Thursday, March 13, 2008

Sulme "shkencore" kunder hiresise se tij Janullato nga persona pergjithesisht me origjine musilmane

xShkak per kete reagim timin, u bene mesazhet e fundit te Ralf Gjonit dhe Nexhmedin Spahiu...Duke i lexuar ato, thashe me vete: Pas stuhise, ja ku po duket edhe Qetesia. Ne kuptimin qe pas asaj Γ§ka u shkrua ne menyre frontale dhe te rrembyer, rreth Kishes Ortodokese, Nolit e Janullatusit, po vijne e do te vijne edhe te tjere zera me te qete e te arsyeshem. Pra, lidhur me kete "Γ§eshtje", po jap edhe une disa menddime:

Keto dite u kremtua ne Boston 100 - vjetori i Kishes Ortodokse Shqiptare ne Boston. Ne kete kuader, o organizuan veprimtari te ndryshme perkujtimore dhe, sigurisht ajo qendrorja dhe me e rendesishmja u krye, ne Kishen e Shen-Gjergjit ne Boston. Ne kete jubile te shenuar, mendoj se lipsej qe shume analiste, publiciste, politikane e sociologe shqiptare, do te duhej te vinin theksin ne aspektin kombetar te kesaj ngjarje, duke vene ne dukje veçanerisht rendesine historike te themelimit te kesaj Kishe Kombetare si edhe rolin dhe figuren e ndritur te rilindasit, atdhetarit, kishetarit dhe intelektualit poliedrik, Fans S. Noli, themeluesit te saj. Mirepo as njera e as tjetra, nuk ndodhi. Ne pjesen me te madhe te saj, ne menyre te ngutur, pasionante dhe frontale "Elita Shqiptare" u morr me diçka tjeter dhe e harroi krejt, Jubileun e Madh ne fjale e po ashtu edhe figuren e Nolit. Ajo, u morr vetem me "çeshtjen Janullatos", sikur te ishte pikerisht ai, arsyeja, motivi, thelbi dhe simboli i ketij Pervjetori te rendesishem qe sapo kaloi ...

Se dyti: Ne pjesen dermuese te shkrimeve, shenimeve e reagimeve, u shfaq nje gjuhe teper e ashper, shume e eger, ekstremiste per "Γ§eshjen" ne fjale dhe kjo gje, nuk i shkon fare, forumit ne fjale ku pjesa me e madhe e anetareve te saj, jane persona me emer dhe nderohen per veprimtarite e tyre krijuese. Kjo gjuhe, mendoj se me teper se reagim ndaj faktit pse ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare eshte Janullatos, eshte shrehje e realitetit ballkanik, e merrive dhe ceneve te popujve te saj ( nder te cilet,s'bejne perjashtim shqiptaret ), shprehje e urrejtjes mes grekeve e shqiptareve dhe anasjelltas. Sigurisht, pastaj, tek-tuk ka edhe nuanca apo qendrime te caktuara "hostile", ndaj krishterimit ortodoks ne Shqiperi, gje cila ka historine e saj, duke nisur qe nga pushtimi shekullor osman e deri te "interesimi" dhe shenimet e lena trashegim te Enver Hoxhes, lidhur me per fene islame ... ( por kjo eshte nje teme tjeter ! )

Se treti: Kisha e Rilindur Ortodokese ne Shqiperi, duhet dhe mendoj se eshte - nje faktor uniteti kombetar dhe jo perçarje - pavaresisht se kush eshte ne krye te saj. Per me teper, them se caktimi ne krye te saj i nje te huaji ( grek,rumun apo armen - kjo s'ka rendesi) i cili ka staturen e nje personaliteti te shquar ne teologji, ka qene dhe mbetet nje gje pozitive per vete faktin se ne Shqiperi, pas renies se komunizmit, kete detyre s'mund ta kryente asnje ish-prift shqiptar (ortodoks). Ne se sot, kushtet jane pjekur, pra ne se sot, kemi nje personalitet shqiptar te tille, atehere le te behet nje tentative e duhur, per te pasur ne krye nje Peshkop Shqiptar ...

Se katerti: Ne disa shkrime te publikuara ne internet u fol me nje fjalor aspak te hijshem mbi drejtuesit e Kishes Shqiptare Ortodokse ne Amerike dhe ftesen e bere prej tyre ndaj Peshkopit Janullatos ( edhe pse ky gjest eshte me se normal nga qe ate e kerkon procedura zyrtare dhe hiererkike kishtare) Duke shfaqur opinionin tim, mendoj se ne kete drejtim shkruesit e zemeruar, s'kane as me te voglen dijeni se cilet jane ne krye te Kishes ne Amerike, cili eshte personaliteti i tyre dhe ndaj shkruajne a priori dhe pa baze. Megjithate, nje prej tyre, at Artur Liolini - dihet se eshte nje figure e larte e njohur nga Γ§do shqiptar, brenda dhe jashte saj. Ky njeri i veshur me rason e priftit, me orgjine nga nje familje e shquar atdhetare shqiptare, ka rrezatuar dhe shperndare gjithmone drite dhe dashuri per Shqiperine dhe Fan S.Nolin. Fjalimet e tij meshtare, fetare apo publike e laike, kane qene dhe jane gjithmone, te mbushura plot shprehje e mesazhe uniteti dhe nderimi per rilindasit dhe te ardhmen e Shqiperise. Ky njeri i rralle, eshte bere aq karizmatik, sa qe nuk te krijon pershtypjen thjesht te nje kleriku me nje mision pak a shume te percaktuar, por ate te nje meshtari te palodhur te Γ§eshtjes kombetare. Me teper se prift, jam i bindur se ai njihet mbi te gjitha, si nje Idealist shqiptar...

Kaq kisha ! ... Me nderime:

Vasil QESARI

France

No comments: