Sunday, March 09, 2008

1.«ΟΜΟΝΟΙΑ»-Γραφείο Τύπου και Επικοινωνίας 2. Koment nga gazeta shqip

post by

post by {beleris_fr@yahoo.gr}

Δημοκρατική Ένωση Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας

«ΟΜΟΝΟΙΑ»

Γραφείο Τύπου και Επικοινωνίας

ΔΕΛΤΙΟ ΤΥΠΟΥ

Συνήλθε σήμερα (Σάββατο, 08 Μαρτίου 2008) η 7η τακτική Γενική Συνδιάσκεψη της ΟΜΟΝΟΙΑΣ, πολιτικoύ εκπροσώπου του Βορειοηπειρωτικού Ελληνισμού.

Κατά την διάρκεια των εργασιών της Συνδιάσκεψης έγινε απολογισμός των πεπραγμένων απ’ τον Πρόεδρο της Οργάνωσης κ. Ιωάννη Γιάννη, ενώ χαιρετισμό απηύθυνε ο Γενικός Πρόξενος της Ελλάδας στο Αργυρόκαστρο κ. Χρήστος Μαντέλος και ο Πρόεδρος της Ενώσεως Ανθρωπίνων Δικαιωμαάτων κ. Ευάγγελος Ντούλες, βουλευτής.

Τα στελέχη της ΟΜΟΝΟΙΑΣ και τα μέλη της Συνδιάσκεψης στις παρεμβάσεις τους τοποθετήθηκαν με ιδιαίτερη υπευθυνότητα και πλήρη επίγνωση των εξελίξεων στην ευρύτερη περιοχή, επέμειναν δε στην ανάγκη για την παραπέρα ενδυνάμωση της, ως βήμα και φωνή ισχυρή του αδικημένου Βορειοηπειρωτικού Ελληνισμού.

Ειδικά τέθηκαν θέματα κατοχύρωσης των περιουσιών στο χώρο όπου ιστορικά και σε σημαντικούς αριθμούς ζει η ΕΕΜ, στο ζήτημα της απογραφής με ελευθερία έκφρασης της εθνικής και θρησκευτικής ταυτότητας, στην ανάγκη επιστροφής της εκκλησιαστικής και μοναστηριακής περιουσίας, στην πρόσβαση στα ΜΜΕ και τη δημόσια διοίκηση, την πολιτιστική αυτονομία, τα εκπαιδευτικά δικαιώματα κ.α.

Σε ότι αφορά την παραπέρα βελτίωση των οργανωτικών δομών της ΟΜΟΝΟΙΑΣ, στο αμέσως επόμενο χρονικό διάστημα θα προχωρήσουν στη βελτίωση του καταστατικού και του εσωτερικού κανονισμού, στη συγκρότηση νέων τοπικών οργανώσεων, στο ανοίγματα στους Βορειοηπειρώτες που ζουν και εργάζονται στον ελλαδικό χώρο κλπ.

Η Συνδιάσκεψη εξέλεξε νέο Πρόεδρο της ΟΜΟΝΟΙΑ τον κ. Βασίλειο ΜΠΟΛΑΝΟ, Δήμαρχο της Χιμάρας καθώς και σαρανταπενταμελές Γενικό Συμβούλιο.

Άγιοι Σαράντα, στις 08 Μαρτίου 2008



Kryebashkiaku i Himarës, Bollano, zgjidhet kryetar i OMONIA-s

Sarandë, minoritarët grekë bëjnë bilancin e organizatës politike

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=38242

Për omonistët, 8 Marsi ka qenë dita e mbajtjes së punimeve të Konferencës së 7-të zgjedhore. Ajo është zhvilluar në kinoteatrin "Butrinti" të Sarandës. Pjesëmarrës në të kanë qenë delegatë nga pjesa më e madhe e rretheve të vendit, ku kjo organizatë politiko-etniko-kulturore ka degët e saj. Në çelje të konferencës delegatët janë ngritur në këmbë dhe kanë kënduar himnin grek, ndërkohë flamuri grek, i gjendur pranë foltores, ka pasur në krah edhe atë shqiptar e të Bashkimit Evropian. Konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Hristos Mandellos, ka përshëndetur punimet e saj, duke i vlerësuar ato shumë të rëndësishme, e duke premtuar se "Greqia do të jetë pranë jush". Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në përshëndetjen e tij ka evokuar vitet e para të aktivitetit shumë të gjallë të organizatës OMONIA dhe ka shprehur dëshirën që konferenca të shërbejë si çast reflektimi dhe si pasqyrë për të parë rrugën e bërë dhe se ku duhet ecur në të ardhmen. Stacione të rëndësishme të rrugës së përshkuar ai ka quajtur vitin 1994, që lidhet me burgosjen e 5 krerëve të OMONIA-s, vitin 1997 e 1999-ën, si vite krizash, që e çuan zhvillimin disa dhjetëvjeçarë prapa. Dule ka siguruar se PBDNJ ka qenë në shprehje dhe në mbrojtje të të drejtave të të gjitha minoriteteve në tërësi dhe të atij grek në veçanti, se është krijesë e tij dhe e tillë do të mbetet. Ndërkohë Dule ka qenë kritik ndaj disave që mendojnë se OMONIA ekziston kur ata ekzistojnë dhe kanë poste drejtimi në të".

Analizën e veprimtarisë së OMONIA-s e ka bërë Jani Jani, i cili u ndal në disa nga momentet më të rëndësishme të të drejtave dhe identitetit etnik e kulturor të pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Në vlerësimin e tij janë konsideruar fryt i punës së OMONIA-s vendosja e tabelave në gjuhën greke përgjatë autostradës Gjirokastër-Kakavijë, vendimi historik për dyshtetësinë, i marrë nga qeveria "Karamanlis". Por ai ka dënuar sulmin e vitit 2005 mbi kryqin e Xarrës, shfaqjet raciste në sport etj. Kreu i OMONIA-s, i dorëhequr pak kohë më parë, në mënyrë të hollësishme është ndalur në analizën e aksioneve zgjedhore për deputetë në vitin 2005 dhe ato për qeverisjen vendore të vitit 2007. "Rezultate të mira" ai ka cilësuar marrjen e Bashkisë së Himarës, të deputetit të zonës elektorale 98, Himarë-Delvinë (Spiro Peçi ka qenë në presidiumin e Konferencës), si dhe marrjen e disa komunave në Vurg të Sarandës e në Dropull të Gjirokastrës.

Në konferencë e mori fjalën edhe Kosta Barka, sekretar i përgjithshëm i OMONIA-s dhe ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i cili tha se vendi ka nevojë për shërbime dhe ne duhet të vihemi në shërbim të zhvillimit. Apeli i Barkës ka qenë që mendimet e intelektualëve që aderojnë në OMONIA, të mos bëhen shkas për ndarje dhe vënie përballë njëri-tjetrit, duke provokuar situata përçarëse. Kristaq Kali, Vasil Marga, Dhimitër Qiqi, Vangjel Zafirati, Theodhori Bezhani, Mihal Naçi, etj., kanë sjellë përvojën e tyre të grumbulluar në vite në drejtimin e OMONIA-s. Ndërsa Petraq Bereti, ish-kryetar i saj në Sarandë, në vitet e para të jetës së saj, e ka quajtur hipokrizi dhe komedi zhvillimin e Konferencës së djeshme, nisur nga fakti që atë e ka drejtuar Jani Jani, i cili ka bërë publike dorëheqjen e tij të parevokueshme, ndërkohë që i është kthyer asaj "i penduar" dy muaj më vonë. Ziso Lluci, një nga nismëtarët e lëvizjes reformuese kohët e fundit në OMONIA tha se, me gjithë mbetjen e tyre në minorancë, është pozitive se u pranua teza e tyre për një OMONIA të hapur dhe kalimi gradual në kristalizimin dhe zbatimin e kërkesës që drejtuesit të zgjidhen me votim popullor e të drejtpërdrejtë, sipas parimit "një minoritar-një votë". Ndryshimet u pranuan në statut e program.

Pas një procesi të rregullt votimi, në përfundim të numërimit të votave të delegatëve pjesëmarrës në Konferencën e 7-të, në krye të organizatës ka ardhur Vasil Bollano, i cili ka qenë kandidatura e vetme e paraqitur. Por mandati i tij është i kufizuar brenda 2008-ës, pasi në harkun kohor të këtij viti u deklarua se do të bëhen zgjedhje të reja, të cilat do të vijnë pas ngritjes së një sekretarie teknike, që do të përpunojë ndryshimet e kërkuara në statut e program dhe në strukturën e forumeve drejtuese dhe kontrolluese. Brenda 6 muajve do të bëhet miratimi i këtyre ndryshimeve, e mbi këtë bazë brenda vitit një konferencë tjetër zgjedhore do të bëjë zgjedhjen e drejtuesve të rinj.


No comments: