Thursday, March 06, 2008

"Sllavët në Maqedoni të mësojnë të pranojnë te vertetën"

Mer, 05 Mars 2008 (Shekulli)
Dr.Petraq Mustaqe*


Eshte momenti qe edhe popullsia sllave në Maqedoni te mesohet te pranoje te verteten. Sllavet e FYROM jetojne ne nje pjese territoriale qe dikur quhej Maqedoni, Iliri etj., por kurrsesi nuk jane pasardhesit e maqedonasve te lashte. Ata jane pjese e nje shteti me shqiptare, vllehe dhe pjesa tjeter jane popujt sllave. Kombet e tjera, nepermjet OKB-se dhe te derguarit te posaçem, Mathiu Nimic, po mundohen te zgjidhin me mirekuptim e ne rruge diplomatike çeshtjen e emrit te ketij shteti sllav. Dhe Greqia qe eshte e vetmja trashegimtare e historise dhe simboleve te Maqedonise se lashte ka bere nje varg leshimesh, duke ju lene te drejten te perdorin dhe emrin Maqedoni per shtetin e tyre, por vetem qe te pasqyrohet gjeografikisht ky shtet.

Pra emrat qe jane ofruar si Sllavo-Maqedonia ose Maqedonia e Siperme etj., jane emrat qe shprehin me se miri emertimin e ketij shteti. Bisedimet jane ne vazhdim dhe urojme te gjendet nje zgjidhje e cila te jete e kenaqshme per te dyja shtetet si Greqine, ashtu dhe FYROM, dhe drejtojme nje mesazh: "Mjaft vjedhjes se historise". Eshte momenti te jetojme te gjithe bashke ne paqe e harmoni: sllave, shqiptare, greke dhe çfaredolloj etnie tjeter ndodhet ne Ballkan e ne Evrope ne teresi. Komuniteti Evropian eshte shprehja dhe menyra me e mire qe keta kufij të Ballkanit te behen te padukshem. Te ndihmojme veten tone, femijet tane dhe brezat ne vijim, te jetojme pa incidente dhe luftra, pa dallime fetare, raciale apo etnike. Shtetet duhet te bejne ç'eshte e mundur per ruajtjen dhe forcimin e te drejtave te minoriteteve. Pjese e nje te tilli jam dhe vete, dhe pres shume nga shteti shqiptar ne kete drejtim. Ne te njejten kohe, te jemi ne kete debat Ballkanik me ate qe ka te drejte: Maqedonia dhe maqedonasit ishin fis grek. *(Kryetar i Forumit te Intelektualeve Vllehe)

No comments: