, këta të fundit të mashtruar pasi në Himarë ka tokë për të gjithë, por vetëm kështu realizohej lehtë lufta midis vëllezërve, dhe duke thirrur në skenë tipat më të urryer të Krahinës i vunë të ndeshen me njerëzit më të ndershëm, që bashkë me të parët e tyre në breza e shekuj siç thuhet rëndom kishin parë punën e tyre e kishin punuar pak tokë. Në fakt për pjesën dërmuese ligji 7501 e të tjerë si edhe ai i ndarjes së kullotave të përbashkëta, si sheshe ndërtimi a si quhen ndryshe për troje, ishin dhe janë ligje e veprime kriminale, koruptive, shpërbërëse e grabitëse kur, ndërkohë këto veprime për bastardhët ishin dhe janë mëse të pranueshëm. Kështu që bastardhët binin në kundërshtim me vetveten, pasi thonin se veprat i kishin bërë shumë të mira, por përsëri në atë vend ¨djalli¨ që nuk kish ndreqje, nuk duhej të qaseshin ëngjëjt e ikur, pra atje në tokat e mbi tokat tona duhej që të mbretëronte djalli vetë! Eh, mjeranët sa ngushtë i panë dhe i shikojnë gjërat. Ata akoma nuk e dinë se çdo gjë e mirë ndërtohet mbi tokë por veç me mend në kokë. Por kur ata nuk kanë kokë si mund që të kenë edhe mend?!

Lufta për të siguruar bukën e gojës e sidomos grabitja e parave me firmat piramidale i troqosi për një farë kohe njerëzit, por duhet që ta mësoni se himarjotët ¨të penës e të dyfekut¨ kishin kohë që të keqen e shihnin në sy, dhe jo vetëm Bregdeti i ¨Sipërm¨, por edhe Bregdeti i ¨Poshtëm¨! E kishin kuptuar se mbi kuriz të tyre luhej një lojë e fëlliqur e dyfishtë e cila ishte shpërbërëse për ta dhe njëherësh grabitqare. Pikërisht këtu e gjetën forcën dhe fitoren e njëherësh triumfin edhe Vasil Bollano, por edhe Vladimir Kumi, se edhe ata në gene janë pjesë e Parajsës Himarjote. Parajsë që u takon vetëm dhe vetëm himarjotëve. Bastardhët tanë si pjellë e së keqes duke u shkëputur nga mëma Qiparo qënia e tyre morri trajta të kobëshme...! Ata haruan se dikur në Himarë për një vesh rrush të vjedhur të hipnin sipër gomarit e të sillnin rrotull fshatit, por ata vepruan si ujku, ku para tyre kish vetëm mjergull e koha ¨demokratike¨ kish ardhur, menduan se mund të bëheshin të pasur duke vjedhur e grabitur jo më një vesh rrush por një fshat e fshatëra të tërë, dhe se fshati e fshatërat do tu merrnin të keqen se ata për shumë pisllëqe të dukura e të padukura kishin e kanë në mbrojtje një pushtet të tërë. Dhe erdhi dita e 18 shkurtit 2007 e qiparotasit edhe pse larg në mërgim e kuptuan sëpatën që u rinte pas koke, dhe për këtë u kthyen në Qiparo, e minjtë e arave sa i panë u futën vrimave, por nga vrimat me atë buzëqeshjen e tyre të poshtër e ironike, edhe atë ditë kur Qeparoi u mbush plot e përplot si asnjë herë tjetër me qiparotësit e ndershëm e me besim të patundur tek vetja dhe tek e drejta, në një kthim të papritur që ata nuk e prisnin, edhe atë ditë si për çudi përsëri ¨brejtësit¨ e pistë deshën ti brenin votën për të cilën qiparotësit kishin ardhur duke menduar tamam në mënyrë Evropjançe se e drejta fitohet vetëm me të drejtë, pra nëpërmjet votës. Por ata si gjithmonë si anë e së keqes në një farë mënyre e dhunuan përsëri votën e tyre të nderëshme duke ndërhyrë në fletët e votimit për të dalë sa më shumë të pavlefëshme, natyrisht të udhëzuar nga lart! Për këtë natyrshëm lind pyjetja: Pse këta bastardhë dhunuan votën e lirë duke bërë shënime a duke çjerë në cep sadopak fletët e votimit? Vallë çfarë i shtyu për të bërë këtë vepër dhunuese?! Qiparotasit tani e dinë se vetëm njerëz me mendje të çjerrë dinë vetëm që të çjerrin, dhe për këtë vepër që ne do ti mbajmë përgjegjës, e bënë vetëm e vetëm se donin e duan të ligjërojnë përjetësisht poshtërsitë, vjedhjet e grabitjet të bëra për 16 vite me radhë, por këtë radhë shara u mbeti në gozhdë, dhe kjo ngecje e tyre sa ka filluar. Ata që u tallën, vodhën e grabitën për 16 vjet rrjesht duke menduar shumë gabim se për qiparotasit e ndershëm nuk do kishte më kthim, ne u kthyem dhe fundin e tyre nëse ata nuk e shikojnë ne e shikojmë shumë mirë. Ne më 18 shkurt 2007 ¨vramë¨ të ligën, tani pritet dita që ti bëjmë ¨varrimin¨ që vendi të mos bjerë më erë e keqe nga e liga.

Por ne jemi njerëz e për këtë ne dimë edhe të falim, e ata që gabuan nëse duan, duhet të përmënden e të kthehen tek gjaku i tyre, pasi dihet se nuk është aspak mirë që të ndërtosh lumtërinë mbi fatkeqësinë e tjetërit e aq më tepër mbi trashëgiminë e tjetërit, një veprim i tillë është krim. Ne e dimë dhe e kuptojmë shumë mirë pse njerëzit tanë morrën një rrugë kaq të gabuar, se ata nuk gjetën forcë të dilnin nga bataku ku ndoshta i kishin shtyrë, prandaj për këtë ne u bëjmë thirrje! O njerëz, nëse nuk keni gabuar aq shumë e aq rëndë kthehuni në gjyrin tonë, në gjyrin e Qiparoit, dhe Qiparoi e qiparotësit pjesa dërmuese të mirë e të ndeshëm do të dinë që t’ju mjekojnë që më në fund të shpëtoni nga e keqja disa vjeçare që u kish zënë!

Dijeni se ne pjesa dërmuese jemi të mirë e të ndershëm, e ne duam një Qiparo të mirë dhe qiparotas të ndershëm, pasi në shekuj e breza fshatin tonë ¨të kapedanëve¨ e ka karakterizuar e mira, nderi dhe trimëria! Nëse ju nuk do mundeni të na kuptoni atëherë dijeni, doni apo nuk doni ju, ne Qiparoit do ti japim nderin që i ka takuar dhe i takon dhe këtë ne do ta bëjmë në kohë rekord, pasi me ne është pjesa dërmuese e qiparotasve!

Asnjë kushdoqoftë nuk mund të lëvizë bishtin! Ne çdo gjë e kemi të dokumentuar dhe të faktuar në dokumenta të pakundërtueshme! Ishin pikërisht këta faktorë negativë që shpunë e do të shpien më tutje fitoren dhe demokracinë në Bregdetin e Himarës, Palasë-Nivicë, me në krye Bollanot e Kumitë!

Anonymous said...

note: Permbajtja e letres u dergua per Blogger nga komuniteti himarjot ne Tirane. Letra nuk eshte firmosur vetem nga z. Ylli Pango, deputet me origjine nga Himara, por jo perfaqesues i saj.


KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Z.SALI BERISHA

I nderuar z. Kryeministër,

Zona e Bregdeti Jonian, e cila është edhe prejardhja e tërë nënshkruesve të kësaj letre, ngelet një nga zonat më të mira për zhvillimin e turizmit shqiptar. Por, ndërsa paraqet këtë avantazh, zhvillimi i turizmit në këtë zonë po ngelet peng i zgjidhjes së problemit të pronësisë.

Prezantimi i situatës, dhenia e sugjerimeve për zgjidhjen e saj si dhe kërkesa për një takim me ju, është edhe qëllimi i dërgimit të kësaj letre.

1. Të dhënat e nxjerra nga Bashkia dhe të dërguara zyrtarisht pranë Komisionit Shtetëror të Tokave, si dhe institucioneve të tjera flasin për një kalim masiv të popullsisë në kufijtë e vjetra. Kjo situatë e Bregdetit, në thelb e njëjtë me shumë vende kodrinore-malore të Shqiperisë, tregon se 2/3 e pronarëve kanë shkuar në pronat e para vitit '46, ndërsa 23% e tyre kanë shkuar në pronat e tyre, pavarësisht se nuk kanë qënë subjekt i ligjit 7501. Të dhënat analitike në nivel bashkie dhe fshati tregojnë se ligji 7501 ose nuk është zbatuar ose është zbatuar keq, duke sjellë një anarki totale me pronesinë.

2. Në tërë Bregdetin ekziston një mentalitet pozitiv në shkuarjen tek pronat e të pareve. Kjo konfirmohet nga vrojtimet tona personale si deputetë, nga pohimet e donatorëve të ndryshem që janë marrë me cështjen e pronave si dhe nga vëzhgimet e shoqatave jo-qeveritare. Kështu studimi i Bankës Botërore në 2006 thekson për bregetin Jonian se "shumica e fshatrave duket se ka rënë në konsensus që ligji 7501 është i pazbatueshëm". Sondazhi i "Shoqatës për Zgjidhjen e Konflikteve", pas një vëzhgimi në Nëntor 2005, konkludon se 90% e banorëve të bregdetit, parapëlqejnë kthimin në pronat e të parëve.

3. Tubimet e ndryshme të banorëve të zonës kanë treguar vazhdimisht se ata janë në kërkim të vazhdueshëm te kthimit tek pronat e vjetra. Në mënyrë të përseritur, ata kërkojne vetëm të zbatohet pronësia e vjetër si opsion i vetëm për zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Këto tubime dhe protesta nuk janë me vetëm në Shqipëri por edhe në tërë vendet ku jetojnë bregdetasit, Greqi, Itali, France, SHBA etj.

4. Korupsioni me tokat në bregdet është më se evident. Shkelje madhore janë gjetur pëer vite me radhëe nga Kontrolli i Larte i Shtetit, dhe të evidentuara nga dokumentat zyrtare, qe s’janë veçse "maja e aisbergut", janë një tregues tjetër i keqzbatimit të ligjit 7501.

Ne mbetemi të mendimit se abrogimi i ligjit 7501 do të qe| me kosto të lartë politike dhe me riperkusione ndoshta në tërë vendin për cilëndo qeveri. Ne do të sugjeronim një rruge administrative, që do të ishte më efektive dhe që do të përfshinte edhe konsensusin e popullsisë, siç rekomandohet edhe nga ekspertët ndërkombëtare. Kjo zgjidhje do të qe miratimi nga ana e komisionit të Tokës së Këshillit të qarkut i vendimit të Bashkisë së Himarës për çvleftësimin e 2281 vendimeve të marra për ndarjen e tokës nga komisionet vendore deri në vitin 2000. Shëmbuj të shkeljeve të bëra nga këto 2281 vendime janë dhenia e pronësisë personave jo-subjekt i ligjit; dhenia e sipërfaqes në pronësi mbi atë që u takonte nga ligji; dhenie kullote apo toke publike; mosvulosje apo mosfirmosje e formulareve 6 apo pa numër akti; mos gjetja e procesverbaleve për plotësimin e formularin 6 etj.

Miratimi i këtij vendimi nga ana e qarkut, vendim i cili dërguar pranë Komisionit te Tokes në Këshillin e Qarkut që më datë 18 Tetor 2005, do të hapte rrugen zbatimit të ligjit Nr 7665 për turizmin, datë 21 janar 2001 si dhe ligjit Nr 9235, të cilat do të japin mundësi komisioneve vendore të pronës të zbatojnë konsensusin e arritur nga popullsia. Ne jemi të mendimit se kjo do të ishte rruga me e shpejtë dhe më efektive për zgjidhjen e problemit të pronës në zonën tonë, që do të hapte rrugën edhe zhvillimit të shpejtë të turizmit.

Vetëm një zgjidhje që merr parasysh konsensusin e popullatës në lidhje me problemin e pronës, do të sillte avantazhin e largimit nga amullia aktuale e dëmshme. Kjo të bënte të mundur edhe futjen e zonës në dy projekte të financuara nga Banka Boterore - që do bejnë Rregjistrimin Fillestar të Pasurise dhe të atë të Menixhimit Integral të Zonës Bregdetare. Këto të dyja do të hapnin respektivisht portën krijimit të tregut formal funksionues të tokes dhe planifikimit urban - kushte këto për zhvillimin e turizmit modern.

Ngelemi në pritje të një takimi me ju.

Deputetët:

Spiro PECI

Diana CULI

Nikollaq NERANXI

Petro KOCI

Stefan CIPA

Tirane me / /2007

Anonymous said...

Komunikatë për shtyp

Më 19 Maj 2007, në qytetin e Himarës u organizua një miting proteste i komunitetit Himariot dhe Bregdetas me moton - “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”.

Mitingu i organizuar nga “Komuniteti Himariot” dhe “Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bregdeti” dhe pushteti vëndor i Himarës dhe Lukovës, shprehu edhe njëherë vendosmërinë e banorëve të komunitetit Himariot dhe Bregas për të marrë në dorëzim e të patjetërsuar atë çka u takon ligjërisht: - pronën e trashëguar.

Himariotët dhe tërë Bregasit janë në trojet e tyre dhe në të drejtën e tyre. Për këto toka dhe prona, Himariotët kanë luftuar në shekuj duke i ruajtur të pacënuara së bashku me dinjitetin, lirinë dhe autonominë e tyre, ndaj ata nuk do stepen dhe nuk do mbeten peng i një ligjeve konfliktualë si ai 7501, te cilët shkelin të drejtën universale të pronësisë dhe shkelmojnë vlerat, traditat dhe historinë e kësaj krahine. Vullneti Himariot dhe Bregas buron nga veprat e të parëve për ta ruajtur vendin, buron nga e drejta themelore e botës moderne, ku prona cilësohet e shenjtë si dhe nga bindja se njohja e pronësisë mbi tokën do të çlirojë energjitë e bregdetasve duke hapur perspektivën e zhvillimit të krahinës. Himara dhe tërë Bregu, më së pari u takon Himariotasve dhe Bregasve dhe e ardhmja e Himarës është e lidhur ngushtësisht si në të shkuarën historike, me banorët e saj, me punën dhe vitalitetin e tyre.

Mitingu theksoi edhe njëherë se për popullsinë e Bregdetit të Jonit është plotësisht e pakuptueshme dhe totalisht e papranueshme fakti se përse politikanët këmbëngulin për fatin dhe pasuritë e Himarës dhe Bregdetit pa respektuar vullnetin e Himariotëve dhe Bregasve. Për 15 vjet qeveritë e tërë ngjyrave, kanë shpërfillur kërkesave e tyre të ligjshme duke sjellë veç tension social. Por, duke shkaktuar edhe rritjen e mosbesimit të komunitetit Himariot e Bregdetas ndaj politikave qeveritare. Pjesmarrësit në këtë miting shprehën bindjen se vetëm kthimi i pronave do të krijojë një atmosferë të re, qetësie dhe paqeje sociale. Vetëm në këtë mënyrë i hapet udhë zhvillimit dhe begatisë krahinës së Himarës që Zoti dhe natyra dhe puna i kanë dhuruar bukuri dhe pasuri të paçmuara.

Në këtë manifestim të vullnetit të popullit të tërë Bregdetit të Jonit, sërisht Himariotët dhe Bregasit ngritën zërin e protestës për të mos lejuar shkeljen e të drejtave të pronës dhe dhunimin e të ardhmes së Himarës. Është thjesht e patolerueshme që në epokën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, pronat e tyre të vazhdojnë të vidhen e të mohohen. Në rrugën drejt Bashkimit Europian, Himariotët dhe Bregasit duan të shkojnë të respektuar në vlerat dhe të drejtat e tyre, të bindur në drejtësinë e kauzës së tyre dhe në suksesin e saj. Ata këmbëngulën se çështja e pronave, e parë si atentat që i bëhet veçantisë historike të krahinës dhe dinjitetit të Himariotëve dhe Bregasve, duhet të marrë një zgjidhje të shpejtë e të drejtë përmes kthimit të pronave të të parëve të tyre, duke i çelur rrugë krijimit të një prosperiteti të munguar deri tani, të dëshëruar nga të gjithë pjesmarrësit dhe patjetër të merituar.

(postuar nga K. Jorgji)

Anonymous said...

«Σύλλογος Αυτοχθόνων Κατοίκων Ιονίων Παραθαλάσσιων Περιοχών ΠΑΛΑΣ-ΝΙΒΙΤΣΑ, για την Προστασία της Περιουσίας».
ΔΕΛΤΙΟ ΤΥΠΟΥ
Ο σύλλογος μας καταδικάζει την επίθεση της «πολεοδομίας» του αλβανικού κράτους στην πολύπαθη περιοχή μας. Στις περιοχές Γυαλί και Κηπαρό καταστράφηκαν σπίτια άνω των εκατό ετών, αλλά και καινούργια, που ήταν κτισμένα σε ιδιόκτητα οικόπεδα.
Το παράξενο σ' αυτή την υπόθεση είναι ότι τα αρμόδια όργανα ακολουθούμενα από μεγάλες αστυνομικές-δυνάμεις που εκτέλεσαν την εντολή για την κατεδάφιση των κτιρίων, δεν κατεδάφισαν κτίρια σε καταπατημένη γη από εποίκους.
Στο χωριό Κηπαρό κατεδάφισαν καλοκαιρινό κατάστημα το οποίο ήταν κτισμένο στο δικό του οικόπεδο και με άδεια από το τοπικό υποθηκοφυλακείο.
Η συμπεριφορά των αρχών ακολούθησε δύο μέτρα και δύο σταθμά! Τα κτίρια των ανθρώπων που εξυπηρετούν τις επιλογές της αλβανικής εξουσίας στις εκλογές, δεν πειράχτηκαν!! Τέτοιες συμπεριφορές μας επιστρέφουν στις παλιές εποχές της δικτατορίας...
Πιστεύουμε ότι οι συμπεριφορές αυτές εξυπηρετούν σκοτεινούς σκοπούς, που στρέφονται κατά της πλειοψηφίας των αυτοχθόνων κατοίκων της Χειμάρας.
Διαμαρτυρόμαστε έντονα και ζητάμε να γίνει γνωστή σε όλο τον κόσμο η συμπεριφορά των αλβανικών Αρχών.

Ο Γενικός Γραμματέας Ο Επίτιμος Πρόεδρος Ο Πρόεδρος

Δημήτρης Ζούπας Κωνσταντίνος Κόκας Αλέξανδρος Γκούμας

akroqeravnos said...

Plator Nesturi

Ka mafie në Palermo të Siçilisë, por ka edhe Porto Palermo të Himarës që kërcënohet nga një tjetër mafie. Ajo e tokave. Është ky shqetësim i himariotëve, pra se po grabiten në atë çfarë ata e quajnë më të shenjtë - pronën, që i ka ngritur në protesta dhe të deklarojnë se edhe do të vetëflijohen për të mbrojtur pronat e tyre. Ka qenë një vendim i formës së prerë të Gkykatës së Vlorës që i njeh të drejtën e pronësisë shtetasit Anastas Cani për 860 ha në zonën e Porto Palermos, që ka ndezur shkëndijën e indinjatës për banorët e kësaj treve. Në bazë të deklarimeve të tyre një vendim i tillë është tërësisht i padrejtë dhe i hap rrugë uzurpimit të një sipërfaqeje ku janë pronarë jo pak por 180 familje nga Himara dhe Qeparoi.


E shtrirë midis këtyre dy fshatrave, kjo sipërfaqe ku dikur në vitet 70 ishte ngritur baza ushtarake dhe pranë se cilës ndodhet edhe kalaja e Ali Pashës, përbën një zonë të lakmueshme për ndërtimin e aseteve të turizmit elitar dhe ndjeshmëria për dhunimin e të drejtës së pronësisë është natyrisht më e lartë. Sidoqoftë, ajo çfarë duket si një përplasje e thjeshtë mbi të drejtën e pronësisë, për bregdetasit është abuzivizëm i skajshëm pasi 860 hektarë, që është një sipërfaqe e denjë që mund të pretendohet nga bejlerët e Myzeqesë, është shprehje e makutërisë së grabitjes dhe ky akt nuk mund të kryhet pa mbështetjen e klaneve që janë të lidhura me pushtetin. Në Himarë nuk kanë ekzistuar pronarë të mëdhenj, aq më pak bejlerë, dhe pronat më përgjithësi nuk janë të njësuara por të shpërndara. Lidhur me pronësinë e kësaj sipërfaqeje banorët dëshmojnë se e drejta e tyre si pronarë të ligjshëm provohet nga regjistrimet e kryera gjatë periudhës së mbretërimit të Zogut si dhe nga dokumentet e reformës agrare të kryer në vitin 1946 dhe ku dëshmohet se kush është prekur dhe kush përfiton nga ndarja e tokave. Njëkohësisht, vendasit që banonin në këtë zonë, me ngritjen e bazës ushtarake janë shpërngulur prej andej por kjo nuk u heq të drejtën atyre të pronësisë mbi këto toka.

Interesante është se midis 180 familjeve himariote që ndjehen të dhunuar nga vendimi i gjykatës së Vlorës, në ato 860 ha preket nga e drejta e pronësisë edhe një deputet, z. Nëranza, dhe kjo i shtyn banorët të besojnë se ky akt grabitjeje dhe korrupsioni shkon deri në nivelet më të larta të pushtetit. Mbi këtë bazë edhe reagimi i tyre është më i ashpër. E ndodhur midis një vendimi gjykate dhe protestave të himariotëve të indinjuar, Bashkia e Himarës po mundohet të mbajë në kontroll situatën në mënyrë që të mos gjenerojë në akte të tjera. Kryebashkiaku Bollano dhe drejtues të tjerë lokalë pohojnë të drejtën e pronësisë së 180 familjeve himariote duke i garantuar këta pronarë se do të dalin në mbrojtje të interesave të tyre. Sipas autoriteteve vendore, ata i kanë kërkuar familjes Cani të paraqesin të gjitha dokumentet me të cilët pretendojnë pronësinë në këtë sipërfaqe toke, por deri tani nuk ka mbërritur asgjë.


Ndërkohë banorët shpjegojnë se familja Cani, gjyshi i të cilëve ka qenë mjek i nderuar në Himarë, ka patur në pronësi një sipërfaqe shumë herë më pak modeste sesa pretendojnë trashëgimtarët. Çështja ka kaluar edhe gjykimin e Apelit me njohjen e pronësisë së 860 ha për shtetasin Anastas Cani, porse bashkia e Himarës ka vendosur ta hedhë çështjen për gjykim edhe në Gjykatën e Lartë. “ Fillimisht, shprehet për Klan kryetari Bashkisë, z. Bollano, kam njoftuar Agjensinë e Kthimit të Pronave që të mos kryejë asnjë procedurë për dhënie pronësie pasi çështja është ende në gjykim”. Po kështu edhe nënkryetari i bashkisë, z. Mato, në një prononcim për median shprehet se i ka kërkuar hipotekës së Vlorës të mos regjistrojë pasurinë që Anastas Cani ka fituar nëpërmjet vendimit të gjykatës. Gjithësesi këto masa nuk i kanë ndalur protestat e himariotëve që paralajmërojnë përshkallëzim të hapave që do të ndërmarrin nëse prona e tyre do të grabitet me vendime gjyqësore.


Himara e harruar apo e dhunuar?

Kish rreth dy javë që në Himarë ishte zhvilluar një protestë kundër vendimit të gjykatës së Vlorës për dhënien në pronësi vetëm një personi të 860 hektarëve në Porto Palermo, por në median shqiptare kjo ngjarje thuajse kaloi në heshtje. Megjithëse problemi i abuzimit me tokat në Himarë ishte prekur para disa ditësh edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, pasqyrimi i protestave të bregdetasve për grabitje të pronave në shtypin tonë gjeti vend pas dhjetë ditësh, kur banorët kishin zhvilluar mitingun e tretë dhe kërcënuan me përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave së tyre nga bllokimi i rrugës nacionale dhe deri në grevë urie.

Ky lloj indiferentizmi mediatik kur për ta kujtohet Departamenti i Shtetit dhe ndërkohë harrohet prej shtypit vendës për të cilin Himara është objekt lajmi vetëm kur janë zgjedhjet, ka lënë shije të athët tek vëndasit që po ndihen të vetmuar përballë abuzivizmit dhe mafies së tokave. Në fakt, Departamenti i Shtetit e ka ngritur edhe më parë çështjen e tokave të bregdetit jonian. Në raportin e vitit 2003 nga ky departament është ngritur shqetësimi për abuzivizmin me tokat në Himarë dhe bregdetin deri në Sarandë nëpërmjet tjetërsimit të tyre nëpërmjet vendimeve gjyqësore çka ka dhunuar pronat e vendësve dhe të kishës.

E konsideruar si një nga zonat prioritare dhe me resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit, krahina e Himarës dhe bregdeti jonian në përgjithësi janë lënë në harresë përsa i përket mbështetjes nga ana e shtetit për të fuqizuar këtë sektor i cili paraqet të ardhmen e kësaj zone. Qeveritë janë treguar të kursuera në investimet për rrugët dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme për zhvillimin e turizmit. Kjo ka bërë që sezoni “turistik” në Dhërmi, Jalë apo Himarë të zgjasë vetëm një muaj e gjysëm ndërkohë që klima e vendit mundëson zhvillimin e turizmit gjatë 12 muajve të vitit. Por duket se çështja e investimeve është për himariotët tepër e pandijshme dhe e papërfillshme krahasuar me një hall tjetër të madh, atë të tjetërsimit dhe grabitjes së pronave të tyre. Historikisht të panënshtruar ndaj të huajve të cilët nuk mundën t’a bëjnë të tyren krahinën e bregdetit me forcën e armëve, himariotët po shohin se tokat dhe pronat që i kanë mbrojtur me fanatizëm ndër shekuj, po u grabiten me një formë të re dhe tinzare,që ndonëse pa dhunën e armëve, dëmin e bën po aq të madh. Kjo formë e re janë vendimet gjyqësore që jepen së largu por që i privojnë himariotët buzë detit nga tokat e tyre aq të lakmueshme për turizëm. Kjo gjendje, kur shihet se problemeve të tyre dhe veçanërisht asaj të pronës, qeveria qëndrore në Tiranë, nuk po u jep zgjidhje, por madje akuzohet për inkurajim të grabitjes dhe tjetërsimit të pronave në bregdet, e ka ngatërruar më keq çështjen aq sa ndër banorët e Himarës periudha e autonomisë së tyre kujtohet si “epokë e artë” ku pronat dhe interesat e bregdetasve ishin të garantuara ndaj synimeve dashakeqe nga jashtë.

Fshatrat turistikë dhe çështja e pronësisë

Vendimi i gjykatës së Vlorës për njohjen e pronësisë së një subjekti të vetëm të 860 ha, sipas autoriteteve lokale dhe banorëve të zonës lidhet me një çështje tjetër; atë të ngritjes së fshatrave turistikë. Natyrisht është më e thjeshtë që ndërtimi i një fshati turistik është më i mundshëm kur ekziston një pronar mbi tokën sesa 180 familje, por problemi nuk mjaftohet me kaq. Sipas studimeve mendohet që në zonën e Himarës të ndërtohen vetëm shtatë fshatra turistikë dhe njëra prej tyre parashikohet pikërisht në Porto Palermo. Por autoritetet vendore gjykojnë që ngritja e tyre të mos përbëjë thjesht krijimin e disa zonave të mbyllura e të izoluara të zhvillimit të turizmit porse ato t’i shërbejnë zhvillimit të krejt zonës duke nxitur edhe promovimin e vlerave të tjera të krahinës përveç detit të pastër. Ndërkohë në krahinë po aplikohet një projekt i Bankës Botërore për Administrimin dhe Menaxhimin e tokave për të cilën himariotët shprehen të interesuar dhe bashkëpunues për zhvillimin e zonës. Por së pari ata kërkojnë që t’u njihet pronësia e tokave të tyre dhe marrja e saj në dorëzim me të drejta të plota në mënyrë që të shmangen konfliktet mbi pronën dhe zonës t’i hapen mundësitë e zhvillimit pasi investitorët, sidomos të huajt, nuk afrohen aty ku ka konflikt pronësie.

Dhe konflikti për 860 ha në Porto Palermo nuk është rasti i vetëm. Përveç çështjes së njohur të Kakomesë, një rast i ngjashëm ekziston edhe në Dhrale të Palasës dhe këto çështje ku preket pronësia e banorëve të zonës ende ndiqen në rrugë gjyqësore nga bashkia e Himarës dhe Komuna e Lukovës. Sidoqoftë ajo që synohet nga organet vendore por dhe nga shoqata “Bregdeti” dhe komuniteti himariot është zgjidhja tërësore e cështjes së pronave. Banorët e bregdetit i janë kundërvënë zbatimit të ligjit 7051 të ndarjes së tokës dhe kërkojnë njohjen e pronësisë së vjetër ashtu sic ka ndodhur në realitet me zonën verilindore të vendit ku prona është kthyer tek i zoti. Fakti që terreni i tyre është po aq i thyer sa në veri dhe tokat e shpërndara në bazë të ligjit 7051 nuk mund të konsiderohen toka buke ka bërë që në fshatrat e zonës të nisë një lëvizje ku në kuvendet e organizuara si në Palasë dhe Qeparo, të deklarohet se këtej e tutje do të njohen vetëm pronat e trashëguara dhe jo ato të shpërndara nga shteti. Kjo ka bërë që dhe bashkia e Himarës të jetë e vëmendshme dhe të japë leje ndërtimi vetëm atëherë kur kërkuesi të dëshmojë pronësinë e vjetër në truallin e ndërtimit. Njëkohësisht si një krahinë që ka qenë e vetëadministruar dhe ku shteti nuk ka asnjë centimetër në pronësi të tij, himariotët tregohen të vendosur të mos lejojnë që shteti të kompesojë ish pronarë nga zona të tjera me tokat e tyre të trashëguara. Sipas kërkesave të tyre të panumërta ata deklarojnë se i njohin dhe i respektojnë si kufijtë midis fshatrave ashtu edhe të banorëve të tyre, ndaj njohja e pronësisë së vjetër mbi pronën do të zgjidhte njëherë e mirë çështjen dhe do shuante konfliktet sociale.

Nisur nga kjo situatë kur çështja e pronësisë është tepër e ndjeshme tek himariotët, një grup deputetësh me origjinë nga kjo krahinë si dhe deputeti i zonës Spiro Peçi, i kanë drejtuar një letër kryeministrit Berisha, ku i kërkojnë që për zonën e Himarës të mos zbatohet ligji 7051, pasi është i pa aplikueshëm Në vend të tij për zonën e bregdetit mund të aplikohet ligji 9235 për kthimin dhe kompensimin e pronarëve, pasi si zonë turistike ku toka trajtohet si truall, ajo quhet e lirë dhe mbi këtë bazë duhet zbatuar rindarja e saj. Pavarësisht procedurave dhe mënyrës së zgjidhjes së çështjes së pronës, rasti i 860 hektarëve në Porto Palermo e ka elektrizuar keq situatën dhe i ka vënë në alarm himariotët për të mbrojtur pronat e tyre. Problemi qëndron nëse e ardhmja parashikon zbutjen e mosbesimit ndaj shtetit apo acarimin e mëtejshëm.