Wednesday, April 16, 2008

Antihimarjoti i shquar avokat Ngjela -protagonist i rradhes


Perseri Himara ne optiken e deformuar te shtypit shqiptar.
Deputeti i parlamentit shqiptar z. S. Ngjela, shijues i parajses dhe sketeres komuniste dhe mandej i parajses demokratike ka kerkuar as me pak e as me shume ti hiqet e drejta e lirise se fjales himarjoteve dhe per kete te fillohet nga Kryetari i Bashkise Bollano.
Spartak Ngjela nga foltorja e parlamentit, duke ngaterruar parlamentin me gjykatat, fenomen i rendomte ky i regjimit qe i sherbeu dikur familja Ngjela, ka kerkuar te burgoset Bollano.

Akuzat e tij ndaj Bollanos: " Para disa ditësh një kryetar bashkie kundërshtar i hapur i shqiptarëve ka tentuar të kundërshtojë historinë shqiptare dhe në mënyrë të përsëritur ka tentuar të organizojë trazira ndërkombëtare. Një kryetar i tillë duhet të shkarkohet menjëherë"dhe me tej "Presidenti t'I kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme procesin penal kundër Bollanos pasi ka dhunuar Kushtetutën dhe ka marrë pjesë në tubimin antishqiptar."


bollano bollano: - 04-15-08 (marre nga gazeta shekulli http://www.shekulli.com.al/news/49/ARTICLE/23896/2008-04-15.html)
replike avokat ngjeles

Nuk e kuptoj shperthimin e z, Ngjela kunder Vasil Bollanos kur avokati nuk ka asnje fakt per te patur tentativen me te vogel per te ndjekur penalisht Bollanon. Pse? Ja pse.
E para Bollano nuk ka bere asnje deklarate vec atyre qe thote vete ne media, te tjerat jane shpifje te nivelit mediatik shqiptar qe le shume per te deshiruar ne trajtimet nacionaliste qe i servir kunder Himares.

e dyta, populli i Himares eshte tejet emocionalisht i ngarkuar per faktin se ka 17 vjet qe kerkon pronat e veta dhe ato syrgjynosen neper hipotakat dhe arkivat mbushur me hajdute te ndihmuar edhe nga gjykatat me te drejte fashiste. Po ashtu Himara eshte qendra sado e vogel qe paguan drita, uje dhe taksa 100% dhe nuk ka perfituar asnje investim serioz edhe pse eshte zone e kategorise se larte elite turistike nuk ka infrastrukturen me elementare.

Policia e Himares me teper u sherben njerezve qe kerkojne te grabisin pronat se sa komunitetit vendas megjithate Himara eshte qender e qe nuk njihet vjedhja dhe me keq akoma vrasjet, edhe trafiqet qe mund te behen behen nga persona jo nga Himara. Te gjitha keto te cojne te mendosh: A ka padrejtesi ne Himare nga shteti shqiptar? Dhe pyetja eshte logjike: PO ka madje me instrumente fashiste.

Ndersa ne planin gjeopolitik nuk ka pse t'ju vije hidhur per Himaren, ajo eshte ndeshur disa here me shtetin shqiptar, keshtu Protokolli i Korfuzit Maj 1914, i jep te drejten e Himares qe te kete zone liberale brenda autonomiese se Epirit te Veriut dhe kjo eshte firmosur edhe nga perfaqesuesi shqiptar Medi Frasheri krahas fuqive te medha. Ne vitin 1935 Himara fiton te drejten e mohuar nga Zogu per Protokollin e Korfuzit per ta zhvendosur si zone minoritare e cila edhe sot e kesaj dite rezulton e pazbatuar nga qeverite shqiptare. Pra duke futur edhe Konventen e Mbrojtjes se komuniteteve etnike nga Keshilli Europes, Shqiperia eshte e detyruar te respektoje keto parime demokratike.

Shtrohet pyetja: c'te keqe ka Himara dhe zona te tjera ku elementi kulturor komunitar eshte hellen te kene perfaqesite e tyre institucionale si policia, gjykatat dhe te tjera ne gjuhen e tyre amtare kur vellezerit tuaj ne kosove dhe maqedoni e kane fituar dhjete vjecarin e fundit me ndermjetesine dhe presionet e komunitetit nderkombetar? Haruat NATOn ne Kosove pse nderm,ori fushate ajrore ndaj serbise? Po maqedonin e e vitit 2001 dhe marveshjen e Ohrit mos valle e haruat per te drejtat e shqiptareve?


A mendohet valle se nje shperberje e "maqedonise" do te coje ne probleme etnike ballkanin dhe cila eshte pergjegjesia qe do te mare vete Shqiperia ne kete rast? Mos valle do ti hapet oreksi per te mare teritore ne Kosove dhe "Maqedoni" dhe te tjere shtete, kurse ne Shqiperi te mos ta kene kete te drejte? Besoj se eshte nje interpretim i gabuar per te cilat fuqite e medha vendosin nen frymen e referendumeve popullore dhe deri atehere le te shohim me vemendje sec cfar do te ngjase.




14 comments:

Anonymous said...

Mos u merrni fare me Ngjelen me kompani.
Himarjotet respektojne gjuhen e te pareve te tyre, fene e tyre , simbolet e tyre. Te respektosh historine tende nuk dmth te cenosh as simbolet shqiptare e as kanadeze.

Stefaneli

Anonymous said...

Sot diku lexova kete text:
Drejtoria e Policisë së Vlorës bëri të ditur dje, se ndaj dy
punonjësve të postës së Himarës që patën përplasje me dy banorët
është marrë masa e pezullimit, derisa të saktësohet nëse kanë
zbatuar apo jo ligjin gjatë shoqërimit të tyre. Nga burime të
besueshme deklarohet se ditët e ardhshme të gjithë efektivët e postës së Himarës do të zëvendësohen nga të tjerë punonjës. Vetë banorët
deklarojnë se, policia shpeshherë i ka keqtrajtuar ata pa motivacion.

s. ziu

Anonymous said...

Problemi eshte i thjeshte ne se duam te gjejme se kush i nxit trazirat ne Himare: kush kishte interes qe ne prag te takimit te paralajmeruar te zv/ministrit te puneve te jashtme greke me himarjotet te hvilloheshin trazira? Pergjigja eshte e qarte, jane qarqet nacionaliste qe kerkojne te nxisin nje fushate te re kunder himarjoteve.
Nuk jane shume larg mentalitetit paranoik dhe disa deputete qe perpiqen te avancojne sulmet si opozite ndaj pozites.
Por ne te vertete kjo do sjelle efekte te kunderta nga ato qe mendojne. Pra i urojme suksese ne ngaterimin qe bejne me kembet e tyre.
O. Leka

Anonymous said...

Me historine e Shqiperise talleni ju z. Ngjela me shoket tuaj qe festoni clirimn e Shqiperise gjysma ne 28 nentor dhe gjysma ne 29 nentor. Me historine e Shqiperise tallen vete Shqiptaret qe nga njera ane zemerohen per nje gabim teknik te emrit te gjergj Kastriotit nga ana tjeter 70% e tyre kane perqafuar fene e pushtuesve turq kundra te cileve luftoi Gjergj Kastrioti
Pra jini ju dhe shoket tuaj qe talleni me Skenderbeun. Para se te flisni per tallje nga himarjotet, rafshoni me se pari xhamine me minarene qe i kundervihet bustit te Gjergj Kastriotit ne Tirane qe simbolizon me sa pakti gjunjezimin e idealeve te ketij heroi qe nuk e merritoni aspak.

historiani himarjot

Anonymous said...

Nuk mund te presesh qe deputetet e sotem te jene cliruar nga ideologjia me te cilen jane ushqyer per 45 vjet.
E aq me teper njeres te kategorise se Ngjeles.
Per sa kohe qe medek "ajka" e politikes shqiptare (dmth deputet) nuk e pranon praktikisht deklaraten e te drejtve te njeriut, veshtire se te tille njerez do sjellin progres ne Shqiperi. Le te shpresojme se do vijne kohe me te mira

S. Cali

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

You cunat e Himares merrini ato parate qe ju jep Greku dhe mire beni, por kurre kurre mos u grindni me pjesen tjeter te Shqiptareve.
Duajeni Himaren duajeni Shqiperine, merrini parate Greqise.
Te gjithe te lumtur.

Anonymous said...

Ka nje peshtjellim te krijuar nga qarqe te caktuara, himarjotet kane qene dhe jane miq me gjithe shqiptaret qe gjejne aty pritje te ngrohte gjate pushimeve te veres.
Himarjotet jane miq me gjithe shqiptaret epse i kane arsimuar ata ne do skaj te vendit.

Por i ftojme te gjithe te kuptojne se ajo qe eshte e himarjoteve, gjuha, kultura, prona, do te mbetet e tyre.

Gjithashtu askush nuk ju jep para himarjoteve, ato i fitojne me djersen e ballit te tyre ashtu si dhe 700 mije shqiptare te tjere.

Ajo qe duhet ti themi Greqise ju si shqiptare dhe ne si himarjote eshte "Falemnderit qe na dhe mundesi te punojme dhe rrojme si njerez"

Sofika

Anonymous said...

mos jeni te paprekshme nga policia ju? Njerez jeni, prandaj nese keni ankesa ikni nne Greqi.

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

Detyre e policise eshte te kerkoje zbatimin e rregullave te qarkullimit dhe jo te provokoje qytetaret sic ndodh rendom ne Shqiperi. Gjithashtu cdo qytetar eshte i detyruar te respektoje organet e rendit kur funksionimi i tyre eshte konform ligjit

Pra nuk marrim nen mbrojte asnje person qe verifikohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit dhe denojme tejkalimin e kompetencave qe sjellin trazira.


M. Xhavella

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.