Sunday, January 13, 2008

Mirese vini ne Saligrad

Turizmi shqiptar dhe Bregu i Himarës në shtypin prestigjoz të huaj

Nën titullin “Where's hot for 2008”, gazeta angleze “The Guardian” boton në datë 20 Dhjetor 2007, edhe një insert që lidhet me zhvillimin e industrisë turistike për Shqipërinë.

Artikulli rreshton 10 vendet më pre

mtuese për vitin që kemi përpara. Kështu vëndi më i mirë për festa është Berlini, për ushqim Stambolli, për sport Pekini; për familje Egjipti; për kulturë Liverpuli; për gjelbërim Mozambiku; për qetësi Isfahani (në Iran); për aventurë Leik District; për muzikë Seatël dhe.... për buxhet Shqipërinë!!!. Secili nga këto qytete ka edhe një përshkrim. Po japim atë për buxhetin, ku përmëndet edhe Shqipëria..

Por ....artikulli fillon me fo

tografi nga Plazhi Drimadhes në Perivolo, (për ata që e njohin), si dhe teksti flet për Dhërmiun.

Dhermi Beach, Albania

Destinacioni buxheti.. gjeni bregun më të pazbuluar të Europës në Shqipëri. Foto: Benji Lanyado

Që prej fundit të viteve ’90, Ballkani është hapur për turistët, por duket se askush nuk ka guxuar të shkojë tej Malit të zi dhe Kroacisë që po i ngrejnë çmimet. Shqipëria është një aventurë e vërtetë, tepër e lirë për backpackerat. rrugë të pashkelura të valëzojnë brigjeve, fshtart të veckël peshkatarësh rrëzë maleve, kala të paprekura dhe ushqim i freskët dhe pije në çdo ndalesë. Por nxitoni.... bregdeti i fundit i pazbuluar në Europë nuk do të ngelet ashtu dhe për shumë kohë. Rrini në një nga kalibet në breg lorencgjikurija@yahoo.com) me koston 24Euro/natë buzë detit në fshatin e Dhërmiut, në rrëzë të qafës së Llogarasë në lartësinë 1000 metra që shënon ekstremitetin verior të Bregdetit..

Per artikullin origjinal klikoni tek linku:

Klikoni tek... http://www.guardian.co.uk/travel/2007/dec/20/uk.berlin?page=all

Përgatiti dr. Kristaq V. JORGJI III

1 comment:

Anonymous said...

3. Budget: Albania (the comment in english)

Throughout the late 90s and early Noughties, the Balkan coast has been opening up for tourists. But nobody seems to have ventured beyond the increasingly pricey Croatia and Montenegro. Albania is a true, brilliantly cheap backpacker adventure … wildly undulating coastal roads, tiny fishing villages clinging to mountain bases, untouched forts and fresh local food and drink at every stop. But get there quick ... the last undiscovered coastline in Europe won't remain so for long. Stay at one of the €24-a-night beach huts (lorencgjikurija@yahoo.com) by the water in the village of Dhermi, at the foot of the 1,000m-high Llogora Pass that marks the northern tip of the Riviera.

· Way to go: British Airways flies Gatwick-Tirana return from £139 return inc all taxes.

· Benji Lanyado is the budget travel columnist for the Guardian