Saturday, March 29, 2008

Tek cdo kolltukofag ka se s‘ben nje motivim mafioz

Mustafa Nano (Gazeta Shqip-http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=39464)

Janë dëgjuar kohët e fundit disa zëra shumë racionalë, të cilët thonë se duhet bërë ndarja e përgjegjësisë politike nga përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e të tjerëve, që janë përzjerë qoftë në aferën korruptive të Gërdecit, qoftë në aferën korruptive me tregëtinë e armëve e municioneve (përmasa korruptive në këto dy ngjarje nuk mohohet tanimë nga askush). Janë zëra racionalë për një arsye shumë të thjeshtë e të kuptueshme: përgjegjësia politike në rrethanat ku ndodhemi, me fjalë të tjera përgjegjësia përtej të gjitha dyshimeve për korrupsion qeveritar, është një gjë e qartë si drita e diellit (ndodhi një tragjedi, e cila nuk na erdhi nga forcat e verbëra të natyrës), ndërsa përgjegjësia penale është një gjë për t‘u provuar nga ato instanca, të cilët kanë tagrin e kompetencën për ta bërë këtë gjë.

Mirëpo duhet thënë se kjo logjikë ka një të krisur: injoron kontekstin irracional shqiptar. Në kushtet, kur askush nuk ka besim tek nxjerrja e përgjegjësive penale e në kushtet, kur askush nuk ka ndërmend të mbajë përgjegjësi politike e kur askush nuk disponon mjete presioni për t‘i detyruar të tërhiqen përgjegjësit politikë të këtyre ngjarjeve, nuk do të ishte mëkat që në gjithë këtë histori, në mënyrë gjithashtu racionale, të numëroheshin ca veprime e ca mosveprime, të cilat bjenë erë e qelbin dynjanë e të cilat e nxjerrin krejt zbuluar Kryeministrin. Dhe në këtë mes është vendi dhe hera për të ngritur ca pikëpyetje të mëdha.


1.

Një bisedë e përgjuar dhe e transkriptuar na bën me dije mbi një të fakt: drejtori i një ndërmarrjeje shtetërore (MEIKO), në biseda me të tjerë, shprehet se afera e tregëtisë së armëve e municioneve kontrollohet nga Kryeministri e djali i tij. Siç doli më pas, Berisha ka qenë i informuar lidhur me këtë gjë, por në mënyrën më të çuditshme nuk e ka parë të udhës të marrë masa ndaj një vartësi të vet. Vini re: ky njeri që e ka spastruar administratën publike prej lloj-lloj zyrtarësh të paemër, faji i të cilëve ka qenë se nuk kanë patur një teserë të Partisë Demokratike, as nuk e çon në mendje të largojë nga puna një zyrtar, i cili e bën Kryeministrin dhe djalin e tij pjesë të një afere korruptive. Pse vallë Berisha e ka falur Pinarin? Kjo është pyetja e parë e madhe.


2.

Nga e njëjta bisedë e përgjuar, për të cilën pra Kryeministri ka qenë në dijeni përpara të tjerëve (këtë na e nxori në Parlament), na del se djali i tij është kontaktuar nga autorët e këtyre aferave korruptive. Dhe me këta njerëz djali i Kryeministrit flet nga pozitat e një njeriu të pushtetshëm e nga pozitat e një njeriu që ka gjëra në dorë. Nuk u thotë pra, se "ç‘dreqin hyj unë në këtë mes", apo se "unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë i republikës së Shqipërisë", por u flet si një njeri i informuar mbi aferën. I siguron në fund se "unë nuk ju kam prishur punë", duke lënë të nënkuptohet se e ka patur dhe e ka në dorë që t‘i pengojë apo t‘u japë një dorë. Kryeministri e hodhi lumin matanë, duke thënë në parlament se djali e kish informuar lidhur me këtë ngjarje. Puna është se na e dha këtë informacion shumë kohë pasi ne e kishim marrë në rrugë të tjera dhe se nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj sjelljes së djalit. Pse? Kjo është pyetja e dytë.


3.

Është marrë vesh tanimë që baxhanaku i Kryeministrit ka humbur jetën tok me të tjerë në plojën e Gërdecit. Teksa Kryeministri po lexonte emrat e viktimave nja dy a tre ditë pas tragjedisë, emrin e baxhanakut e lexoi gabim. Vini re: nuk e lexoi ashtu siç është, dmth Muhamet Hoxha, por e lexoi - pas një pauze të shkurtër - si Mehmet Hoxha. Dhe nuk na tha se ky ishte baxhanaku i tij. Këtë gjë e pranoi vetëm pasi gazetat e nxorrën në shesh të vërtetën. Vallë, dy ditë pas tragjedisë, nuk e kish marrë vesh Kryeministri që baxhanaku i tij kish mbetur viktimë e asaj tragjedie?


4.

Me të pranuar që mes viktimave ishte dhe baxhanaku i tij, Kryeministri na dha një informacion tjetër, na tha se me demek ai nuk e kish takuar asnjëherë atë, dhe nuk e dinte që ai punonte në fabrikën e Gërdecit. Por kishte marrë vesh amá, që kish shkuar në Gërdec për të fituar bukën e gojës!!! Më pas, mediat zbuluan se ai nuk ishte atje për të fituar bukën e gojës; përkundrazi, na doli se ishte njeri i besuar i drejtuesve të asaj palo fabrike. Përveç kësaj, na doli se atje ai e kish fshehur gjithë kohën hëm identitetin e vet ( "e thërrisnin dhe vetthirrej Xhimi", thanë një numur të punësuarish në atë fabrikë), hëm identitetin si baxhanak i Kryeministrit. Ky i fundit nuk e ka marrë mundimin më pas për të hedhur poshtë të vërtetat e mass-media-s. Pse vallë?


5.

E keni vënë re, që Kryeministri, ndërsa ka vazhduar të kryqëzojë edhe këto ditë Dhori Sollakun, nuk thotë asnjë fjalë për Pinarin e për Delijorgjin? Ky njeri ka etiketuar si mafiozë presidentë e kryeministra, politikanë e deputetë, sipërmarrës e dinjitarë shtetërorë, gjykatës e prokurorë, gazeta e gazetarë (së fundmi, foli edhe për New York Times-in me një gjuhë të tillë, duke lënë gjithkënd pa gojë), por nuk i lëshon akuza të tilla edhe në adresë të dy njerëzve, të cilët janë të përfshirë sipas të gjitha gjasave në një aferë korruptive që pati për finale tragjedinë e njohur. Të kuptohemi, do të ishte gabim ta bënte këtë gjë, ashtu siç ka qenë gabim kur e ka bërë kundër të tjerëve, por pyetja që del në këtë rast është shumë e thjeshtë: Përderisa e ka patur zakon ta bëjë këtë kundër të gjithëve, përderisa edhe sot po flet deri dhe për mafien që komandon New York Times-in, pse vallë nuk i bën goja të kryqëzojë Pinarin e Delijorgjin, të cilët, më shumë se kushdo tjetër, janë të lidhur me tragjedinë më të madhe humane që ka ndodhur në këtë vend gjatë njëzet viteve të fundit? Boll e pashpjegueshme kjo gjë, apo jo?


6.

Të gjithë e kanë marrë vesh tanimë që Gërdeci është zgjedhur fillimisht nga vetë sipërmarrësit e kontraktorët si vend i çmontimit të municioneve, e vetëm pas disa muajsh është mbledhur qeveria, e cila nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka nënshkruar vendimin e marrë tanimë nga të tjerët. Dhe Kryeministri ka guximin të thotë që emrin "Gërdec" e ka dëgjuar për herë të parë në datën 15 mars, dmth ditën që u bë kiameti. Është po ky Kryeministër nga ana tjetër, që në prill të vitit 2007 ka çuar e miratuar në parlament një ligj mbi eksportin e armëve e të municioneve, ku theksohej ngritja e një autoriteti shtetëror të kontrollit të kësaj tregëtie. Ndërsa ky autoritet shtetëror nuk është ngritur ende, Kryeministri nuk e merr mundimin të shpjegohet lidhur me këto dy momente. Pse vallë?

E vërteta është se ka edhe pikëpyetje të tjera të ngjashme me këto të mësipërmet, të cilave Kryeministri ynë nuk u jep përgjigje (është e çuditshme se si në këtë rast nuk e ka parë të udhës të shkojë tek Fevziu për të zhvilluar një debat televiziv me gazetarët). Me sa duket, është e ndihet aq i zbuluar përballë fakteve tepër komprometuese, sa nuk ka më besim as tek "forca" e vet për t‘u ballafaquar në një debat televiziv me kundërshtarë. Dhe për këtë arsye, mbrojtjen po e bën atje në parlament, ku Topallka ia jep fjalën sa herë ta kërkojë e ku ai ka mundësi "të fshihet" pas sulmit të atyre që duan t‘i zënë vendin e pas sulmeve të veta ndaj gjithkujt. Mbrojtjen gjithashtu po e bën duke i krehur bishtin pa fund Prokurorisë së Përgjithshme (shprehja më e dashur për të këto ditë ka qenë: prokuroria e sotme nuk është e kapur).

Sido që t‘i verë filli hetimit e sado që të zgjasë ky hetim, nën dritën e të gjitha fakteve që kanë dalë në dritë, duket se shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zënë të bindin veten më në fund, se raporti epsharak me pushtetin ngrihet mbi (prodhon, gjithashtu) një mentalitet mafioz, se - me fjalë të tjera - prapa çdo kolltukofagu duhet parë një motivim sërish mafioz, dhe se - me fjalë të tjera akoma - prapa çdo tentative për ta sunduar (e jo për ta qeverisur) një vend ka se s‘bën një frymëzim gjithmonë mafioz. Është për të ardhur keq që shumëkujt iu desh një tragjedi e këtyre përmasave e ngritur mbi një aferë korruptive të markës shtetërore për të marrë vesh se kush është Sali Berisha i vërtetë. Por sidoqoftë, ky është një lajm i mirë në Shqipërinë e pas tragjedisë. I vetmi lajm i mirë.

9 comments:

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Safa Sadat said...

Përshëndetje të gjithëve, emri im është Aisha Sadat, unë jam martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djem, Plakun një 16 dhe më të ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai u përfshi në lidhje me një grua që është Bashkëpunëtori i saj. Asnjëherë nuk e imagjinoja, por disi qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve ndryshoi, ardhja e tij e vonë nga puna më bëri të mendoj mbi çështjen, Edhe në përvjetorin tim të 20-të të Dasmës në mars, e mbaj veten larg seksit pasi premtojmë ta bëjmë atë në Dasma dita e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij.
Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë punës, kjo do të thotë se ndjenjat e mia ishin plotësisht të pavlera ndaj tij, Gjendja ime mendore është plot agoni, unë mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rikuperoj dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë të ajo dhe unë kurrë nuk kam dashur ta bëj atë me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua ndërsa është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloze për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më shkatërrojë duke marrë burrin tim. Unë duhej ta diskutoja me një mik që më kërkoi të gjeta një caster të mirë shqiptimi, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë Drejtshkrim të Cast, por duhet ta provoj derisa të takoj emailin e PROPHET NOSA UGO në internet se si ai ka ndihmuar shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet dhe t'i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa histori të tjera në lidhje me sëmundjen Shpirtërore.
Unë ia shpjegova situatën time dhe ai më ndihmoi të kryeja disa lutje, disa barishte dhe rrënjë dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditësh ai u kthye të kërkojë falje dhe ishte thjesht si një mrekulli për mua, Unë jam i lumtur sot se ai më ndihmoi dhe unë mund të them me krenari se burri im tani është përsëri me mua dhe ai tani është i dashuruar me mua si kurrë më parë.
A keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhëniet tuaja, si kthimi i burrit tuaj, gruaja, i dashuri, e dashura, fitimi i lotarive, kurimi bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthrit, Fybroid, Stroke ose ndonjë lloj sëmundje, Problemi shpirtëror , Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postimin tim për të cilën keni nevojë për ndonjë ndihmë lidhur me ndonjë sfidë jetësore duhet të kontaktojnë PROPHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që bëtë.

Email: karnataka.temple@gmail.com
WhatsApp: +37258031247

Anonymous said...

Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

anonymous said...

Përshëndetje shikues online, unë jam këtu për të ndarë dëshminë time se si më ndihmuan të ktheja gruan time. Unë kam qenë një mashtrues dhe gruaja ime më kapi disa herë. Unë u përpoqa të rregulloja veten dhe çdo herë përfundoja duke tradhtuar vazhdimisht. Mendoj se nuk e kuptova se çfarë do të thoshte për mua derisa më la vetëm. Fillova të gjeja një mënyrë për ta rikthyer atë, por asgjë nuk duket se po funksiononte në mënyrë perfekte derisa gjeta një artikull rreth DR WALE i cili ndihmoi shumë njerëz në mbarë botën për të rikthyer marrëdhëniet e tyre. Unë kontaktova me të në numrin e tij të WhatsApp-it në +2347054019402 dhe ai më siguroi që gruaja ime do të kthehet tek unë brenda disa javësh me magjitë e tij të fuqishme dhe pagova disa euro për materialet e nevojshme për punën. Çuditërisht, gruaja ime u kthye në shtëpi pas disa javësh duke thënë se ajo ende më do dhe u betova të mos e tradhtoja më kurrë. E gjitha falë DR WALE. WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose drwalespellhome@gmail.com

anonymous said...

NJË SHQIPTAR I MADH SHQIPTAR DR WALE QË ME NDIHMONI TË KRIJ ISH TË MËJENËS SIM.
Jam shumë i lumtur të dëshmoj për një magjistar të shkëlqyeshëm që më ndihmoi kur humbi çdo shpresë për t'u bashkuar me ish-të dashurën time që e dua aq shumë. Unë kisha një të dashur që më do shumë, por diçka e tmerrshme ndodhi me marrëdhënien tonë një pasdite kur shoqja e saj që gjithmonë përpiqej të më afrohej, po përpiqej të më detyronte të bëja dashuri me të vetëm sepse ishte xheloze për shoqen e saj që po dilja dhe në skenë e dashura ime sapo hyri dhe ajo mendoi se kishim diçka të veçantë duke bërë bashkë, u përpoqa t'i shpjegoja gjëra që shoqja e saj nuk e bëja gjithmonë këtë gjë, por kurrë nuk e bëja me të armiq të njëri-tjetrit, por ajo kurrë nuk më besoi. Ajo u nda me mua dhe unë u përpoqa herë pa numra për ta bërë atë të më besonte, por ajo kurrë nuk më besoi derisa një ditë dëgjova për DR WALE dhe unë WHATSAPP atë dhe ai m'u përgjigj me aq dashamirësi dhe më ndihmoi të ktheja marrëdhënien time të bukur që tashmë ishte zhdukur për dy muaj. WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose
Dërgojeni me email në: drwalespellhome@gmail.com

Anonymous said...

Martesa ime ishte pothuajse në pikën e fundit kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr. DAWN i cili i ndihmon njerëzit të kthejnë bashkëshortin e tyre dhe e kontaktova për fatin tim që ai bëri një magji pas 24 orësh që i dashuri im u kthye tek unë që atëherë martesa ime ka kam qenë i qëndrueshëm, faleminderit për gjithçka që bëri për mua, mund t'ju siguroj që të kontaktoni me të,
ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magji e parave
* magji fati
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjia e kurimit të SIDA-s
* Shpella e kazinosë
* Shpellat e mallkuara u hoqën
* Drejtshkrimi i mbrojtjes
* Magjia e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
WhatsApp: +2349046229159

Email: dawnacuna314@gmail.com

Nutu Roxana said...

Emri im është Veronika, do të doja të falënderoja Dr. Ellen që bëri një magji që ndihmoi familjen time të fitonte një çështje gjyqësore që do ta kishte dënuar djalin tim me burgim të përjetshëm për vrasje. Unë dhe familja ime jemi shumë mirënjohës. Nëse keni një sfidë të ngjashme, mund ta kontaktoni edhe me email: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619. Mund ta kontaktoni për magji për të fituar lotarinë, për të rikthyer ish-dashnorin tuaj, magjinë e promovimit, magjinë e fatit, koronavirusin COVID 19, kurimin e HIV/AIDS, kancerin, magjinë e fertilitetit, etj.

Anonymous said...

Nuk kam parë ndonjë gjë kaq të përsosur si magjia DR WALE, po e shkruaj këtë artikull për të falënderuar DR WALE, magjistarin e fuqishëm që më ndihmoi kohët e fundit të rikthej ish të dashurin tim që më la për një grua tjetër pa asnjë arsye për të kaluarën tetë vjet. Pasi pashë një postim në internet nga një zonjë e quajtur Kate Adams që thoshte se si u ndihmua nga WALE, vendosa gjithashtu ta kontaktoj për ndihmë sepse nuk kisha zgjidhje. Gjithçka që doja ishte që të ktheja të dashurin tim me vete. Pasi kontaktova me DR WALE, më thanë të paguaja për të gjitha materialet e nevojshme për të kryer magjinë që pagova për gjithçka. DR WALE më tha se pas disa javësh burri im do të kthehet me mua. Lajmi i mirë këtu është se pas disa javësh burri im u kthye tek unë. Për habinë time më të madhe, burri im u kthye në shtëpi në gjunjë se unë duhet të gjeja një vend në zemrën time për ta falur, unë u habita dhe u trondita vërtetë kur i dashuri im u gjunjëzua duke u lutur për falje dhe që unë ta pranoja atë. pak shprehje, dhe nuk e di sa të të përcjell vlerësimin tim DR WALE, ti je një Zot i dërguar për të rivendosur një marrëdhënie të prishur, Dhe tani unë jam një grua e gëzuar, DR WALE është përgjigja për të gjitha problemet. Të dhënat e kontaktit të tij janë: WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose Email: drwalespellhome@gmail.com