Saturday, January 19, 2008

Historia e librit që frymëzoi Presidentin Regan

Donald Lambro: Historia e librit që frymëzoi Presidentin Regan


13-01-2008


Donald Lambro është gazetari me origjinë shqiptare që ka mbuluar dhe intervistuar të gjithë presidentët amerikanë që nga koha e Xherald Fordit. I njohur nga publiku amerikan për komentet e tij të mprehta, Lambro analizon nga afër Uashingtonin dhe renditet në grupin ekskluziv të komentatorëve që ndikojnë në formimin e opinionit politik në Amerikë. Ndonëse i lindur në Shtetet e Bashkuara, ai nuk e harron origjinën shqiptare dhe krenohet me mundësinë që i dha Amerika familjes së tij imigrante për të arritur suksesin.

Donald_Lambro



Ai punon për një gazetë prestigjoze me prirje konservatore. Uashington Tajms është gazeta e tretë më e cituar e botës dhe Donald Lambro boton aty dy komente në javë. "Puna si komentator është një cikël raskapitës që përsëritet pa fund dhe nuk pushon. Më duhet të shkruaj dy komente çdo javë gjatë gjithë vitit, edhe kur jam me pushime. Por është diçka që mua më pëlqen shumë, më pëlqejnë reagimet që marr nga njerëz në të gjithë vendin. Disa nuk i durojnë ato që shkruaj, i quajnë marrëzira. Disa të tjerë më falenderojnë dhe thonë se marrin frymëzim nga komentet e mija. Dhe natyrisht, tani që është Interneti, reagimet e njerëzve janë shumëfishuar."

Ai ka disa dekada që mbulon Uashingtonin politik. Sa i qetë kur flet, aq i pamëshirshëm është në hetimin e intrigave politike të kryeqytetit amerikan. Madje, njëri prej pesë librave të shkruar prej tij titullohet: "Uashingtoni – Qytet i Skandaleve". Dhe Donald Lambro nuk e kishte përfytyturuar se pikërisht ky libër do të çonte në njërën prej pikave kulmore të karrierës së tij, në një ngjarje që do ta kishin lakmuar shumë prej yjeve të gazetarisë amerikane.

Përpara se të bëhej president në vitin 1981, tregon zoti Lambro, Ronald Regani vazhdimisht kritikonte fryrjen e qeverisë, shpenzimet e tepruara qeveritare. Libri u botua në vitin 1980 pikërisht në kohën kur Regani bënte fushatë për president. "Në atë kohë unë mbuloja fushatën e tij si korrespondent i agjencisë United Press International. Një ditë, kur isha duke udhëtuar me avionin e fushatës së tij solla një kopje të librit tim me një dedikim për zotin Regan dhe ja dhashë njërit prej ndihmësve të tij. Mendoja se zoti Regan do të ishte i interesuar. E dija se sapo ta shihte librin ai do të thoshte "Kjo është pikërisht ajo për të cilën flas unë, është një mrekulli."

lambro_book



Dhe ashtu ndodhi. Regani e pëlqeu librin. Në javët dhe muajt pasardhës, kandidati Ronald Regan citonte kudo në fjalimet e tij pjesë nga libri i Donald Lambros.

Ajo që do të mbetet e paharruar është diçka që ndodhi në njërën prej mbledhjeve të para të kabinetit Regan. "Ata sollën një kuti të madhe dhe Regani i shpërndau secilit anëtar të kabinetit një kopje të librit tim. Kam edhe fotografi nga ajo mbledhje. Këtu mund të shohësh për shembull sekretarin e mbrojtjes Kaspar Uajnberger duke shfletuar me siguri kapitullin ku flitet për shpenzimet e tepruara në ushtri. Duket se libri qe i dobishëm për administratën Reagan."

Donald Lambro është i lindur nga prindër shqiptarë. I ati ishte berber dhe jetonte në shtetin Masachussets.

lambro_sign



Kjo është tabela e dyqanit të të atit. E rrahur nga dimrat e veriut amerikan pasi shërbeu për dekada të tëra, sot ajo gjendet në shtëpinë e Donald Lambros. Dhe fare rastësisht. Dikush e kishte gjetur dhe e kishte nxjerrë për shtitje në Internet, në faqen e ankandeve elektronike e-bay. "Kur e dëgjova këtë thashë se duhej ta blej patjetër tabelën. Mora pjesë në ankand dhe e bleva. Është si të thuash një pjesë e babait tim."

Në një libër të shkruar rreth 30 vjet më parë me titull "Vend i Mundësive," Lambro flet për imgrantët në Amerikë. Frymëzim për të shkruar këtë libër ka qenë pikërisht i ati. "Në atë libër unë shkruaja mes të tjerash për babanë tim, një imigrant nga Shqipëria, i cili kur erdhi në Amerikë nuk kishte absolutisht asgjë. Ai mësoi zanat, hapi një floktore, mori në punë njerëz të tjerë dhe arriti të ketë sukses."

Është e lehtë të kuptosh se përse në komentet e tij Donald Lambro është përkrahës i zellshëm i imigrantëve. "Amerika vazhdon të jetë vend i mundësive për emigrantët. Ata vazhdojnë të vijnë, të ngrejnë biznese dhe të kenë ëndrrën amerikane dhe shumë prej

Donald Lambro: Historia e librit që frymëzoi Presidentin Regan


13-01-2008


Donald Lambro është gazetari me origjinë shqiptare që ka mbuluar dhe intervistuar të gjithë presidentët amerikanë që nga koha e Xherald Fordit. I njohur nga publiku amerikan për komentet e tij të mprehta, Lambro analizon nga afër Uashingtonin dhe renditet në grupin ekskluziv të komentatorëve që ndikojnë në formimin e opinionit politik në Amerikë. Ndonëse i lindur në Shtetet e Bashkuara, ai nuk e harron origjinën shqiptare dhe krenohet me mundësinë që i dha Amerika familjes së tij imigrante për të arritur suksesin.

Donald_Lambro



Ai punon për një gazetë prestigjoze me prirje konservatore. Uashington Tajms është gazeta e tretë më e cituar e botës dhe Donald Lambro boton aty dy komente në javë. "Puna si komentator është një cikël raskapitës që përsëritet pa fund dhe nuk pushon. Më duhet të shkruaj dy komente çdo javë gjatë gjithë vitit, edhe kur jam me pushime. Por është diçka që mua më pëlqen shumë, më pëlqejnë reagimet që marr nga njerëz në të gjithë vendin. Disa nuk i durojnë ato që shkruaj, i quajnë marrëzira. Disa të tjerë më falenderojnë dhe thonë se marrin frymëzim nga komentet e mija. Dhe natyrisht, tani që është Interneti, reagimet e njerëzve janë shumëfishuar."

Ai ka disa dekada që mbulon Uashingtonin politik. Sa i qetë kur flet, aq i pamëshirshëm është në hetimin e intrigave politike të kryeqytetit amerikan. Madje, njëri prej pesë librave të shkruar prej tij titullohet: "Uashingtoni – Qytet i Skandaleve". Dhe Donald Lambro nuk e kishte përfytyturuar se pikërisht ky libër do të çonte në njërën prej pikave kulmore të karrierës së tij, në një ngjarje që do ta kishin lakmuar shumë prej yjeve të gazetarisë amerikane.

Përpara se të bëhej president në vitin 1981, tregon zoti Lambro, Ronald Regani vazhdimisht kritikonte fryrjen e qeverisë, shpenzimet e tepruara qeveritare. Libri u botua në vitin 1980 pikërisht në kohën kur Regani bënte fushatë për president. "Në atë kohë unë mbuloja fushatën e tij si korrespondent i agjencisë United Press International. Një ditë, kur isha duke udhëtuar me avionin e fushatës së tij solla një kopje të librit tim me një dedikim për zotin Regan dhe ja dhashë njërit prej ndihmësve të tij. Mendoja se zoti Regan do të ishte i interesuar. E dija se sapo ta shihte librin ai do të thoshte "Kjo është pikërisht ajo për të cilën flas unë, është një mrekulli."

lambro_book



Dhe ashtu ndodhi. Regani e pëlqeu librin. Në javët dhe muajt pasardhës, kandidati Ronald Regan citonte kudo në fjalimet e tij pjesë nga libri i Donald Lambros.

Ajo që do të mbetet e paharruar është diçka që ndodhi në njërën prej mbledhjeve të para të kabinetit Regan. "Ata sollën një kuti të madhe dhe Regani i shpërndau secilit anëtar të kabinetit një kopje të librit tim. Kam edhe fotografi nga ajo mbledhje. Këtu mund të shohësh për shembull sekretarin e mbrojtjes Kaspar Uajnberger duke shfletuar me siguri kapitullin ku flitet për shpenzimet e tepruara në ushtri. Duket se libri qe i dobishëm për administratën Reagan."

Donald Lambro është i lindur nga prindër shqiptarë. I ati ishte berber dhe jetonte në shtetin Masachussets.

lambro_sign



Kjo është tabela e dyqanit të të atit. E rrahur nga dimrat e veriut amerikan pasi shërbeu për dekada të tëra, sot ajo gjendet në shtëpinë e Donald Lambros. Dhe fare rastësisht. Dikush e kishte gjetur dhe e kishte nxjerrë për shtitje në Internet, në faqen e ankandeve elektronike e-bay. "Kur e dëgjova këtë thashë se duhej ta blej patjetër tabelën. Mora pjesë në ankand dhe e bleva. Është si të thuash një pjesë e babait tim."

Në një libër të shkruar rreth 30 vjet më parë me titull "Vend i Mundësive," Lambro flet për imgrantët në Amerikë. Frymëzim për të shkruar këtë libër ka qenë pikërisht i ati. "Në atë libër unë shkruaja mes të tjerash për babanë tim, një imigrant nga Shqipëria, i cili kur erdhi në Amerikë nuk kishte absolutisht asgjë. Ai mësoi zanat, hapi një floktore, mori në punë njerëz të tjerë dhe arriti të ketë sukses."

Është e lehtë të kuptosh se përse në komentet e tij Donald Lambro është përkrahës i zellshëm i imigrantëve. "Amerika vazhdon të jetë vend i mundësive për emigrantët. Ata vazhdojnë të vijnë, të ngrejnë biznese dhe të kenë ëndrrën amerikane dhe shumë prej tyre e realizojnë këtë ëndërr. Disa nga industritë e mëdha në Amerikë janë themeluar nga imigrantët, që nga industria e filmit e deri te disa nga korporatat dhe rrjetet gjigande të shitjes me shumicë."


6 comments:

Anonymous said...

Lambros eshte grek me origjine na teritori qe sot perfshihet tek Shqiperia.

Shkruesi pergjithesisht pa principe morale te nje gazetari, z. Myftaraj na servir komentin e meposhtem:


Nga Kastriot Myftaraj (Gazeta Sot)- Në 14 janar 2008, “Zëri i Amerikës” në shqip bëri një profil të gazetarit Donald Lambro, me titull “Donald Lambro: historia e librit që frymëzoi Presidentin Regan”.Profili i Donald Lambros fillonte kështu: “Donald Lambro është gazetari me origjinë shqiptare që ka mbuluar dhe intervistuar të gjithë presidentët amerikanë që nga koha e Xherald Fordit. I njohur nga publiku amerikan për komentet e tij të mprehta, Lambro analizon nga afër Uashingtonin dhe renditet në grupin ekskluziv të komentatorëve që ndikojnë në formimin e opinionit politik në Amerikë. Ndonëse i lindur në Shtetet e Bashkuara, ai nuk e harron origjinën shqiptare dhe krenohet me mundësinë që i dha Amerika familjes së tij emigrante për të arritur suksesin. Ai punon për një gazetë prestigjioze me prirje konservatore. ‘Uashington Taims’ është gazeta e tretë më e cituar e botës dhe Donald Lambro boton aty dy komente në javë”. Në këtë që thotë gazetari i VOA në shqip, Ilir Ikonomi, ka vetëm dy gjëra të vërteta, e para që Lambro është vërtet me origjinë shqiptare, dhe e dyta që libri i tij “Uashington-qyteti i skandaleve”, i botuar në vitet tetëdhjetë, tërhoqi vëmendjen e Presidentit Reagan. Donald Lambro, ose më saktë Lambros, se kështu e mban emrin në SHBA, nuk e mban veten për shqiptar por për grek, dhe madje për një grek ekstremist. Lambros është bërë një personazh folklorik në konferencat për mediat në Departamentin e Shtetit, me pyetjet e tij antishqiptare për Kosovën, me pyetjet e tij për Vorio-Epirin, Greqinë. Në 25 shtator 2007, në briefing e zakonshëm me mediat të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Lambros bëri këtë pyetje zëvendëszëdhënësit të departamentit të Shtetit, Tom Casey, që kishte dalë para gazetarëve atë ditë: “Për Kosovën. Z. Casey. Sekretarja e Shtetit Condoleeza Rice tha dje në New York, citoj ‘Do të ketë një Kosovë të pavarur… Është e vetmja zgjidhje që potencialisht stabilizon Ballkanin’. Pyetje: Sa të sigurt jeni ju që nuk do të ndodhë saktësisht e kundërta, derisa shqiptarët në të shkuarën ishin mjeshtrit për destabilizimin e gjithë Ballkanit, nga era e Imperisë Osmane deri më sot. A ka garanci se kjo nuk do të ndodhë?” Është e qartë se Lambros është bartës i tezave më raciste dhe diabolike serbe dhe greke për shqiptarët. Në pyetjet e veta, z. Lambros u referohet Presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, si i ashtuquajturi President i Kosovës dhe i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës. Në një tjetër briefing për mediat në 24 shtator 2007, Lambros bën këtë pyetje për Kosovën, në adresë të z. Casey: “Z. Casey, për Kosovën. Zëvendëssekretari Nicholas Burns deklaroi veçanërisht inter alia që Kosova do të bëhet e pavarur pas 10 dhjetorit. Sipas politikës suaj të shprehur rasti i Kosovës paraqitet si unik. Dukshëm, z. Casey, rasti është unik se Departamenti i Shtetit thotë kështu. Nëse SHBA do të mbështesin ose kundërshtojnë vetëvendosjen rast-pas rasti dhe në një unikshmëri të supozuar të situatave, dhe jo sipas parimit të vetëvendosjes, u duhet ne të marrim si të vërtetë, që SHBA, në bazë të së drejtës hyjnore, gjykata tokësore supreme?” Në konferencat për mediat në Departamentin e Shtetit, Lambros është përcjellës i tezave serbe. Në 15 tetor 2007, pyetja e tij ishte: “Pala serbe paraqiti përsëri propozimin praktik për autonomi substanciale, por ai u kundërshtua menjëherë nga i ashtuquajturi Presidenti Kosovar, Fatmir Sejdiu. Si e shikoni ju si qeveri amerikane propozimin e autonomisë? Derisa pavarësia deri tash nuk është një zgjidhje?” Në këtë pyetje duket qartë tendenca proserbe e z. Lambros. Ai e quan propozimin serb për autonomi si praktik, ndërsa Presidentin e Kosovës, të dalë nga zgjedhje të njohura nga bashkësia ndërkombëtare, e quan i ashtuquajturi President i Kosovës. Në profilin që Ilir Ikonomi i bëri Donald Laqmbros tek VOA, u tha për të “Shqipëria, vendi nga imigroi i ati, i ngacmon vazhdimisht mendimet”. Se si Shqipëria i ngacmon mendimet e Donald Lambros, këtë e kuptojmë nga pyetjet që ai bëri në konferencën për media në Departamentin e Shtetit në 18 tetor 2007. Pyetja e parë e z. Lambros ishte: “Për Shqipërinë, Z. Casey, grekët në Epirin e Veriut- ndryshe Kosova e Shqipërisë-protestuan dje ndaj ndalimit të një televizioni grek në Shqipëri. Derisa shqiptarët po veprojnë kundër lirisë së medias, unë pyes nëse ju mund ta komentoni këtë?” Lambros e ka fjalën për rastin kur KKRT ndërpreu punën e antenave në Gjirokastër që mundësonin që televizionet nga Greqia të mbulonin dhe një pjesë të madhe të Jugut të Shqipërisë. Këto antena rrinin në mënyrë të kundraligjshme që në momentin që Shqipëria adoptoi ligje të standardit ndërkombëtar, që ndalonin kompeticionin e paligjshëm në fushën e transmetimeve televizive. Nga ky ligj nuk u ndalua vetëm emetimi i televizioneve greke, por edhe i atyre të tjera, në këtë mënyrë. Ajo që Lambros nuk e tha është se këto televizione mund të shihen në Shqipëri me antena parabolike, ose me anë të opsioneve të tjera ligjore. Por qartësisht Lambros nuk e kishte hallin aq për televizionet, se që të qarkullonte në Departamentin e Shtetit terma si Vorio-Epir për Shqipërinë e Jugut, dhe të bënte analogjinë e të ashtuquajturit Vorio-Epir me Kosovën. Pyetja e dytë e z. Lambros në këtë briefing ishte: “A po vrojton me kujdes ambasada tuaj në Tiranë shkatërrimin sistematik të Kishës bizantine Greke në Epir nga autoritetet shqiptare, siç është raportuar gjerësisht? Ndonjë koment?” Pasi merr përgjigje për këtë pyetje, duke u adresuar tek ambasada amerikane në Shqipëri, Lambros vazhdon: “Dhe një pyetje e fundit”. Këtu Tom Casey, me një shkathtësi ironike i jep të kuptojë se e teproi dhe nuk e lejon të vazhdojë: “Z. Lambros, e dini çfarë. Para se ju të bëni pyetjen e fundit, le ta lejojmë Anën të bëjë një pyetje”. Në 2 nëntor 2007, Donald Lambros i bëri zëdhënësit të departamentit të Shtetit një pyetje shumë progreke, në lidhje me Maqedoninë: “Në lidhje me FYROM, z. Casey. Dje në New York ndërmjetësi i OKB Matthew Nimitz pati një takim me përfaqësuesit e Greqisë dhe të Shkupit. Siç pritej, përfaqësuesi i Shkupit shfaqi mosinteresimin e vet total për procesin e përpjekjet, duke e lënë çështjen e Ballkanit të pazgjidhur. Në dritën e kësaj ngjarjeje z. Casey, derisa ju pajtoheni që ishte një gabim bukur i madh që qeveria amerikane njohu Maqedoninë në 4 nëntor 2004, me emrin e ashtuquajtura Republikë e Maqedonisë, duke tjetërsuar kështu një aleat me emrin Greqi, që luftoi në anën e SHBA në çdo luftë të madhe?” Duket qartë se Lambro nuk dëshiron të bëjë pyetje por të përcjellë tezat greke. Ai mashtron publikisht, si për pranimin nga zëdhënësi të gabimit të njohjes së Maqedonisë-gjë absurde kjo- ashtu dhe për atë që Greqia ka luftuar në krah të SHBA në dy luftëra botërore. Në Luftën e Parë Botërore, Greqia ishte në anën e Boshtit, ndërsa një qeveri rebele, me ndihmën e Antantës, bëri sikur luftoi në anën e Antantës. Lambros mashtron kur thotë se Greqia u tjetërsua nga të qenët aleate e SHBA, pas 4 nëntorit 2004, se Greqia ishte kundër SHBA dhe në fushatën ajrore kundër Serbisë dhe për luftën në Irak, ku nuk çoi trupa. Ajo që nuk e thotë Lambro është se Greqia u tjetërsua nga të qenët aleate e SHBA, me largimin e rrezikut ideologjik rus, dhe kur filloi ta shohë Rusinë si aleate fetare, gjë që kjo e pranon me shumë dëshirë. Zëdhënësi Casey e denoncon në gjuhë diplomatike si mashtrues Lambrosin, për deklaratën e rreme që i atribuoi, se qeveria amerikane gaboi kur njohu Maqedoninë me emrin kushtetues, duke i thënë: “Z. Lambros, para së gjithash unë besoj që kur Sekretari i atëhershëm i Shtetit Colin Powell erdhi këtu dhe foli me ju dhe kolegët tuaj rreth vendimit për të njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, ne paraqitëm arsyet përse e bëmë këtë. Sigurisht ne qëndrojmë në këtë pozicion dhe vazhdojmë të bëjmë kështu”. Nëse Lambros do të kishte turp, ai nuk do të vazhdonte të mashtronte për gjëra të njohura botërisht, por ai si bizantin i mirë, nuk ndenji dot pa e bërë këtë në pyetjen tjetër. Lambros pyet: “Ndonjë gjë për të thënë rreth takimit të sotëm këtu në Departamentin e Shtetit mes zyrtarit Mathew Bryza dhe ambasadorit të FYROM Nikola Dimitrov, që është një përfaqësues në bisedimet në OKB për çështjen e emrit?” Casey iu përgjigj se ky takim nuk kishte ndodhur. Duket qartë se Lambros e bëri këtë pyetje që t’ u jepte mundësi mediave në Athinë të pretendonin komprometimin e pozicionit amerikan në negociata, duke iu referuar gazetës “Washington Times” ku shkruan Lambros. Në fakt grekët do t’ i referoheshin vetvetes, pasi Lambros i “Washington Times” është më grek se grekët e Greqisë. Në 16 tetor 2007, z. Lambros denoncohet publikisht si mashtrues në konferencën për mediat në Departamentin e Shtetit, nga zëvendës-zëdhënësi, Casey, që kishte dalë në këtë briefin t’u përgjigjej pyetjeve. Z. Lambros pyeti: “Z. Casey, a keni diçka për të thënë për takimin mes nënsekretarit të Departamentit të Shtetit, Nicholas Burns dhe liderit turko-qipriot, Mehmet Ali Talat, i cili është duke u takuar sot me Këshillin e Sigurimit të OKB dhe Ban Ki-Moon në New York?” Lambros mori këtë përgjigje për pyetjen e tij: “Të keni turp z. Lambros. Kjo është një pyetje me hile sepse unë e di që lideri i komunitetit turko-qipriot, z. Talat është në New York për takime me zyrtarë të ndryshëm të OKB dhe unë jam i sigurt se ata mund t’u flasin juve rreth këtyre takimeve. Por çështja është se nuk është planifikuar që ai të takohet me nënsekretarin Burns, ose zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit”. Në intervistën e vet për VOA në shqip. Lambros thotë: “Disa nuk i durojnë ato që shkruaj, i quajnë marrëzira. Disa të tjerë më falënderojnë dhe thonë se marrin frymëzim nga komentet e mija. Dhe natyrisht, tani që është Interneti, reagimet e njerëzve janë shumëfishuar”. Duket se ata të VOA në shqip nuk janë ndër ata që i quajnë marrëzira ato që thotë Lambros, se nuk iu bë asnjë pyetje për këto gjëra. VOA në shqip kishte tendencën e qartë t’ legjitimonte marrëzitë e Lambros me prestigjin e gazetës së tij, kur tha, siç e kam cituar më lart, se ai shkruan në një gazetë prestigjioze amerikane. Kjo është taktikë greke për të legjitimuar infiltruesit e tezave të saj në opinionin amerikan. Këtë Lambrosin, mashtrues dhe renegat, VOA në shqip e lavdëron me gojën e Ilir Ikonomit, i cili kishte shkuar dhe ta intervistonte. Lambros sot nuk e ka influencën që pretendon Ikonomi dhe VOA në shqip, sepse ai e ka kompromentuar veten duke u bërë përcjellës i tezave paranojake greke. Lambros i tashëm, nuk është më ai i kohës kur frymëzoi Presidentin Reagan. Në të gjitha fjalët që thotë Lambro në intervistën që i dha Konomit, ai nuk thotë asnjëherë se jam shqiptar. Me skandalin e lavdërimit të Donald Lambros, VOA në shqip është kompromentuar përfundimisht si e uzurpuar nga një klikë në shërbim të lobit greko-amerikan. Ekzemplar i kësaj klike është gazetari që intervistoi Lambrosin, Ilir Ikonomi i cili është beniamini i sillogjeve të POAKA, organizatës greko-amerikane epirote. Ky Ilir Ikonomi, që është shkolluar për anglisht në Kinë, në kohën e komunizmit, është mbërthyer në VOA si gozhdë greke. Është skandaloze që në VOA në shqip është dhe një sllave si Laura Drago Siliqi (Konda), kur në VOA në sllavisht nuk ka asnjë shqiptar. VOA në shqip, niveli i së cilës është ulur shumë, saqë sot mezi arrin tek mediat mesatare në shqip, do të ishte më mirë të mbyllej si shumë seksione të VOA në gjuhë të tjera, se të vazhdojë në këtë gjendje. VOA në shqip u bë streha e agjentëve të Sigurimit të Shtetit të çuar me mision në SHBA, si ato motrat që “u arratisën” me not në Korfuz pas një legjende të Sigurimit të Shtetit, që për ta bërë të besueshme këtë histori bëri theror dhe një njeri të afërm të tyre, apo si ndonjë tjetër i arratisur në fund të viteve tetëdhjetë. VOA ndjek dhe një politikë raciste ndërshqiptare, kur korrespondenti i tij në Shkodër, që është dhe për gjithë Veriun, është me origjinë nga Libohova, pa asnjë gjurmë aksenti shkodran në të folur. A thua se nuk ka gjetur një shkodran VOA për ta bërë këtë punë. Është koha pra, që VOA ose të pastrohet, ose të mbyllet.

Anonymous said...

Aversion to economics

By Donald Lambro
January 14, 2008

http://www.washingtontimes.com/article/20080114/COMMENTARY05/287710673/1012

There is something very disturbing about how the Democratic presidential front-runners deal with the economy — they don't, at least not in a clear, substantive, commonsense way.

Pollsters tell us the softening economy, the prospects of slower growth ahead and rising unemployment have become the No. 1 issue among voters. But in all their talk about "change," or being "ready to lead on Day One," has anyone heard Hillary Clinton or Barack Obama say what they would do to strengthen the economy and create jobs?

Indeed, you never hear them talk in terms of accelerating "economic growth," lowering taxes on venture capital investment to fuel expansion and new business formation, cutting corporate tax rates to boost profit margins to make businesses more competitive in the global economy, or opening new trade markets for American goods and services.

On the stump, in debates or interviews, they talk only of raising taxes on the people who invest in businesses, raising taxes on the oil companies who meet our energy needs, preserving the death tax, and imposing new protectionist barriers on trade.

Listen to their economic rhetoric carefully and it is peppered with such phrases as "standing up to the oil, drug and insurance companies," taking on big corporations, making the wealthy pay their "fair share." Never mind that the top 10 percent of income earners pay the largest share of all income taxes and the bottom 50 percent pay about 3 percent.

As near as anyone can tell, the No. 1 economic proposal in their campaign agendas is to raise the top tax rate back to nearly 40 percent. But how does taking more money out of the private economy and turning it over to government bureaucrats create a new business or stimulate new job creation?

Among the Democrats, no one practices the dark politics of corporate hatred and class warfare more zealously than former North Carolina senator and wealthy liability lawyer John Edwards. He made hundreds of millions of dollars by suing corporations, which is why his economic agenda is focused almost entirely on "standing up to them," "taking them on," "going after them." America would be better off once we rein in corporations, raise their taxes and restrict what they do, he says. If this sounds like the politics and economics of a Hugo Chavez or a Huey Long, well, draw your own conclusions.

Some Republican candidates, too, have similarly disturbing views on economics. One is former Arkansas Gov. Mike Huckabee, who wants to replace the Internal Revenue Service with a 25 percent to 30 percent national sales tax, on top of the state sales taxes we pay now.

Anonymous said...

Myftaraj shkruan ne nje pacavure kurse Donald Lambro ne washington times, ere pedia mi mas apaskolite me blakies

Anonymous said...

http://www.featurebank.com/?title=Bio:Donald%20Lambro

Donald Lambro
Donald Lambro is chief political correspondent for The Washington Times. His twice-weekly column, which he has written since 1980, appears in newspapers nationwide. One of the most frequently quoted political reporters in Washington, Lambro has interviewed most of the major political leaders of our time and has covered numerous presidential campaigns. He has written widely about the government, the economy and social issues, and won the 1995 Warren Brookes Award for Excellence in Journalism. Economic analyst and CNBC commentator Lawrence Kudlow has called Lambro "the best political economic reporter in Washington today." Lambro earned a national reputation for his investigations into federal spending programs. The author of five books on government and economics, Lambro wrote Land of Opportunity (Little Brown and Co.), an examination of economic growth and entrepreneurs in the 1980s. His FAT CITY: How Washington Wastes Your Taxes won national acclaim and the attention of President Reagan, who quoted from it during his 1980 presidential campaign and gave copies of the book to every member of his Cabinet. Lambro hosted and co-wrote the PBS documentaries "Inside The Republican Revolution" and "Star Spangled Spenders" and produced and moderated C-SPAN's "The Washington Times Forum." His commentaries have been heard on AP Radio and NPR, among others. A graduate of Boston University, Lambro began his career as a reporter for The Boston Herald-Traveler and United Press International. His investigative series on federal spending programs, "Watching Washington," was twice nominated for a Pulitzer Prize. Lambro was named the Heritage Foundation's Distinguished Journalism Fellow in 1981.

Anonymous said...

Myftaraj confuses Donald Lambro, the respected Washington Times columnist with Lambros Papantoniu, the Greek reporter accredited to the State Department and who asks questions about Albania, Kosovo and the Greek minority in Albania on an almost daily basis.

Anonymous said...

Lambros Papantoniu eshte tjeter dhe Donald Lambro eshte tjeter! Jane dy persona te ndryshem!!! E cuditeshme, kush eshte ky Kastriot Myftaraj??? Cfare hajvani!!!!

Shih kete artikull:

http://osdir.com/ml/politics.region.albania.shqiperia/2005-12/msg00029.html

Kush eshte Lambros Papantoniu ?

BENSONHURST - BROOKLYN(NY) : Veterani Greek ne kryeqytetin amerikan Washington D.C., korrespondenti i Elephtheros Typos, nje fare Lambros Papantoniou, vazhdon te prashise ne menyre permanente ne te gjitha konferencat e shtypit, kundra Shqiperise, shqipetareve dhe çeshtjes shqiptare. I vendosur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, 30- vjet me pare, ai ka shfrytezuar imunitetin e tij si gazetare - korrespondet i medieas greke, ne kryeqytetin amerikane Washington D.C., sa here qe e ka lyp nevoja e politikes se qarqeve te ndryshme dashakeqese, per te eklipsur çdo realitet historik Ballkanik. Qofte ai i njohur nga mbar bota, ndaj çeshtjeve, te cilat, i perkasin problemeve te Greqise me vendet fqinje, si : Shqiperia, Turqia, Maqedonia dhe Qipro. Lambros Papantoniou, ka shoqeruar ne konfernca shtypi, ne Washington D.C , Mejdanin, Meten, Majkon dhe se fundi Fatos Nanon....