Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, March 13, 2008

"Maqedonia" ka huazuar emrin që u takon grekëve

Peng i historise se tyre (gazeta shqip-14-03-2008)
Kim Mehmeti
Popujt e vegjël kanë histori të ngatërruar, sepse o atë e kanë përplot glorifikime të pamatura e të arnuar nga tërësi që përputhen me historitë e popujve të tjerë, o e kanë të diskutueshme, për shkak se zaptuesit e mëdhenj, pa i pyetur, kanë përvetësuar edhe pjesë nga e kaluara e tyre. Kjo veçanërisht vlen për popujt e Ballkanit, ku historitë shkruhen sipas parimit: të gjithë heronjtë e vlefshëm janë me përkatësinë tonë etnike, e personalitetet negative nuk kanë gjakun e popullit tonë. Andaj edhe ballkanasit nuk janë në grindje vetëm nga shkaku i së sotmes, por edhe për arsye se të kaluarën e kanë po aq të ngatërruar sa edhe ëndrrën për ardhmërinë. E që shpeshherë i bënë të duken si kopshtarë, të cilët, nga kopshti ku kanë mbjellë thera, presin të vjelin qershi. Si shoqëri me tipare më të dukshme ballkanase dhe e ndodhur në vetë kërthizën e këtij gadishulli, Maqedonia ishte dhe mbeti e ngatërruar në historinë e popullit shumicë që jeton në këtë shtet - në atë të etnitetit maqedonas. Ajo pra mbeti pa fizionomi të qartë, për shkak se edhe vetë populli shumicë në këtë shtet, ka portret me tipare të papërcaktuara dhe ka histori ndaj së cilës shumëkush sillet si ndaj xhepit të vjedhësit, ku mund të gjesh shumëçka të vlefshme, por të vjedhur nga thesari historik i popujve fqinjë. Andaj edhe ky shtet tani paguan çmimin e popullit që të lë përshtypjen e fëmijës që e di lagjen ku ka lindur, por nuk e di se cilët i ka prind.
Me çka edhe shteti mbeti peng i ambicieve të etnitetit maqedonas, e për të cilin thuhet sa ka huazuar emrin që u takon grekëve, ka përvetësuar gjuhën bullgare duke e bastarduar atë me sërbizma, ka arnuar historinë me mbeturina të mbledhura nga popujt fqinjë, kështu që tani ndodhet aty ku është sot - jeton me ëndrrat e ngatërruara për të ardhmen dhe me ndjenjën se të gjithë nuk e duan, nga shkaku i së kaluarës së famshme. Dhe i pru qytetarët jomaqedonas të këtij shteti, të ndjehen peng i historisë së tyre.Mbase të gjithë ballkanasit, përfshi këtu edhe ata që veten e quajnë maqedonas etnikë, kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe t‘i mbeten besnik ëndrrës së tyre etnike. Por, vetëm nëse ambiciet e tyre nuk bëhen pengesë për realizimin e ëndrrave të popujve tjerë që bashkëjetojnë me ta në të njëjtin shtet. Apo, nëse ëndrra nuk i largon nga realiteti aq sa të mos shohin se shteti i quajtur Maqedoni, nuk është fole ku do çel vetëm e ardhmja e një populli, por e të gjithë atyre që jetojnë në të. Se ky shtet ndoshta ekziston më shumë, pikërisht për shkak të shqiptarëve, se sa i etnitetit maqedonas. Dhe si i tillë, ka për obligim të kujdeset edhe për ruajtjen e vlerave etnike të jomaqedonasve, se emri, si edhe çdo gjë që ka të bëjë me këtë shtet shumetnik, shumëreligjioz e shumëkulturor, nuk mund të jetë pronë e vetëm një etniteti, por e të gjithë atyre që jetojnë në të.Tani, kur Maqedonia përfundimisht do duhet të bëjë ndryshimin e emrit të vetë kushtetues, shihet më qartë se kush si e ndjen këtë shtet. Shihet pra se maqedonasit etnikë e mendojnë si fole ku do mëkohet, apo të do zhbëhet identiteti i tyre kombëtar, e të tjerët e ndjejnë si kreaturë të përkohshme, e cila mbase ende nuk i ka bë gjitha ndryshimet e duhura, dhe një ditë, do pësojë edhe shfytyrime tjera më të thella se emri. Ky përfundim edhe mund të jetë i gabuar, por gjithsesi është i vetmi që ka logjikë, nëse vlerësohet sjellja e etniteteve që jetojnë në këtë shtet. E posaçërisht sjellja e shqiptarëve të këtushëm, të cilët mbetën indiferentë edhe në vitet kur Maqedonia ndryshoi Kushtetutën dhe flamurin, për shkak të kërkesave greke, edhe sot kur vendoset për emrin e shtetit ku ata bashkëjetojnë me të tjerët. Sjellje e cila mund të ketë vetëm dy domethënie: ose askush nuk i pyet për asgjë, ose asgjë nuk u intereson sa i përket së ardhmes së këtij shteti, dhe mendojnë se, "renovimi" i plotë i shtëpisë do bëhet pasi të kalojë shtrëngata që ka kapluar Ballkanin. Pasi elitat politike të etnitetit maqedonas ta kuptojnë se qëndrueshmëria e shtetit nuk varet nga emri dhe flamuri që ka, por nga gatishmëria e qytetarët ta lartësojnë, apo ta përbaltin, emrin dhe flamurin shtetëror. Sado që në shikim të parë duket ndryshe, shumë nga problemet e Maqedonisë me fqinjët, nuk kanë gjithaq ndikim në pozitën e saj ndërkombëtare, sa në mosmarrëveshjet e brendshme ndëretnike. Mbase duke e ditur këtë, dhe duke u nisur nga e vërteta se e ardhmja e Maqedonisë do mundë të jetë "jugosllavizimi" i saj i ngadaltë, disa nga fqinjët e Maqedonisë, duan që ky proces të fillojë sa më shpejtë. Sepse në mos më shumë, e dinë se cili do jetë efekti i këmbënguljes së etnitetit maqedonas që çdo gjë mbi këtë tokë, e nën të, të ketë vetëm shenjën e tyre etnike. Pra, e ndjejnë se etnitetin maqedonas nga pak është duke e kapluar sëmundja e vonuar e "mitologjisë serbe" e që i çon të këmbëngulin se emri i Maqedonisë, e jo ata si popull, është mbrojtës i identitetit etnik maqedonas. Këmbëngulje e cila doemos do t‘i çojë jomaqedonasit e këtushëm të pyesin veten, pse u dashka ata të mbeten peng i historisë së padefinuar të bashkëqytetarëve të tyre dhe pse shkaku i kësaj paqartësie të tyre etnike, ata të rrezikojnë të ardhmen e tyre si pjesëtarë të institucioneve euroatlantike? Pra, pse të paguajnë çmim për shkak të krizës së identitetit etnik maqedonas, e nga ana tjetër, institucionet e shtetit të kenë sjellje mohuese ndaj identitetit etnik të jomaqedonasve. Këto hamendësi janë ato që i çojnë edhe shqiptarët të pyesin veten pse të mbrojnë emrin e një shteti, emër që identifikohet vetëm si vlerë dhe emblemë e një etniteti që përbën këtë shoqëri. Dhe nëse është ashtu siç thonë maqedonasit etnikë, se me ndërrimin e emrit rrezikohet identiteti i tyre kombëtar, atëherë vallë u përshtatet ky emër i shtetit atyre që nuk identifikohen si maqedonas etnikë? Dhe vallë emërtimi i çdo gjëje në këtë shtet me parashtesën "maqedonase" nuk është përjashtim i të gjitha vlerave tjera që nuk kanë emblemë njohëse përkatësinë etnike maqedonase? Andaj edhe mund të parashikohet se problemi greko-maqedonas lidhur me emrin e Maqedonisë, do të iniciojë shumë probleme të brendshme ndëretnike të lëna deri tani pas dore. Dhe mbase ky është qëllimi parësor i Athinës zyrtare, e cila këmbëngul në diçka që në pamje të parë flet për relacionet e Maqedonisë me fqinjët, a në të vërtetë ka të bëjë më përbërjen e saj të brendshme etnike. Pra, Athina zyrtare e di se me ndryshimin e emrit të shtetit, jomaqedonasve do t‘u rikujtohet se radhën e kanë ndryshimet e rendit të brendshëm shoqëror, i cili nuk ka të ardhme nëse shenjë njohëse ka vetëm emblemën e maqedonasve etnikë. Andaj edhe mund të thuhet se Athina zyrtare arriti të shpalosë një të vërtetë që nuk ia dolën politikisht ta demaskonin shqiptarët e këtushëm: se Maqedonia i ngjan kalasë së muruar nga të gjithë popujt që përbëjnë atë, por të mbuluar me suvanë e paqartësive etnike të maqedonasve të këtushëm. Dhe si i tillë, ky shtet më shumë i ngjan një tampon zone ku përplasen e kaluara dhe e sotmja e Ballkanit, se sa një shoqërie me të ardhme të qartë. Si do që të jetë, mbetet e vërteta se sa më i vogël është populli, aq më të komplikuar e ka historinë. Në veçanti kjo vlen për popujt e vonuar, siç janë ata që veten sot e quajnë maqedonas etnikë, e nesër ndoshta do të kenë ndonjë emërtim tjetër. Të cilëve u kontestohet përkatësia etnike, emri, kisha, gjuha dhe në tërë këtë fatkeqësi, nuk u mbetet asnjë ngushëllim tjetër përpos atij se nuk është e gabuar ëndrra e tyre, por shekulli kur duan ëndrrën ta bëjnë jetë. Si dhe rrjedhat globale që janë si lumë vërshues, i cili bart me vete çdo gjë që nuk ka rrënjë të forta dhe qëndrueshmëri. I bart madje edhe popujt që duan të ndërtojnë shtet të përbashkët me të tjerët, e duke mos e respektuar parimin se një shoqëri e tillë mund të bëhet o nënë e fëmijëve të barabartë, o njerkë e fatkeqësisë së përbashkët. Mbase elitat politike të maqedonasve etnikë, të verbëruar nga shpirtngushtësia etnike, edhe nuk e shohin se Maqedonia, edhe pse vishet si nënë, nuk arrin ta fshehë se është njerkë për jomaqedonasit që jetojnë në këtë shtet.

2 comments:

Anonymous said...

isaste agents ton america

Anonymous said...

Den brikes mia pio eksipni blakia ?