Friday, March 07, 2008

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kthen pergjigje shoqates Bregdeti

Click in the picture to increase the English version

Shkurt 08, 2008

Nr. Prot. 1681/116B

Z. Niko Nesturi

Kryetar i Shoqates “Bregdeti”

Rruga ”Zonja Çurre”, Pall. 28; shk.; apart. 30, Tirane.

post by { bregdetnesturi@yahoo.com}

I nderuar Zotëri,

Ju falenderoj shumë per letrën tuaj të datës 21 Janar 2008, në të cilën shprehni shqetësimet tuaja lidhur me proçesin e kthimit të prones për zonën e Bregdetit Vlorë-Sarandë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shtyrë Qeveritë shqiptare në shumë raste për të ecur me shpejt në përfundimin e proçesit të kthimit dhe kompensimit të pronës për ish-pronarët. Kjo çështje është e rëndësishme qoftë nga pikpamja morale (ang. fairness), qofte dhe nga pikpamja ekonomike. Si një organizate ndërkombëtare financiare, fokusi ynë është pikpamja ekonomike. Mbyllja e proçesit të kthimit dhe kompensimit do të bëjë të mundur përfundimin e rregjistrimit të tokës dhe pasurive, e cila në vetvehte do ti hapë rrugë zhvillimit të tregut të tokës dhe huamarjes. Kjo do ti japë gjithashtu një zhvillim investimeve të huaja në tregun e pasurive të patundshme dhe më pas të sektorit të turizmit.

Ndërsa ne po shtyjmë qeverine për të ecur më përpara për përfundimin e këtij proçesi, ne nuk mund t’u themi qeverisë se si duhet të veprojë, d.m.th. nëse duhet përdorur kthimi, kompensimi në natyrë apo financiar. Ky proçes është bërë ndryshe në vende të ndryshme dhe është një vendim politik që duhet bërë nga çdo vend. Për më tepër, meqë mandati kryesor i FMS-së është të ruajë stabilitetin makroekonomik, fokusi ynë është në pasojat e projektuara financiare dhe fiskale të strategjisë së zgjedhur.

Së fundi, duhet shënuar se FMN nuk financon asnjë projekt. Përfshirja jonë me Qeverinë shqiptare konsiston kryesisht në këshillime në politiat ekonomike, të mbështetura nga koshtezimi i programeve dhe dhenja e rezervave të këmbimit valutor të huaja |Bankë së Shqipërisë.

Sinqerisht juaja

K. Ann- Margret Westin

Përfaqësues ne vënd i

Misionit FMN në Shqipëris

No comments: