Saturday, December 01, 2007

Nga arkivi i blogut:: disa nga falanga e grabitesve te Himares

bej klik ne tabele per ta zmadhuar ate.

(Gazeta Albania, autor Zamir Alushi, specialealbania@yahoo.com)
per me teper shih ne bloger postimet e dates 10 prill, fakt )


Ne listen e "bleresve eshte nje nga kryepleqte e Qeparoit

1 comment:

Anonymous said...

DEGA E SHOQATES BREGDETI NE ATHINE
SEKRETARI KICO QESARI

Shembull klasik i abuzmeve si ai Qeparoit


Zgjedhjet vendore të 2003 sollën në krye të bashkisë z. Vasil Bollano i cili ka zbuluar gjithë abuzimet dhe grabitjet e tokave ne Himarë. Prandaj edhe këtë herë lufta elektorale kundër tij ka si bazë luftën midis himarjotëve të ndershëm dhe grabitqarëve të cilët janë ose kanë qënë pjesë e segmenteve të pushtetit dhe pak shërbetorëve të tyre nga zona e Himarës.
Prandaj ju bëjmë thirrje të mbështesim z. Bollano sepse vetëm me atë do të garantojmë shkatërimin e planeve të grabitqarëve të Himarës.

Shembull klasik i abuzmeve si ai Qeparoit. Qeveria socialiste dhe demokratike e kanë kufizuar Qeparoin në një zonë shumë më të ngushtë duke e konsideruar tokat e Sugës Panormen dhe Palermon si toka shtetërore të cilat u janë shitur nga kryepleqtë dhe shteti afaristëve vendas e të huaj. Pra Qeparoi tkuret në një të tretën e tij.
Konkretisht për fshatin Qeparo janë zbuluar abuzime kriminale duke mos zbatuar as ligjin7501 që edhe sikur te zbatohej me ndershmëri, ne kërkojmë të shfuqizohet dhe tu jepet pron pronarëve të ligjshëm. Po përmendim disa prej shkeljeve flagrante:

1. Kryepleqësia e asaj kohe, në kundërshtim me ligjin, po thuaj e tëra ishte vetëemëruar njëherësh edhe “Komisjoni për ndarjen e tokës”, dhe për vehte, të afërmit dhe simpatizantët e tyre kanë regjistruar shumë më shumë tokë nga mesatarja. (Bashkia Himarë e ka vërtetuar këtë me dokumente)

2. Komisjoni në kundërshtim me ligjin ka vepruar mbi toka djerë, kullota të përbashkëta e private, si edhe mbi prona (troje) të kthyera me vendim të Komisjonit të Kthimit të Pronave të Rrethit Vlorë duke ua ndarë personave të tretë të preferuar. Detyra e tij sipas ligjit ishte të ndante vetëm tokën bujqësore.

3. Komisjoni nuk ka trajtuar me tokë persona që kanë qenë ende gjallë në vitin 1991, të cilët me ligj përfitojnë tokë.

4. - Nga verifikimi i hartës së re të manazhimit të tokës, del se harta me formularët 6-të ka mospërputhje, pra edhe këtu ka një katraurë të vërtetë. Numri dhe fraksioni i hartës së re nuk përputhet me kufizimet në formular.
Gjithashtu pas disa vjet nga ndarja e tokës në Qeparo me vendimin e Bashkisë ku ka firmosur ish Kryetari i Bashkisë zoti Viktor Mato, ¨çuditërisht gjendet tokë e pandarë në buzë të detit ¨Jon¨ dhe i jepen vetëm një fryme që as ka punuar e as ka banuar në Qeparo, por ka jetuar e punuar në kooperativën bujqësore në Dhërmi, 6300 metra katrore tokë e cila ka qenë fushë sporti, në një kohë kur mesatarja e tokës bujësore në Qeparo shkon afërsisht rreth 1800 metra katrore për frymë.

5 - Komisjoni i vënë në shërbim të plotë të pushtetit ka ndarë edhe pronat e kishës, ku ne si të krishterë, refuzojmë kategorikisht që të bëhemi zotër mbi pronat e kultit fetar

6 - Fshehja që i bëhet hartës topografike të ndarjes së tokës me ligjin 7501 edhe pas 10 vjetësh nga komisjonerët e sidomos nga Kryetari i Komisjonit për Ndarjen e Tokës Niko Qesari, si dhe Niko Janaqi i ngarkuar nga Pushteti me problemin teknik, tregon dhe justifikon plotësisht fjalët se në fushën e Qeparoit mbahen ende parcela të pandara për rrugë koruptive dhe abuzime të mëtejëshme.
7. Në Formularët 6-të që ndodhen aktualisht në Zyrën e Kadastrës në Bashkinë e Himarës mungojnë dy formularë, ai me NR.48, dhe ai me NR.141...! Fare rastësisht në një formular u lexua emëri Jorgo Kadiu, dhe si duket emëri Jorgo Kadiu fsheh emërin e Kryetarit të Komitetit në Vlorë Agim Kadiu. Si për çudi ai formular me këtë emër në dosjen e formularëve në Zyrën e Kadastrës nuk ndodhet më!